Last Shout - Posted by: Deēani - Wednesday, 30 September 2015 17:13
News

News->Risi nė Mergimtari.ch->“Pyesni zemrėn”, njė vėllimi i ri poetik nga Emine S. Hoti   
“Pyesni zemrėn”, njė vėllimi i ri poetik nga Emine S. Hoti

[IMG]http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2018/05/viron_kona.jpg[/IMG] Nga Viron Kona


“Pyesni zemrėn” ėshtė vėllimi mė i ri poetik i poeteshės shqiptare – norvegjeze Emine S. Hoti. Nga titulli lexuesi kupton se libri ėshtė njė rrėfim i sinqertė, qė ka burim zemrėn e njė gruaje tė emancipuar, e cila ka kaluar njė jetė personale tė vėshtirė dhe plotė privime, ndėrkohė qė ėshtė shfaqur kurdoherė si njė luftėtare e sė resė pėrparimtare, kundėr dogmave dhe zakoneve tė vjetra patriarkale tė lėna trashėgim nga e kaluara e herrėt. Duke lexuar vėllimin nė dorėshkrim, krijova bindjen se autorja pėrfaqėson njė grua simbol tė pėrparimit, ajo ėshtė njė flamurtare dhe njė dritė orientuese pėr tė drejtat dhe liritė e femrave shqiptare nė radhė tė parė, por edhe nė pėrgjithėsi, pasi mendimet qė ajo shfaq, ndjenjat, mesazhet, ėndrrat, gėzimet e dhembjet, janė thellėsisht njerėzore dhe tė realizuara me njė gjuhė tė vėrtetė artistike, tė thjeshtė nė dukje, por tė shprehura me figuracion tė pasur dhe me njė mendim tė qartė e tė pėrparuar, i cili rrjedh nga njė shpirt i pastėr e i dėlirė, nga njė zemėr e bukur, e lėnduar dikur nė ndjenjat dhe jetėn e saj, por kurdoherė kurajoze, e guximshme dhe krenare. Ndaj mendoj se lexuesit nė pėrgjithėsi dhe, veēanėrisht vajzat dhe gratė qė kanė provuar nė jetė pėrvoja tė hidhura e tė dhembshme, marrin nga kėto krijime poetike mė shumė guxim dhe kurajė, pasi poezitė kanė forcėn e njė zjarri tė dėshiruar nė njė kohė tė ftohtė dimri; ato tė ngrohin trupin dhe shpirtin, tė japin jetė dhe gjallėri, tė ēlirojnė nga ngėrēet dhe gjendjet e rėnda qė krijon jeta me ngricat dhe me dallgėt e pandėrprera.



Gjithēka e shkruar nė vargje, shpreh rrahjet e njė zemre tė pastėr dhe tė bukur, tė thjeshtė dhe krenare, qė nuk pajtohet me tė keqen, por lufton me tė, pa mllefe dhe urrejtje personale. Duke njohur peshėn e rėndė tė mentalitetit tė prapambetur, me anė tė vargjeve, poetesha Hoti ia arrin tė ēelė pėrpara lexuesit vizione tė reja, ajo bėnė qė lexueset vajza dhe gra, duke lexuar kėtė libėr tė marrin mė shumė guxim, kurajė dhe forcė qė tė mos pėrulen e tė mos gjunjėzohen pėrpara tė keqes, por ta kundėrshtojnė hapur atė, sepse, pėrndryshe, do tė dėmtojnė veten, jetėn e tyre. Autorja na rrėfen me vargje tė ndjerė se mjedisi ku lindi, u rrit dhe jetoi rininė, krahas bukurive dhe madhėshtisė qė ka vendlindja dhe marrėdhėnia me njerėzit mė tė dashur, bartte edhe ndonjė pėrvojė tė hidhur. Fati e solli qė ajo vetė tė bjerė viktimė e asaj prapambetje e, si rrjedhojė, zjarri i dashurisė sė saj u shua ende pa nisur mirė, sepse mbi tė veproi detyrimi zakonor. Ėndrrat qė ajo kishte ngritur, si njė aureolė lumturie pėr jetėn dhe tė ardhmen me djalin qė donte, u shkatėrruan menjėherė, siē pret njė sėpatė njė dru tė bukur e tė gjelbėr qė porsa ka nisur rritjen drejt qiellit dhe diellit.



