Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Shtator 21, 2021, 08:41:17 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Shenjtorėt e lirisė  (Lexuar 173 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Albin
Administrator
*
Shtator 21, 2021, 08:41:17 MD

Popullariteti: 30
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Zvicėrr Zvicėrr

  • Data e Regjistrimit:Mars 02, 2010, 10:01:59 PD
  • Identifikimi i fundit:Shtator 08, 2021, 11:02:41 PD
  • Vendndodhja: Luzern
    Postime: 5713

    Aty ku je ti, jam edhe unė!


    test test test
    WWW Email
    « : Maj 06, 2020, 03:48:56 MD »


    Shenjtorėt e lirisė

    Nga: Azgan Haklaj Mė: 6 maj 2020 Nė ora: 11:25

    expand the original image
     

    Azgan Haklaj

    Patriarkėt e Rapsodisė Shqiptare.

    Eshkė e ndezur mbi Shkelzen.

    Tre ditėt magjike qė e shnderrojnė ēdo vit Deēanin nė kryeqytet tė kulturės kombėtare.

    Dita e Shėn Gjergjit ėshtė dallėndyshja lajmėtare e ardhjes sė verės, rigjallėrimit tė jetės e shtimit tė pjellorisė.

    Gjurmėt e saj tė ēojnė nė lashtėsi kur njerėzimi besonte nė shumė zota.

    Ajo ėshtė festė me shumė rite, si gjelbėrim, ndezje zjarresh, mbledhje lulesh nga fėmijėt, rite nė ara dhe bagėti pėr mbarėsi.

    Kjo ditė pason festėn e luleve tė njė dite mė parė, qė pėr shqiptarėt ėshtė Dita e deshmorėve.

    Ajo ishte njė festė pagane por eshtė pagėzuar e kujtohet si dita e Shenjtorit Gjergj, deshmorit tė Krishtėrimit, sepse ēdo 6 maj njerėzimi, pa dallim besimesh fetare kujton Shėn Gjergjin, i cili u ekzekutua me 6 maj tė vitit 303 sipas Kalendarit Julianian.

    Ai njihet si shenjtori mbrojtės i shumė vendeve si Anglia, Gjorgjia, Katalonia etj.

    Figura e tij ėshtė simbol i triumfit tė jetės mbi vdekjen, kasneci i pranverės, personofikimi i fitores sė kristianizmit mbi dhunėn ēnjerėzore, i cili gjatė shpėrthimit tė luftės pėr masakrimin e krishterėve u burgos e u martirizua.

    Ai i pėrballoj me njė heroizėm tė pashoq torturat dhe  ngadhėnjeu mbi vdekjen nė emėr tė Zotit dhe Krishtėrimit.

    Shqiptarėt sėbashku me pėrkujtimin e Shenjtorit Gjergj, festojnė ditėlindjen e Prijėsit tė lirisė, Heroit Kombėtar, strategut legjendar tė shqiptarisė, Moisiut tonė, arkitektit tė nėntorit tė parė tė shqiptarėve, konstruktorit tė Shtetit tė Pėrqėndruar Arbėror Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut), i cili lindi me 6 maj 1405.

    Nė kėtė ditė ata pėrkujtojnė figurėn e shquar tė UĒK-sė, njėrin prej simboleve tė thyerjes sė kufirit ndėrshqiptarė, tė vendosur padrejtėsisht mes tyre, i cili ra heroikisht nė betejė me kuēedrėn serbe, me dt 6 maj 1997-tė, Gjeneral Luan Haradinajn.

    Gjergji ynė ėshtė mbuluar me lavdi tė pėrbotshme qė nė tė gjallė tė tij dhe nė shekujt qė pasuan.
    Ai shtė brohoritur si kampion i lirisė sė tokės sė shqiponjave dhe Europės pėr njė ēerek shekulli.
    Kalorėsi ynė i pavdekshėm lindi pikėrisht nė ditėn e Shėn Gjergjit, Shenjtorit, i cili edhe sot e kėsaj dite pėrkujtohet e adhurohet nė tė gjithė Botėn dhe nga shqiptarėt pa dallim besimi, sepse vrau kuēedrėn dhe mbrojti jetėn e qytetarėve.
    Miti i Shėn Gjergjit ėshtė mit mijėra vjeēarė qė ekziston nė shumė mitologji dhe shumė fe nė tė gjithė Botėn.
    Siē janė Miti i lashtė grek, ēlirimi i Andromedės nga Perseu, Apolloni qė vret Gjarpėrin.
    Miti i Zigrifit nė Mitologjinė Gjermane, apo Uicilopocli tek aztekėt qė vret gjarpėrin qė nxirrte flakė nga goja.
    Shėn Gjergji ishte komandant i legjioneve romake, i cili u martirizue pėr shkak sė nuk pranoi zbatimin e urdhėrave tė Perandorit Dioklecian pėr masakrimin e krishterėve.

