Shenimi i Fundit - Shkruajtur nga: Deēani - Mėrkur, 30 Shtator 2015 17:13
Lajmet

mergimtari.ch LajmeKomente Dhe Analiza   
DIMRI I PARĖ AMERIKAN PA ...

DIMRI I PARĖ AMERIKAN PA MID’HAT FRASHĖRIN TONĖ TĖ MADH




Nga Ilir Hysa PhD


Sot, kėtu nė bregun verilindor tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, n’a mbėrriti dėbora e parė e sezonit. Ndodh qė, teksa bien si me pėrtesė, flokėt e dėborės sė bardhė tė ngacmojnė kėrshėrinė pėr tė sjellė ndėrmend kujtime.

Mendja mė shkoi tek vizitat qė i bėnim Lumos sonė tė papėrsėritshėm. E vizitonim pranverave tė vonuara me dėborėn qė pėrtonte tė shkrinte, dhe vjeshtėve tė zhveshura, ndonjėherė edhe me erė e shi, qė sillnin mbi kokė gjethet e zverdhura e tė drobitura, si udhėtimi i gjatė i heroit tonė tē pėrbaltur, shėrbestarit tonė tė pėrulur, prometeut tė qėndresės ndaj sė keqes. Vizita e para disa javėve ishte e fundit. Pranverėn e kėtij viti shkuam, bėmė nderimet dhe pastaj e lamė atė lėndinė, nė varrezat Ferncliff nė Nju Jork, teksa era e ftohtė fėrshėllente me zemėrim, ndonėse ishte fundmarsi. Pjesė tė lėndinės mbeteshin tė mbuluara nga dėbora. E lamė atje Lumon teksa largoheshim pa pėrgjigjje teksa kthenim kokėn pas me keqardhje dhe pyesnim: Pse duhet lėnė kėtu njė shqiptar kaq i mirė?! Dėbora e sotme mė kujtoi pikėrisht atė ditė.



Por tani qė n’a e morėn “pėr t’i pėrmbushur amanetin”, njė boshllėk i madh ndjehet nė eterin e kėsaj ane tė oqeanit. Ndėrkohė, nė anėn tjetėr, zhurmė e madhe, si gjithmonė. Pa mbėrritur mirė Mid’hat Beu, nė studiot e moēalit tė Tiranės po mundohen t’a bėjnė copė-copė, t’a shkoqin “njeriun e letrave” nga “politikani”, qėllimshėm duke harruar se flasin jo vetėm pėr djaloshin 13 vjeēar qė fliste gjashtė gjuhė, bibliofilin shembullor dhe tė birin e Abdyl Frashėrit, por edhe apostullin e Ēamėrisė sė genocidit, Kosovės sė martirizuar dhe misionarin e palodhur nė kohėn e Konferencės sė Paqes nė Paris. Kjo zhurmė e fabrikuar, ndonėse jo e papritur, sėrisht mė bėn tė ndjehem i pikėlluar. Ēakenjtė e studiove televizive djallėzisht harrojnė se flasin pėr protagonistin e ngjarjeve mė tė rėndėsishme historike tė Shqipėrisė sė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Pikėllimi vjen pėr faktin se ata jo vetėm po vrasin sėrisht themeltarin e identitetit tonė gjuhėsor e kombėtar, frymėzuesin mė profetik dhe artikuluesin mė tė qartė tė aspiratave tona kombėtare nė kontekstin e konservatorizmit europian, por sepse ne si komb po humbim sėrisht njė mundėsi tjetėr tė pajtimit kombėtar. Dhe jo atij tė shtirė.

Nė botėn reale e virtuale po shohim nga njėra anė thirrje pėr unitet, nga ana tjetėr raprezalje tė turpshme ndaj njeriut tė mallėngjyer qė kthehet nė njė arkėmort pas 74 vjetėsh. Pse? A nuk mėsuam asgjė nga katraura e gati tetė dekadave?! Sa dashakeqėsi! Duhet kuptuar mirė se jo tė gjithė ata qė insistojnė se, pėr hir tė profesionalizmit dhe tė unitetit kombėtar, ne duhet t’ua lemė historinė historianėve, kanė tė drejtė. Kjo sepse njė kėrkesė e tillė ėshtė shpesh djallėzore kur mendohet se nė gjirizin e pinjollėve tė ish-bllokmenėve, tė pasardhėsve tė oficerėve tė ushtrisė popullore tė diktaturės dhe tė sigurimit famėkeq tė shtetit e gjithė falangrave tė tyre, standarti i historisė dhe “tė liēensuarit e besuar” mbeten mjerisht Milo e Xhufi, historianėt e oborrit tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Kėta tė fundit nuk kanė tė drejtė morale tė japin leksione historie, pėr njė histori tė cilėn ata vetė ndihmuan tė manipulohet. Prandaj gjithė konsomolasit e djeshėm dhe tė sotėm tė mos i brejė meraku i unitetit. Uniteti nuk ka qenė kurrė gjella e tyre. Uniteti vjen me shpalosjen e sė vėrtetės. Ata mė shumė sesa pėr unitetin duhet t’i hajė meraku se faktet historike po dalin sheshit dhe atyre iu duhet tė drejtojnė gishtin e fajėsisė tek soji i tyre. Shkurt, ata tremben se sė shpejti duhet tė hanė njeri tjetrin.

Pėr t’u kthyer tek djali i derės sė madhe tė Frashėrllinjve, ai tani bėri 24 orė qė pushon nė tokėn mėmė. Duhet thėnė, pėr hir tė sė vėrtetės, se pa gjykuar dot sinqeritetin, u duk se optika e pritjes sė Mid’hat Frashėrit ishte dinjitoze, edhe pse ka plot pėr tė thėnė. A do tė thotė riatdhesimi i Mid’hat Frashėrit se ndoshta po kėrkojnė ndjesė nė heshtje trashėgimtarėt e atyre qė vranė poetė? Nėse po, ata duhet tė bėjnė kėshtu publikisht, pėr t’u shkėputur nga krimet e etėrve tė tyre. Por sigurisht qė ata nuk janė gati. Homazhet nė Akademinė e Shkencave, ku ende ka akademikė qė refuzojnė t’a njohin historinė tonė tė vėrtetė pėr shkak tė dogmės qė i mban mbėrthyer nė llogoren e vjetėr, ishin sinjali i parė se qeveria po riatdhesonte Lumo Skėndon e letrave e tė kulturės, jo Mid’hat Frashėrin e veprimit politik, diplomatik e patriotik. Patrioti, albanologu, diplomati, shkrimtari etj. duhej pritur i plotė, jo gjysmak. Kjo ishte arsyeja pse e bojkotova ceremoninė e pėrcjelljes nė Nju Jork. Nėse pritej i plotė, Mid’hat Frashėrit duhej t’i ishin bėrė homazhe sė paku nė ndėrtesėn e kryeministrisė.

Atėhere, pse e bėri qeveria njė akt tė tillė? Humanizėm? Dėshirė e mirė pėr njė kapitull tė ri? Pėrllogaritje politike? Motivet nuk i gjykoj dot. Ndonėse, siē ėshtė thėnė kėto ditė, qeveria po pėrdor Mid’hat Frashėrin pėr tė hequr vėmendjen nga kriminaliteti dhe korrupsioni galopant. Klasa politike u duk goxha unike dhe ndoshta po luan trukun e radhės. Megjithatė, kjo nuk e ndryshon faktin qė Lumoja duhej kthyer nė atdhe. Dhe ndonėse nuk po e lėnė tė qetė, ai me siguri po i mėshiron ata qė i janė vėrsulur sėrisht. Lumo Skėndo i njeh mirė ata. Askush nuk e ka pėrshkruar mė mirė sojin e tyre. A i pa kush moderatorėt e gjirizit teksa dukshėm donin t’a bėnin kėtė njeri tė stėrmunduar nga historia njė sensacion mediatik?! A i dėgjoi kush tė ftuarit e pėshtirė qė nuk skuqen kur vazhdojnė tė na tregojnė arkivat e huaja nėn optikėn e diktatorit?! Pėrcaktimi i Mid’hat Frashėrit ėshtė po aq aktual sot sa ishte shtatė dekada mė parė, para se Ai tė mbyllte sytė:

“Komunizma ėshtė njė sėmundje e tmerruar, si tėrbimi i qenėve dhe i ujqėrve, ėshtė njė kolerė qė nuk shkatėrron vetėm trupin, por dhe mė tepėr akoma, zemrėn dhe shpirtin e njeriut.”

Ndėrkohė, nė kėtė anė tė oqeanit, ne mbetėm si zogu pa fole. Ai varr ishte kthyer nė njė vend pelegrinazhi pėr shpirtra idealistėsh. Kohėt e fundit u afruan edhe nga ata qė dijnė t’a nuhasin kazanit, por kjo nuk ndryshon asgjė nė shenjtėrinė e asaj cope toke. Dhe tani ajo fole e shenjtė u shkri nė kujtimet tona pėr njė shqiptar shembull tė shqiptarit tė mirė, njė punėtori tė palodhur tė vendit tonė. Ky dimėr do jetė i pari dimėr amerikan pa Mid’hatin tonė shembullor. Por ky dimėr do tė shkojė dhe tė tjerė do vijnė. Dhe ndėrsa koha shkon e mungesa e Lumos sonė do tė ndjehet shumė, mesazhi qė po merr dhenė ėshtė se Mid’hati nuk ka baltė pėr t’i hequr, sikurse tha Kryeministri i Shqipėrisė nė ceremoninė e rivarrimit tė Mid’hat Frashėrit. Ai ėshtė Ylli Polar qė ndriēon universin shqiptar, pėrtej dogmės, mosnjohjes dhe mosmirėnjohjes. Balta e turpit do tė mbetet mbi historianėt e oborrit dhe ēorbėn qė gatuan nė kuzhinėn e diktatorit. Turpi dhe balta do tė mbesė mbi zhvatėsit, jo shėrbestarėt e kombit. E vėrteta vonon por nuk harron. Populli ynė nė trojet e veta etnike dhe nė diasporė nuk ka qenė kurrė ndonjėherė mė i etur sesa sot pėr tė vėrtetėn dhe po e pėrqafon shpejt birin e tij tė denjė e tė munguar. Ky ėshtė lajmi mė i mirė kėtė fillimdimri tė parė, e disi tė parakohshėm, amerikan pa Lumon tonė pendėhollė e zemėrzjarrtė.

