Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

Veriu LajmeOPINIONEShkoi SHPĖNI, erdhi PRĖNI   
Shkoi SHPĖNI, erdhi PRĖNI

Shkoi SHPËNI, erdhi PRËNI


NGA: KIMETE BERISHA MË: 14 MARS 2021 NË ORA: 17:05


kimete


1. E di që nuk është normale, por unë gjithmonë u lakmoj atyre që shkojnë, e jo atyre që vijnë.
Këtë bindje të thellë e kam krijuar në bankat shkollore, nga një varg i një kënge lirike që thotë:
'Këngën e mërzisë e këndojnë ata që mbesin', pra jo ata që shkojnë.
Nuk ka ndarje të mirëfilltë me 'lamtumirë' si kjo e Isa Mustafës. S'është ndarje serioze kjo.
Ndarje e vërtetë është vetën ajo ndarje kur largohesh pa fjalë.
Janë do rregulla të lamtumirave.
Veç shpina duhet me t'u duk' kur largohesh.
Asnjë fjalë nuk e përshkruan më bukur fundin, sesa shpina.
Isa Mustafa është njeri me fat. E ka fatin mbretëror. Më kryetar është kur nuk është kryetar.
2. Lumiri e sheh LDK-në si 'Tabula Rasa', e zbrazur, e posalindur, fati i së filës duhet të rishkruhet prej fillimit, për t'u kthyer në 'origjinë'!
Ama kot ka kujtuar Herakliti se 'Dy herë nuk hyhet në të njëjtin Lum', se as ti e as uji (herën e dytë) nuk jeni më të njejtë.
Arroganca e Lumirit është gjigante. Më pëlqen shumë.
Përveç që e ndajnë së bashku me Isa Mustafën Reinvestin, e ndajnë edhe shenjën e horoskopit.
Demi nuk e lëshon se nuk e lëshon prej brinave LDK-në.
Më falni por gjithnjë sipas zodiakut (për politikanë është fjala, jo për të gjithë), tiranët më të mëdhenj në histori kanë qenë dema në horoskop.
Bile Lumiri u lind në të njejtën ditë me Leninin.
Edhe në dashni janë të papërshtatshēm.
Veç për familjen e tyre janë super të mirë!
Pse 'demi' edhe shtetin e shndërron në shtëpi të vet?
Sepse, janë lakmitarë të hatashëm, janë kokëfortë dhe hakmarrës.
Edhe ushqimin ua ka ënda!
Mishin e bardhë, sidomos.
3. Lumiri sot e bëri atë gjestin e thjesht dhe fillorist që pritej prej tij:
E refuzoi takimin me Albinin dhe Vjosën.
Kjo do të thotë se Lumiri është i parashikueshëm dhe i lexueshëm.
LDK duhet të mësohet të sillet 'si e vogël', qysh edhe është, sepse nuk është keq të jesh 'e vogël', keq është kur 'plaku sillet si fëmiu', kështu si sillet LDK.
Lumiri është i ri, por LDK është e vjetër.
Aq e vjetër për ta ditur se refuzimi i takimit për të mirën e Kosovës gjithmonë shkon në dëm të refuzuesit.
Lumiri e nisi punën me një autogol.
Refuzimi duhet të bëhet në mënyrë aq të sofistikuar sa që të mos hetohet as nga detajistët më fanatik.
Lumiri sot është zgjedhur Kryetar i LDK-së, por po sillet si Kryetar i Kosovës. I madh. Më i madh se LDK!
Megjithatë është një gjest që LDK-në do ta bënte simpatike: Nëse do ta votonte Vjosën Presidente!
Sigurisht e dini pse ky gjet do të kishte efekt pozitiv për LDK-në e dërmuar!
Sepse, LDK nuk është në pozitë t'i ndreq punë vetes, duke u bërë 'e keqe' dhe refuzuese,
LDK është në pozitë vetëm të bëj dëm dhe të hakmerret.
Dhe çdo hakmarrje që e bën e bën në dëm të vetvetes.
Sepse, të gjithë të tjerët janë më të mëdhenj se ata.
Veç nga mirësia ka gjasa të mbijetoj.
Përndryshe, kësaj here 'është e vogël për ta pasur sherrin e madh'.

P.S. E njona një vend,, Zoti bëft rahmet, u bë si Aleksisa, mall e ka pas Bllejk Keringtoni i shkreti me pa ditë prej saj. Se Kristellëm s'e ka pas lënë m'i çel sytë.




Nga Deēani, Hėnė, 15 Mars 2021 15:59, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02337 sekonda me 32 query