    U ekzekutue dhe ia bėnė trupin copa- copa me dt 23 prill tė vitit 303 sipas kalendarėve kanonikė ortodoks, por  sipas Kalendarin Julianian ėshtė dt 6 maj.

    Nė ikonat dhe tabllotė kishtare dhe ato tė Rilindjes paraqitet hipur mbi kalė, teksa me heshtėn e tij ka vrarė e shtrirė pėr tokė kuēedrėn.

    Kjo pamje e fiksuar nė memorien e Botės i shkon pėr shtat mė sė miri Gjergjit tonė tė madh dhe Epopesė sė tij tė lavdishme 25 vjeēare.

    Nė radhė tė parė sepse ai burrė vigan e shpartalloj pėr njė ēerek shekulli kuēedrėn e Azisė, Perandorinė Turke nė fushat dhe malet e Arbėrisė, nė portat e kalave e nė kampet e tyre tė dislokimit tė ushtrive pushtuese.

    Me plotė tė drejtė mund ta pagėzojmė Ati i Kombit, strategun gjenial e vizionarė tė formatit profetik,

    nacionalistin europianist, tė paarritshėm dhe tė pakrahasueshėm.

    Heroi ynė Kombėtar ėshtė interpreti i genit Pellazgo-Iliro-Arbėrorė, Emblema mė e shendritshme e historisė dhe burimi i perjetshėm i krenarisė kombėtare.

    Nė njė shkrim tjetėr pėr tė e kam quajtur Moisiu ynė.

    Njė epitet plotėsisht i merituar pėr heroin qė e nxori popullin e tij nga skllavėria turke dhe e orientoi nė kohėrat mė tė errta tė historisė drejt Europės Pėrendimore e civilizimit tė saj tė shendritshėm e human.

    Nė planin kombėtar ai ėshtė ideatori e konstruktori i bashkimit shpirtėror tė Kombit tonė, projekt tė cilin e realizoi nė Bėsėlidhjen e famshme tė princėrve shqiptarė nė Lezhė me 2 Mars 1444.

    Nė aspektin shtetėformues krijoi nė zjarrin e betejave Shtetin e Pėrqendruar Arbėresh, Shtetin e parė Kombėtar, i cili me administratėn, diplomacinė, ushtrinė e tij ia doli me sukses tė triumfonte ndaj Perandorisė mė tė madhe tė mesjetės, tė asaj Otomane

    Babai i Kombit tonė pėr 25 vite ka zhvilluar 30 beteja dhe ka fituar 29 prej tyre.

    Gjergj Kastrioti kishte fituar admirimin e Europės Kristiane, por shpresat se do ta pėrkrahnin u shuan shpejt.

    Platforma pėr Aleancėn e Europės Kristiane nuk u jetėsua kurrė.

    I vetmuar pėrballė perandorisė mė tė egėr tė kohės e gjeti forcėn tek populli i tij.

    Figura shumė dimensionale e Heroit Shqiptar, megjithėse e studiuar prej gati 600 vitesh nga historianė, kronikanė, studiues tė artit ushtarak e kalorės fisnikė ėshtė minierė xhevahirėsh qė nuk shterron kurrė.

    Pėr figurėn e Gjergj Kastriotit janė shkruar 600 libra nė Botė, romane, libra historikė, legjenda duke e ngritur nė piedestal.

    Po veēoj disa prej tyre:

    Poeti francez i shekullit tė16-tė Ronsard i kushtoi njė poemė

    Ai ėshtė personazh i operės sė Antonio Vivaldit.

    Rembrandi ka bėrė pikturė portretin e tij.

    Nė Gjuhėn Shqipe kanė shkruar pėr tė,

    Jorenim De Rada, Fan Noli Sabri Godo, Kristo Frashėri.

    Biografėt e tij Marlin Barleti dhe Frang Bardhi e paraqesin Prelatin e tyre madhėshtorė, vigan si herojtė e antikitetit, me trup atleti, njė Perendi lufte nė betejė, por njėherėsh njė njeri fisnik, xhentelmenė e i mėshirshėm me armiqtė e mundur.