Ndonėse kanė kaluar shumė vite tė jetės, pėrsėri, edhe sot, ndjenjat e ndrydhura dhe tė shtypura tė poeteshės, qėndrojnė ende si thėngjij tė ndezur nė zemrėn e saj tė bukur, ato janė brengė qė dhemb, por edhe prush qė ngrohė shpirtrat e dashuruar, ndėrkohė qė djeg dogmat dhe mendimet e prapambetura tė atyre njerėzve qė, edhe sot nė kėtė botė tė qytetėruar, mbajnė ende qėndrime tė errėta sunduese ndaj vajzave dhe grave, deri dhe dėnojnė bijat e tyre tė shtrenjta pse ato shfaqin kurajėn tė dashurojnė dhe ta shprehin hapur mendimin apo dashurinė e tyre tė ēiltėr. Dihet qė nė shekujt e sundimit osman, edhe shqiptarėt kaluan kėtė kalavar errėsire dhe zakonesh tė egra e barbare ndaj vajzave dhe grave, tė cilat aso kohe ishin tė skllavėruara dhe tė detyruara t`i bindeshin verbėrish mentalitetit tė egėr tė burrave patriarkalė. Por, le t`i shohim kėto mendime dhe mesazhe njerėzore, duke shfletuar faqet e kėtij libri poetik, mbresėlėnės, emocionues dhe tė vėrtetė:

Te vjersha “Nėnės sime” qė ēel vėllimin, poetesha Emine Hoti, me njė gjuhė tė thjeshtė shkruan: “Ėndrrat e mija, perėnduan,/Mė dėrguat nuse, pa dashur unė,/Por dhe atje nuk u dorėzova,/Fėmijėve tė mi, ju pėrkushtova”. Thjesht dhe bukur, nė pak vargje, lexuesi zhytet e pėrfshihet i tėri nė vorbullat e fatit tė njė vajze tė re, e cila na lajmėron me dhembjen e zemrės pėr njė jetė qė nis me privimin e dhunshėm tė ndjenjave tė saj, por qė artistikisht pėrmban nė vetvete vlerėn e njė romani tė tėrė. Ndėrkohė qė, pėr jetėn e vajzave dhe tė grave shqiptare tė Kosovės, krahas mentaliteteve tė errėta tė trashėguara, ishte edhe mė i egėr sundimi sllavo-serb, i cili me konceptin e mė tė fuqishmit e tė pushtuesit, pėr dekada tė tėra i trajtoi si skllevėr shqiptarėt, duke i persekutuar, duke i dhunuar e vrarė, burrat, por deri dhe vajzat e gratė shqiptare me fėmijė nė djep apo dhe nė bark. Nė kushtet e njė shtypje tė rėndė e mizore, duke mos duruar skllavėrimin, disa, mes tyre edhe heroina e librit, njėherazi autore, u detyruan tė braktisin vendlindjen dhe tė merrnin udhėt tragjike tė mėrgimit. Poetesha shprehet dhembshėm me vargje, duke iu drejtuar fatit tė zi tė nėnės sė saj: “Vetėm ti e di ēfarė pėrjetove nė shtėpi,/Barbarėt e egėr duke tė torturuar,/Tė rrahėn pėr vdekje pėr tė tė ēmendur,/Kėtė, mė mirė tė mos ma kishe treguar!” Kurse nė vijim, ajo krahas dhembjes qė ndjen si mėrgimtare, shpreh emocionin, mallėngjimin dhe dashurinė e madhe pėr nėnėn e saj tė shtrenjtė, qė ndodhet larg saj, qė nuk e braktisi atdheun me gjithė situatat e rėnda nėn pushtimin e egėr e barbar: “Me shumė mall po ju shkruaj,/Deri nė vdekje pėr ju po vuaj,/Nga mėrgimi, me mallėngjime,/Tė pėrqafoj, oj nėna ime!” Kurse te vjersha” Vendlindja ime”, poetesha Hoti rrėfen shpirtin saj tė madh e tė dėlirė, zemrėn e saj tė dhembshur: ”Tė shkruaj nga larg, se s`tė harroj,/Pėrherė me ty, dua tė jetoj,/Gėzimin e hidhėrimin qė pata me ty,/Unė i shndėrrova vetėm nė dashuri.”