Ilir Hysa, PhD
Sh.B.A., 15 nėntor 2018
(marrė nga:tribunashqiptare)


Nga Deēani, Diele, 18 Nėntor 2018 08:38, Komentet(0), Lexo tė gjithė
BAJRAM CURRI SHTYLL’ E NACIONALIZMIT

Nga Fritz Radovani

MARS 1925: SHQIPNIA NĖ ZI…
■Dhe, kėte Shqipni, nuk e kam gjetė kund ma sakt se tek Don Lazer Shantoja.
… “Nji plakė dhe nji gocė kjajnė pėrditė nė Shkoder… Nji Nanė dhe nji bijė!
Nana kjanė djalin ma tė madh dhe bija baben ma tė mirė tė Shqipnisė sė shkretė. Lotėt e plakės shkodrane e tė gocės kosovare janė lotėt e tė tanė Shqipnisė sė sotme.
Edhe kjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson perditė per tė vdekunit e mėdhaj qi humben dhe per tė gjallėt e mjerė qi po humbin. Populli asht nė kulmin e deshprimit. I vetmi ngushllim qi i ka mbetė, nė kjoftė se ngushllim mund tė quhet, asht enč vaji: Lodja qi kje perherė shujta e idhėt e Popullit Shqiptar.
Nder shpellat e largėta tė bjeshkėve kreshnike tė Krasniqes ky popull i mjerė pat nji Babė: Ia mbyten!
Nder korridoret e errta tė diplomacisė sė jashtme ky popull i vorfėn pat nji Pris: Ia vranė!
Me humbjen e Bajram Currit e tė Luigj Gurakuqit mbyllet nji epopč e madhnueshme e kėputet pergjysė nji hymn i naltė! Epopčnė e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmė na!
… Na kjajmė si per njenin ashtu edhe per tjetrin. Ferku asht vetem ky: Lodja qi derdhim mbi emnin e Luigj Gurakuqit asht edhe lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me tė tana rrethanat e heroizmes: Lindi nė mal, jetoj nė mal, luftoj nė mal e vdiq nė mal.
Vdiq me armė nė dorė, ndermjet tė Shqipnisė sė robnueme e tė Shqipnisė sė lirė.
Vdiq si meritonte tė vdiste Bajram Curri!
Tė kishte vdekun nė sallen e ndoj klinikės europjane, jetės sė Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli ma i bukur.
Perkundrazi si vdes Luigj Gurakuqi? Vritet nė dhe t’huej, vritet tinzisht mbas dere tė nji hoteli, vritet prej nji krimineli vagabond… Bajram Curri nderohet edhe prej t’ huejvet, deri prej anmiqvet tė tij tė perjetshem…
Luigj Gurakuqi shnderohet jo vetė, por mbytet pėr sė dyti shi prej asaj qeveri pėr tė cilen, i shuemi, kje gjithmonė i akuzuem se ushqente ndjesina ma se miqėsore.
■Gjyqi i Tranit – shembull klasik paturpėsie cinike nė gjyqet botnore – na difton sheshasit se diktatori i Romės desht me e krye vepren e diktatorit tė Tiranės, tė Zogut.
***
■Ky njeri nuk asht ma! Trupi i tij rrxohet i pergjakun tek dera e Hotel Cavour, dhe kur ndihet krisma katastrofale e armės sė trathtisė e kur merret vesht se tre plumat e revolverit tė tiranvet kishin shpue zemren e Luigj Gurakuqit, atje nė shpellat e Krasniqes jehon nji gjamė. Plaku i Kosovės njynė pecen nė voj me fshi pėr tė mramen herė armėt sa herė ngadhnjyese, del prej shpellet, ban sulmin e mramė e vdes!
■Nė nji pallat tė Tiranės Ahmet Zogu me nji tė zgedhime satanik u qet me pi satelitvet tė gėzueshem tue u thanė: Tash nuk drue ma kend!”
***
■Po; n’ Dragobi
Plakun do t’ gjejmė tue kjamun per Shqipėni…
Me t’ gjallė ma fjalė nuk kemi: Asht kot me pritė:
Pleqt u faruen e s’ kan pse plaken t’ ritė!
Sot mbasi t’ gjallėt nuk janė tue luejt per t’ gjallė
Lč t’ shkojmė na t’ vdekunit Shqiperin me ngjallė!..

■Kėndojnė Zanat…

Vigajt vdiqen, mbaruen trimat,
Vdiqen t’ gjith burrat e dheut;
Sot n’ Shqipėni sundojnė kulimat
Mbi fron Shejt tė Skanderbeut.

E patundun tiranija
Po mbretnon e kush s’ po lot;
Shqiptar ma nuk ka Shqipėnija
Nuk ka Shqipja flamur sot.

Shkelė asht ndera e Shqipenis
N’ t’ tana viset si mos kurr:
Kjajė mbi bjeshkėt e Dragobis
Kjajė, po, kjajė, o Bajram Curr!

■Shenim nga F.Radovani: Poezia asht marrė nga “Kuvendi i Deshmorvet”, tek libri
“Vepra” e Don Lazer Shantojės. Shkoder 2005.
Do t’ ishte mirė qė ky liber tė vendosej nė Maozoleumin e Tiranės!
Melbourne, 2017.
(marrė nga:tribunashqiptare)



Nga Deēani, Premte, 16 Nėntor 2018 18:05, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Posselt: Turqia tė mos pėrzihet nė librat shkollor tė Kosovės


Një deputet gjerman i Parlamentit Evropian tha se Turqia duhet të mos përzihet në librat shkollor të Kosovës për historinë lidhur me okupimin brutal pesë shekujsh të vendit dhe rajonit nga Perandoria Osmane dhe në vend të kësaj të “mendoj se si t’ua mësoj historinë e saj të rinjve turq”.
Deputeti gjerman në PE, Bernd Posselt i tha agjensiont të lajmeve dtt-net.com se presioni i qeverisë së Turqisë ndaj qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet që të ndalet.
“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatore përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme,” tha ai.
Posselt tha më tutje se librat shkollor duhet që të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah për këtë Kosovën përderisa, porosit qeverinë turke që të mësoj të vërtetën për historinë e saj të rinjve të shtetit të vet, e jo të përpiqet t’ua ndryshoj atë popujve të tjerë.
“Është e qartë se të gjithë librat shkollor duhet që të bazohen në të historinë e vërtetë dhe në shërbim të pajtimit midis popujve. Ky është qëndrimi në të cilin unë e përkrah Kosovë ; Turqia duhet që mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq “, tha deputeti Bernd Posselt, i cili vjen nga partia CDU e kryeministres gjermane Angela Merkel.
Ankara është duke e përdorë tërë peshën e saj politike dhe diplomatike ndaj qeverisë së Kosovës për të ndryshuar librat shkollore të historisë dhe ta përshkruaj okupimin pesë shekujsh të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit nga Perandoria Osmane si një ‘okupim miqësor’.
Zyrtarë të lartë të qeverisë turke kanë nisur qysh para dy viteve një fushatë aktive të presionit ndaj autoriteteve kosovare për të ndryshuar librat shkollor për historinë dhe kanë kërkuar që disa fjalë si ‘vrasje’, ‘okupimi i egër Osman’ e të ngjashme të shlyhen nga përmbajtja.
Mediet vendore kanë shkruar se këto presione janë bërë edhe nga Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, e së fundi edhe Ambasadorja i këtij vendi në Prishtinë, Songul Ozan.
Për këto presione ka folur ditë më parë edhe Ministri i Kosovës për Ambientin, Dardan Gashi, i cili ka thënë se ambasadorja turke Ozan kishte shkuar në zyrën e tij pasi që ai në një shkrim autorial në një të përditshme në Kosovë kishte shprehur qëndrimet e tija personale kundër kërkesave të Ankaras për të ndryshuar librat e historisë, pjesët ku bëhet fjalë për perandorinë Osmane dhe okupimin e egër të Kosovës për 500 vite.
Ndërkohë afro 130 intelektualë shqiptarë, përfshirë edhe shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, u kanë dërguar një peticion të nënshkruar kryetarëve, qeverive dhe kryetarëve të parlamenteve të Shqipërisë e Kosovës për të mos u nënshtruar ndaj presioneve të Turqisë dhe mos pranuar kërkesat për ndryshim të librave shkollor të historisë së dhimbshme të popullit gjatë okupimit turk të asaj kohe.




