Shenimi i Fundit - Shkruajtur nga: Deēani - Mėrkur, 30 Shtator 2015 17:13
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga Kosova   
Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tėrhequr nga sfidat.!

Ish agjenti i SHIK-ut i kundėrpėrgjigjet ashpėr Kadri Veselit

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, pėrmes njė postimi nė facebook i ėshtė kundėrpėrgjigjur deklaratave tė fundit tė Kadri Veselit, i cili tha se shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tėrhequr nga sfidat

Miftari, ia ka pėrmendur Veselit punėsimet familjare, duke mos pėrjashtuar edhe dashnoret.

Postimi i plotė:

Kadi Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tėrhequr nga sfidat!

……….

Ma mirė shuj Kadri burri e mos fol fare. Tregona ju pra si mbahet dhe forcohet shteti, ndoshta duke vjedhur e duke u bėrė brenda natės pronar i shtėpive milionėshe tė ish gjeneralėve serb, apo duke ja falur pasurinė e Kosovės vetes dhe dostave apo duke shkatėrruar fabrika e xeherore, mihje, male, lumej, aeroport, fusha, elektrana, duke shkatėrruar, arsimin, shėndetėsinė, policinė, drejtėsinė, inteligjencėn, ushtrinė, PTK-nė, apo ndoshta shteti forcohet duke izoluar, etiketuar, dėnuar e duke vrarė nacionalista luftėtar shqiptar, apo ndoshta shteti forcohet me 40.000 veteranė tė rrejshėm me mijėra dashnore me daj, teze, kushėri, baxhanaka, baballaka, servila… etj, etj nėse forcohet shteti dhe mbahet kėshtu ne sot do duhej tė ishim si Amerika e fortė.

Ju e Kadrijat, Hashimat, Ademat, Samijat….. tjerė e keni vrarė dhe po e vrisni dita ditės ardhmėrinė e popullit tonė dhe tė shtetit tonė prandaj shijoje jetėn e luksit por sė pakut heshtni mos na shitni Utopi pėrralla dhe po….tė ftohta.



Nga Admin, Mėrkur, 10 Prill 2019 17:10, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Kadri Veseli na e “nguli”,


Ramush Haradinaj thot se: Kadri Veseli na e “nguli”, nuk ka me i ec kungulli mbi uje gjatė.




“PDK ėshtė pro qėndrimit tė LDK-sė qė nė projektligjin pėr Demarkacionin me Malin e Zi tė hiqet raporti i Komisionit tė Shpejtim Bulliqit. Ndėrkaq, AAK e Nisma me ēdo kusht duan qe nė projektligj tė pėrfshihet edhe ky raport”, thonė kėto burime.

Nė mungesė tė konsensuesit ndėrmjet subjekteve politike pėr ratifikimin e demarkacionit, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shtyer seancėn e sotme pėr ditėn e nesėrme nga ora 10:00.Pėr ratifikimin e demarkacionit nevojiten 80 vota.

Ramush Haradinaj thuhet ti ketė thėne njė mikut se Kadria i’a nguli prapė…



Nga Deēani, Enjte, 22 Shkurt 2018 18:40, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Trojka qė po e shkatėrron Kosovėn’





Deputeti Korab Sejdiu gjatė njė interviste pėr gazetėn “Zėri” ka deklaruar se tre liderėt kryesorė tė
vendit: presidenti Thaēi, kryeministri Haradinaj,

si dhe kryeparlamentari Veseli, me veprimet e tyre tė fundit pėr shfuqizimin e Ligjit pėr Gjykatėn Speciale po e shkatėrrojnė Kosovėn. Sipas tij, njė blof i tillė ishte pėr ta shpėtuar veten nga Specialja, si dhe pėr t’i rritur pazaret nė prag tė arrestimeve tė para.
Deputeti i Parlamentit tė Kosovės, Korab Sejdiu, i cili njėherėsh ėshtė jurist me profesion, thotė se tentativa e presidentit Hashim Thaēi, e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe e kryeparlamentarit Kadri Veseli pėr ta shfuqizuar Ligjin pėr Gjykatėn Speciale ishte pėr ta shpėtuar veten nga kjo e fundit dhe pėr t’i rritur, siē thotė ai, pazaret nė prag tė fillimit tė arrestimeve.
Kėto komente Sejdiu i ka bėrė gjatė njė interviste pėr gazetėn “Zėri”, duke shtuar se tė premten u pa qartė njė blof i tillė i trojkės (Thaēi, Haradinaj dhe Veseli), qė, sipas tij, po e shkatėrron Kosovėn.