Vjershat rrjedhin njėra pas tjetrės si ujėvara me ujė tė freskėt e transparente, ku lexuesi ndjen dėshirėn tė zhytet dhe tė ndjejė, bashkė me freskinė dhe bukurinė, edhe vlerėn e ujit tė rrjedhshėm e jetėdhėnės, qė zbret me rrėmbim nga malet e lartė e tė bardhė, ku dėbora shkrinė nėn rrezet e ngrohta tė diellit. Te vjersha “I vetmi nė kėtė botė”, poetesha zbraz gjithė ēka nė zemėr pėr njeriun qė dashuron, por, e pėrfshirė nga pengesa tė shumta, qė nuk ia mundėsuan realizimin e dashurisė sė saj, ajo e rrėfen kėtė ndjenjė si pengė tė jetės, duke bėrė njėherazi njė vetėqortim, sepse duhej tė ishte treguar edhe mė guximtare dhe e panėnshtruar, tė kishte dėgjuar zėrin e zemrės, tė kishte vepruar siē i thoshte ajo me rrahjet e saj dhe ta zgjidhte dilemėn qė e mundon edhe sot e kėsaj dite: ”Kurrė nė jetė mos mendo,/Qė unė do ta dua njė tjetėr,/Vetėm ty tė mendoj,/Por nuk dijė si tė veprojė”. Duke u ndjerė e vonuar dhe e pafuqishme pėr tė jetėsuar ndjenjat dashurore, poetesha i drejtohet pėr ndihmė Perėndisė tek e cila ka besim tė plotė. Nė vėllim, poezitė, si nė njė “stacion” shpirtėror, ndalen pėrherė te brenga qė fsheh zemra pėr dėshirėn e penguar, pėr ėndrrėn e ndėrprerė nė mes, por, qė, me gjithė kėtė pezmatim, siē ndodh me njerėzit e dashuruar fort, herė-herė shpresa dhe besim vagėllojnė nė mendjen e poetes si njė flakėrimė vetėtime, qė shfaqet befasisht nė errėsirėn e njė nate dimri, duke i dhėnė shpresė se, mbase, kushedi, ndoshta, ėndrra e saj do tė marrė drejtimin e duhur, do tė ndodh mrekullia e dėshiruar e, kėsisoj, jeta do ta gėzojė, ajo do tė lumturohet, ėndrrat e saj tė ndritshme do tė marrin udhė, do tė gjallėrohen dhe do tė bėhen tė prekshme si vetė jeta. Por, shpejt ėndrra shuhet, nė vend tė saj dhe tė dritės, te shpirti i poeteshės heroinė, zė vend errėsira, zemrėn e saj e shpon si shigjetė e mprehtė dhembja pėr ėndrrėn e shuar dhunshėm e, si pasojė, asaj asgjė nuk i hynė nė sy: “Ajo errėsirė mua mė treti,/Nė njė kėnd ku dielli nuk bėnte dritė,/Mungonte Ylli e trėndafili,/Pėr mua ferr mbretėronte ēdo ditė”. Kurse te poezia “Kjo botė e verbėr ishte pėr mua”, poetesha Hoti, me njė figuracion tė gjetur e tė rrallė e qė shumė poetė do ta kishin zili, shkruan:”Errėsira ēdo herė mua mė shoqėroj,/Duke vuajtur e lotuar e strukur nė vetmi,/Pėrherė qielli mė shikonte i trishtuar,/Duke ngrohur shpirtin tim me yjet e tij”.

Duke lexuar poezitė dhe duke kryer detyrėn e redaktorit, herė-herė mė rrėmbente mendimi se vargjet e Emine S. Hotit janė njė himn origjinal i dashurisė, ajo i kėndon asaj me fjalėt mė tė sinqerta dhe mė tė pastra, duke i thurur vargjet me transparencėn dhe ndriēimin qė pėrcjellin deri tek ne yjet dhe hėna. Janė vargje qė na tronditin dhe na vėnė nė mendime, duke na rrėfyer se zemrat e dashuruara fshehin dhe mbajnė brenda tyre prush tė zjarrtė e tė nxehtė, tė mbuluar nga njė shtresė e hollė hiri, e qė, mund tė zbulohet, vetėm nė mėnyrė metaforike dhe tė figurshme, me gjuhė poetike tė vėrtetė: “Nė brendėsi tė shpirtrave tanė,/Patėm tė shtrenjtėn dashuri,/Dashurinė e pastėr si floriri,/Qė heshtja jonė e mbuloj pėrgjithnjė”.(Nė kėtė rast, nė mėnyrė tė figurshme, dashuria ėshtė prushi i zjarrtė, kurse heshtja ėshtė hiri qė e mbulon).[IMG]http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2018/12/emine.jpg[/IMG]
Poetja dhe stilistja Emine S. Hoti me njė grup shqiptarėsh nė

Norvegji tė veshur me kostume tradicionale shqiptare tė qepura

dhe te dizenjuara nga vet Eminja.

