Shenimi i Fundit - Shkruajtur nga: Deēani - Mėrkur, 30 Shtator 2015 17:13
Lajmet

mergimtari.ch LajmeKomente Dhe AnalizaDIMRI I PARĖ AMERIKAN PA ...   
DIMRI I PARĖ AMERIKAN PA ...

DIMRI I PARĖ AMERIKAN PA MID’HAT FRASHĖRIN TONĖ TĖ MADH




Nga Ilir Hysa PhD


Sot, kėtu nė bregun verilindor tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, n’a mbėrriti dėbora e parė e sezonit. Ndodh qė, teksa bien si me pėrtesė, flokėt e dėborės sė bardhė tė ngacmojnė kėrshėrinė pėr tė sjellė ndėrmend kujtime.

Mendja mė shkoi tek vizitat qė i bėnim Lumos sonė tė papėrsėritshėm. E vizitonim pranverave tė vonuara me dėborėn qė pėrtonte tė shkrinte, dhe vjeshtėve tė zhveshura, ndonjėherė edhe me erė e shi, qė sillnin mbi kokė gjethet e zverdhura e tė drobitura, si udhėtimi i gjatė i heroit tonė tē pėrbaltur, shėrbestarit tonė tė pėrulur, prometeut tė qėndresės ndaj sė keqes. Vizita e para disa javėve ishte e fundit. Pranverėn e kėtij viti shkuam, bėmė nderimet dhe pastaj e lamė atė lėndinė, nė varrezat Ferncliff nė Nju Jork, teksa era e ftohtė fėrshėllente me zemėrim, ndonėse ishte fundmarsi. Pjesė tė lėndinės mbeteshin tė mbuluara nga dėbora. E lamė atje Lumon teksa largoheshim pa pėrgjigjje teksa kthenim kokėn pas me keqardhje dhe pyesnim: Pse duhet lėnė kėtu njė shqiptar kaq i mirė?! Dėbora e sotme mė kujtoi pikėrisht atė ditė.



Por tani qė n’a e morėn “pėr t’i pėrmbushur amanetin”, njė boshllėk i madh ndjehet nė eterin e kėsaj ane tė oqeanit. Ndėrkohė, nė anėn tjetėr, zhurmė e madhe, si gjithmonė. Pa mbėrritur mirė Mid’hat Beu, nė studiot e moēalit tė Tiranės po mundohen t’a bėjnė copė-copė, t’a shkoqin “njeriun e letrave” nga “politikani”, qėllimshėm duke harruar se flasin jo vetėm pėr djaloshin 13 vjeēar qė fliste gjashtė gjuhė, bibliofilin shembullor dhe tė birin e Abdyl Frashėrit, por edhe apostullin e Ēamėrisė sė genocidit, Kosovės sė martirizuar dhe misionarin e palodhur nė kohėn e Konferencės sė Paqes nė Paris. Kjo zhurmė e fabrikuar, ndonėse jo e papritur, sėrisht mė bėn tė ndjehem i pikėlluar. Ēakenjtė e studiove televizive djallėzisht harrojnė se flasin pėr protagonistin e ngjarjeve mė tė rėndėsishme historike tė Shqipėrisė sė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Pikėllimi vjen pėr faktin se ata jo vetėm po vrasin sėrisht themeltarin e identitetit tonė gjuhėsor e kombėtar, frymėzuesin mė profetik dhe artikuluesin mė tė qartė tė aspiratave tona kombėtare nė kontekstin e konservatorizmit europian, por sepse ne si komb po humbim sėrisht njė mundėsi tjetėr tė pajtimit kombėtar. Dhe jo atij tė shtirė.

Nė botėn reale e virtuale po shohim nga njėra anė thirrje pėr unitet, nga ana tjetėr raprezalje tė turpshme ndaj njeriut tė mallėngjyer qė kthehet nė njė arkėmort pas 74 vjetėsh. Pse? A nuk mėsuam asgjė nga katraura e gati tetė dekadave?! Sa dashakeqėsi! Duhet kuptuar mirė se jo tė gjithė ata qė insistojnė se, pėr hir tė profesionalizmit dhe tė unitetit kombėtar, ne duhet t’ua lemė historinė historianėve, kanė tė drejtė. Kjo sepse njė kėrkesė e tillė ėshtė shpesh djallėzore kur mendohet se nė gjirizin e pinjollėve tė ish-bllokmenėve, tė pasardhėsve tė oficerėve tė ushtrisė popullore tė diktaturės dhe tė sigurimit famėkeq tė shtetit e gjithė falangrave tė tyre, standarti i historisė dhe “tė liēensuarit e besuar” mbeten mjerisht Milo e Xhufi, historianėt e oborrit tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Kėta tė fundit nuk kanė tė drejtė morale tė japin leksione historie, pėr njė histori tė cilėn ata vetė ndihmuan tė manipulohet. Prandaj gjithė konsomolasit e djeshėm dhe tė sotėm tė mos i brejė meraku i unitetit. Uniteti nuk ka qenė kurrė gjella e tyre. Uniteti vjen me shpalosjen e sė vėrtetės. Ata mė shumė sesa pėr unitetin duhet t’i hajė meraku se faktet historike po dalin sheshit dhe atyre iu duhet tė drejtojnė gishtin e fajėsisė tek soji i tyre. Shkurt, ata tremben se sė shpejti duhet tė hanė njeri tjetrin.