Juristi Sejdiu thotė se nė lidhje me iniciativėn e fundit nuk bėhet fjalė pėr njė ligj tė rėndomtė, por, siē thotė ai, pėr njė pėrpjekje pak mė tė madhe nė kontekst tė votave qė nevojiten pėr ta bėrė njė ndryshim tė tillė, i cili ka edhe implikime kushtetuese dhe njė investim shumė tė madh nga partnerėt ndėrkombėtarė, nė veēanti nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Pra, nė rastet si kėto kur ne hyjmė nė obligime qė kanė edhe implikime ndėrkombėtare nuk mund pastaj tė luajmė me ata tė cilėt janė pjesė e procesit, sepse, siē edhe po shihet, kėtė ata nuk e tolerojnė”, ka pohuar Sejdiu.

Ky i fundit madje ėshtė shprehur i gatshėm qė ta japė votėn e tij pro mocionit pėr rrėzimin e qeverisė “Haradinaj” nėse opozita punon nė kėtė drejtim, siē ka deklaruar sė fundi.
My Webpage


Nga Deēani, Enjte, 22 Shkurt 2018 18:36, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Vrasėsi i dy policėve Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, ish truprojė e Ramush Haradinajt

Vrasėsi i dy policėve Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, ish truprojė e Ramush Haradinajt
Nga: P.R Mė: 24 nėntor 2016




Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj



Sot bėhen 13 vite qė nga vrasja e dy policėve tė Kosovės, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.
Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj ishin hetues policorė, tė cilėt ishin duke hetuar vrasjet nė rajonin e Dukagjinit, vrasjen e Tahir Zemajt dhe Smajl Hajdarajt.
Kjo vrasje si edhe shumė vrasje tė tjera konsiderohet tė jetė vrasje politike.
Shoqata “Thirrje pėr drejtėsi”, shoqatė kjo e  themeluar nga familjarėt dhe viktimat e atentateve me motive politike nė Kosovė, edhe sot ka kėrkuar drejtėsi pėr Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn dhe pėr tė gjitha vrasjet tjera politike,
“Edhe njė vrasje e dyfishtė politike. Nė cilėsinė e hetuesve policorė , nė njė atentat u vranė oficerėt policorė Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj , njėkohėsisht edhe ish luftėtarė tė Betejės sė Kosharės. U vranė me tė vetmin motiv se hetonin vrasjet politike nė Rajonin e Dukagjinit , atė tė Tahir Zemajt dhe tė Smajl Hajdarajt. Vetėm njė nga vrasėsit-dorasi , Bedri Krasniqi ish truproje e Ramush Haradinajt ėshtė dėnuar me burg pėr kėtė vrasje tė dyfishtė. Drejtėsia jonė ( dhe ndėrkombėtare) e ēmendur nuk shkoj mė tej , as nuk identifikuan dorasėt tjerė qė morėn pjesė dhe as urdhėrdhėnėsin. Drejtėsi pėr Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn! ... dhe pėr tė gjitha vrasjet tjera politike!”, thuhet nė postimin nė faqen e tyre nė facebook./BS



Nga Deēani, Enjte, 24 Nėntor 2016 16:39, Komentet(0), Lexo tė gjithė
I tėrbuari fyen tė gjithė partnerėt

robeli


Hashim Thaçi ka qejf ta sundojë Kosovën edhe më tutje. Por për këtë qëllim ai nuk po gjen partnerë, andaj kryeministri në ikje e ka humbur orientimin dhe po i fyen pikërisht ata të cilët dëshiron t’i ketë aleatë për bashkëqeverisje. Sharjet dhe mallkimet e Thaçit tregojnë – sërish - fytyrën e vërtetë të regjimit të tij


“Humbës”, “kërcënues”, “të frustruar”, “bllokues”, “grumbull muskujsh politikë të humbur” – këto janë vetëm disa nga fyerjet që Hashim Thaçi javëve të fundit i ka drejtuar kundër krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën. Kundër “Vetëvendosjes”, partisë së tretë politike në vend, propaganda e regjimit të Thaçit zhvillon prej vitesh një fushatë të ndyrë. Nga foltorja e Parlamentit, Thaçi i kishte bërë thirrje Albin Kurtit, shefit të VV-së, që të kthehej në Vladimir të Malit të Zi, prej nga vjen i ati i tij.


