Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Tetor 24, 2021, 11:04:42 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Si u vra Esat Pashė Toptani nga Avni Rustemi nė Paris  (Lexuar 169 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Deēani
Administrator
*
Tetor 24, 2021, 11:04:42 MD

Popullariteti: 0
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Kosova Kosova

  • Data e Regjistrimit:Gusht 26, 2021, 09:45:49 PD
  • Identifikimi i fundit:Sot nė 07:38:10 MD
  • Postime: 7


    Email
    « : Shtator 09, 2021, 04:23:29 MD »


       
    Rrėfimi/ Si u vra Esat Pashė Toptani nga Avni Rustemi nė Paris
    17/10/2018, 22:08

    expand the original image
    Esat Pasha dhe Avni Rustemi

    Nga Ilir Ikonomi
    – Vrasje nė rrugėn “Castiglione”


    Nė kohėn qė italianėt po pėrgatisnin terrenin pėr kthimin e Esatit, plani pėr vrasjen e pashait po pėrparonte. Mė 21 maj, pas njė qėndrimi prej dy javėsh nė Tiranė, studenti nga Libohova, Avni Rustemi, ishte kthyer nė Itali. Avniu kishte lindur nė vitin 1895. Ishte shtatvogėl dhe thatim, hundėn e kishte tė mprehtė, mollėzat pak tė dala, si tė skalitura, sytė tė futur dhe buzėt pėrherė tė mbledhura. Edhe pse i ri, jeta e tij kishte qenė e ngjeshur me ngjarje.

    Nė moshėn 12 vjeē, e kishin dėrguar nė Janinė pėr studime dhe, pas 3-4 vjetėsh, nė Stamboll. Mė 1912 kishte bėrė njė vit nė njė kolegj pedagogjik tė Gjenevės, ku kishte mėsuar frėngjishten. Dy vjet mė vonė, nė kohėn e Vidit, kishte luftuar kundėr epirotėve nė jug. Mė 1915, ishte kthyer nė Janinė pėr tė studiuar nė njė shkollė izraelite dhe pėr tė mos harruar frėngjishten. Mė 1917 ishte emėruar mėsues nė Tepelenė. Nė fillim tė 1919-s kishte hyrė nxėnės nė kolegjin italo-shqiptar San Demetrio tė Kalabrisė dhe, qė nga fillimi i vitit 1920 studionte nė Romė me bursė tė qeverisė sė Durrėsit.

    Vėshtirė tė dihet se me ē’njerėz u takua dhe ēfarė bėri Avniu gjatė qėndrimit nė Shqipėri mes datave 5 dhe 21 maj 1920, por kur kaloi kufirin me tren nga Italia pėr nė Francė, ai kishte nė xhep 6,800 lira dhe 300 franga, qė llogariten gjithsej nė rreth 4,255 dollarė me vlerėn e sotme. Avniu arriti nė Paris mė 31 maj dhe u vendos nė Hotel des Tuileries, qė ia kishin rekomanduar disa studentė italianė nė Romė. Meqenėse hoteli ishte i shtrenjtė, pas disa ditėsh mori me qira njė dhomė nė rrugėn “Faubourg Monmartre”. Avniu thoshte se kishte shkuar nė Paris pėr tė ndjekur ndonjė kurs mėsuesie dhe kishte vendosur qė, ditėt e para tė shėtiste nėpėr kryeqytet. Mė 2 qershor shkoi nė selinė e delegacionit shqiptar nė Hotel Campbell, pranė Harkut tė Triumfit, ku u takua me shumė prej anėtarėve. Mit’hat Frashėri i rekomandoi tė vizitonte njė ekspozitė shqiptare, qė hapej tė nesėrmen.

    Nė ekspozitė Avniu takoi njė 47- vjeēar me emrin Gjergj Goga, i cili i tha se ishte sekretar i Esatit dhe banonte nė hotel Continental, rruga “Castiglione”. Goga kishte disa javė qė kishte ardhur nga Korfuzi me kėrkesė tė pashait. Dhoma e tij ishte njėkohėsisht zyrė, ku ai mblidhte koleksione pullash pėr Esatin dhe priste artikuj gazetash, qė i interesonin pashait.