Pėr t’u kthyer tek djali i derės sė madhe tė Frashėrllinjve, ai tani bėri 24 orė qė pushon nė tokėn mėmė. Duhet thėnė, pėr hir tė sė vėrtetės, se pa gjykuar dot sinqeritetin, u duk se optika e pritjes sė Mid’hat Frashėrit ishte dinjitoze, edhe pse ka plot pėr tė thėnė. A do tė thotė riatdhesimi i Mid’hat Frashėrit se ndoshta po kėrkojnė ndjesė nė heshtje trashėgimtarėt e atyre qė vranė poetė? Nėse po, ata duhet tė bėjnė kėshtu publikisht, pėr t’u shkėputur nga krimet e etėrve tė tyre. Por sigurisht qė ata nuk janė gati. Homazhet nė Akademinė e Shkencave, ku ende ka akademikė qė refuzojnė t’a njohin historinė tonė tė vėrtetė pėr shkak tė dogmės qė i mban mbėrthyer nė llogoren e vjetėr, ishin sinjali i parė se qeveria po riatdhesonte Lumo Skėndon e letrave e tė kulturės, jo Mid’hat Frashėrin e veprimit politik, diplomatik e patriotik. Patrioti, albanologu, diplomati, shkrimtari etj. duhej pritur i plotė, jo gjysmak. Kjo ishte arsyeja pse e bojkotova ceremoninė e pėrcjelljes nė Nju Jork. Nėse pritej i plotė, Mid’hat Frashėrit duhej t’i ishin bėrė homazhe sė paku nė ndėrtesėn e kryeministrisė.

Atėhere, pse e bėri qeveria njė akt tė tillė? Humanizėm? Dėshirė e mirė pėr njė kapitull tė ri? Pėrllogaritje politike? Motivet nuk i gjykoj dot. Ndonėse, siē ėshtė thėnė kėto ditė, qeveria po pėrdor Mid’hat Frashėrin pėr tė hequr vėmendjen nga kriminaliteti dhe korrupsioni galopant. Klasa politike u duk goxha unike dhe ndoshta po luan trukun e radhės. Megjithatė, kjo nuk e ndryshon faktin qė Lumoja duhej kthyer nė atdhe. Dhe ndonėse nuk po e lėnė tė qetė, ai me siguri po i mėshiron ata qė i janė vėrsulur sėrisht. Lumo Skėndo i njeh mirė ata. Askush nuk e ka pėrshkruar mė mirė sojin e tyre. A i pa kush moderatorėt e gjirizit teksa dukshėm donin t’a bėnin kėtė njeri tė stėrmunduar nga historia njė sensacion mediatik?! A i dėgjoi kush tė ftuarit e pėshtirė qė nuk skuqen kur vazhdojnė tė na tregojnė arkivat e huaja nėn optikėn e diktatorit?! Pėrcaktimi i Mid’hat Frashėrit ėshtė po aq aktual sot sa ishte shtatė dekada mė parė, para se Ai tė mbyllte sytė:

“Komunizma ėshtė njė sėmundje e tmerruar, si tėrbimi i qenėve dhe i ujqėrve, ėshtė njė kolerė qė nuk shkatėrron vetėm trupin, por dhe mė tepėr akoma, zemrėn dhe shpirtin e njeriut.”

Ndėrkohė, nė kėtė anė tė oqeanit, ne mbetėm si zogu pa fole. Ai varr ishte kthyer nė njė vend pelegrinazhi pėr shpirtra idealistėsh. Kohėt e fundit u afruan edhe nga ata qė dijnė t’a nuhasin kazanit, por kjo nuk ndryshon asgjė nė shenjtėrinė e asaj cope toke. Dhe tani ajo fole e shenjtė u shkri nė kujtimet tona pėr njė shqiptar shembull tė shqiptarit tė mirė, njė punėtori tė palodhur tė vendit tonė. Ky dimėr do jetė i pari dimėr amerikan pa Mid’hatin tonė shembullor. Por ky dimėr do tė shkojė dhe tė tjerė do vijnė. Dhe ndėrsa koha shkon e mungesa e Lumos sonė do tė ndjehet shumė, mesazhi qė po merr dhenė ėshtė se Mid’hati nuk ka baltė pėr t’i hequr, sikurse tha Kryeministri i Shqipėrisė nė ceremoninė e rivarrimit tė Mid’hat Frashėrit. Ai ėshtė Ylli Polar qė ndriēon universin shqiptar, pėrtej dogmės, mosnjohjes dhe mosmirėnjohjes. Balta e turpit do tė mbetet mbi historianėt e oborrit dhe ēorbėn qė gatuan nė kuzhinėn e diktatorit. Turpi dhe balta do tė mbesė mbi zhvatėsit, jo shėrbestarėt e kombit. E vėrteta vonon por nuk harron. Populli ynė nė trojet e veta etnike dhe nė diasporė nuk ka qenė kurrė ndonjėherė mė i etur sesa sot pėr tė vėrtetėn dhe po e pėrqafon shpejt birin e tij tė denjė e tė munguar. Ky ėshtė lajmi mė i mirė kėtė fillimdimri tė parė, e disi tė parakohshėm, amerikan pa Lumon tonė pendėhollė e zemėrzjarrtė.

Ilir Hysa, PhD
Sh.B.A., 15 nėntor 2018
(marrė nga:tribunashqiptare)


Nga Deēani, Diele, 18 Nėntor 2018 08:38, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.02892 sekonda me 39 veprime