Forum

Shtypi dhe Politika => AKTUALE => Temė e nisur nga: Albin ne Prill 29, 2021, 11:38:14 PD



Titulli: I kaploi paniku i dashurisė!
Postuar nga: Albin ne Prill 29, 2021, 11:38:14 PD
I kaploi paniku i dashurisė!

Nga: Kimete Berisha

(https://www.mergimtari.ch/frau/kimeteberisha1.jpg)


Veē ēka s’e kanė thirr nė Hagė Edi Ramėn me dėshmu qė gjatė luftės Hashimi u strehu nė shtėpinė e tij!

‘Aty tek ne ka ndejt, nė shtėpinė tonė, aman, Aneta na ka gatu’, ia pata lshu dhomėn e Gregorit (i cili e do si xhaxhi), bile ngajėherė e ēojshim Hashimin me ble bukė, se u mėrzitke shumė pėr Kosovėn.

Kėqyrni mirė se e keni pėrzi’ me dikė tjetėr se ky Hashimi, ky vėllai im, nuk ka qenė nė luftė, lali’.

Ėshtė me interes tė madh pėr popullin kjo dashuri e paepur mes tyre. Tė gjithė duhet tė marrin mėsim qysh duhet m’u dasht hakikat, pa hile.


S’di kur u lidhėn kaq shumė a ēka u bė me ta, veē ēka s’janė shkri pėr njėri-tjetrin, e m’u fliju!
Vlla, vlla, vėlla, s’di sa herė e quajnė shoqi-shoin vėlla brenda njė fragmenti, gjynah, i ka kaplu paniku i dashurisė.

Njėherė thash: sa letėr tė bukur urimi i paska dėrguar Rama vetes.

Urimin e Ramės pėr ditėlindjen e Hashimit dhe urimin e Hashimit pėr fitoren e Ramės i lidh dhe i zbulon fjala ‘tavan’!

P.S. Vuajtja tė bėn njeri mė tė mirė.
Hashim Thaēi e kish pranuar nė letėr se pushteti e ka bėrė arrogant!

Letra e Thaēit dėrguar Edi Ramės:

Vėlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qelisė sė Hagės nuk e pėrmbajnė dot shpėrthimin e entuziazmit tim pėr fitoren tėnde. Entuziazėm ky qė vėshtirė gjen vend nė zymtėsinė e vetmisė sė ditėve tė burgut. Por, si rrallė herė kohėve tė fundit, sot jam i lumtur dhe i qetė pėr fitoren tėnde, vėllau im.

Sot, dielli ngrohte zemrėn e Shqiptarit brenda meje.

Sot, pėr Shqipėrinė kam mall, dashuri, e nostalgji. Sot, si jo-rrallė herė kohėve tė fundit, u fundosa i buzėqeshur nė dallgėt e kujtimeve tė lavdishme tė ditėve tė luftės.

U kujtova pėr ata qė luftuan me mua, ata qė ranė qė lirinė ta sjellin mes nesh, dhe krejt atė ēka idealizuam aq shumė pėr Shqipėrinė, sa u betuam tė jepnim edhe jetėn pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare.

Ky ishte betimi im dhe i shokėve tė mi si ushtarė tė UĒK-sė, betim e luftė qė sot mė mban tė qėndroj kokė-lartė e me ndėrgjegje qetėsisht tė pastėr pėrballė tė panjohurės.

Me gjithė ndėrgjegjen e pastėr e luftėn e dinjitetshme pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė, mu kujtua se vetėm atėherė kur Kosova u ēlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshėm.

Shqipėria e poezive dhe librave ishte dėshirė e ideal, e jo pasqyrė e realitetit tė kohės. Unė edhe kam luftuar pėr kėt’ ideal me Kosovėn brenda Shqipėrisė. Kur mundėsitė u kufizuan, unė luftova pėr Kosovėn shtet – krenarinė e jetės time.

Jam munduar shumė pėr Kosovėn, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e mė vonė me arrogancėn e pushtetarit.
Ama, vėllau im Edi, kurrė s’kam gabuar me raportin tė cilin kemi krijuar bashkė.

Ti je vėlla i ditėve tė vėshtira, e shok i ditėve tė bukura. Je Kryeministri i Shqipėrisė qė idealizova, dhe vėllau shqiptar pėr tė cilin me entuziazėm luftova. Sot, Shqipėria qė ti aq shumė punove ta ndėrtosh, ėshtė Shqipėria pėr tė cilėn dikur u betova tė luftoj. M

Ėshtė Shqipėria e poezive tė Naimit – Shqipėria me malet e bukura e lisat e gjatė qė sot, nė tavanin e qelisė sė burgut, mė vizatohen e mė rrin n’mend dit’ e natė.

Pra, vėllau im Edi, ti qė bėre Shqipėrinė tė cilėn e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po tė them i bindur se fitoren tėnde e gėzojnė shqiptarėt. Me ta, u gėzova edhe unė pa masė.

Prandaj, me librat qė mė shoqėrojnė nė vetminė e kėtyre ditėve ku koha refuzon tė nxitojė, unė tė pėrqafoj dhe uroj vėllazėrisht nga larg pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė festuar bashkė. Ėshtė e shėmtuar qė nuk mund tė jem aty, por pėrtej afshit revolucionar tė kujtimeve tė mia si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani qė m’godet herė-pas-here nė formė kujtimesh, sot nuk tė uroj si miku me tė cilin ndave copa tė rrugėtimit politik, por si vėllaut tim nga gjaku.

Me shpresėn qė do tė mund tė takohemi pėrsėri duke frymuar nėn qiellin e bukur dhe diellin qė ngroh Shqipėrinė dhe Kosovėn, po tė uroj tė vazhdosh tė japėsh gjithēka nga shpirti yt pėr Shqipėrinė. Kjo sepse edhe kur nė ditėt ku drita e diellit nuk depėrton nė muret e mbyllura tė qelisė, dielli ngroh zemrėn time vetėm at’herė kur Shqipėria dhe Kosova janė mirė.
Sot Shqipėria fitoi! Sot shqiptarėt janė mirė. Kujdesu pėr Shqipėrinė, vlla, dhe mos harro qė t’kujdesesh edhe pėr Kosovėn. Kur ti kujdesesh pėr Kosovėn, ti kujdesesh edhe pėr shqiptarėt.

Me dashuri,

Vėllau yt,

Hashimi.