Thaçi e kishte përdorur qëllimisht toponimin sllav Vladimir në përpjekjen e tij të dëshpëruar që Kurtin ta afrojë sa më shumë me botën sllave. Shqiptarët Vladimirin e njohin si Katërkollë të Anamalit. Thaçi nuk e kishte lënë me këtë thirrje raciste kundër Kurtit. Kishte vazhduar me mbllaçitjen perverse se Kurti i paskësh “dalë dore” të atit. Më parë punët e ndyra i kishte kryer shërbimi sekret për vrasje e plaçkitje i PDK-së, i njohur me akronimin gjakpirës SHIK, duke plasuar gënjeshtra në Kuvend përmes deputetit me nofkën Kamishi, ai me guxim të budallait e kishte shpallur Kurtin spiun të Serbisë.


Furia e re e sharjeve të Hashim Thaçit kundër partive politike shqiptare që s’duan të bëjnë koalicion me të tregon se shefi i PDK-së i sheh Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Albin Kurtin vetëm si masha, si instrumente për të ardhur në pushtet me votat e tyre. Më së voni këtu përfundon trajtimi i partnerëve si partnerë. Ata janë vetëm e keqe e domosdoshme, një grumbull kafshësh që japin votat dhe thonë “po, po, po” sa herë që Thaçi do! Kështu, pa pikë respekti, është trajtuar LDK-ja në vaktin e Fatmir Sejdiut, i cili lejonte çdo poshtërim të partisë vetëm e vetëm për të mbetur president i vendit. Në fund edhe nga ky post e hoqën, me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese. Thaçi u tall edhe me Haradinajn, i cili është pafundësisht i etur për pushtet dhe, kur u kthye nga Haga, sapo shkeli qilimin e kuq në Sllatinë iu hodh në përqafim kryeministrit.


Disa javë Thaçi e barti Haradinajn në krah, duke ia ushqyer shpresat se do të bëhej “më i madhi”, pastaj e hodhi në kontejner. Haradinaj nuk ishte më shumë se bërllok politik. Këtë trajtim ai edhe e kishte merituar, për shkak të jargëzimit të tij pas PDK-së.


Koalicioni mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës mund të jetë i panatyrshëm, por arsyet për këtë bashkim PDK-ja duhet t’i kërkojë brenda vetes. Përse po bojkotohet Thaçi nga të gjithë? Kësaj pyetjeje ai më së miri do t’i përgjigjej vetë nëse do të ishte pak i sinqertë. Meqë nuk është i sinqertë, meqë mendon se ata që nuk mund t’i përfitojë si partnerë, mund t’i mashtrojë, ata që nuk mund t’i mashtrojë, mund t’i blejë, ata që s’i blen dot, mund t’i kërcënojë, ata që s’mund t’i frikësojë, mund t’i shantazhojë me shërbimin e tij kriminal, Thaçi tash ka filluar t’i shajë pikërisht ata me të cilët dëshiron të bëjë qeverinë e ardhshme.


Duket se këtë joseriozitet të Thaçit, më në fund, e kanë kuptuar shumica e protagonistëve të spektrit politik të Kosovës. Të gjithë ndihen të mashtruar – me të drejtë. LDK-ja dhe AAK-ja dhanë votat për t’u zgjedhur presidente Atifete Jahjaga, dhe ish-policja e dëgjueshme u shndërrua në asistente të PDK-së. LDK-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë votat edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Rezultati: kjo Gjykatë është shndërruar në pisarnicë (shkronjëtore) të PDK-së.


LDK-ja dhe AAK-ja kanë mbështetur dialogun jotransparent me Serbinë, të cilin e ka zhvilluar Thaçi. Cili është shpërblimi për këtë bashkëpunim? Thaçi këto ditë i rifilloi bisedimet me Serbinë, ndonëse nuk ka një mandat të pastër për këtë, pasi që është kryeministër në largim. LDK, AAK dhe as populli i Kosovës nuk u pyetën për këtë aventurë të re politike të Thaçit.


