Forum

Ēėshtja Kombėtare => Historia Shqiptare => Temė e nisur nga: Albin ne Maj 03, 2021, 11:13:47 PD



Titulli: Tempo (1942) / Ja pėrse shqiptarėt e Kosovės janė autoktonė – Shpjegimi i gjuhėt
Postuar nga: Albin ne Maj 03, 2021, 11:13:47 PD
Tempo (1942) / Ja pėrse shqiptarėt e Kosovės janė autoktonė – Shpjegimi i gjuhėtarit italian

Nga Aurenc Bebja*, Francė – 3 Maj 2021
(https://www.mergimtari.ch/foto/image)
 Carlo Tagliavini

“Tempo” ka botuar, me 30 prill 1942, nė faqet 20-21, shkrimin e gjuhėtarit italian Carlo Tagliavini mbi origjinėn e shqiptarėve tė Kosovės, tė cilin, Aurenc Bebja, nėpėrmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellė pėr publikun shqiptar :

 

Shqiptarėt e Kosovės

 
(https://www.mergimtari.ch/foto/image1.jpg)


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothčque nationale de France – Komenti i fotografisė : Shqipėria e Madhe e ėndėrruar nga patriotė dhe poetė nuk ėshtė mė njė ėndėrr. Megjithėse kufijtė e rinj nuk janė vendosur pėrfundimisht, pjesa mė e madhe e Kosovės, ose Fusha e Mullenjave, u ribashkua me Mbretėrinė e Shqipėrisė. Prandaj ėshtė me vend nė kėtė kohė tė merremi me kėtė provincė, nė pritje tė thellojmė studimet qė qeveria jugosllave parandaloi tė ndiqnim, tė paktėn italianėve dhe shqiptarėve.

            Ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė tė gjurmosh saktėsisht kufijtė etnikė tė popullit shqiptar. Kufijtė shqiptarė tė viteve 1913 dhe 1919 lanė njė numėr shumė tė madh tė shqiptarėve nėn dominimin e huaj, megjithėse vlerėsimi i kėtij numri ka ndryshuar mjaft. Disa po flisnin pėr rreth gjysmė milioni apo mė shumė, tė tjerėt pėr mė shumė se njė milion subjekte. Nė kėto rajone, ėshtė e vėshtirė tė ndiqet kufiri etnik i shqiptarėve, jo vetėm pėr shkak tė elasticitetit tė statistikave nė dispozicion, por edhe pėr shkak tė ndryshimeve tė shpejta nė kushtet etnike, modifikime tė cilat nuk kanė tė gjitha shkaqe natyrore.
            Nė njė libėr tė ēmuar, por tani e tutje shumė i rrallė dhe pak i konsultuar nga gjeografėt aktualė, - botuar nė Memorjet e Akadamisė sė Vjenės tė vitit 1861, - duke pėrshkruar njė udhėtim nga Selaniku nė Beograd i ndėrmarrė nė 1858, G. de Hahn, njohės i thellė i Shqipėrisė dhe popullsisė sė rajonit, na tregon se ka gjetur koloni mjaft tė dendura tė shqiptarėve nė rajonin e Urkupit (nė Serbisht Prokuplje), pak nė jug-perėndim tė Nishit dhe nė tė gjithė territorin e Toplicės deri nė Kurshumli. Kėta shqiptarė, tė cilėt kishin pėrparuar nė zemėr tė Serbisė, nuk janė mė sot nė kėtė rajon sepse ata u tėrhoqėn kryesisht, pas vitit 1878, jashtė kufijve tė Mbretėrisė sė re tė Serbisė, duke kaluar nėpėr Kosovė ndėrsa ata qė mbetėn nė Serbi u sllavėruan. Nė drejtim tė Lindjes, G. von Hahn gjeti vendbanime tė dendura shqiptare nė rajonin e Masuricės, pėrtej Moravės. Edhe sot, shqiptarėt shtyhen me vendosmėri drejt veri-lindjes, nė distanca tė mėdha nga kufijtė e Shqipėrisė para luftės, nė Vranja dhe Leskovac, ndėrsa nė veri gjejmė rrėnjė shqiptare deri nė sanxhakun e vjetėr tė Novi-Bazarit.
            Nė Kosovė, nėse duam tė pėrcaktojmė me kėtė emėr njė territor pak pėrtej kufijve rreptėsisht gjeografikė tė fushės sė Kosovės, i quajtur ndryshe Fusha e Mullenjave, shqiptarėt pėrfaqėsojnė elementin mė tė rėndėsishėm etnik, gjatė kėtyre dhjetėra viteve tė fundit me popullatat sllave. Folklori i Kosovės ėshtė shumė i pasur, si nė mesin e shqiptarėve dhe serbėve, por duhet tė pranohet, ashtu siē e bėn njė vėzhgues i paanshėm, profesori gjerman A. Schaus, qė traditat historike tė betejės sė famshme tė Kosovės tė 1389, e cila vuri pėrballė njėri-tjetrit Muratin I dhe Mbretin Lazar, ruhen mė mirė nė poezitė epike tė shqiptarėve sesa nė ato tė serbėve.
            Prania e njė popullsie tė madhe shqiptare nė Kosovė dhe zonat pėrreth nuk ėshtė vėnė nė dyshim, madje edhe nga ata qė do tė kishin njė interes politik ta mohonin dhe qė nuk do tė mungonin njė rast pėr ta nėnvlerėsuar numrin dhe rėndėsinė e saj. Sidoqoftė, bazuar nė disa tradita lokale tė shqiptarėve nė pjesė tė Kosovės, shumica e historianėve dhe etnografėve sllavė, tė imituar nga disa kolegė tė tyre perėndimorė, kanė argumentuar se shqiptarėt nga rajonet e Kosovės janė emigrantė tė zhvendosur kohėt e fundit nga Shqipėria e Veriut. Ata shkuan atje nga fundi i shek. XVII-tė dhe fillimi i shek. XVIII-tė pėr tė ripopulluar tokat e braktisura nga serbėt e krishterė tė cilėt, drejt fundit tė shek. XVII-tė emigruan masivisht nė veri.
            Kjo tezė, e mbėshtetur nė traditat e thjeshta lokale, tė cilat madje nuk janė tė zakonshme pėr tė gjithė rajonin (shqiptarėt e Prishtinės, Prizrenit, Dibrės, etj., e konsiderojnė veten autokton) hidhet poshtė nga tė dhėnat historike dhe gjuhėsore qė pėrmbahen nė libėr: “I dialetti albanesi di tipo ghego-orientale, Dardania e Macedonia nord-occidentale”qė sė shpejti do tė botohet nga Qendra pėr Studime Shqiptare e Akademisė sė Italisė. Unė do tė pėrmbledh, kėtu nė njė pėrshkrim tė gjerė, pa hyrė nė detaje teknike, pėrfundimet nė tė cilat arrita nė bazė tė tė dhėnave historike, etnografike dhe veēanėrisht gjuhėsore.

(https://www.mergimtari.ch/foto/image2.jpg)