    Goga thoshte se dilte nga hoteli vetėm me lejen e eprorit. Disa ditė mė vonė, Avniu shkoi ta takojė nė hotel dhe tė dy biseduan rreth 30 minuta nė dhomėn-zyrė tė Gogės. Avniu iu lut t’i rekomandonte dikė qė tė mund ta ndihmonte pėr tė kryer studime nė Paris dhe Goga i dha adresėn e tregtarit Zef Ashiku, qė jetonte nė Paris. Megjithėse nė bisedė nuk u fol pėr Esatin, Avniu duhet tė kishte krijuar tani njė ide pak a shumė tė qartė pėr jetėn e banorėve shqiptarė tė Continentalit. Nė kryeqytetin francez, Esati priste me durim fatin e tij politik, sipas motos turke, tė cilėn e kishte tė gdhendur edhe te vula qė pėrdorte: “I menēuri e pret ēastin e tij, i ēmenduri i del pėrpara, budallai e lė t’i kalojė”. Pashai kishte shpresa. E gjithė Shqipėria e Mesme ishte nėn ndikimin e tij, tregon Mustafa Kruja, ish-ministėr nė qeverinė e Durrėsit. “Qeveria e Tiranės me Sulejman Delvinėn kryeministėr e Ahmet Zogun ministėr tė Brendshėm, – kujton ai, – kishte mbetur e pafuqishme kundrejt ēetave esatiste qė bridhnin lirisht deri te muret e kryeqytetit”.

    Esati i kishte treguar Pashiēit dhe anėtarėve tė tjerė tė delegacionit jugosllav se kandidatura e tij pėr fronin shqiptar po bėhej gjithnjė e mė e mundur, sepse tani kishte arritur tė merrte edhe mbėshtetjen e Italisė. U kishte thėnė se do tė kthehej me kėnaqėsi nė Shqipėri, madje do ta bėnte kėtė menjėherė, po tė mos i trembej ndonjė atentati nga ana e shqiptarėve.

    Para disa muajsh i kishte deklaruar njė gazete nė Zvicėr se dėshironte tė vdiste siē vdesin ushtarėt, duke luftuar nė krye tė ushtrisė sė tij. “Megjithatė, – kishte thėnė, – ka patur disa komplote kundėr jetės sime dhe ndoshta ndonjė vrasės do t’ia arrijė qėllimit”. Njė ditė, aty nė apartamentin 176, i kishte treguar Elizės disa gazeta, ku flitej se njerėzit e tij kishin pėrmbysur qeverinė e Tiranės. Duhet tė ishin lajme tė zmadhuara, por i kishte thėnė se shpresonte qė nė tė ardhmen tė merrte pushtetin, ndonėse nė Shqipėri ai kishte shumė armiq. Gjithsesi, nė Paris Esati nuk kishte frikė, madje shpesh dilte i vetėm nga hoteli dhe nuk e vriste mendjen pėr sigurinė personale. Pashai po bėhej gati tė ikte nga Continentali pėr t’u vendosur nė njė shtėpi tė mobiluar nė rrugėn Villa Said, njė adresė prestigjioze, ku do tė ishte fqinj me shkrimtarin e madh Anatole France. Shtėpia sapo ishte zbrazur nga miku i Esatit, Milenko Vesniē, qė ishte kthyer nė Beograd pėr t’u bėrė kryeministėr i Mbretėrisė serbo-kroato-sllovene. Kontrata e qirasė ishte lidhur mė 10 qershor dhe nė Villa Said ishte dėrguar njė pjesė e sendeve tė Esatit: njė sėnduk prej hekuri qė shėrbente si kasafortė, njė baule prej druri dhe disa valixhe. Shtėpia ishte njė tripleks me katėr dhoma pranė Pyllit tė Bulonjės. Arsyeja e lėvizjes ishte se nė Paris do tė vinte sė shpejti Shadija, e cila ishte nisur me anije nga Stambolli tė shtunėn, mė 12 qershor. Eliza do tė largohej pėr nė Vishi dhe pashai i kishte premtuar se do ta takonte pėrsėri mė vonė. Mbrėmjen e sė shtunės, nė Continental erdhi nga Nisa nipi i Esatit, Xhemil bej Vlora, pėr tė cilin pashai kishte dashuri tė veēantė. Nuk ishin parė prej njė viti e gjysmė.