Rrjedhimisht, jo vetëm krerët e LDK-së, VV-së, AAK-së dhe të Nismës, por edhe shumë qytetarë pyesin nëse për Kosovën do të ishte e dobishme të ketë edhe në 4 vjetët e ardhshëm një kryeministër që “karrierën e ka ndërtuar me mashtrime të mëdha”. Kjo fjalia në thonjëza është e një anëtari të Kryesisë së PDK-së. Qytetarët e Kosovës që ia duan të mirën Republikës sot duhet të ballafaqohen me këto pyetje:


1. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që lidhi një biçim marrëveshje me Serbinë, e cila ishte e dështuar menjëherë pas nënshkrimit? Beogradi as që po lodhet ta zbatojë atë plotësisht. Mjafton të jesh qytetar i Republikës së Kosovës dhe milici serb do të të kthejë në kufi, arbitrarisht.


2. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që me këtë marrëveshje skandaloze vetëm i hapi rrugë Serbisë drejt integrimit në BE, ndërkohë që Kosova numëron në vend?


3. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që premton rrejshëm se do të zbulohen vrasësit apo arsyet e vetëvrasjes së figurave publike si shefi i Agjencisë së Privatizimeve (D. Asanaj), apo një deputet i partisë së tij (E. Pista)?


4. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që kontrollon kompanitë e mëdha, të cilat dyshohet se janë të detyruara t’ia japin ujemin partisë së tij nëse duan të vazhdojnë veprimtaritë afariste?


5. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që në mënyrë plotësisht jotransparente privatizon (fal) distribucionin e KEK-ut dhe ia jep me koncesion (fal) Aeroportin e Prishtinës një kompanie të dyshimtë turke?


6. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që premton heqjen e vizave për 15 muaj dhe këtë e bën të pamundshme, sepse komplet sistemin e sigurisë e ka mbushur me analfabetë, militantë partiakë dhe vrasës potencialë, të cilët janë vetë arsyeja përse nuk hiqen vizat?


7. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që mban në postin e ministrit të Brendshëm një vartës që nuk arriti të zbulonte se kush i vodhi 50 kilogramë drogë nga dhoma e dëshmive në të ashtuquajturën Polici e Kosovës?


8. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që për çdo ditë zbraz xhepin e qytetarit, duke favorizuar importin e prodhimeve të kalbura nga vendet fqinje dhe duke pamundësuar çdo zhvillim thelbësor ekonomik?


9. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që nepotizmin e ka shndërruar në stil dhe tabiat të qeverisjes?


10. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që vendimet e rëndësishme për punët e shtetit i merr në kafehane të tipit “Zanzibar”?


11. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që jep kontrata publike pa i lejuar publikut të shohë se si po harxhohen paratë e qytetarëve?


12. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që ka thelluar injorimin e rajoneve të caktuara të Kosovës, duke mos investuar asgjë në infrastrukturë?


13. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që si investim më të madh në arsim e sheh shtruarjen e darkave me suxhuk e sytliaç për mësues të varfër?


14. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që bashkë me shokët e tij akuzohet nga NATO-ja si prijës i krimit të organizuar dhe korrupsionit?


15. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që për zëvendës partiak ka një person që nga NATO-ja quhet njeri me “reputacion të dilerit të drogës”?


16. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që përmes televizionit pseudopublik, portaleve kriminale, gazetave të verdha manipulon të vërtetën dhe përpiqet të njollosë këdo që s’arrin ta blejë në pazarin e madh të mishit politik?


17. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që shkatërron ndërmarrjet publike për t’i favorizuar ndërmarrjet ku mbajnë aksione shokët e tij? (Shembull: telefonia mobile).


18. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që “të vërtetat” i ndërron si çorapet: opinionit vendas i thotë “kam luftuar”, opinionit ndërkombëtar i thotë: “kam qenë larg fronteve të luftës”? Cilit kloun t’i besohet këtu?


19. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që e ka shndërruar Gjykatën Kushtetuese në zyrë personale juridike?


20. E doni sërish për kryeministër një mashtrues, që plaçkit mërgimtarët në kufi përmes haraçit zyrtar (i ashtuquajturi sigurim për automjete)?