    Frang Bardhi nė Apollogjinė pėr Skėnderbeun citon shkrimtarin dalmat tė shekulli tė 15-tė Gjon Jakovi Recini tė veprės sė tij "Betejė e Skenderbeut me Herkulin."

    Heroi ynė kur mundi nė duele dhe kapi robėr komandantėt turq e shtabet e tyre i trajtoi  me fisnikėri duke merituar si asnjė gjeneral tjetėr nė histori mirėnjohjen e respektin e armikut.

    Kodi i tij fisnik i sjelljes, njėsoj si i Aleksandrit Madh, apo Pirros sė Epirit eshtė testamenti mė i shenjtė qė ai u la prijėsve e kapedanėve tė lirisė shqiptare dhe ata e zbatuan me besnikėri nė tė gjitha betejat e mėdha pėr liri, qė nga koha e Lekė Dukagjinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri tek prijėsit e lirisė Adem Jashari e Ramush Haradinaj.

    Europės sė qytetėruar e humane ju deshėn 500 vjet pėr tė arritur standartin qė vendosi Gjergj Kastrioti:

    Heqjen e denimit me vdekje.

    Bashkohėsi e biografi i tij Dhimitėr Frangu nė librin e tij "Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut" shkruan se nė shtetin e tij nuk ekzistonte denimi me vdekje.

    Falja qė i  bėri gjeneralit Moisi Golemi, i cili u arratis dhe erdhi nė Dibėr nė krye tė ushtrisė sė Sulltan Mehmetit tregoi se prapa staturės madhėshtore tė luftėtarit tė pamposhtur Gjergj Kastriotit fshihet njė shpirt i mėshirshėm e filantrop, ai i shenjtorit nga i cili mori emrin, nga Shėn Gjergji.

    Fama e pėrbotshme nuk arriti kurrė ti bėnte hije modestisė sė tij, pėrkushtimit, dashurisė sublime ndaj ushtarėve.

    Shenjtori ynė, Gjergji i madh u hoqi taksat tė varfėrve.

    Strehoi e ushqeu me dashuri femijėt, pleqtė, prindėrit e tė renėve nė luftė.

    Mbajti me fondet e shtetit kishat e manastiret dhe pagoi nga arka e shtetit martesat e vajzave jetime.

    Refugjatėt e ikur nga tmerri i luftės, serbė, bullgarė, maqedonas e grekė i priti, i strehoi e i ushqeu duke frymėzuar kėshtu kosankrimin e sentencės hyjnore tė Kanunit tė Lekės "Shtepia e shqiptarit ėshtė e mikut dhe e Zotit."

    Pėr nder tė veprės sė tij i kanė ngritur buste e shtatore nė Krujė, Tiranė, Prishtinė, Shkup, Dibėr e Madhe, Peshkopi, Londėr, Spanjė, Kanada, Buones Aires.

    Emrin e tij e mbajnė sheshe tė shumta nė kryeqytet e Botės, Tirana, Prishtina, Shkupi, Zyrihu, Parisi, Roma, Ēikago.

     Kuvendet e mėdha tė lirisė tė shekullit tė 16-tė, i Dukagjinit dhe Kuēit.

    Kuvendi i Arbėrit i shekullit tė 17-tė.

    Kuvendi i Podgoricės nė pranverėn e vitit 1786-tė, i organizuar nga Kara Mahm*t Pasha me prijėsit shqiptarė e ku kishte pjesėmarrės edhe prijės ballkanikė themeluan Konfederatėn Ilirike.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

    Lidhja e  Pejės "Me besa besė".

    Kuvendi i Junikut qė hartoi platformėn e luftės ēlirimtare tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare tė vitit 1912, qė u finalizua me shpalljen e pavarėsisė nė Vlorėn e Ismail Qemalit.

    UĒK- ja e lavdishme qė ēliroi Kosovėn dhe realalizoj ėndrrėn shekullore tė popullit tė saj.

    Tė gjitha keto kuvende, kryengritje, luftėra tė shqiptarėve janė frymėzuar nga trashėgimia, Epopeja, jeta dhe Vepra e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut).
    Ēdo ditėlindje e tij kujtohet me krenari e festohet me madhėshti nga Kombi Shqiptar.

    Vepra dhe projekti i tij gjenial pėr tė ardhmen e shqiptarėve shkėlqejnė me dritėn e Diellit dhe tė Hėnės.

    Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ndihet shumė  i privilegjuar qė ėshtė nderuar me Titullin "Kalorės i Urdhrit tė Skėnderbeut" nga Presidenti Meta dhe me Medalien Gjergj Kastriotit nga Kryeministri Haradinaj, nė vitin Jubilar tė 550- vjetorit, tė kalimit tė tij nė amshim.