Nė vėllim lexuesi do tė ndjejė dallgėt e mallit pėr vendlindjen, atė mall qė e kanė vetėm mėrgimtarėt e detyruar tė zvarriten rrugėve tė botės pėr mbijetesė, por qė zemra u vlon nga dėshira qė t`i gjenden pranė atdheut dhe njerėzve tė tyre tė shtrenjtė; aty e kanė mendjen, pėr atė u rreh zemra, duke ndjerė si detyrė tė brendshme qė tė bėjnė edhe ata diēka, tė kontribuojnė pėr atdheun. Ndėrkaq, poetesha, duke e lėnė tė lirė, si njė shqiponjė nė fluturim, ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun dhe tė nderimit pėr luftėtarėt e lirisė, u thur vargje tė ngjyer me nektar zemre dėshmorėve, qė sakrifikuan jetėn e tyre pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Kanė njė tingėllimė tė veēantė vargjet qė shprehin respekt tė thellė pėr sakrificat ndaj atdheut, njė tingėllimė qė ndez mė shumė flakėt e zjarrit poetik, teksa ai zjarr pėrcjell nderim dhe mirėnjohje pėr dėshmorėt qė mbetėn tė shenjtė nė piedestalin vezullues tė lirisė: ”Ju lumtė o trima, ju nuk vdiqėt kot,/Gjithė kombi ynė me ju mburret sot,/Vendi ynė sot me krenari,/Pėrjetė do t`ju shkruaj juve histori”. Kurse poezia “Shkove pa lamtumirė”, i kushtohet dėshmorit Hafir Shala, tė cilin poetesha e ka pasur shokė shkolle: “Kam ca fjalė, pėr t`i thėnė TY,/Pusho i qetė, me gjithė shoqėri,/Nė ēdo kėnd, jeni me ne,/S`keni vdekur, por keni le!” Kombi dhe atdheu janė pėr poeteshėn njė simbolikė e bukur dhe njė lajtmotiv udhėheqės nė jetė. Ajo, sa herė shkruan, vendlindjen, atdheun dhe kombin nuk i largon kurrė nga mendja, pėrkundrazi u kėndon me zjarr dhe me shpirt, me zemėr dhe me hove tė larta shpirtėrore. Kjo duket shumė qartė dhe te vjersha “Krenohemi me ty”, kur poetesha shkruan: ”Sa ndihem krenare vendlindje me ty,/Pėr ty ēdo herė ndiej vetėm dashuri,/Kah do qė shkoj, kudo qė shkova,/Kurrė me askėnd ty nuk tė ndėrrova”. Dhe mė tej: ”Lotėt faqeve mė rrjedhin,/Vėrshojnė pa u ndalur si pėrrua,/Qaj me mall dhe rėnkoj,/Pėr vendlindjen qė me shpirt e dua”. Ėshtė origjinale dhe interesante poezia ”Libri”, e ku, autorja shpreh dashurinė e saj pėr librin dhe leximin, rrėfen vlerat e librit dhe sesa ka mėsuar dhe mėson prej tij, e konsideron atė njė shokė tė dashur dhe tė menēur, qė ndriēon errėsirėn dhe i jep zemėr e krahė. Kurse nė pėrfundim ajo e mbyll kėtė poezi me vargjet kėshilluese: “Pėr tė gjithė kam njė kėshillim,/Duajeni librin deri nė amshim”.