Kosovës i duhet një kryengritje civile dhe paqësore kundër këtij regjimi. Po qe e domosdoshme edhe me zgjedhje të reja parlamentare, me ç’rast Kosova do të duhej të mobilizohej kundër këtij pushteti që ka grabitur shtetin!


robelli@bluewin.ch
©KOHA.net




Nga Albin, Diele, 14 Shtator 2014 15:57, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Komandantėt e hoteleve, rikthejnė Serbinė nė Kosovė pėrmes eshtrave tė shqiptarėve!


 


Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve!


17.12.2013 | 07:29



Nga Kimete Berisha




Të pafalshmit!'U hodh gur e asfalt' mbi trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga shteti serb, në varrezën masive që u zbulua në Rashkë të Serbisë. 

 

Dhe atë rrugë serbët e pagëzuan 'Kosmetski put'

 

Pra, në Kosovë serbët kthehen vetëm duke shkelur nëpër trupat e vrarë e të masakruar të shqiptarëve! 

 

Por, ende pa u kthyer viktimat shqiptare për t'u varrosur në Kosovë, në Kosovë u kthye Serbia!

Përpara viktimave shqiptare, në Kosovë u kthye Serbia!

 

Njejtë ia bën Isa Boletinit. 

E hodhën në një gropë mbi të cilën ndërtuan parking e pas parkingut ndërtuan luna-park për fëmijë!

 

Dhe, përsëri shqiptarët nuk mundën pa Serbi!

Përsëri në Kosovë u kthye Serbia!

 

Komandantët e hoteleve shqiptare, e kthyen Serbinë në Kosovë, pa asnjë kusht! 

 

Serbia, as nuk shprehu keqardhje formalisht, as Hajredin Kuçi me kryeministrin e tij, Serbinë nuk e paditën për krime kundër njerëzimit!

 

Pra, e falën Serbinë! 

E pse e falën Serbinë me kaq lehtësi dhe ia plotësuan të gjitha dëshirat, në fund ia rehabilituan vrasësit, paramilitarët, kriminelët më të tmerrshëm!

Sepse, punëtorë të Serbisë janë vetë!

 

A është e rastit! 

Pse për mbi dhjetëmijë shqiptarë të vrarë nga Serbia, u akuzuan vetëm dy serb! 

 

Për t'u kthyer në Kosovë, për t'u bërë policë të Kosovës e Metohisë policët e paramilitarët serb që vranë e masakruan shqiptarët në luftë, Serbia e 'shiti' informacionin për varrezën masive në Rashkë, informatë që e kanë ditur dhe e kanë fshehur UNMIK-u!

 

Kosova e Hashim Thaçit me shokë nuk mundet pa Serbi! Përfshirë komandantët e Dukagjinit, që kurrë nuk i kanë thënë JO tradhtive kombëtare të kompanisë Thaçi!

 

Kush ka luftuar? 

Këta kanë luftuar?

Ne i kemi parë vetëm duke luftuar me mish me shpirt për ta kthyer shtetin serb në Kosovë-dhe e kthyen!

 

Kush ka luftuar-është vrarë!

 

E, neve asgjë më nuk na ngushëllon!

As idea se një ditë tradhtarët e PDK-së, që në emër të UÇK-së e kthyen Serbinë në Kosovë, s'do ta kenë një varr për vete në Kosovë, siç nuk guxojnë prej Serbisë krejt shqiptaria bashkë ta varrosin Isë Boletinin në vendlindjen e tij! 

 

Lum ai që nuk ka vdekur për atdheun e Kosovës e Metohisë! 

 

Tash, që e kthyet Serbinë në Kosovë, vazhdoni e faluni...dhe lutuni pesë vakteve për mëshirë! 

 

E, Zoti nuk fal! Se, sikur të falte Zoti, nuk do ta kishte krijuar ferrin!/standardi.info


   



Nga Albin, Mėrkur, 18 Dhjetor 2013 21:22, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Pėrkujtohet Masakra e Mejės

Kurse, EULEX-i ka filluar zyrtarisht hetimet për rreth 20 të dyshuar lidhur me masakrën e Mejës, të kryer nga forcat serbe, në pranverë të vitit 1999.

