Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Lajmet

Veriu LajmeOPINIONEIsa Mustafa nuk duhej shpallur kryetar nderi, por kryetar sherri..!?   
Isa Mustafa nuk duhej shpallur kryetar nderi, por kryetar sherri..!?

Isa Mustafa nuk duhej shpallur kryetar nderi, por kryetar sherri..!?

Metë MavrajNGA METË MAVRAJ MË 16 MARS 2021 NË ORA: 21:06



Vërtetë është për t’u çuditur me logjikën e verbër të bashkëpunëtorëve të Isa Mustafës, se si mund të jenë kaq servilë ndaj ish “kryetarit” të tyre dhe mos t’i kenë  vërejtur veprimet dhe vendimet e tij të dëmshme, qëkur ka ardhur në krye të LDK-së me 2010 e deri dje, me të cilat Kosovës i ka sjellë shumë të këqija, saqë është gati e pamundur që ato të riparohen !
Kush e nënshkroi marrëveshjen në Bruksel për formimin e “Zajednicës” serbe në Kosovë?
Isa Mustafa me dorë të vetë..!?
Kush e nënshkroi marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi në Vjenë të Austrisë me 26 gusht 2015 ?
Isa Mustafa me dorë të vet, me të cilën marrëveshje Kosova i humbi mbi 8300 hektarë toka.
Kush e bëri Hashim Thaçin president të Kosovës ?
Isa Mustafa duke i detyruar deputetët e LDK-së që ta votojnë Hashimin, duke e sjellë në krye të vendit, njeriun të cilin para se të bënte koalicion me të, e quante njeri të SHIK-ut dhe kryetar të partisë së krimit, por me të cilin do bën koalicion për ta qeverisur 8 vite me të Kosovën e vjedhur dhe varfëruar deri në ekstrem..!?
A ka sherr më të madh se me i keqpërdorë afër 124 milion marka gjermane të tepruara nga Fondi i 3%-it, pare të djersës dhe mundit të mijëra mërgimtarëve tanë, a ka sherr më të madh se me nxitë atmosferë përçarëse në Kosovë duke e sharë PDK-në, me të cilën pas pak ditësh bën koalicion qeverisës, mbase supozohet se vetë Isa dhe Bukoshi kanë qenë pjesë e SHIK-ut..!?
A ka sherr më të madh se sa me e shkatërruar LDK-në e Ibrahim Rugovës, duke e zbritur nga 30%-shi në 12%-ind, pra duke e sjellë para zhbërjes së saj, dhe kështu me radhë sherr pas sherri..!?
Prandaj, dorëheqja e tij nga kreu i LDK-së është dashur të ndodhë shumë më herët, e jo tash pasi që e kreu misionin e tij të shkatërrimit të plotë të partisë së parë pluraliste dhe shtet-formuese në Kosovë, e formuar dhe e udhëhequr nga lideri ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Pas gjitha këtyre dëmeve që ia ka sjellë Kosovës komunisti Isa Mustafa, pa marrë parasysh se kush është zgjedhur kryetar i ri i saj, qoftë Lumir Abdixhiku ose ndonjë tjetër emër, do jetë problem tepër i madh rikthimi i LDK-së aty ku ishte dikur në krye të partive politike të Kosovës. Por edhe këta servilët që ishin afër I. Mustafës për shumë vite janë bashkëfajtorë me të për gjitha dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit të Kosovës. Sepse askush nga ata nuk e ngriti asnjëherë zërin kundër të bëmave të tij të dëmshme, veçse të gjithë heshtën sikur peshku në ujë, duke mos marrë shembull nga znj. Vjosa Osmani, e cila me kohë e ngriti zërin e saj kundër parregullsive brenda LDK-së, sidomos kundër ngufatjes së demokracisë së brendshme në këtë parti..!?
Një gjë është e sigurt, se pa pastrimin e LDK-së nga komunistët dhe sejmenët e Isa Mustafës, është iluzore të pritet që brenda saj do ndodhin ndryshime dhe reforma të brendshme, por as kthim të elektoratit të humbur në zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse zhgënjimi i tyre në klanin udhëheqës të saj në krye me mikun e H. Thaçit, alias Isa Mustafën, është aq i thellë, sa do duhen së paku 10 vite që LDK-ja të kthehet në vendin ku ishte dikur.
Më dhimbsen disa njerëz dhe aktivist të mirë brenda LDK-së, por besoj se pas humbjes së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, e kanë kuptuar se kush i udhëhiqte ata dhe partinë drejt humnerës, por tani është tepër vonë që ta ndihmojnë rikthimin e saj ku ishte në kohën e presidentit Ibrahim Rugova, mjerisht..!




Nga Admin, Mėrkurrė, 17 Mars 2021 10:33, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02291 sekonda me 32 query