Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Tetor 24, 2021, 09:34:29 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Dyshime rreth vdekjes se beftė tė Heroit tonė Kombėtar,Gjergj Kastrioti-Skenderb  (Lexuar 168 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Deēani
Administrator
*
Tetor 24, 2021, 09:34:29 MD

Popullariteti: 0
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Kosova Kosova

  • Data e Regjistrimit:Gusht 26, 2021, 09:45:49 PD
  • Identifikimi i fundit:Sot nė 07:38:10 MD
  • Postime: 7


    Email
    « : Shtator 09, 2021, 04:28:10 MD »

    Dyshime rreth vdekjes se beftė tė Heroit tonė Kombėtar,Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    January 19, 2021 9:03 pm
     
    /nga Ilir Seci
    Gjithėherė kam pase dyshime rreth vdekjes se beftė tė Heroit tonė Kombetar nė Lezhė me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja” …Nga malarja nė janar? Vdekja e tij vjen nė nji kohė kur Venediku ishte shterngue me mbrojte zotnimet e veta prej osmaneve ne ate qe quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” …Venediku here mbas here kishte pase marredhanie armiqesore me Skenderbeun qė kishte hy ndermjet Venedikut dhe Portes se Nalte. Siē dihet Republika e Venedikut si republike detare arriti me dale e para nder kater republikat marinare italiane pikerisht tue ba marreveshje me osmanet sepse fitoi monopolin e tregtise me ta dhe per pasoje iu hapen udhet detare ne zotnimet osmane ne Mesdhe. Me ane te marreveshjeve me osmanet Venediku hoqi qafe rivalet e hershem Republiken detare te Gjenoves. Keshtu qe ne fillimin e luftes me Osmanet ne vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe perthithja e tanė potencialit shqiptar per me perballue osmanet por nuk i interesonte Skenderbeu si komandant legjendar i cili nuk pranonte nenshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut. Ishte Janari 1468 nji rast i mire per venedikasit me e hjeke qafe nji kundershtar qe kishte shkaktue vetem andrralla per ta? Perveē venedikasve ishin edhe osmanet te interesuem per vdekjen e Skenderbeut, ata kishin qene te interesuem nga dita e pare…Ta kene helmue nji nga keto te dy fuqi, Osmanet ose Venedikasit? Ku i dihet…por malarja ne muejin Janar me duket si e zorshme me u kaperdi…
    expand the original image
    A ka prova per keto dyshime? Per Osmanet nuk ka fare nevoje me gjete prova sepse ata organizuen fushata me qindra-mijera ushtare me marre Krujėn dhe me vra Skenderbeun…Per Venedikasit…edhe ata sa here konspiruen me e hjeke qafe burrin qe u doli ne udhen e marreveshjeve me osmanet, marreveshje per te cilat shquhej Republika e Tregtareve, republika qe kompas moral kishte vetem dukatet e forinjta…ketu po sjellim nji deshmi-provė :
    – Letėr e 4 Majit 1448 ku shkruhet se Republika e Venedikut e pranon oferten e nji fisniku i cili premton se ka me e vra Gjergj Kastriotin – Skenderbeun per nji pension vjetor prej 100 dukatėsh. Ne kete letėr Heroi ynė Kombetar cilesohet si “Armiku ynė”, (Inimico nostro)…
    1448.4 maii.
    …”Cum quidam fidelis subditus noster, qui est persona bone reputationis et pratica et sagax, dici fecerit nostro dominio, QUOD HABERET MODUM DANDI VEL DARI FACIENDI MORTEM SCANDERBEGO, INIMICO NOSTRO, SED VULT HABERE PROVISIONEM DUCATORUM C. in anno: vadit pars, quod respondeatur sibi quod, si ipse dabit vel dari faciet mortem Scanderbego predicto, sumus contenti dare sibi in vita sua provisionem predictam. Et ut libentius ad hanc rem se ponat, dicatur ei quod volumus habere eum in gratia nostri dominii in omnibus licitis et honestis precipue comendatum.”
    – Marrė nga Dr. Jovan Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku (istorijska građa)” , fqt. 9-10 ;
    …Mbrojtja qe Venediku i ban Shkodres mbas vdekjes se Skenderbeut asht mbrojtje e territoreve tė veta ne Shqipninė Venedikase – “Albania Veneta” – nuk asht ne kuadėr te mbrojtjes shqiptare si popull qe kerkon mvetesi, nuk duhet te harrojme se gjate 25 vjeteve qe Skenderbeubu u bani balle sulmeve te hordhive osmane, Shkodra nuk ishte ne territoret e Arbnit por ishte nėn Venedikun…
    Mbas ranies se Shkodres Venediku pati nji periudhe tregtie pjellore me Perandorine Osmane, siē na shkruen Profesor Doktor,(PHD), Vera Costantini historiane ne Universitą Ca’ Foscari ne Venedik. Profesoresha Constantini asht nji nga autoritetet kryesore sot nė botė si specialiste ne historine e Republikes se Venedikut, veēanerisht ne marredhaniet e “Republikes se Tregtareve” me Perandorinė Osmane. Veprat e saj jane perkthye ne disa gjuhe dhe ajo asht pedagoge qe ftohet me mbajte ligjerata ne SHBA, Angli, France e ma gjane ne bote. PHD Vera Costantini na shkruen :
    -“Deri nė fund tė shekullit tė 16-tė, Venediku gėzonte prestigj tė padiskutueshėm kur vinte puna te mallnat e parapelqyeme nė oborrin Otoman dhe ndėr shtresat e pasuna nė krahina : rroba leshi dhe pėlhurė mėndafshi (qėndisma apo tjera), objekte qelqi, pasqyra, stolina ari e argjendi dhe metalet nga Gjermania vėrshuen nė brigjet osmane nėpėrmjet Venedikut. Shumė mallna tė tjera janė tregtue anasjelltas, si gruri, krypa dhe artikujt bazė.
    Aq tagėr kishin venedikasit sa nganjihere nė qoftė se vendet ku prodhoheshin artikujt e kerkuem ne tregti nga Venediku, ishin mbrenda Perandorisė Osmane, tregtarėve venedikas u lejohej me veprue si agjentė tė sulltanit, duke pėrcaktue edhe kontrata pėr menaxhimin e kriporeve, tokave pjellore dhe madje edhe doganave. Kjo ishte kryesisht e vėrtetė pėrgjatė bregdetit lindor tė Adriatikut, i cili u citue nė dokumentet osmane si “Boğaz-i Venedik”,(Gjiu i Venedikut), duke e njoftė zyrtarisht dominancėn detare tė Republikės.”
    Identifikuar
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.033 sekonda me 19 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.02084 sekonda me 28 query