Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

Veriu LajmeOPINIONEDerisa nė Koshare luftonin komandantėt e vėrtetė, disa nė “Rogner” “bėnin qejf”   
Derisa nė Koshare luftonin komandantėt e vėrtetė, disa nė “Rogner” “bėnin qejf”

Derisa në Koshare luftonin komandantët e vërtetë, disa në “Rogner” “bënin qejf”

NGA FATON MEHMETI MË 9 PRILL 2021 NË ORA: 17:17


Komandantët e Rognerit





Shënimi i 22 vjetorit të Betejës së Koshares është betejë e krenarisë dhe fitores së madhe. Sa herë që vjen prilli, kujtohet beteja e Koshares. Beteja e Koshares ishte pjesë e operacionit “Shigjeta”, të hartuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ku për herë të parë u thye dhe u mor nën kontroll kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasi që beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë.
            Gjithashtu edhe niveli i përgatitjes ka qenë në nivel të lartë nga komandantë profesionistë, si Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Çeku, Anton Çuni, Musa Gjakova, Fadil Hadërgjonaj, etj. Kjo ka ndikuar që Beteja e Koshares të konsiderohet si një ndër betejat më të mëdha dhe më të lavdishme të luftës për çlirimin e Kosovës, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani. Disa nga pjesëmarrësit janë hero, disa të tjerë ende jetojnë. I pari që u vra në Betejën e Koshares, ishte Rifat Qelaj vetëm 19 vjeçar. Rifati erdhi nga Gjermania që t’i bashkohet UÇK-së, por fatkeqësisht e gjeti vdekjen ditën e 9 prillit të vitit 1999.
            Operacioni “Shigjeta”, që rezultoi me fitoren e UÇK-së dhe thyerjen e kufirit, në vetvete ngërthente djemtë më të zotë dhe më të përgatitur për të shembur kufirin që ndante shqiptarët me shekuj. Si asnjëherë më parë serbët u përballën me ushtarë profesionist, të cilët fituan me zemër dhe vizion luftarak. Prandaj, çdo vit krerët e shtetit në Serbi, kryesisht kreu i kuvendi prit një delegacion të mbijetuar të rojeve të kufirit të kullës së Koshares. Kjo serbëve u shkakton edhe emocione të forta pasi pësuan disfatë nga rreth 1.500 pjesëtarë të UÇK-së, të mbështetur nga artileria shqiptare.
            Pastaj, edhe aviacioni dhe instruktorët e NATO-s sulmuan rajonin e karakollit të Koshares në një front të gjerë disa kilometrash në mëngjesin e 9 prillit, duke iu lehtësuar shumë ushtarëve të UÇK-së, triumfin historik. Nëse edhe beteja e tjera do të udhëhiqeshin nga njerëz profesionist si në Koshare, besoj se do të kishim edhe më shumë fitore. Ata që organizuan këtë betejë nuk kishin qëllim që pas lufte të grabisnin prona, të pasuroheshin apo të bëheshin ministra, por kishin vetëm një synim-çlirimin e atdheut.
            Beteja e Koshares është frymëzim se si luftohet për atdhe, se si nuk ka*ëndësi numri i ushtarëve të armikut por forca edhe vullneti i liridashësit. Fatkeqësisht vetëm Beteja e Loxhës dhe e Koshares na bëjnë të ndihemi krenar, të udhëhequra nga njerëz institucionalistë dhe profesionistë, e jo përfitues të luftës. Definitivisht beteja e Koshares do të mbetet në analët e historisë së popullit shqiptar, si beteja e krenarisë dhe triumfit ndaj armikut shekullor.
            Disa luftonin në Koshare, disa bënin qejfe në "Rogner", pas lufte me pompozitet deklaronin se ata luftuan se ishin heronj etj. Shpejt u ra maska, u kuptua kush luftoi për shtet e kush për pushtet. Në Koshare u luftua për atdhe, andaj u fitua ajo betejë pasi u luftua me zemër.




Nga Deēani, Mėrkurrė, 14 Prill 2021 15:34, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.14701 sekonda me 32 query