Nga Albin, Premte, 29 Mars 2013 06:53, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Shtegtime poetike nėpėr Evropė

foto


 


             Motin e Madh (2012), Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, grupi i krijuesve shqiptar nga të gjitha viset shqiptare me ndihmën financiare nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës me në krye Ministrin z. Ibrahim Makolli e gëdhiu me poezi mes bashkatdhetarve në Evropë. Rrugës poetike i printe kryetari i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar z. Reshat Sahitaj.
Ditën e hënë (01.11.2012), herët në mëngjes nëpër një mot me shi nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” fluturuam në qiell. Aeroplani dikur doli mbi mjegulla dhe e pa Diellin. Plot pas tre orëve fluturimi, aeroplani nëpër një mjegull të dendur mezi zbriti në Bruksel. Edhe këtu shi dhe erë hutaçe. Ose, siç këndoi dikur Dervish Shaqa me çifteli: “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm Dimën...”
Në aeroprtin e Brukselit, kontrolluesi i pasaportave të disa shteteve pyet: Të gjithë jeni shqiptarë?! Po, i përgjigjet Reshati. Jemi nga Shqipëria e coptuar copë-copë: Kosova, Maqedonia, Mali Zi dhe Presheva. Hë për hë, na mungon Çamëria. Polici belg shkund kokën me çudi dhe rrudhë krahët.
Ne pasi i morëm valixhet, në aeroport na pret Gjergj (Qamil) Zekolli, një veprimtar i palodhur për çështjen patriotike shqiptare të Diasporës. I ngarkon valixhet dhe pasi ulemi nëpër karrige, nisemi të vizitojmë simbolin Atomium, në Bruksel. Posa zbritëm nga minibusi, Reshatit iu kujtua se nuk e ka telefonin celular. Me siguri, thotë më ka rënë në aeroport duke marr valixhen. Gjergji (Qamili) me telefonin e tij celular e kërkon numrin e telefonit të Reshatit. Matanë, i përgjigjet zëri i policit të aeroportit: Telefoni është te ne në aeroport, mund të vini dhe ta merrni në çdo kohë. Gani Xhafolli, duke mos e përmbajtur veten ndërhyn në bisedë: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?! Gjergji (Qamili) niset pas telefonit celular, ndërsa ne nëpër shi vazhdojmë të kërkojmë ndonjë restorant për strehim. Jo larg, pas disa hapave e gjejmë një dhe hyjmë brenda. Kamarieri, pasi e ka dëgjuar bisedën tonë në gjuhën shqipe na thotë: Mirëse erdhët! Ne, pasi e shikojmë njëri - tjetrin pyesim veten: Edhe ky qënka shqiptar?! Po, përgjigjet kamarieri. Pronari është nga Peja. Në ndërkohë vjen edhe pronari: Urdhëroni vëllezër dhe mirëse keni ardhë! Për çka jeni, porositni edhe drekë, i keni falas nga shtëpia. Jo, i përgjigjemi ne gati njëzëri. Jemi një grupë i krijuesve nga të gjitha viset shqiptare: Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini dhe Presheva. Vetëm për pak kohë ikëm nga shiu dhe e presim një shok, jemi vetëm për kafe. Nuk shkon shumë kohë dhe kamarieri na i sjellë kafetë përpara mbi tavolinë. Në ndërkohë vjen edhe Gjergji (Qamili) me telefonin celular në dorë. Reshati do t’i paguaj kafetë. Jo, i përgjigjet pronari, i keni nga shtëpia.
Ne, pasi iu faleminderuam dhe u pershëndetëm dolëm jashtë në oborr. Shiu, kishte pushuar pak, nuk biente si me shtamba. I bëmë disa fotografi para simbolit Atomium, në Bruksel dhe u nisëm rrugës. Gjergji (Qamili), thotë: Mirë është ta vizitojmë edhe përmendoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Bruksel. Patjetër, i përgjigjemi ne, gati njëzëri. Dhe, pas disa minutave, gjëndemi përpara përmendores së Skënderbeut me gjithë shpatë në mes të Brukselit. Edhe këtu, i bëjmë disa fotografi. Dikushi shpreh dëshirën ta vizitojmë edhe Unionin Evropian. Nuk ka problem, përgjigjet Gjergji (Qamili). Nuk është larg nga këtu. Edhe atë, mund ta vizitojmë, bëjmë disa fotografi. Dhe, ende pa përfunduar bisedën, arritëm përpara Unionit Evropian. Vendit historik, ku shumë takime ishin zhvilluar e vendosur para dhe pas Luftës së Kosovës (1999) për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare. Edhe këtu, i bëmë krah për krahu disa fotografi.
Reshati, pas gjithë kësaj ngjarje, propozoi që të kthejmë te vajza e tij në Bruksel për një kafe. Nuk ia prishëm dëshirën. Thamë, gati njëzëri: Mundet. Edhe, vazhduam rrugën poetike. Posa arritëm përpara shtëpisë, në derë na priste gati e gjithë familja: Mirëse erdhët! U përshëndetëm dhe hymë brënda në sallonin e pritjes të mysafirëve. Nuk shkoi shumë kohë, erdhi kafja, rakia e rrushit dhe uiski të shoqëruar me meze. Biseda miqësore e ngrohtë familjare u shtrua në sofër. Dikur, zonja e shtëpisë na thirri për drekë. Jo, e kundërshtuam ne gati njëzëri. Drekën e kemi paraparë ta hamë në tjetër vend. Kurrësesi, përsëri ndërhyri zonja e shtëpisë. Tradita shqiptare është, mikun të mos e lëshojmë pa i shtruar bukë e kripë në sofër. Nuk ngulëm këmbë, shkaku se: të gjithë ishim shqiptarë, i dinim këto zakone brez pas brezi nëpër shekuj.
Pasdite, dolëm nga shtëpia mikpritëse dhe u nisëm drejtë hotelit ku duhej ta kalonim natën. Nesër, sipas programit na priste takimi i parë me bashkatdhetarët. Ashtu të lodhur nga rruga, pasi pushuam pak dolëm të shëtisim nëpër qytet.
Mbrëmjen e shfrytzuam duke vizituar qytetin. Sheshin e Brukselit plot me turistë. Kështjellat e vjetra të ndërtuara para pesë shekujve. Edhe vendbanimin e Viktor Hygos. Para pllakatës përkujtimore të tij, i bëmë edhe disa fotografi. Pak para se të bie mesnata, u nisëm drejtë hotelit. Unë dhe Haxhi Shabani duke kërkuar ndonjë birrë të marrim me vete udhës në dhomë, dalldisëm nëpër dyqane. Përinat tonin, në ballë të çdo dyqani në gjithë lagjen, shkruante “Hallall”. Hoqëm dorë, por tek tashti e pamë se e kishim humbur rrugën. Nuk mundëm kurrësesi ta gjejmë hotelin. Përmëtepër, nuk e dinim edhe si emërohej, në cilën rrugë. E marr Reshatin në telefonin celular, matanë më përgjigjet zëri: Tashti po ta dërgoj me mesazh emrin dhe rrugën e hotelit. Merrni një taksi! Nuk vonoi shumë, dhe erdhi mesazhi. Unë me frëngjishten time të çalë, e pyes kalimtarin e parë, një djalë të ri kalimtar rasti. Për fat tonin, ai e njihte gjuhën frënge. Ja, pas semaforëve, në anën e djathtë është hoteli. Ecëm. Pas disa metrave, ne u gjëndëm para hotelit. Siç duket, ishim humbur në afërsi, na ishin ngatërruar rrugët.
Ditën e nesërme (02.11.2012), pas mëngjesit në hotel, në mbrëmje na priste aktiviteti latrar. Ora poetike me bashkatdhetarët. Pas shëtitjeve nëpër qytet dhe drekës, pushimit të domosdoshëm, u drejtuam në vendin e aktivitetit tonë latrar. Përçudi, aty i takuam edhe disa miq të vjetër: Agron Shele dhe Gani Azemin, mikun e studimeve në Prishtinë. Orën letrare me bashkatdhetarë e hapi kordinatorja e Shoqatës të Shkrimtarëve të Belgjikës, znj. Shqiponja Duro, e cila e çeli këtë sipar me vargjet e Ali Podrimjes: Kosova është gjaku im që nuk falet… Më shumë se kushdo tjetër të njoh Kosovë… Unë, biri yt etj. Më pas këtë takim poetik e përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Ilir Dugolli. Sipas programit u bë edhe përurimimi i librit “Dhimbë e bukur” (homazh për poetin Ali Podrimja), përgaditur nga autorët Reshat Sahitaj dhe Bagzad Baliu. Në vijim, gjatë kësaj nate lexuan poezi: Bahri Myftari, Gani Xhafolli, Kalosh Çeliku, Haxhi Shabani, Arsim Halili dhe Gjergj (Qamil) Zekolli.
Herët në mëngjes (03.11.2012), përsëri u nisëm për rrugë. Dihet, tashti më të freskët se ditën e djeshme. Përsëri, Gani Xhafolli posa shihte ndonjë vreshtë me rrush, kopsht me pemë, ose ndërtesë, e prishte qetësinë e rrugëtimit: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?! Ose, kur duhej të hanim drekë: A, prapë me hëngër?!
Dada Hajri, pas një rruge kaq të gjatë për në Paris, përsëri e prishi qetësinë: Arritët në vendin e kërkimit. Zbritëm. Përpara nesh qëndronte hoteli “Ibis”. Nuk e di se kush nga ne e pagëzoi si Ibish. Hotel, për të cilin do të na marr malli edhe në Cyrih të Zvicrës.
Erdhi koha e darkës, të cilën unë nuk e doja që nga koha e studimeve në Prishtinë. Gani Xhafolli, përsëri nuk duroi pa folur: A, prapë me hëngër?! Qeshëm. E gjetëm një restorant në afërsi të hotelit. Dhe, hëngrëm darkë. Pasmesnate, u kthyem në hotel.
