Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Shtator 21, 2021, 07:49:47 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Artikull Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: Rrėfimi i rrallė i analistit nga Gjermania...  (Lexuar 139 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Albin
Administrator
*
Shtator 21, 2021, 07:49:47 MD

Popullariteti: 30
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Zvicėrr Zvicėrr

  • Data e Regjistrimit:Mars 02, 2010, 10:01:59 PD
  • Identifikimi i fundit:Shtator 08, 2021, 11:02:41 PD
  • Vendndodhja: Luzern
    Postime: 5713

    Aty ku je ti, jam edhe unė!


    test test test
    WWW Email
    « : Prill 13, 2021, 05:57:26 MD »

    Rrėfimi i rrallė i analistit nga Gjermania: Ja si u pėrjashtua Vjosa Osmani nga LDK, babai saj kuadėr i FARK-ut tė Rugovės

    NGA: N. H MĖ: 12 PRILL 2021 NĖ ORA: 22:48



                Presidentja e Republikės sė Kosovės, dr. Vjosa Osmani - Sadriu

    Zeqiraj: Ngritje meritore dhe karrierė brilante e Dr. Vjosė Osmanit
                Mė 4 prill erdhi nė krye tė shtetit tė Kosovės, dhe menjėherė nisi “lufta” speciale kundėr Vjosa Osmanit, presidente e Republikės sė Kosovės.
                Pėrveē qė nuk i dhanė mbėshtetje nė ditėn kur Vjosa Osmani u zgjosh presidente e vendit, dy partitė opozitare; Partia Demokratike e Kosovės (PDK), dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), vazhduan me sulme dhe deklaratat kundėr saj.
                Presidentja Osmani u kritikua shumė, pasi kur ajo foli pėr betejėn e Koshares nė llogarinė e saj nė Facebook, nuk pėrmendi UĒK-nė.
               E, lidhur me kėtė “luftė” qė po bėhet ndaj tė pares sė shtetit ka folur njohėsi i ēėshtjeve politike.
                Analisti politik, Idriz Zeqiraj, qė jeton dhe vepron nė Gjermani, nė njė prononcim pėr gazetėn “Bota sot”, ka treguar se formimi dhe ngritja e njė personaliteti si presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani, nuk ėshtė rastėsi.
                Zeqiraj pėr herė tė parė ka thėnė se familja e presidentes Osmani, nė kėtė rast babai i saj Raifi, ishte kuadėr i FARK-ut tė Ibrahim Rugovės, dhe i burgosur politik, nė fillimet e pėrgatitjes pėr rezistencė.