    Nė tė gjitha aktivitetet, nė mbarė hapsirėn etnike shqiptare ai mban Emblemėn e Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit, tė viganit qė na la si testament qėndresėn e paepur, Flamurin Kuqezi dhe Kastriotizmin si filozofi e ideologji.

    Ēdo vit me dt 4-5-6 maj ai merr pjesė me grupet e tij nė Festivalin Kombėtar "Eshkė e ndezur mbi Shkėlzen", organizuar nga Komuna e Deēanit, nė qytetin legjendar tė Haradinajve, kushtuar patriarkėve tė Rapsodisė Shqiptare Dervish Shaqja dhe Demush Neziri, tė cilėt i kėnduan njė gjysėm shekulli Kombit Shqiptar.

    Rapsodia e tyre ėshtė eshkė e ndezur mbi Shkėlzenin madhėshtor ku e kanė folenė shqiponjat, ku pushojnė pėrjetėsisht vėllezėrit dardanė, flenė dragojtė, orėt e zanat e malit, pranė tė cilit u ndeshėn nė mejdane Muji dhe Halili me krajlitė serbe, Gjergj Elez Alia me bajlozėt e detit, e pėrballė tė cilit, nė rrasat e bjeshkėve tė Koshares, pranė varrit tė Omerit, dragojtė e lirisė sė UĒK-sė sė lavdishme ripėrtėrinė "Eposin e Kreshnikėve".

    Kėnga e Dervish Shaqes:

    " Moj Shqipni mos thuj' mbarova
    Se djemt tu hala janė gjallė
    N'kambė ėshtė ēue rreptė Kosova
    E ban luftėn ballė pėr ballė",


    ka ushtuar deri nė kupė tė qiellit nė fushėbetejat e luftėtarėve tė UĒK-sė me kuēedrėn serbe, makinerinė ushtarako - policore tė Ēengis Khanit tė Ballkanit, Sllobodan Millosheviēit.
    Ata dilnin nė fushė betejė me betimin solemn:


    " Pėr Kosovėn jap dy jetė
    Vdekjen time e vras vetė
    Shqip kur flet gur e lis
    E ēan qiellin pėrmjedis".