    Tė dielėn, mė 13 qershor nė mėngjes, Esati bashkė me Xhemilin dhe Elizėn bėnė njė vizitė nė shtėpinė e re. Pastaj pashai u kujdes qė gazetės sė Parisit, Le Temps, t’i dėrgohej njė promemorie e tij, me tė cilėn donte qė Kruja, tė bėnte publike kėrkesėn pėr dėmshpėrblime, meqenėse dukej e pamundur qė kjo punė tė zgjidhej me rrugė diplomatike. Nė tekst Esati shpjegonte gjerė e gjatė peripecitė e tij, nga koha e Vidit e deri nė mbarim tė luftės europiane dhe pėrmendte kontributin qė kishte dhėnė pėr aleatėt. Nė fund hynte nė thelbin e kėrkesės: “Gjatė mė shumė se katėr vjetėve, nuk kam marrė asgjė nga tė ardhurat e konsiderueshme qė mė sillnin pronat e shumta. Vazhdoj tė paguaj shpenzimet civile dhe ushtarake tė qeverisė sime qė ndodhet nė Selanik dhe kam marrė pėrsipėr pensionet e ushtarėve tė gjymtuar e tė familjeve tė atyre qė ranė nė fushėn e betejės nė Shqipėri e nė Selanik. Me ndėrgjegje tė plotė vlerėsoj se kėto shpenzime kapin 10 milionė franga. Me pak fjalė, nga bashkėpunimi im unė nuk marr veēse humbje materiale dhe pėrbuzje morale”.

    Promemorja mbyllej me fjalėt: “Kjo pasojė e dyfishtė ėshtė rezultat i refuzimit tim ndaj pretendimeve tė Italisė. Mendimi se kam bėrė detyrėn time deri nė fund dhe me besnikėri tė plotė, mund tė ishte pėr mua njė ngushėllim i ēmuar, nėse jeta nuk do tė kishte kėrkesat e saj dhe nėse nuk do tė mė duhej tė siguroja shpėrblimin material tė atyre bashkatdhetarėve, tė cilėt, duke besuar tek unė dhe te shpirti i barazisė sė Francės, gjatė tre vjetėve braktisėn familjet dhe mirėqenien e tyre pėr tė bashkėpunuar me mua. Gjaku shqiptar vaditi fushat e betejės dhe, pėr hir tė drejtėsisė, nuk duhet harruar!”.

    Atė ditė, ai do tė hante drekė me Xhemilin dhe Elizėn nė restorantin L’Escargot d’Or. Nė orėn njė pa njė ēerek zbritėn tė tre pėr tė shkuar tek automobili, qė ishte parkuar nė tė djathtė tė hyrjes sė Continentalit. Esati kishte veshur njė xhaketė gri, mbi tė cilėn mbante rozetėn e Oficerit tė Legjionit tė Nderit dhe Kryqin francez tė Luftės. Para se tė dilnin, iu tha tė dyve ta prisnin nė automobil, sepse do tė vonohej pak. Kur Xhemili, Eliza dhe shoferi ishin duke pritur, u dėgjuan dy krisma tė forta. Nga pasqyra Xhemili pa njė njeri me revolver nė dorė pėrpara portės sė hotelit. Tė dy dolėn nga automobili dhe u larguan me vrap, pa e kuptuar se ē’po ndodhte.

    Pak minuta mė vonė u mėsua se ishte vrarė Esat Pasha dhe njeriu qė kishte shkrehur armėn kishte qenė Avni Rustemi. Ky kishte qėndruar i fshehur pas njėrės prej shtyllave tė hyrjes nė pritje tė pashait. Me tė dalė Esati nga porta kryesore, Avniu i kishte ardhur nga prapa dhe e kishte qėlluar nga njė farė distance me njė revolver Smith & Wesson, qė mbante me vete. Plumbi, sa trashėsia e gishtit, kishte depėrtuar nėn qafė, pranė shtyllės kurrizore dhe, kur trupi ishte duke u rrotulluar e po rrėzohej dhe viktima kishte ngritur krahėt pėr t’u mbrojtur, Avniu e kishte qėlluar pėrsėri, kėsaj here pėrballė, nė anėn e majtė tė kraharorit, pothuajse nė lartėsinė e sqetullės. Esati kishte bėrė disa hapa, kishte rėnė nė gjunjė dhe ishte rrėzuar buzė trotuarit. Ndėrkohė qė vrasėsi e kishte lėshuar revolverin nė tokė dhe po pėrpiqej tė ikte, dy portierė e kishin mbėrthyer pėr gryke dhe shoferėt e taksive, qė ishin ndodhur aty pranė, i kishin gjuajtur me grushte nė fytyrė. Ishte dashur ardhja e njė polici qė ata ta lėshonin. Avniu nuk kishte bėrė asnjė rezistencė, por fytyra i ishte ėnjtur dhe gjakosur nga goditjet. /marrė nga mapo.al, pjesė nga libri “Esat pashė Toptani: Njeriu, lufta dhe pushteti”, botimet UET Press
    Identifikuar
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.033 sekonda me 18 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.10693 sekonda me 28 query