Të nesërmen, dolëm nëpër Paris. Haxhi Shabani kishte dëshirë që ta vizitojmë Kullën e Ajfelit. Për mua nuk ishte kutadi çfarë “zbulimi” turistik, unë në Paris kisha qenë në vitet e shtatëdhjeta, falë tim vëllai që punonte dhe jetonte me vite në këtë qytet. Edhe atë, me të vetmin qëllim për të studjuar dhe punuar në Paris. Përsëri, falë tim vëllai, që e kishte mik profesorin e Serbonës Abaz Ermeni, unë arrita të regjistrohem në atë Universitet. Im vëlla, pasi vetë nuk guxonte të vijë si “armik i shtetit” në Jugosllavi, përsëri vendosi për fatin tim të jetës: Nuk ka nevojë, më tha edhe ti të mbetesh në mërgim. Ne kemi pasuri në Katund. Ende i kemi gjallë Nënën dhe Babain. Patjetër, duhet të kthehesh prapë në vendlindje dhe të regjistrohesh në Universitetin e Prishtinës. Unë do të të mbajë dhe mbulojë shpenzimet e studimeve. Ashtu edhe ndodhi. Unë pas tre muajve, u ktheva në vendlindje dhe vazhdova studimet në Prishtinë. Ndoshta, edhe im vëlla pati të drejtë në atë kohë. Ku ta di. E ka paraparë rrezikun, që unë si i ri mund të mbetem përgjithmonë në Paris. Megjithatë, tashti e shoh se mua nuk më doli keq të punoj, jetoj dhe korr suksese letrare edhe në vendlidje. Edhe pse, gjithë jetën e kalova në rrezik, eca tehut të thikës me dy të preme para syve të Qoftëlargut.
Lexues i nderuar, kërkoj falje që të largova pak nga qëllimi i këtij reportazhi letrar. Vështirë e kam, të kaloj shkel e shko mbi ato ditë të vështira që nga truri im nuk fshihen kurrë, gjithë jetën deri në vdekje. Kohë qorre, kur nateditë më rrinte një tokmak mbi kokë. Prandaj, le të kthehemi te vizita e Kullës së Ajfelit. Pajtohemi me propozimin e Haxhi Shabanit. Edhe, hymë në rreshtin e gjatë që priste për buleta. Dikur, nga mesi i rreshtit gjatë, kur pamë se duhet përsëri të presim me orë të hipim në ashensor, pastaj përsëri të presim radhën për të zbritur poshtë, u nervozuam dhe dolëm nga rreshti. U pajtuam me fatin, i bëmë vetëm disa fotografi përpara Kullës së Ajfelit.
Në mbrëmje erdhëm në lokalet e redaksisë së revistës letrare “L’Eksprit”, një ambient i bukur mes librash e revistash, në prani të filozofëve dhe poetëve francez ku marrin pjesë Olivier Mongin, drejtor i revistës, Antoin Garapon, Akademiku prof Dr Daniel Leuëers dhe shkrimtarë të tjerë francez e shqiptar, nën përkujdesjen e z. Musa Jupolli dhe përfaqësuesve të ambasadës së Kosovës në Francë, dhe konsullit Kadri Dadakaj. Edhe këtu bëhet përurimi i librit “Dhimbë e bukur”, përgaditur nga Reshat Sahitaj dhe Begzad Baliu dhe librit me poezi të zgjedhura “Jam Mbret i vogël” nga poeti Gani Xhafolli i përkthyer në gjuhën frënge.
Orën letrare e hapi Gjergj (Qamil) Zekolli dhe ia dha fjalën z. Oliver Mongin. Që, përçudi gjatë gjithë kohës nuk e di pse, ai përpiqej që Ali Podrimjen ta paraqes si poet nacionalist. E, në realitet ishte e kundërta. Ali Podrimja kulminacionin e tij artistik e arriti me librin e tij “Lum Lumi”, që nuk kishte të bëjë fare me nacionalizmin shqiptar. Tekefundit, pa qenë nacionalist, nuk mund të jesh internacionalist. Reshat Sahitaj reagoi në këtë moskuptim për poetin Ali Podrimja.
Dita tjetër (05.11.12), na gjeti në rrugë për në Berlin. Qytetin e dikurshëm historik, të ndarë në dy pjesë nga Lufta e Dytë Botërore. Dada Hajri, siç i thoshte Gjergji (Qamili) rrëfyeses së rrugës në minibus për në Berlin, dalëngadalë na afronte drejtë këtij qyteti.
Dada Hajri, pas një heshtje të gjatë e prishi qetësinë në gjuhën frënge: Arritët në Berlin. Ndonjërit nga ne, edhe ia prishi gjumin. Majtas. Djathtas. Rrugës drejtë. Dikur, tashti keni arritur në vendin e kërkuar, në oborr të restorantit “ La Gondola due” të djalit të Gani Xhafollit, Fatos Xhafolli
Zbresim, djali i Ganiut - Fatosi bashkë me të shoqen na dëshirojnë mirëseardhje. Ganimetja, na e tregon vendin e rezervuar apostafat për ne si mysafirë. Urdhëroni, uluni! Kamarieri, pa vonuar me një shqipe të pastër na pyet: Çka dëshironi për të pi? Dikushi i përgjigjet kafe. Tjetri ujë të gazuar. i treti, raki rrushi. Unë, duke ia ditur vlerat e arrira birrës gjermane, një birrë. Gjergji (Qamili), porositi një shishe verë.
Dikur, na u shtrua edhe darka e pasur shqiptare. Unë, si joadhurues i darkës, kësaj radhe e prisha përbetimin. Lexuesi shqiptar, me siguri e di dhe ka lexuar ose dëgjuar se si, gjatë Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, unë e kam shitur darkën për një birrë. I thashë vetes: Gjatë këtyre ditëve duhet prishur rregullat e organizmit. Përpiqesha t’ju ikë darkave, por e kisha vështirë mes kësaj begatie: rakisë së rrushit, birrës dhe verës. Ose, siç thoshte shpesh Gani Xhafolli: Qysh ka ditur me i bë Zoti kaq bukur?!
Natën e kaluam në periferi të qytetit. Qetësi e tmerrshme, mes zogjëve dhe gjelbërimit. Vërtet, si poetë kishim pasur nevojë për një ikje të këtillë nga “Liria”, larg nga zhurma e makinave. Ose, siç më ka mbetur ende në kokë një varg i Rilindasve: Larg rrëmujës, larg rrëmetit. Politika ditore. Ajëri i ndytë, që na ngulfatëte përditë mes mureve, na e zinte frymën. I hapa dritaret krah më krah. I bërtita qiellit dhe u ngopa me ajër, gjelbërim përpara syve. Fuqi të Zanave të maleve tona për këtë reportazh latrar.
Në mbrëmje, (06.11.2012) e gjetëm veten përpara bashkatdhetarve tanë në një ambient tipik shqiptar, “Oda shqiptare”, ku në ballë të oxhakut rrinin krah për krahu Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Mes tyre flamuri kuqezi kombëtar shqiptar. Rreth tyre Ismail Qemali me Rilindasit shqiptar. Vërtet, një ambient i bukur i odave tona shqiptare. Në këtë Orë letrare morën pjesë edhe Islam Spahiu, këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Kosovë Mula, i cili ishte vazhdimisht në bashkëshoqërimin tonë me përkrahjen e tij të parezervë. Edhe këtu, lexuam poezi për Atdheun. Njëqindvjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë. Aktivitetit tonë kulturor i bashkangjitet edhe grupi i këngëtarve të “Odës Shqiptare” me çifteli.
Darkën, atë natë e hëngrëm te restoranti “Nouva Maria”, në Berlin. Djalit tjetër të Gani Xhafollit, Labinot Xhafolli.
Ditën tjetër (07.11.2012) u ndalëm në Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit. Takimin poetik e hapi moderatorja Gjyla Leci, sekretare e QKSH të Shtutgardit. Më vonë, ajo ftoi Vitor Spaqin, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit për fjalën e rastit. Reshat Sahitaj përshëndeti të pranishmit e kësaj Ore letrare duke faleminderuar ish ambasadorin e Kosovës zotin Vitor Spaqin dhe Vilson Mirditën, që ishin si iniciatorë të organizimit të kësaj ore letrare. Poezi lexuan edhe krijuesit nga Shtutgardi: Miradije Gashi, Miriman Bajraktari, Asllan Dibrani, Asllan Koqinaj, Zef Preka, Zeqir Asllani, Ndue Lekaj dhe Sulejman Lulaj.
Aktiviteti letrar i radhës (08.11.20120), na thërret në Gjenevë. Rruga e gjatë me qindra kilometra na lodhi shumë atë ditë. E sidomos shoferin tonë, Gjergj (Qamil) Zekollin. Më kot, Gani Xhafolli përpiqej të na e përzë lodhjen me atë fjalinë e tij të zakonshme: Qysh ka ditur me e bë Zoti këtë ndërtesë, këtë rrugë, këtë urë, këtë fushë, këtë mal, këtë dru, këtë përmendore kaq bukur. Rrugës u detyruam të ndalemi disa herë për pushim, një kafe. Lodhja e kishte bërë moti të veten si rrugaçe.
Përsëri rrugë e gjatë për në Gjenevë. Herë pas here Reshat Sahitaj dhe Gjergji (Qamili) kontaktonin me telefon. E kërkonin adresën e hotelit ku do ta kalonim natën. Sipas bisedës së tyre përmendej shpesh emri i Abdyl Gërvallës, të vëllait të Jusuf Gërvallës. Matanë u përgjigjej Abdyli se hotelin e vendosjes e kemi matanë kufirit të Zvicrës, në territorin e Francës. Nuk prish punë, i përgjigjej Gjergji (Qamili), na e dërgo adresën e saktë të hotelit. E kemi afër Gjenevën.
Arritët në vendin e dëshiruar, na thotë Dada Hajri. Posa zbritëm, erdhi edhe Abdyli. Pasi u përshëndetëm, u vendosëm në hotel ta kalojmë natën. Gani Xhafolli, përsëri nuk duroi pa folur: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?! Ne, si zakonisht ashtu të lodhur e rraskapitur edhe kësaj radhe qeshëm.
Dita e nesërme (09.11.2012), si gjithë të tjerat erdhi te pragu i derës. Ne, pas mëngjesit, drekës dhe vizitës të Gjenevës nëpër shi na priste aktiviteti kulturor i radhës. Abdyli nga makina përpiqet të na tregoj përmendoren e Skënderbeut, karrigen me tre këmbë, institucione të rëndësishme në Gjenevë. Në fund, për t’i ikur shiut gjejmë një strehim në një restorant për kafe. Kamarierja zezake si flutur arrin para nesh me listën e pijeve dhe ushqimeve. Gani Xhafolli, kësaj radhe e ka vështirë të mos flasë para bukurisë së zezë: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?! Kamarierja, nuk e di a e kuptoi gjuhën e Gani Xhafollit, megjithatë buzëqeshi ëmbël dhe iku pas porosive. E Ganiu, vazhdoi me ato shprehjet e tia të zakonshme: A, prapë me hëngër?!