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothčque nationale de France – Komenti fotografive : (Sipėr) Njė fshatar nga rajoni i Kosovės qė qėndron nė gatishmėri gjatė parakalimit tė trupave tona. Pas tij shtrihet fusha e pasur shqiptare. Nė sfondin e artė tė grurit qė po piqet, kostumi piktoresk i vendit, tė cilin tė rinjtė e veshin me tė njėjtėn dashuri dhe krenari si tė moshuarit, formon njė njollė (kontrast) me ngjyra tė ndezura. (Poshtė) Ja njė nga aspektet e Prizrenit, qyteti mė qendror nė rajonin e Kosovės. Ai ėshtė ndėrtuar nė anė tė njė kodre me pjerrėsi tė butė, qė tė kujton Toskanėn. Pikėrisht kėtu u themelua Lidhja e famshme pėr adoptimin e alfabetit latin, shenja e parė e zgjimit nacionalist « skipetar » kundėr sundimit Osman.
            Shqiptarėt janė regjistruar nė rajonin e Shkupit (Skopje, Skoplje) nga shek. i XII, nė atė tė Tetovės nga shek. i XIV deri nė tė XV-tin. Janė dokumentet serbe qė dėshmojnė pėr praninė nė kėto rajone tė blegtorėve, tregtarėve dhe fermerėve shqiptarė. Prandaj nuk ka shumė tė ngjarė qė shqiptarėt qė ishin atje tė emigronin masivisht nė Shqipėri pėr t'u kthyer nė kėto rajone nga fundi i shek. tė XVII-tė dhe fillimi i shek. tė XVIII-tė. Prania e njė folklori tė pasur shqiptar me karakter kosovar, qė lidhet me luftrat epike nė Kosovė, sugjeron qė, tė paktėn nga shekujt XIII deri nė XIV, shqiptarėt qėndruan nė Kosovė dhe zonat pėrreth.
            Por ka edhe mė shumė. Shqiptarėt, prania e tė cilėve nė kėto rajone raportohet nė shekujt XIII dhe XIV, nuk ka gjasa tė jenė emigrantė nga Shqipėria, siē argumentojnė disa autorė. Toponimia e rajonit tė Kosovės dhe e njė pjese tė Maqedonisė sugjeron qė elementi shqiptar – ose tė paktėn njė element prehistorik i lidhur etnikisht me paraardhėsit thrako-ilirė tė shqiptarėve; por fqinj nė njė kuptim mė tė ngushtė se elementi i thjeshtė ilir, mė i pėrhapur nė njė zonė qė mund tė pėrcaktohet vetėm me vėshtirėsi dhe pasiguri, - ėshtė autokton nė kėto zona.
            Vetė emri i qytetit tė Shkupit, nė latinisht Scupi, i pėrgjigjet nė mėnyrė tė pėrkryer ligjeve fonetike tė gjuhės shqipe, gjė qė tregon se ajo ka lindur « in loco ». Shkencėtarėt e shquar, tė cilėt kanė studiuar kėto pyetje si profesori Jokl, mendojnė se duhet kėrkuar qendra e parė e formimit tė popullit shqiptar nė zonat qė korrespondojnė me Dardaninė antike – emri i sė cilės sigurisht qė lidhet me fjalėn shqiptare « dardhė » - deri nė rrethinat e Nishit, njė rajon i cili nuk duhet tė ishte shumė larg nga ai qė, sipas tė gjitha gjasave, ishte atdheu origjinal i rumunėve me tė cilėt shqiptarėt kanė aq shumė afinitet gjuhėsor.
            Nė njė studim tė fundit, profesori Stadtmüller pranon si qendėr (zemėr) tė popullit shqiptar rajonin e Matit, ndėrsa nuk pėrjashton zonat e tjera veriore; por teza dardane ka mė shumė themel nga pikėpamja gjuhėsore.
            Sidoqoftė, bazuar nė argumente tė ndryshme historike dhe gjuhėsore, tė cilat janė tepėr teknike pėr tė qenė nė gjendje tė pėrmblidhen kėtu, unė pohova se shqiptarėt e raportuar nė shekujt XIII dhe XIV nė Kosovė dhe Maqedoni, nuk janė emigrantė, por pasardhės tė popullatave antike shqiptare tė Dardanisė dhe rajoneve fqinje, dhe unė u pėrpoqa tė demonstroj vazhdimėsinė e popullit shqiptar nė Dardani dhe nė Maqedoninė Veri-Perėndimore nga kohėt mė tė largėta deri nė ditėt e sotme.
            Studimi i dialekteve gego-lindore tė kėtyre rajoneve tregon, edhe nė shumėllojshmėrinė e idiomave tė ndryshme, njė unitet qė nuk mund tė shpjegohet nga imigrimet e ndryshme tė kohėve tė fundit, dhe zbulon karakteristikat e pėrgjithshme qė i dallojnė kėto idioma nga dialekti gego-perendimor. Bashkėsia e ekzistencės me elemente sllave ka ndikuar pak nė gjuhėn shqipe tė Kosovės, e cila, edhe nė fjalorin e saj, vuajti pak nga ndikimet serbe dhe bullgare, ndėrsa elementėt shqiptarė janė mjaft tė shumtė nė dialektet serbe dhe bullgare tė rajonit, dhe sidomos nė zhargonet e ndryshme profesionale tė zanatēinjve sllavė.

 

Carlo Tagliavini

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/tempo-1942-ja-perse-shqiptaret-e-kosoves-jane-autoktone-shpjegimi-i-gjuhetarit-italian-carlo-tagliavini/