Forum

Shtypi dhe Politika => OPINIONE => Temė e nisur nga: Admin ne Mars 17, 2021, 11:21:51 PD



Titulli: Lumir, merru me punėt e shtėpisė se sa tė kojshisė
Postuar nga: Admin ne Mars 17, 2021, 11:21:51 PD
Lumir, merru me punėt e shtėpisė se sa tė kojshisė


Binak MaxharrajNGA BINAK MAXHARRAJ MĖ 17 MARS 2021 NĖ ORA: 09:21



Kryetari i ri i LDK-sė,  Lumir Abdixhiku nė vend se tė merret me punėt e LDK-sė pėr ta nxjerrė nga kriza,ka nisė me u marr me ligjerata ideo-politike tė LVV-sė, duke iu drejtuar Albin Kurtit pėr bindjet e tij ideo-politike.
Por shkon edhe mė larg kur thekson se Kurti nuk ka orientim.
Kjo i bie se Kurti qenka i qorientuar nuk paska bosullė po u sillka vėrdallė pa kurrfarė orientimi. Ky “orientim vėrdallė” i Albin Kurtit zgjedhjet e 14 marsit ia sollėn gati 500 mijė votues qė do tė thotė 5 herė mė shumė se LDK,duke e nxjerrė si partinė mė tė votura ndonjėhėrė nė Kosovė, kurse orientimi i “menēur”i LDK e solli atė nė vetėm 100 mijė vota apo buzė katastrofės.
Pastaj vazhdon Lumiri me ligjeratėn e tij ideo-politike pėr LVV-sė dhe Albin Kurtin kur thotė:
“Megjithatė,politikat dhe bindjet tona e idetė tona janė mė tė mira se idetė e tij, tė cilat nė fakt as nuk janė tė ideura shumė e as tė elaboruara shumė”
Se sa janė mė tė mira idetė dhe bindjet e LDK-sė mė tė mira se ato tė LVV-sė dhe Kurtit po shihet puna.
Lumir nuk tė duhen asgjė idetė e as bindjet kur dihet e LDK-sė pėr tė gjitha kėto dhjetė vite tė udhėheqjes se “liderti tėnd shpirtėror” Isa Mustafa e dhunoi LDK-sė,e bėri Parti pa qėndrime dhe parime tė cilat i thėnte sahereė qė i thoshte ideologu i tij Hashim Thaēi.
Lumir nė vend qė ti mė kapėsitė e tjerė dhe servilėt e Isa Mustafės ta dėnoni pėr stuhinė shkatėrruese, rrėnuese tė LDK-sė ju edhe e zgjodhėt pėr kryetar nderi tė partisė.
Kėto janė idetė, bindjet tė “mrekullueshme” tuat dhe tė partisė tėnde.
Pra, mė mire ėshtė tė merresh me punėt e shtėpisė se sa tė kojshisė.