Në Gjenevë arritëm te vëndi i dëshiruar, kështu na tha Dada Hajri: Universiteti Popullor i Gjenevës. Në këtë takim kulturor morën pjesë edhe shkrimtarë, veprimtarë, studentë që jetojnë në Zvicër, si dhe kordinatorja e Universitetit Popullor të Gjenevës, Albana Krasniqi – Malaj.
Natën e radhës, u strehuam te “Ibishi”, siç e kishim pagëzuar në Paris. Ora letrare (10.11.2012) u mbajtë në lokalet e Bibliotekës Pestaloci të Cyrihut, ku e drejtonte një shqiptare nga Shqipëria, Suela Jorganqi. Edhe këtu, plot të njohur e të panjohur shqiptar: Ajmane Veseli, zëvëndëskonsull në Konsullatën e Kosovës në Cyrih i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mysafirve mirëseardhje. Poezi përveç mysafirve, lexuan: Shaip Beqiri, Bujar Salihu dhe një strugane nga Ladorishti që recitoi poezi patriotike. Edhe këtu lexuam poezi, dhe dhuruam libra për bibliotekën. Edhe u fotografuam së bashku mes librave. Në fund, u interesuam të kërkojmë ndonjë restorant për darkë. Vështirë e ke në orët e vona të gjesh restorant të hapur në këtë kohë. E sidomos për ne, që nuk e njihnim gjithaq mirë qytetin. Dikush propozoi të shkojmë për darkë te stacioni i trenit. Jo, ndërhyra unë, a ka ndonjë rstorant turku në këtë qytet? Po, sa të duash u përgjigjë njëri nga nikoqirët. Po, të duash ka edhe kinez. Mirë, ndërhyri Reshati, shkojmë te restoranti i turkut. U nisëm, ata para, ne përmbrapa tyre me minibus.
Arritëm, tha Gjergji (Qamili). Turku na priti te dera me një “bojrum”. Unë posa hyra, i hodha sytë te banaku, vallë mos këtu ka ndryshime nuk është si në Gjermani. Sytë m’i zunë shishet e rakisë rrushit, verës, uiskit dhe të birrave. Urdhëroni, m’u drejtua mua turku sipas radhës? Një birrë “hallall”, i përgjigjem unë. Ti, i drejtohet Gani Xhafollit: një ujë të gazuar! Ëhë, “haram”, buzëqesh turku. Ti, një shishe verë i përgjigjet Gjergji (Qamili). “Hallall”, e plotëson turku. Ti, e pyet Arsimin? Një ujë bunari. “Haram”, i përgjigjet turku. Dhe, pas darke, u nisëm për në hotel te “Ibishi”. Meqenëse orari këtij hoteli m’i përkujtonte vitet e studimeve në Prishtinë, fjeta në shtratin e katit të dytë, ndërsa Gani Xhafolli poshtë, në të parin.
Ditën tjetër të nesërme (11.11.2012) përsëri na priste rrugë e gjatë për në Milano. Gjergji (Qamili) gjatë rrugës na e bënë me dije se e kemi arritur gjashtëmijë kilometrin nëpër Evropë. Duatrokasim. Përgëzime. Rrugës plot male. Ujëvare. Shtëpi malore. Erë dhe shi. Tunele të gjatë me kilometra, që na qesin matanë malit me borë. Gani Xhafolli, përsëri nuk mund ta përmbaj veten: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?!...
Dada Hajri na e bën me dije se arritëm në Milano. Reshati dhe Gjergji (Qamili) përsëri bisedojnë me telefona celular: Si, nuk mund të organizohet në Milano?! Mezi vjen zëri matanë deri tek ne, ka dështuar organizimi. Në rregull, përgjigjet Reshati. Ditën e mirë! Jepi minubusit i thotë Gjergjit (Qamilit) për në Bolonjë! Rrugës e merr në telefon edhe një mik të një shoqate atdhetare Zenel Bytyçi. Ai matanë valëve, i përgjigjet: Mirëse vini në Reggio Emilia! Ju presim, ne do ta organizojmë Orën letrare në hotelin “Evropa”. Edhe hotelin ku do të vendoseni ta kaloni natën do t’jua dërgojmë adresën me mesazh.
Gjergji (Qamili) pothuajse fluturon rrugës nga gëzimi me minibus që më në fund u zgjidhë problemi. Në ndërkohë arriti edhe mesazhi, adresa e hotelit. Gjergji (Qamili) ia bën me dije adresën Dadës Hajri. E pranova, i përgjigjet Dada Hajri. Dalëngadalë i afrohemi dhe i largohemi detit. Shtëpi dhe kopshte me pemë. Ara të mbjellura me grurë. Gani Xhafolli i shikon nëpër dritare dhe pshertinë: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?! Papritmas, Dada Hajri me zërin e saj të ëmbël na nxjerrë nga kjo bukuri natyrore: Arritët në vendin e dëshiruar. Parajsë, bërtet nga gëzimi Gani Xhafolli.
Në mbrëmje, në hotel vjen një djal i ri me shokë. Përqafe e ka një shall të kuq - flamur me shqiponjën dykrenare kuqezi. Anësh shallit, shkruan ALBANIA. Edhe kapsen e rripit e ka kuqezi. Unazën në gisht. Gjergji (Qamili) na prezenton me djaloshin nga Shqipëria dhe shokët nga Kosova. Djaloshi mësojmë se e ka emrin Klodian Capa. E ka të kryer edhe një shkollë fetare. I përket fesë islame. Dikur, Klodiani na pyet se çka do të pimë? Një raki rrushi, i përgjigjem unë. Një ujë të gazuar, Ganiu. Një shishe verë, i përgjigjet Gjergji (Qamili). Ti, i drejtohet Atdheut (Bahriut)? Edhe unë një shishe verë…
Ditën e radhës (12.11.2012), Gjergji (Qamili) e porositi Dadën Hajri për të na përcjellë deri te hoteli “Evropa”. Dada Hajri e pranoi porosinë. Dhe, u nisëm rrugës. Majtas. Djathtas. Rrugës drejtë. Arritët përpara hotolit Evropa, tha Dada Hajri. Zbritëm dhe hymë brenda. Klodiani me shokë na priste në korridor. Pas pak kohe erdhën edhe bashkatdhetarët me gjithë familje. Përdallim, nga takimet tjera, kësaj radhe kishim edhe fëmijë. Përçudi, si i kishim harruar gjeneratën e ardhshme të Atdheut edhe në vendlindje, edhe në megrim. Salla u mbush plot e përplot me dashamirë të fjalës poetike. Dikushi mbeti në korridor për ta përcjellur Orën letrare. Mbrëmjen e nderoi edhe prania e mikut të shqiptarve, poeti italian Michele San Pietro që e fliste bukur gjuhën shqipe. Një plak me kësulë të bardhë në kokë e shkopin me kërrabë ishte ulur në rendin e parë. Fëmijët e hapën Orën letrare me poezi përkushtuar Atdheut. Njëri pas tjetrit lexuan edhe poetët. Gani Xhafolli me poezinë e tij “Kush” duke shëtitur nëpër sallë herë pas here i drjetoheshte plakut, të cilit lotët i rridhnin rrëke faqeve nga përmallimi për Kosovën.
Përsëri, e nesërmja (13.11. 2012) na gjeti në rrugë. Përdallim, kësaj radhe për në Bari. Gani Xhafolli për çdo shtëpi, kopsht, arë… vazhdonte me atë të tijën: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq të bukur?! Edhe, më në fund arritëm në portin e Barit. Në çdo anë dëgjoje fjalë shqipe. Vetja të dukej se je në Shqipëri. Anije dhe tragetë pranë portit. Gani Xhafolli, përsëri i mahnitur me madhështinë e tyre ngjalli bisedën: Qysh ka ditur me i bë Zoti kaq bukur?! E sidomos, kur filluan të hyjnë makinat dhe kamionët e ngarkuar me mallëra dhe makina në traget.
Valixhet i lamë nëpër dhoma dhe zbritëm në rastorant për të hëngër darkë. Secili mori sipas dëshirës së vet, unë edhe një birrë. Reshati si gjithmonë e kishte me vete shishen e “ujit”. Atdheu (Bahriu) me Gjergjin (Qamilin) kishin marrë nga një shishe me verë. Edhe e shtruam darkën mbretërore si në katund. Dikur, pas nisjes së anijes vendosëm të shkojmë të flejmë pak, që të nesërmen ta shohim lindjen e diellit.
Herët në mëngjes (14.11.2012), Reshati na troki në derë: Zgjohuni “ushtri”, lindi Dielli! Unë u ngrita përgjumshëm dhe mezi zbrita nga shtrati në dy kat. Gani Xhafolli, edhe ai u ngritë pas meje. Njëri pas tjetrit dolëm në verandën e anijes. Dielli kishte lindur mbi det. Bukuri e hatashme. I bëmë së bashku edhe disa fotografi. Gani Xhafolli bërtiti nga gëzimi: Qysh ka ditur me e bë Zoti kaq bukur?!
Zëdhënsja paralajmëroi se arritëm në Durrës. I morën valixhet dhe zbritëm shkallëve për te minibusi në parking. Mezi dolëm jashtë në portin e Durrësit. Gjergji e hapi dritaren për t’i rrëfyer pasaportat duke mos prituar të flasë si zakonisht me policët: Jemi një grup poetësh, gjithësjetë shtatë veta nga të gjitha viset shqiptare. Vijmë nga Evropa me pesë-gjashtë pasaporta të ndryshëm në Shqipëri. Polici, pasi i kontrollon pasaportat ia kthen duke i dëshiruar rrugë të mbarë. Rrugës nëpër Durrës, përshëndetemi dhe përqafohemi me Atdheun siç e thirrte Ganiu, Bahri Myftarin duke e lënë pranë stacionit të autobusëve për në Tiranë. Ne vazhdojmë rrugën për në Morinë drejtë Prishtinës me atë thënjen e zakonshme të Gani Xhafollit posa shihte ndonjë mal, fushë, shtëpi, kopshtë me pemë, lumë, ujëvarë mali ose liqe, po kësaj radhe pak më ndryshe: Qysh ka ditur Zoti me e bë kaq bukur Shqipërinë...