Vjershat e Emine S. Hotit, herė-herė kanė edhe karakter filozofik. Poetesha vlerėson dhe analizon jetėn e njeriut, e respekton atė, tė drejtat dhe liritė e tij, kėrkon qė njeriu pavarėsisht kushteve e rrethanave, tė nderohet dhe tė respektohet, si qenie qė ka lindur i lirė. Nėpėrmjet vargjeve ajo kundėrshton me forcė padrejtėsitė, qė shpesh u bėhen individėve, grupeve shoqėrore e deri popujve e kombeve, duke iu mohuar atyre tė drejtat dhe liritė, pėr tė jetuar dhe pėr tė gėzuar jetėn tė qetė dhe tė lumtur. Duke jetuar dhe punuar nė njė vend me demokraci tė zhvilluar siē ėshtė Norvegjia, poetesha ka fituar koncepte tė reja dhe tė bukura pėr jetėn e njeriut. Ajo kėrkon qė njeriu tė lihet nė liritė, nė tė drejtat e tij, ai as tė mos dhunohet nga mė tė fortėt dhe mė tė fuqishmit, por tė respektohet, madje nė jetėn e tij nuk ka pse tė tjerėt tė ndėrhyjnė, pėrkundrazi duhet tė tregojnė respekt. Tė tjerėt, le tė pėrmirėsojnė nė radhė tė parė veten e tyre dhe tė mos mbajnė vėshtrimin vetėm tek tjetri, duke parė “qimen te tjetri dhe jo traun tek vetja”. Ja se si shprehet poetesha: “Njeriu vjen vetėm njėherė nė kėtė botė,/Jetėn e tij pėr ta jetuar,/Lirinė e jetės sė tij pėr ta gėzuar,/Nuk vjen nė kėtė botė pėr t`u mallkuar”. Dhe e mbyll vjershėn me vargjet aforistike: “Njė lindje, njė jetė, njė dashuri,/ Njė vdekje pėr ēdo njeri”. Kurse te vjersha “Pyesni zemrėn” e cila pagėzon dhe titullin kuptimplotė tė vėllimit, autorja shpalos kulturė intelektuale tė vėrtetė, nga e cila lexuesi kupton se poetesha vetė ka parė e provuar shumė nė jetė, ka arritur tė nxjerrė konkluzione tė thella nga jeta dhe, qė, doemos ato nuk i lė djerr e nė shkretėtirė, por u jep gjallėri me vargjet dhe kėshillat e saj poetike, tė cilat janė njėherazi edhe aforizma tė ndjera: ”Mos pyetni njeriun ēfarė ka ndodhur,/Pyetni zemrėn e tij ēfarė ka pėrjetuar,/Ēfarė ka parė me sy, ēfarė ka dėgjuar,/Pastaj mundemi atė me e gjykuar”. Kurse te vjersha “Ndodhitė duhen shkruar”, poetesha pėrcjell me modesti pėrvojėn e saj, por edhe nėnvizon pėrkushtimin e sinqertė nė udhėn e shkrimeve: ” Nė momentet kur shpirti qetėsi gjen,/Lapsin dhe fletėt gati dua t`i kem,/Gjithė ndodhitė duke i shkruar,/Qė tė di se si kam vepruar”. Kjo kėshillė e vyer e poeteshės, vlen pėr kėdo, sepse siē thoshin tė vjetrit: “Fjalėt i merr era, ajo qė shkruhet mbetet.”(“Verbavolant, scriptamanent”). Dhe e shkruara ne na kujton hapat e jetės, episodet dhe ndodhitė e shumta, qė, nėse nuk shkruhen, ato “shkrihen si kripa nė ujė”, harrohen dhe, kėshtu, njeriu humbet shumė gjėra tė ēmuara e me shumė vlerė, qė kanė tė bėjnė me rrugėt e tij tė jetės, me shpirtin e tij dikur tė ri dhe tė zjarrtė, me ėndrrat dhe pasionet, por edhe me pėrvojat qė i vlejnė atij vet e qė mund dhe duhet t`ua pėrcjellė brezave tė rinj, fėmijėve, nipėrve dhe mbesave, qė edhe ata tė ecin sa mė drejtė dhe nė mėnyrė tė ndershme nė rrugėt e jetės.

Ėshtė njė simbolikė e vėrtetė dhe himn i gjallė poezia “Nėna Terezė”, e cila tė frymėzon dhe tė befason me vargjet e bukur plot figuracion artistikė, e ku poetesha jonė shpreh ndjenja tė sinqerta respekti, dashurie dhe mirėnjohje pėr Nėnėn e Madhe Shqiptare, e cila i dha emėr dhe nder tė veēantė kombit shqiptar, zgjoi tek ne ndjenja tė reja krenarie pėr emrin e madh shqiptar: “O nėna jonė e shenjtė,/Mburrja jonė kombėtare,/Na bėre tė jemi kokėlartė,/O NĖNĖ TEREZA – NĖNA JONĖ E MADHE!” Sikurse, vargje qė dalin nga zemra, poetesha thur edhe pėr pajtimtarin e madh Anton Ēeta; kujton kontributet e tij pėr pajtimin e shumė shqiptarėve qė ishin nė hasmėri me njėri-tjetrin, por ajo e kėrkon edhe sot atė njeri dhe burrė tė menēur, qė tė ngrihet edhe njė herė dhe tė ndihmojė shqiptarinė, tė qetėsojė mendjet e nxehta, tė qartėsojė disa situata tė turbullta e marrėdhėnie jo vėllazėrore midis politikanėve shqiptarė, t`i shėrojė ata nga ndjenjat e urrejtjes e tė hakmarrjes dhe t`i bashkojė mė shumė e mė fort pėr t`i bėrė ballė jetės, vėshtirėsive, intrigave dhe kurtheve qė ngrenė armiqtė e kombit, tė cilėt herė duket sikur humbasin diku dhe, papritmas ngjallen dhe shfaqen pėrsėri me ligėsitė e tyre, duke na kujtuar proverbin e lashtė se “Ujku qimen e ndėrron, por zakonin se harron!” Ja se si e portretizon poetesha Hoti pajtimtarin e shquar:”Ishe njeri i madh,/O burrė i bujarisė,/ O Baci Anton,/Po tė thėrrasin tė gjithė./Ah!, sikur tė jetė gjallė bacė Antoni,/T’i bashkojė kėta shqiptarė tė pėrēarė,/Qė s’ka kush qė i bashkon”.