Zëdhënësja e këtij misioni, Bardha Azari ka theksuar për Radio Kosovën se procesi vetëm sa ka hyrë në fazën e hetimeve zyrtare, por ende nuk ka asnjë aktakuzë për këtë rast, ashtu siç ishte raportuar në disa media.

“Në rastin e Mejës bëhet fjalë për fillimin e hetimeve zyrtare dhe jo për aktakuzë. Nuk janë të akuzuar, janë vetëm të dyshuar sepse në momentin që hetimet fillojnë zyrtarisht nuk ka të akuzuar por vetëm të dyshuar. Bëhet fjalë për rreth 20 persona që janë identifikuar si të dyshuar të mundshëm në këtë rast. Nuk ka aktakuzë”, ka deklaruar Azari.

Sipas ligjeve në fuqi, hetimet mund të zgjasin deri në dy vjet dhe më pas të ngrihet aktakuza ose të mbyllen fare, pa dhënë ndonjë rezultat.

14 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Reken e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15 - 60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, ku u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Dita e të pagjeturve në Kosovë simbolizon ditën e 27 prillit të vitit 1999, kur në fshatin Mejë, ka ndodhur masakra më e madhe ndaj civilëve shqiptarë nga ana e forcave serbe. Edhe sot e kësaj dite, 14 vjet pas shumë nga të ekzekutuarit konsiderohen të zhdukur dhe familjarët e tyre vazhdojnë të kërkojnë kthimin e trupave për t’i varrosur në vendlindje.Në fshatin Mejë të Gjakovës, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot mbahet manifestimi qendror për shënimit e 27 Prillit – Ditës së të Zhdukurve të Kosovës. Më 27 prill të vitit 1999 forcat militare e paramilitare serbe patën vrarë e masakruar 377 meshkuj të 15 fshatra të rrethit të Gjakovës.


   




Nga Albin, Shtunė, 27 Prill 2013 07:56, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Krasniqi: Grabovci, tė mė kėrkoj falje!

ihaaa


Pas kërkesës për falje drejtuar qytetarëve të Kosovës nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar edhe kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, emri i të cilit është lakuar nga zyrtarët e lartë të PDK-së, në bisedat e përgjuara telefonike. Në një prononcim për Telegrafin, kryekuvendari ka thënë se do të ishte më mirë që Grabovci të kërkonte falje në mënyrë të qartë.


“Unë nuk e di se si është ndjerë Grabovci, por mbaj qëndrimin që e kam shprehur edhe më herët, se duhet kërkuar falje për nivelin e ulët të përdoruar gjatë atyre bisedave”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin.


Gjatë një konference për gazetarë, Grabovci u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve të vendit në rastin e përgjimeve, mirëpo ka munguar kërkimfalja edhe për Jakup Krasniqin.


“Unë të gjithë qytetarëve u kërkoj falje për shqetësimin më të vogël, me cilindo veprim që kam bërë. Ndërsa bashkëpunimi im me përfaqësuesit e institucioneve ka qenë korrekt, është korrekt dhe do të jetë korrekt”, ka deklaruar Grabovci.


Kryekuvendari Krasniqi ka qenë emri më i përfolur në bisedat ndërmjet Adem Graboovcit, Hashim Thaçit e Sami Lushtakut. Ky i fundit nuk kishte ngurruar që fliste fjalë të rënda për kryekuvendarin, ndërsa edhe kryeministri Thaçi e etiketonte me nofkën “Jakupovski”. /Telegrafi/




Nga Albin, Hėnė, 24 Dhjetor 2012 16:23, Komentet(1), Lexo tė gjithė
Thaēi e Daēiqi “instalojnė” terr medial



Mediet në Kosovë dhe ato në Serbi, janë duke kaluar nëpër terr të plotë informativ në raport me bisedimet në Bruksel, ngase dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Serbisë, po e mbajnë të mbyllur “hermetikisht” këtë proces.


Kështu është thënë të enjten gjatë një debati mes gazetarëve kosovarë dhe atyre serbë në Qendrën Mediale në Çagllavicë, që është organizuar nga Rrjeti i Radiove Lokale të Kosovës, i cili do të transmetohet në pesëmbëdhjetë radiostacione, dhjetë në Kosovë dhe pesë në Serbi.