 


 


 


Poetë shqiptar duke përcjellur Orën letrare, në Shtudgard të Gjermanisë.




Nga Albin, Premte, 23 Nėntor 2012 07:29, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Flamuri nė dorėn e Ramės, do tė ishte futur nė sepete

foto


 


Janë ditë mjaft interesante këto të sotmet, sepse jemi thuajse të gjithë të mbarsur me një sens historie, që na shtyn shumë shpesh të meditojmë mbi të kaluarën tonë, mbi mësimet që kemi nxjerrë, mbi atë çka kemi kaluar dhe mbi atë çka do të duhet të bëjmë në të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye do të doja të filloja fjalën time me një moment të rëndësishëm nga historiografia jonë. Me momentin e gjetjes së flamurit që do të ngrihej në Vlorë. Deri më tani, historiografia komuniste na mësonte se ishte një grua, Marigoja, ajo që qëndisi flamurin. Në kujtimet e Eqerem bej Vlorës na jepet një tregim krejt tjetër i së vërtetës. Është flamuri që Eqerem bej Vlora e merr nga njëri prej pasardhësve të Skënderbeut, Alehandro Kastrioti dhe që Ismail Qemali, kur nuk po gjente më flamuj, se në atë kohë flamujt kishin ikur prej shumë kohësh nga shtëpitë e vlonjatëve dhe nga një pjesë e madhe e shtëpive të shqiptarëve, merr flamurin që Eqerem bej Vlora kishte dhe që e mbante në një kornizë sipër kokës së krevatit të tij. E them këtë ngjarje jo thjesht për të treguar një moment historie, por për t'ju kujtuar se Eqerem bej Vlora ishte një prej atyre bejlerëve të Vlorës, qe përgatitur për të qenë ai vetë protagonisti i ngritjes së flamurit dhe i shpalljes së Pavarësisë. Megjithatë, kur e kuptoi se nuk mund të ishte ai, i dha Ismail beut simbolin e vetëm që kishte mbetur, atë të flamurit, mbi bazën e kopjes së të cilit më vonë u bënë kopjet e tjera të flamurit. Ç'lidhje ka kjo me momentin e sotëm? Ka një lidhje fort të thellë. Unë besoj se, sikur flamuri apo një simbol tjetër të kish qenë në dorën e Edi Ramës, do të ishte futur thellë nëpër sepete, sepse nëse nuk do të ishte ai që do të ngrinte flamurin, atëherë historia do të ishte ndryshe. Nëse Dom Nikollë Kaçorri do të kishte pasur mendjen tuaj, do të thoshte se flamuri duhet të ngrihet në Veri dhe s'duhet të ishte askush tjetër përveç veriut që duhet të mbante simbolin e kombit. Janë burra të mëdhenj, që kanë pasur mundësi të heqin dorë nga egoizmi i tyre, nga smira, nga momentet e tyre të forta të ndryshimit të karrierës, nga momentet e tyre të futjes në histori, vetëm e vetëm për t'i dhënë një shans historisë moderne të këtij kombi. Më së fundi, javën e kaluar u bë një akt i rëndësishëm. U sollën eshtrat e Mbretit Zog në Shqipëri. Edhe atë ju, si gjithmonë e bojkotuat. Ende në mendjen tuaj Zogu është mizor, ndërkohë për ne është reformatori i shtetit shqiptar. Mos harroni që ka edhe një moment të rëndësishëm në historinë e Mbretit Zog me Shqipërinë. Është shtypja e kryengritjes së Fierit. Sot nuk do të ketë asnjë kryengritje të ndonjë kandidati për kryetar të Qarkut të Fierit që do të mund të ndryshojë historinë tuaj dhe t'ju sjellë në pushtet. E kuptoj që nuk mund të heqim dot paralele midis nesh dhe asaj që ka bërë Mbreti Zog, por reformatorët qëndrojnë nga njëri krahë dhe ata, të cilët mundohen ta mbajnë historinë të mbërthyer në prapambetje janë nga krahu tjetër. Historia ka logjikën e saj, e cila shumë herë nuk përputhet me logjikën tonë, por pas 100-vjetësh kur të lexohet kjo që ka ndodhur sot në Parlament, unë nuk di nëse do të ketë forcë të gjallë mbi dhe apo nën dhe që do të mund të shpjegojë atë që i keni bërë shqiptarëve në këtë 100-vjetor. Sigurisht, ju penguat projektin europian në këtë 100-vjetor. I vetmi që do të mund ta rendiste Shqipërinë në një radhë me kombet e tjera, do të mund ta radhiste në radhën e kombeve të progresuar, në radhën e një zhvillimi ekonomik, të një fuqizimi të institucioneve dhe më së fundi, nuk do ta linte prapa kombeve mike apo armike që na rrethojnë shpesh. Zëdhënësi i Komisionit Europian foli dhe tha: "Përsa kohë nuk miratohen të tria ligjet nuk jeni ende gati për në Europë". Në fakt, ne ende nuk jemi gati, sepse gjysma jonë që përfaqësoni ju, ende nuk e dëshiron progresin, nuk dëshiron integrimin e Shqipërisë, ende e ka lënë progresin të varur te xhaketa e Vangjel Ndrekos, një qarku, që pas 100-vjetësh mund edhe të ekzistojë, por askush nuk do të kuptojë se për çfarë bëhet fjalë. Ju keni ftuar njerëzit që për 28 Nëntor të jenë në Vlorë dhe të ngrenë flamurin lart, sepse ai është momenti juaj simbol, ai është momenti juaj i krenarisë kombëtare. Shkoni zotërinj dhe shpjegojuani vlonjatëve, shpjegojuani të gjithë shqiptarëve se pse nuk i votuat tri ligjet e integrimit, se pse e privuat edhe një herë Shqipërinë nga historia e saj e progresit, nga historia e saj e krenarisë. Pastaj, kur të bëhet fjalë për të ngritur flamurin, ngrijeni, por ngrijeni në gjysmë shtizë!




Nga Albin, Premte, 23 Nėntor 2012 07:22, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Serbėt i pėrdorėn shqiptarėt pėr eksperimente radioaktive, kufomat ua asgjėsonin

Serbët i përdorën shqiptarët për eksperimente radioaktive, kufomat ua asgjësonin


Serbia eksportuese e terrorizmit ndërkombëtarë (2)

Safet Pashagiqi është boshnjak, nga Velika Klladusha, gjatë luftës në Bosnje ka operuar në Krahinën e Cazinit, ishte komandant i sigurimit të Fikret Avdiqit, ishte epror ushtarak në APJ, jeton në shtetin Georgia të SHBA-së. Biseda është zhvilluar në bazën ushtarake në Fort Polk të Luizianës, gjatë stërvitjes ushtarake që ka shërbyer për trajnimin e ushtarëve amerikanë dhe dislokimin sa më të suksesshëm të forcave amerikane në kuadër të KFOR-it. Vendin të cilin e përshkruan personi në fjalë e përshkonte hekurudha nëntokësore, ku ishte stacionuar treni i kaltër (që nga periudha e diktatorit komunist Tito) Autori ka kërkuar nga Safet P., i cili gjatë luftës ishte komandant i sigurimit në njërën nga territoret e banuara me boshnjak.
Autorit shënimet që i ka marrë nga bashkëbiseduesi, në prezencën e tij, shpreson se kështu do të ndihmojë në zbardhjen e fakteve për të zhdukurit.
Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve. Në kuadër të institutit i cili gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA kanë qenë të vendosura laboratoriume, dhe atë në katet e poshtme, personi që ka dhënë shënimet ka punuar në katet, nën dhe, dhe supozon të ketë edhe 5 kate të tjera në të cilët hyrja ka qenë rreptësishtë e ndaluar.