    Nata e dytė, dt 5 pėrkon me ditėn e deshmorėve tė kombit, me pėrvjetorin e veprimtarit tė shquar,  mesuesit, ish tė burgosurit politik Smajl Haradinajt, nderuar me Urdhrin "Heroi i Kosovėn", emrin e tė cilit e mbante nė luftė Ramush Haradinaj.
    Me dt 6-tė maj, nata e tretė e festivalit pėrkon me Shėn Gjergjin, ditėlindjen e Gjergj Kastriotit ( Skėnderbeut), me pėrvjetorin e renies heroike tė Luan Haradinajt nė kufirin mes shqiptarėve nė Vlahėn tė Hasit.
    Luan Haradinaj ishte njėri prej figurave mė tė shquara tė UĒK, shefi i logjistikės sė saj, i cili zhvillonte qė nga viti 1993 aktivitetet illegal pėr pregatitjen e rezistencės sė armatosur.
    Ai mbante pseudonimin "Ardiani.
    Me dt 6-tė maj tė vitit 1997-tė Gjeneral Luan Haradinaj sė bashku me Ramushin, Fehmi e Xhevė Lledrovcin, Iliaz Kodrėn,  Ramiz Lladrovcin, Abedin Rexhėn, Selim Krasniqin, Emrush Xhemalin, Refat Ramėn, Gani Ramėn etj ishin nisur nė rrugė pėr tė kaluar kufirin, nė fshatin Vlahėn tė Hasit nė drejtim tė Kuzhinit.
    Atė ditė forcat policoro- ushtarake serbe kishin zenė pusi.
    I pari bie nė pritė Luani qė u printe luftėtarėve tė lirisė.
    Plagoset Ramushi, Refat Rama dhe Fehmi Lladrovci.
    Pėr disa orė zhvillohen luftime tė pėrgjakshme.
    Forcat okupatore godasin me armė tė rėnda tė artilerisė me qėllim asgjesimin e tė gjithė luftėtarėve shqiptarė.
    Pas pėrpjekjeve tė shumta dhe kundėrsulmit tė luftėtarėve tė lirisė Ramush Haradinaj i afrohet trupit tė vėllait dhe kur e sheh tė shtrirė e me plagė nė ballė konstaton se Luani kishte renė nė Fushėn e Nderit.
    Nėn breshėrinė e pandalshme tė plumbave dhe granatave Ramushi e tėrheq trupin e Luanit dhe e transportojnė nė njė rrugėtim tė vėshtirė e tė gjatė, duke e mbajtur mbi supe pėr 4-5 orė derisa mbėrrijnė nė Vlahėn tė Hasit ku e varrosin dhe do tė qėndronte aty deri me 24 gusht tė vitit 1999-tė kur do ta marrin pėr ta rivarrosur nė Gllogjan, pėr tu prehur pėrgjithmonė nė vendlindjen e tij.
    Luani ra tek guri i kufirit.
    Trupi i tij pushoj nė kufirin e vendosur padrejtėsisht mes shqiptarėve, por vepra e tij mbeti e pavdekshme.
    Gjithmonė do tė kujtohet si simbol i thyrjes sė kufirit ndėrshqiptarė.
    Vepra e tij ėshtė pėrjetėsuar nė kėngė.Shaqiri Carvadiku na sjell vargjet lapidare me zėrin e tij brilant:
    "Me u'a shtue shokėve barutin si shqiponjė malet kalonte.
    Ballė pėr ballė me hordhitė serbe, pushka e tij sa mirė kėndonte".
    "Tek ai gur i mallkuar qė na vuni hasmi n'mes.
    Pushoi trupi i Luanit porse vepra e tij nuk vdes.
    Pyesin zanat per Luanin kush e rriti kėt shtat lis.
    Qė shendrit si rrezja e diellit plaga nė ball sa hije i kish.
    Nė Gllogjan pat lind Luani, pėr liri e rriti nana.
    Amanet t'ia ruani pushkėn po ua la ju moj zana".
    Shumė bukur e ka gdhendur veprimtarinė e Luanit rapsodi Bexhet Korpuzi:
    Kur i shpove pritat kush tė bani za.
    A tė ēoi Mic Sokoli pėr Kosovė me ra.
    A tė ēoj Mic Sokoli Zmajl Hyseni vet'.
    Qė nė brigje t'Shtimjes ranė tash 100 vjet.
    A folen me malet nga kjo fushė Kosove
    Ma ta ruejt ty vorrin me njė gur Tropoje."
    Ilir Shaqiri e ka memorizuar nė vargjet e kėngės sė tij veprėn e e pavdekshme tė Gjeneral Luan Haradinajt si simbol i thyrjes sė kufirit, ēlirimit tė Kosovės e realizimit tė endrrės shekullore pėr liri.
    "Gurin e kufirit e shkul si dhemballėn.
    Mbi krater t'vullkanit trimi e hedh vallen.
    Gjoksi i Luanit njė qiell me furtuna
    Bahen bashkė e rrjedhin dy drinat dhe Buna".
    Deēani legjendar pėr tre ditė kthehet nė kryeqytet tė historisė e kulturės kombėtare.
    Nė kėtė pikėpjekje tė shpirtit tė Kombit Shqiptar marrin pjesė artistėt me tė shquar tė trojeve Shqiptare.
    Sigurisht pėr shkak tė pandemisė sė covidit-19 ky festival ėshtė shtyrė pėr njė moment tjetėr.
    Ēdo vit me dt 4-5-6 maj kujtojmė me respekt e mirėnjohje patriarkėt e Rapsodisė Shqiptare, qė me kėngėt e tyre u bėnė frymėzim e forcė pėr luftėtarėt e lirisė tė UĒK-sė sė lavdishme nė mejdanet e lirisė me ushtrinė gjakatare tė Millosheviēit e mercenarėt sllavė.
    Kujtojmė me pietet shenjtorėt e lirisė.
    Kujtojmė e festojmė Ditėn e Shėn Gjergjit.
    Festojmė ditėlindjen e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut) e kujtojmė veprėn e tij.
    Kujtojmė e nderojmė deshmorėt e Kombit.
    Lavdi Veprės sė Gjergj Kastriotit.
    Lavdi deshmorėve tė Kombit.
    Lavdi Veprės se Gjeneral Luan Haradinajt.
    Identifikuar

    Pėr ndonjė pyetje apo problem rreth forumit shkruaj nė forumin duke klikuar Kėtu

    __________________________________
    Leni kujtimet tė ecin nė rrugėn e tyre,
    se rėndė ėshtė kur kujtimi tė len
    para se ti ta kesh harrue kujtimin!
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.054 sekonda me 18 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.12742 sekonda me 28 query