Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

Veriu LajmeAktualeU erdhi fundi edhe dehjeve tona.   
U erdhi fundi edhe dehjeve tona.

U erdhi fundi edhe dehjeve tona.

Nga: Kimete Berisha

kimete

Sa e sa herë m'u ka sha' nana,
sa herë m'u ka shtrembëru fjala;
Sa herë m'u ka deformu portreti,
Sa e sa herë m'u ka sulmu bukuria.
Keq pse dukesh seksi
Keq pse s'dukesh bukur
Keq se je e hollë
Keq se je e trashë
Sa e sa idhnimin e kam 'hëngër',
Nuk di' goja me tregu.
Por, nuk ndjej asgjë.
As idhët, as ëmbël.
Dhe kur s'ndjen, të dhemb më së shumti
Kur nuk ndjen, ia bën si Johnny Cash,
e pickon veten që të ndjesh diçka, çkado.
Më të thënë të drejtën unë tash jam duke qarë, derisa pres që të zbutet përsheshi me tëmbël e me tërshërë,
Po qaj për shokët që s'i kam.
S'më vjen keq as për babën që i pari e ka lexuar sa herë ma kanê sha nanën dhe që më thërriste i brengosur dhe i mërzitur për mua,
As për nanën time që ngushtohet e turpërohet se e lexojnë vëllezërit e saj kur lexuesit e mi e shajnë.
Nana ime është rrobaqepëse
I ka 70-të vjet dhe punon në një dyqan të vogël në vendlindje
E ka një makinë qepje Singer, dhe nuk e ndërron me Bagat,
Edhe mua kaherë ma ka mësuar qepjen,
Kur kam qenë e vogël ma ka heq mallin për fustan.
Po, kam qenë agresive,
Po, kam qenë e pashpirt,
Po, kam qenë e pakompromis,
Po, s'kam pas rahmet për ujqit e vjetër
Po, i kam 'shqy' me fjalë;
Po, kam qenë e keqe
Ama, gjynah me m'nguc!
Pse gjynah për mua?
Jo pse jam femër.
Por, sepse unë nuk fitoj asgjë.
Dashuria ime për Kosovën është një Kujtim i vjetër,
Nuk është fitore, as nuk është shpërblim.
Dhe këtë dashuri krejt rastësisht ma kanë mësuar do shokë, kaherë,
më kanë marrë n'qafë
Se
Ata tashmë kanë vdekur,
Dhe mua më kanë lënë vetëm.
Para se ta mësoj dashurinë për Kosovën e kam dashur krejt botën.
Dhe vetëm kam mbet.
Për të mbajtur betimin që e kam dhënë në heshtje.
As nuk fitoj pare për shkrimet e mia,
Të gjithë më shfrytëzojnë.
As nuk fitoj pozitë në punë,
Përditë më largojnë nga puna.
As nuk kam fëmijë,
Që shkrimet e mia t'i gëzojnë një ditë.
Unë nuk fitoj asgjë, nëse bëhet mirë.
Sepse, unë kam çdo gjë
mua nuk më duhet gjë tjetër.
Më e rëndë është mos me pas shokë, sesa me pas armiq.
Prandaj nuk tutesh.
Nëse s'fitoj asgjë:
Çka jam unë?
Kush jam Unë?
A jam unë mirë?
Dyshoj.
Të them të drejtën,
Mua as që më pëlqen Kosova.
është primitive, e papastër dhe e shëmtuar.
Do t'i jepja fund kësaj lidhjeje, sot.
Lidhja me njerëz është rrënja e pikëllimit-më ka thënë Chanakya.
Dhe më ka këshilluar:
- Mos jeto në një vend ku nuk je i respektuar;
- Ku nuk mund të sigurosh jetesën;
- Ku nuk ke shokë;
- Dhe ku nuk ka nevojë të jesh i ditur.
P.S.
- LDK më kanë sha flliqt, me t'gjallë e me t'vdekurn, më kanë thënë edhe 'kurvë', dhe më kanë kërcënuar me bukë e me jetë.
Kanë paralajmëruar se do t'ma zbulojnë edhe 'shfalerin';
- PDK janë treguar shumë të matur dhe të qytetëruar. Ata janë si ai burri i vjetër 'Ose të 'vret' ose të fal';
- Vetëvendosjen e vret Zoti me m'sha.
- E AAK jeton në sfera tjera, as 's'e sheh kënd që është gjallē'.




Nga Admin, Mėrkurrė, 03 Mars 2021 18:21, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.74221 sekonda me 32 query