Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Shtator 21, 2021, 07:38:57 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Kush ishte UKSHIN HOTI!?  (Lexuar 890 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Mergimtarja
Mergimtari.ch
*
Shtator 21, 2021, 07:38:57 MD

Popullariteti: 3
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Femėr
Kosova Kosova

  • Data e Regjistrimit:Shtator 11, 2010, 02:35:30 MD
  • Identifikimi i fundit:Tetor 14, 2010, 03:05:00 MD
  • Vendndodhja: Gjakovė
    Postime: 3191

    ..............


    Email
    « : Shtator 12, 2010, 06:00:57 MD »

    Rexhep Qosja
    "Ukshin Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
    Ismail Kadare
    “Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir... Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."

    UKSHIN HOTI, POLITOLOGU ME I MADH SHQIPTAR:

    Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė. Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi njė vit edhe nė Universitetet amerikane: nė Chicago, nė Universitetin e Harvardit nė Boston si dhe nė Washington D.C..
    Nė vitet e ’70-ta ushtroi detyra tė ndryshme nė pozita tė ndryshme tė jetės politike dhe arsimore tė Kosovės.
    Pas njė diskutimi nė njė mbledhje nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė mė 19 Nėntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kėrkesat e studentėve shqiptar pėr Republikė tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, ai u dėnua me 9 vjet burg, tė cilat nga gjyqi suprem u reduktuan nė 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye nė vendlindje ku u izolua.
    Mė 1990 punoi nė Lubjanė (Slloveni) nė revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri mė 1991, kur u mbyllėn ato. Pastaj u kthye nė Prishtinė ku punoi pėr njė kohė nė Universitetin e Prishtinės.
    Nė mars tė 1993 u burgos pėr herė tė dytė pasi qė njė vit mė parė kishte organizuar homazh pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Nė tė njėjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi qė kishte vizituar pjesėmarrėsit e grevės sė urisė nė pallatin e shtypit nė Prishtinė.
    Po ashtu mė 1993 pasi e lėshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesė nė tubimin mbarėkombėtar tė organizuar nga pėrfaqėsuesit politik nė Tetovė (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm.
    Mė 17 maj 1994 e dėnuan me 5 vjet burg pėr arsyen se ishte pjesėmarrės i lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės.
    Mė 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
    Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
    Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kriminelėt serbė, bashkė me 30 kushėrinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.
    Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet mė asgjė!
    Identifikuar

    (Æ`v“Æ)
    `*.ø.*“
    ˙·٠•●♥ ƸӜƷ Mergimtarja ♥●•٠
    ♥♥
    (Æ v Æ)
    `·.ø.·“♥
    ø.·“ø.·“Ø) ø.·*Ø)
    (ø.·“ (ø.·“ .·“øø.·“Æ`·-> ♥ 
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.047 sekonda me 19 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.02226 sekonda me 28 query