    ImageIdriz Zeqiraj

    “Pėrkundėr, janė disa premisa, ndėr ato edhe trashėgimia. Mbesa e Sylejman Vuēiternės, Vjosė Osmani, nacionalistit tė dėshmuar, bashkėluftėtarit tė Shaban Polluzhės, tė cilin, diktatori Enver Hoxha e groposi tė gjallė, nė Kėnetėn e Maliqit, Korēė. Kam pasur rastin tė bashkėvuaj, nė Burgun e Burrelit, me shokėt e brigadės tė punės tė Sylejmanit, tė cilėt rrėfenin, se mjeku i burgut ngulmoi ta shpėtonte nga vdekja, rrjedhja e gjakut nga plaga vetėvrasėse. Por, oficeri epror urdhėroi tė varroset i gjallė, nė baltėn e kėnetės, ku tė burgosurit, tė dėnuar mė punė tė detyruar, hapnin kanale, pėr tharjen e Kėnetės vdektare tė Maliqit. Dhe, ashtu u bė. Familja fisnike e Vjosės, babai Raifi, kuadėr i FARK-ut tė Ibrahim Rugovės, i burgosur politik, nė fillimet e pėrgatitjes pėr rezistencė, luftė. Profesori universitar, Arsim Bajrami, rrėfen: “10-shet e para Vjosa i ka nga unė. Ka qenė njė studente e shkėlqyer. Ėshtė njė juriste e mirė dhe e njeh mirė Kushtetutėn. Mburrėm se kam bashkėpunuar me Vjosėn nė shumė procese shtet-ndėrtuese”“, ka deklaruar fillimisht Zeqiraj.
                Me tej Zeqiraj shprehet se pėrballja e parė e kualifikuar dhe profesionale e Vjosa Osmanit ishte kur kjo e fundit i bėri mbrojtje Pavarėsisė sė Kosovės.
                “Dr. Vjosė Osmani, nxėnėse e shkollės amerikane, nė njėrin nga Universitetet e atjeshėm, u shqua nė studime, duke fituar tė drejtėn e ligjėrimit, nė tė njėjtin Universitet. Si pjesė e stafit tė Presidencės tė Kosovės, Vjosa fitoi pėrvojėn e nevojshme administrative dhe politike. Pėrballja e parė e kualifikuar dhe profesionale, ishte mbrojtja e Pavarėsisė tė Kosovės, pas kėrkesės tė Serbisė pėr zhbėrjen e saj. Dhe, Vjosa, me ekipin e saj, triumfoi. E edukuar nga Familja e saj, me dashurinė e dlirė pėr Rugovėn dhe LDK-nė, Vjosa pėrcillte rrjedhat nė partinė e saj tė zemrės. Pėrjetoi rėndė ndarjen e saj nė Kuvendin e 6-tė Zgjedhor. Ajo vuri re ndėrhyrjen e SHIK-ut, pėr ta dėmtuar edhe mė tej LDK-nė. Njeriu i lig, Blerim Kuqi, keqpėrdori besimin e kryetar Sejdiut dhe punonte ta fuste LDK-nė brenda AAK-sė. Njė ēoroditje e partisė, qė po i ndėrronte padronėt. Nė krye tė kėsaj lufte speciale, ishte Hashim Thaēi. Dhe, porosia-amanet e Rugovės, se “Hashimi tė mos lejohet tė ngrihet nė pozitė, sepse ėshtė i rrezikshėm pėr Kosovėn”, u harrua dhe rrjedhojat qenė fatale pėr Kosovėn”, tregon me tej Zeqiraj.
                Nė kėtė bashkėbisedim Zeqiraj ka folur gjithashtu edhe pėr disa nga pėrballjet e guximshme qė pati presidentja e vendit.
              Kurse, shpjegon se si Vjosa Osmanit i erdhi nė ndihmė Donikė Gėrvalla, e cila sipas Zeqirajt, ishte po kaq luftarake, dhe e dėshmuar pėrgjatė viteve ‘90-ta.
                “Qėllimet e liga tė Hashimit, mund tė jenė parė e hetuar edhe nga tė tjerėt, por kanė heshtur si peshqit. Ishte Vjosė Osmani ajo qė u pėrball, guximshėm, si pėr Demarkacionin, Asociacionin, zgjedhjen e Hashimit president, koalicionin LDK-PDK, bisedimet konspirative me Vuēiq, pėr shkėmbim tė territoreve dhe, mė vonė, LDK-PAN. Por, Hashimi gjeti partner, argat, hiē mė pak se kryetarin e LDK-sė, Isa Mustafa, me mbėshtetės klanin e tij. Pėrballja e vetme, nė njė luftė tė pabarabartė, ėshtė e vėshtirė. Nė ndihmė, Vjosės, i erdhi si-motra e saj, Donikė Gėrvalla, po kaq luftarake, e dėshmuar pėrgjatė 10-vjeēarit tė viteve ‘90-ta dhe luftės nė Kosovė, si veprimtarja mė e shquar nė botė, pėr ēėshtjen e Kosovės. Kur mediat botėrore e pyesnin Donikėn, nėse ėshtė hero x - y, i vetėshpallur gjeneral nė Kosovė? Ajo gjegjej: “A mund tė jenė heronj kriminelėt ordinerė, qofshin ata edhe gjeneralė tė vetėshpallur?””, ka shtuar analisti politik.
                Analisti Zeqiraj shpjegon se duke parė rėnien rapide e rrėnuese tė LDK-sė, Vjosa Osmanit dhe Donika Gėrvallės, atėbotė, zėdhėnėse, iu bashkuan edhe disa tė rinj, tė cilėt kishin bėrė emėr nė kėtė parti.
                “U quajtėn “Grupi i tė rinjve”, “brezi i Republikės”, “Grupi i reformimit dhe i ndryshimit”. Por, mjeshtri i intrigave, Isa Mustafa, i ndihmuar edhe nga Hashimi me SHIK-un e tij, ndėrhyri suksesshėm, me joshje tė ndryshme, pėr ta zhbėrė nismėn e rezistencės tė organizuar dhe izoloi Vjosėn dhe Donikėn. Pėr ta shpėtuar LDK-nė, nga “rėnia e lirė”, lidershipi-klan, afroi grupimin nė fjalė, i kandidoi pėr deputetė, fituan, pasi elektorati i konsideroi si fraksion i lidershipit dhe i votoi, madje, Vjosėn e propozuan kandidate pėr kryeministre. Hashim dallaverja, i regjur nė dinakėri, i trembur nga koalicioni i shpresės, LDK-LVV, ndėrhyri me sukses, i ndihmuar nga Isa, shembi koalicionin nė fjalė; organizoi mocionin pėr rrėzimin e qeverisė-Kurti; u angazhua, madje, personalisht, pėr kompozimin e qeverisė-Hoti, rast unik, i veēantė, pėr njė president”, shpjegon me tej ai.
                Njohėsi i ēėshtjeve politike ėshtė i mendimit se Vjosa Osmani u pėrjashtua nga Lidhja Demokratike e Kosovės, gjė e cila, sipas tij, ndikoi dhe pati pakėnaqėsi edhe nė strukturat e partisė.
                “Vjosė Osmani, me shpirtin e saj luftarak, besuese nė aftėsitė e saj intelektuale, duke u qėndruar besnike premtimeve tė dhėna elektoratit tė LDK-sė dhe shqiptarėve botėrorė, se “kurrė koalicion me partitė-banda, tė koalicionuara nė PAN, do tė luftoj, sė bashku me Albinin, pėr ē’kapjen e shtetit. Lidershipi i LDK-sė e pėrjashtoi, burracakėrisht, Vjosė Osmanin. Pakėnaqėsi pati edhe nė strukturat e partisė, pėr aktin qyqar dhe tė turpshėm. Kryetari i Pejės, Gazmend Muhaxheri, do tė thoshte: “Vjosa i ndeji besnike premtimit tė dhėnė elektoratit. Ne e lamė vetėm. Por, Vjosa ėshtė njė gjeneral, tė cilėn e presin beteja tė reja”. Njė parashikim i saktė. Pra, e tradhtuam. Kjo do tė thotė se ndryshimin e donin edhe tė tjerėt nė LDK. Dhe, jo vetėm brezi i Republikės. E bėmė kėtė ekspoze tė rrugėtimit aksionar, politik e qendresėtar tė Vjosė Osmanit, pėr ta arritur kupolėn e presidentes tė Republikės tė Kosovės”, ka theksuar Idriz Zeqiraj pėr “Bota sot”.
    Identifikuar

    Pėr ndonjė pyetje apo problem rreth forumit shkruaj nė forumin duke klikuar Kėtu

    __________________________________
    Leni kujtimet tė ecin nė rrugėn e tyre,
    se rėndė ėshtė kur kujtimi tė len
    para se ti ta kesh harrue kujtimin!
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.053 sekonda me 19 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.25713 sekonda me 28 query