 


 


 





Nga Albin, Premte, 25 Maj 2012 21:32, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Rrėfim i jashtzakonshėm i Jurisevici-it pėr Kosovėn

<iframe 0px; top: 0px;" id="stLframe" class="stLframe" height="350" src="" frameBorder="0" width="353" allowTransparency="true" name="stLframe" scrolling="no">

Pėr autorin: Craig Jurisevic ka lindur nė Adelaide, Australia e Jugut nė vitin 1965, ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Ai ėshtė kirurg i specializuar pėr zemėr dhe njė burrė i guximshėm, qė ka punuar nė shumė zona tė rrezikshme tė luftė , pėrfshirė Izraelin dhe Gazan (1992-1993), Shqipėrinė dhe Kosovėn (1999), Timorin Lindor (2006) dhe Afganistanin (2008). Ėshtė anėtar i Komitetit Ndėrkombėtar pėr tė Drejta Humanitare dhe anėtar i Kryqit tė Kuq Australian. Aktualisht punon si kirurg nė Adelaide dhe ėshtė lektor i lartė nė Universitetin e Adelaides.

Craig Jurisevic, i lindur nė Australi nga nėna emigrante sllovene dhe babai australian, ėshtė rritur me tregimet heroike tė gjyshit tė tij nga ana e nėnės, dhe pėrjetimet e tij gjatė Luftės sė II-tė Botėrore kanė lė gjurmė tė thella tek Jurisevic. Ai gjithmonė ka admiruar guximin e gjyshit dhe gjatė vitit 1999 ai ka ndjerė se nėse nuk ndėrmerr diēka nė lidhje me zhvillimet nė Kosovė, do tė tradhėtonte kujtimin e tij. Lidhjet kulturore dhe ato tė gjakut me Ballkanin, bėn qė Jurisevic pa hezituar tu bashkohej mjekėve qė do niseshin pėr nė zonėn e luftės.

Ngjarjet e tmerrshme tė pėrjetuara gjatė luftės nė Kosovė, pas mė shumė se dymbėdhjetė vjetėsh nga lufta, do tė vijnė tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe nė librin me kujtime tė Jurisevic me titull “Duart e pėrgjakura’’. Libri i botuar nė vitin 2010 nė gjuhėn angleze me titull “ Blood in My Hands” po shijon sukses ndėrkombėtar, e po ashtu ėshtė negociuar pėr t’u pėrdorur si skenar filmi nė Hollywood qė do tė flasė pėr luftėn nė Kosovė.

Rrėfimi i jashtėzakonshėm i Jurisevic, duke filluar nga spitali i Kukėsit deri nė vijėn e frontit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės do tė dalė nė treg nė gjuhėn shqipe si pjesė e botimeve ‘’KOHA’’ kėtė tė premte me 27 janar. Pėrmes kėtij libri, lexuesit shqiptarė do tė njihen pėr sė afėrmi me rrėfimet e vuajtjeve tė tmerrshme, heroizmin e jashtėzakonshėm dhe emocione tė fuqishme qė rrėmbejnė zemrėn.

Intervistoi: Rozafa Kelmendi

Zhurnal Plus: Nė vitin 1999, ju latė gruan dhe djalin tuaj nė Australi dhe udhėtuat drejtė Shqipėrisė si pjesė e International Medical Corps. Ēfarė ju bėri tė merrni kėtė vendim?</p>

Jurisevic: Vendimi im fillestar pėr tė udhėtuar pėr nė Shqipėri nė vitin 1999 erdhi nga dėshira pėr tė ndihmuar viktimat e kėsaj lufte. Unė nuk e kam marrė vendimin tim pėr arsye politike apo etnike, por thjesht humanitare. Si njė kirurg qė isha, me pėrvojė luftarake nė Izrael dhe Gaza, unė ndjeva se ishte detyra ime tė pėrdori kėto aftėsi dhe pėrvoja pėr tė ndihmuar refugjatėt kosovarė nė Shqipėri dhe nė fund, Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė vijėn e frontit.

Zhurnal Plus: Ju keni kaluar dy muaj tė jetės suaj duke u dhėnė ndihmė mjekėsore viktimave tė luftės nė Kosovė?</p>

Jurisevic: Unė besoja se duke hequr dorė nga dy muaj tė jetės sime tė rehatshme nė Australi pėr tė ndihmuar viktimat e fushatės sė spastrimit etnik qė po zhvillohej, ishte gjėja e drejtė pėr tė bėrė. Po tė isha njė prind shqiptar kosovar me njė anėtar tė familjes tė plagosur, unė do tė vlerėsoja shumė ndihmėn e njė kirurgu me pėrvojė.

Ne nė Australi jemi tė bekuar me stabilitet tė tillė politik dhe social sa qė unė ndjejė se jemi nė njė pozitė ideale pėr tė ndihmuar ata me mė pak fat se sa ne. Pėr mė tepėr, pasi qė familja e nėnės sime ka vuajtur aq shumė nė duart e nazistėve nė Luftėn e Dytė Botėrore, kam pasur njė ndjeshmėri tė veēantė pėr viktimat e gjenocidit tė spastrimit etnik. Gjyshi im ishte njė partizan jugosllav dhe u zu rob nga SS. Ai kaloi dy vjet e gjysmė nė kampet e pėrqendrimit deri nė ēlirimin e Dachau nė maj tė vitit 1945.

Zhurnal Plus: Na tregoni mė tepėr rreth pėrjetimeve tuaja gjatė kėsaj kohe?

Jurisevic:

Udhėtimi im nga njė kirurg nė Kukės, pėr tė ekspozuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nė njė kirurg dhe luftėtar me UĒK-nė nė malin Pashtrik ishte njė pėrvojė torturuese qė ka ndryshuar jetėn time. Vuajtjet e tė pafajshmėve, vdekjet e tmerrshme tė grave dhe fėmijėve, masakrat dėshmitar i tė cilave kam qenė dhe luftimet qė i kam pėrjetuar, tė gjitha kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kujtesėn time.

Pavarėsisht nga kjo dhe pavarėsisht nga plagėt fizike e emocionale, unė do ta bėja tė tėrėn pėrsėri. Nė kohė lufte gjykimi dhe uni ndikohen nga ajo qė po ndodh rreth jush dhe ėshtė lehtė tė humbasim busullėn tonė morale. Unė i kam qėndruar besnik dėshirės sime pėr tė ndihmuar viktimat e kėsaj lufte, si civilėve ashtu edhe luftėtarėve, dhe mė ėshtė dashur tė bėhem luftėtar pėr tė arritur kėtė.

Akoma ėshtė e vėshtirė tė pranoj se kam qenė i detyruar tė vrasė nė mėnyrė qė tė mbrojė, por nė njė konflikt tė tillė kjo gjė duhej bėrė. Njėsitė paramilitareserbe dhe njėsitet e ushtrisė sė rregullt, me tė cilat na ėshtė dashur tė pėrballemi, nuk kanė respektuar sundimin e ligjit dhe as civilėt e pafajshėm tė paarmatosur.

Zhurnal Plus: Kohėn e kaluar nė luftė, ju e keni pėrshkruar si "ferr'. Cili ishte momenti mė i rėndė qė keni pėrjetuar?

Jurisevic: Momenti mė i vėshtirė gjatė tėrė konfliktit, ėshtė rasti kur mė ėshtė dashur tė varrosė njė djalė tė ri qė ishte vrarė. Ndjenja e bartjes sė kėtij djali nė krahėt e mi ishte sikur tė bartja fėmijėn tim, dhe kjo ndjenjė vazhdon tė mė ndjekė edhe kėsaj dite. Ka pasur edhe incidente dhe ngjarje tė tjera tė tmerrshme, shumė prej tė cilave do tė dėshiroja t’i harroj.

Zhurnal Plus: Ka pasur ndonjė moment gėzimi?

Jurisevic : Ishte njė moment suprem gėzimi pėr mua nė kėtė luftė. Kjo ishte dita kur lufta pėrfundoi dhe granatimet ndaluan. Unė isha dėshmitar i fundit i njė lufte e cila solli dėbimin mė tė madh masiv tė civilėve nė Evropė qė nga Lufta e dytė Botėrore.

Zhurnal Plus: A keni arritur tė rimerrni jetėn tuaj pas kėsaj pėrvoje tė rėndė?

Jurisevic: Jeta ime ka qenė e vėshtirė qė nga viti 1999, por unė ende vazhdoj tė ofrojė shėrbimet e mia pėr viktimat e luftės. Pas Kosovės, unė kam shėrbyer si kirurg me Ushtrinė Australiane nė Timorin Lindor (2006) dhe nė Afganistan (2008).

Zhurnal Plus: Keni shkruar njė biografi mbi pėrvojat tuaja tė jashtėzakonshme nė Kosovė. “Duart e pėrgjakura" do tė botohet nė gjuhėn shqipe. Si ju bėn kjo tė ndjeheni?

Jurisevic: Unė mendoj se libri dėrgon njė mesazh tė rėndėsishėm pėr botėn, dhe askush nuk mund tė thotė se kjo ėshtė thjesht "propagandė shqiptare" pasi unė nuk jam shqiptar dhe nuk kam asnjė interes pėr tė dhėnė mbėshtetje pėr Kosovėn apo Shqipėrinė. Ky libėr do tė shkaktojė shumė polemika, por e vėrteta duhet tė jetė e njohur dhe krimet nuk duhet harruar kurrė!