Respektin pėr gruan, poetesha e shpreh nė mėnyrė magjike te vjersha “Urim pėr 8 Marsin!” njė urim qė del nga zemra e njė gruaje qė ka kaluar mundime tė shumta nė jetė dhe qė uron gjininė e saj, gratė dhe vajzat me fjalėt mė tė ėmbla, mė tė ngrohta, mė tė sinqerta, tė mbushura me figuracion tė lakmuar artistikė, me figura si perlat qė gjenden duke i kėrkuar gjatė dhe pa u lodhur: “Nė zemrat tuaja mbretėroftė ēdo herė,/Gėzimi, hareja e lumturia,/Tė pa vdekshme jeni, ju fali Perėndia,/Me ju krenohet e mbarė njerėzia/ Kudo qė jeni nė kėtė planet,/Tė bukurat e natyrės, burime tė jetės,/Pasardhėsit tuaj Zoti ju bekoftė,/Gjitha tė mirat juve ju dhuroftė!/Burim i pa shterur jeni nė kėtė botė,/Gjini e bukur natyra ju krijoj,/Nga ju rrjedh mjalti e pasuria,/Me ju gjithnjė bota do t`pėrparojė.” Kurse vargje tė tjera plot zjarr, poetesha derdh edhe te poezia “E dashura nėna ime”. Nga dėshira e mirė dhe emocioni qė mė krijoj kjo poezi, s`po rri dot pa i pėrmendur disa vargje: “Nga larg e tretur nė mėrgim,/Tė pėrqafoj o nėnė, me mallėngjim,/Ti je nė mendjen e zemrėn time,/O e shtrenjta,e dashura nėna ime!/Na ndajnė mijėra kilometra,/Por dije o nėnė, unė ēdo ditė tė kujtoj TY,/Nipėrit dhe mbesat tė duan shumė,/Tė pėrshėndesin me shumė dashuri./Fati e deshi tė marr rrugėn e mėrgimit,/Tė ndahem nga ti e dashura nėnė,/Ti rrezja e diellit nė ditėt e vėshtira pėr mua,/Ti ngushėllimi im nė netėt e gjata pa hėnė,/E di se tė ka marr malli pėr mua,/Ēdo here zemra me qanė, syri loton,/Vajza jote mėrgimtare tė pėrqafon./Nipat dhe mbesat tuaja,/Janė krenare me TY,/Tė pėrshėndesin dhe tė urojnė 8 Marsin,/Nėna e gjyshja jonė e dashur,/qofsh e lumtur gjithnjė”.

Nuk po zbuloj nė kėtė fjalė parathėnė-se gjithė bukuritė poetike qė pėrcjell zemra e madhe dhe shpirti i bukur i poetes shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti, por dėshiroj tė shpreh respektin e thellė ndaj saj dhe ndjenjave tė ngrohta poetike e me bukuri tronditėse, e, gjithashtu, dėshiroj t`i them lexuesit qė t`i lexojė poezitė e kėtij vėllimi, tė cilat zhvillojnė ēiltėrsisht pėrgjigjen e titullit: “Pyesni zemrėn”. Ėshtė njė zemėr qė rrėfen pa reshtur dhe me ndjenjė, qė shfaq lirshėm bukuritė e shpirtit njerėzor, mirėsitė dhe dashuritė e pastra si kristali dhe gurgullimėn e shėndetshme tė jetės, ashtu siē e urojmė dhe e dėshirojmė tė gjithė.


by Deēani, Thursday, 20 December 2018 11:03, Comments(0)
Comments


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Page generated in 1.58078 seconds with 41 queries