(Intervista ėshtė publikuar sė pari nė gazetėn shqipe 'Zhurnal Plus' nė Maqedoni, ndėrsa sot (27 janar) do tė dal nė shitje libri i pėrkthyer nė shqip 'Duart e pėrgjakura', si pjesė e botimeve 'Koha'. Autorja e boton nė Kosovė vetėm nė gazetėn Zėri)




Nga Albin, Diele, 29 Janar 2012 09:54, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Thaēi:VV-ja rrugaēe, AAK-ja humbėse


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë vlerësime për njerëzit që përbëjnë tri subjektet opozitare dhe për punën që ata bëjnë. Kur i është referuar ish-partnerit të koalicionit, LDK-së, ka sugjeruar që të shikohet modeli qeverisës në Prishtinë.

“Dështimi i plotë në Prishtinë është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës për filozofinë qeverisëse apo keqqeverisës të LDK-së”, ka thënë Thaçi në pjesën e dytë të intervistës për Koha Ditore

Për njerëzit e Vetëvendosjes është ankuar. Ka thënë për ta të kenë çuar në Kuvend qasje dhe fjalor rrugaçërie e të dhunës, por edhe frymë antiamerikane e antievropiane.

Më i përmbajtur është treguar për AAK-në, kur edhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projektet që sponsorohen nga komunat e drejtuara prej këtij subjekti. Megjithëkëtë, është marrë me Ramush Haradinajn të cilin e ka quajtur humbës në secilën garë zgjedhore me të.

Thaçi i ka çuar selam opozitës se është i gatshëm të hyjnë në garë me ta që tani. Madje, duke organizuar zgjedhje të parakohshme.








Nga Albin, Shtunė, 17 Dhjetor 2011 08:49, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Albin Kurti letėr ambasadorit tė Francės

Kreu i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti, i ka dėrguar njė letėr Ambasadorit tė Francės nė Prishtinė Jean-Franēois Fitou, ku ai shpreh pakėnaqėsinė e tij pėr deklaratat e ambasadorit, por edhe jep arsyet qe sipas tij veprime e tyre ishin tė drejta.

Mė poshtė letra e plotė e Albin Kurtit drejtuar Ambasadorit tė Francės, Jean-Franēois Fitou

Albin Kurti
Shkėlqesisė sė tij Jean-Franēois Fitou,
ambasador,
Ambasada Franceze nė Prishtinė, Kosovė,
”Ismail Qemali” 67,
Prishtinė, Republika e Kosovės
I nderuari Ambasador,

Ditėn e djeshme, nėntė aktivistė tė lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėrdorėn tė drejtėn e tyre pėr tė protestuar kundėr qeverisė gjatė njė prezantimi pėr liberalizimin e vizave, qė u mbajt nga ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, nė Institutin e Studimeve Politike Evropiane (ISPE).
Ndėrkohė qė situata nė veri po degradon dhe shumė njerėz e kanė jetėn e tyre nė rrezik, ministri Rexhepi i ka tallur vazhdimisht nė publik qytetarėt, duke shpėrfillur kėrkesat e tyre pėr siguri dhe pėr mbrojtje.


E drejta pėr tė protestuar ėshtė e garantuar nga Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, si dhe nga konventat ndėrkombėtare dhe evropiane pėr tė drejtat e njeriut. Protestat konsiderohen si njė kontrbut tepėr i vyeshėm pėr demokracinė nė shumė vende evropiane perėndimore. Gjatė kėsaj proteste, aktivistėt tanė kanė protestuar paqėsisht, por ata janė rrahur, arrestuar dhe mė pas edhe janė keqtrajtuar pasi u ėshtė hequr liria.

Aktivistėt e lėvizjes VETĖVENDOSJE! kanė vepruar ashtu siē do tė kishin vepruar edhe qytetarėt e ndėrgjegjshėm nė cilindo vend tė botės. Aktivistėt kanė vėrshėllyer dhe kanė hedhur pamflete nė ajėr pėr tė mbrojtur tė drejtat e qytetarėve nė tė gjithė vendin, si dhe duke shprehur pakėnaqėsinė e tyre me politikat e qeverisė.


Kjo protestė u bė pėr tė hedhur poshtė manipulimin dhe demagogjinė e njė qeverie, e cila nuk arrin dot tė garantojė as lirinė e lėvizjes brenda territorit tė Kosovės, njė qeveri e cila ka dėshtuar qė tė mbrojė kufijtė e saj dhe nuk plotėson as nevojėn bazė tė qytetarėve tė saj pėr t’u ndjerė tė sigurt nė atdheun e tyre.

Nėntė aktivistė u shtynė dhe u nxorėn me forcė nga salla e konferencave. Por, ata nuk u lejuan tė largoheshin nga ndėrtesa e kolegjit ISPE. Truprojat e ministrit Rexhepi dhe disa policė i ndanė aktivistet nga aktivistėt tanė, duke i mbajtur tė mbyllur kėta tė fundit nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė njėrėn prej dhomave tė ndėrtesės, ku dhe filluan t’i rrihnin rėndė.


E gjithė kjo ka nisur nė prezencėn tuaj dhe ka vazhduar gjatė kohės qė ju keni qenė nė prezantim. Pasi ju u larguat, aktivistėt u dėrguan nė burg. Tė gjitha mediat kanė mbuluar komentet tuaja ku ju e keni cilėsuar aksionin tonė politik si njė aksion “fashist”. Pėr mė tepėr, ju i keni krahasuar aktivistėt tanė me fashistėt e vitit 1943, tė cilėt u hiqnin tė tjerėve tė drejtėn e fjalės sė lirė, duke e ēuar krahasimin deri aty sa keni pėrmendur edhe Hitlerin dhe Bavarinė.


Deklaratat tuaja janė thellėsisht ofenduese pėr studentėt qė kanė marrė pjesė nė protestė, pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, dhe pėr popullin e Kosovės. Aktivistėt dhe aksioni i tyre nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fashizmin.


Pėrkundrazi: nuk ka asnjė subjekt tjetėr politik nė Kosovė qė ushqen qėndrime dhe ndjenja antifashiste siē e bėn kėtė Lėvizja VETĖVENDOSJE!. Duke qenė se jemi takuar drejtpėrdrejt dhe kemi diskutuar sė bashku, unė nuk mund ta besoj qė ju nuk jeni nė dijeni tė kėsaj. Prandaj dhe deklaratat tuaja na kanė shokuar sė tepėrmi.


Nėpėrmjet kėsaj letre dėshirojmė tė qartėsojmė nėsė deklaratat tuaja pėrfaqėsojnė edhe qėndrimin zyrtar tė Ambasadės sė Republikės Franceze nė Kosovė, dhe qėndrimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Francė.


Kėtė letėr po e nisim edhe tek Ministria e Punėve tė Jashtme nė Francė, tek kryetari i Parlamentit francez, si dhe tek subjekte politike dhe media franceze. Nėse deklarimet tuaja pėrfaqėsojnė qėndrimin zyrtar, dėshirojmė tė shprehim indinjatėn tonė mė tė thellė kundėr kėtyre deklarimeve tė padrejta.


Franca, si popull dhe si Republikė, ėshtė njė shembull i demokracisė pėr botėn. Liria pėr tė protestuar dhe pėr tė shprehur pakėnaqėsinė me politikat qeverisėse pėrmes aksioneve paqėsore politike ėshtė diēka e shenjtė qė qėndron nė themelet e shtetit francez. Franca gjithashtu gėzon njė respekt tė madh si dhe pėrkrahje nga Kosova. Kjo i bėn edhe mė shqetėsuese deklaratat dhe cilėsimet qė ju keni artikuluar.


Ne shpresojmė me tė vėrtetė se ju do t’iu kėrkoni falje aktivistėve dhe publikut, dhe se do ta sqaroni kėtė incident sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.


Sinqerisht,
Albin Kurti
kryetar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
(Kjo letėr i ėshtė dėrguar dje Ambasadorit tė Francės, Jean-Franēois Fitou)




Nga Albin, Mėrkur, 26 Tetor 2011 19:45, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Thaēi u takua dy herė me Tadiqin


 


 


 


 


 


 


 


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, i ka shtrirë dorën dy herë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Zbulimin e bëjnë kabllogramet e ‘Vikiliksit’. E para që e konfirmon takimin është një dokument i dërguar nga Misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008.


 


 


 


 


 


 


 


Aty ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad, shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiq, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi.


 


 


 


 


 


 


 


“Presidenti Tadiq tha se Serbia kishte ofruar një “model shumë të qartë të autonomisë substanciale”, gjatë negociatave të treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar në Nju-Jork kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘unë nuk jam Slobodan Millosheviq’.


 


 


 


 


 


 


 


Tjetri kabllogram është dërguar nga ambasada në Athinë për në Uashington dhe konfirmon takim të Tadiqit me Thaçin edhe sa ky i fundit ishte në opozitë.


 


 


 


 


 


 


 


Dokumenti është dërguar nga ambasadori Çarls Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Tadiq dhe atij malazez Maroviq.


 


 


 


 


 


 


 


Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiq refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.


 


 


 


 


 


 


 


“Në një zhvillim pozitiv, Tadiq tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtër me liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e takimi të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, shkruante ambasadori Reis.




Nga Albin, Mėrkur, 07 Shtator 2011 19:44, Komentet(0), Lexo tė gjithė


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.03426 sekonda me 49 veprime