Zëvendësdrejtoresha e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Anamari Repiç, ka thënë se dialogu politik Prishtinë-Beograd, po përcillet me probleme të mëdha që kanë komuniteti i medieve për të raportuar për atë që është biseduar.


Megjithatë, ajo ka vlerësuar se në Kosovë ka mediume që, siç ka thënë ajo, po përpiqen të raportojnë sa më saktë dhe korrekt për atë se çfarë po ndodh në Bruksel, gjatë takimeve të dy kryeministrave, por të cilat po kanë vështirësi të shumta.


Ndërkaq, kryeredaktori i gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina, ka thënë se është fat i keq për vendin se informatat për bisedimet në Bruksel, po u servohen qytetarëve nga Zyra e kryeministrit të vendit, dhe nga gazetarët e RTK-së, të cilët sipas tij, paguhen nga qeveria për ta paraqitur kryeministrin si triumfues në bisedime.


Edhe kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Astrit Gashi, ka kritikuar qasjen e RTK-së karshi bisedimeve, ngase sipas tij, ky medium është shndërruar në televizion qeveritar dhe si i tillë po paraqet vetëm fitore të mëdha të Qeverisë së Kosovës gjatë dialogut.


“Ne kemi pasur frikën tonë në raport me dialogun dhe atë për shkak të seriozitetit të qasjes së klasës sonë politike dhe për shkak se dialogu po ndodh. Por ne si gazetë, duke pasur informatorë, por jo korrespondentë në Bruksel, por duke i përcjellë ngjarjet nga Prishtina edhe përmes Brukselit, ne gjatë tërë kohës u kemi dhënë hapësirë të dy palëve, pra edhe qeverisë së Kosovës, edhe qeverisë serbe, dhe në disa raste me radhë si pjesë e shkrimeve tona ka qenë edhe Borko Stefanoviq. Ne kemi pasur edhe intervista me Setefanoviqin në gazetën tonë”, ka thënë ai.


Gashi ka theksuar se qasja e “Zërit” dhe një pjese të medieve në Kosovë nuk ka qenë gjuhë fyese dhe e urrejtjes ndaj Serbisë, siç pretendojnë disa medie në Serbi, por është përdorur qasje kritike ndaj mënyrës se si po bëhet dialogu.


“Kështu që nëse ne duhet t’i marrim si të mirëqenia kritikat nga Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, atëherë më duhet t’ju them juve kolegë gazetarë nga Serbia, që Kosova de fakto nuk ka pasur gjuhë të urrejtjes ndaj Serbisë në këtë rast”, ka thënë Gashi.


Debati është zhvilluar me dy panele të ndara, njëri në Çagllavicë dhe tjetri në Beograd, por që kanë komunikuar dhe debatuar me telekamera me njëri-tjetrin.


Njëri nga debatuesit në Beograd, gazetari i Radios Evropa e Lirë, Millosh Todoroviq, ka thënë se mungesa e transparencës së bisedimeve karshi medieve e bënë të dyshimtë mundësinë e jetësimit të marrëveshjeve që do të arrihen.


“Unë dje e pash që Hashim Thaçi ka thënë se është rregulluar çështja për kufirin, kurse e shohim Daçiqin që thotë se për asgjë s’jemi kuptuar, kurse një tablloid që është tirazh i një gazeta, shkruan se Thaçi ka lëshuar pe nën presion”, ka thënë ai.


Njëra nga problemet që kanë mediet në Kosovë dhe ato në Serbi për të mbulua zhvillimet në të dy vendet, sipas panelistëve në Çagllavicë dhe atyre në Beograd, është ajo që ka të bëjë me mungesën e korrespondentëve dhe me bashkëpunimin mes redaksive në Prishtinë dhe Beograd.




Nga Albin, Premte, 07 Dhjetor 2012 08:57, Komentet(0), Lexo tė gjithė
AAK vendos javėn e ardhshme!

Liderët


Java e ardhshme është vendimtare nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë apo jo në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).


 


Burime brenda AAK-së i kanë thënë “Zërit” se Aleanca ia ka parashtruar disa kushte PDK-së, ku përveç tjerash, kushti kryesor është që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, gjë që nëse nuk ndodh, nuk do të ketë koalicion të përbashkët.


“Javën e ardhshme do të dihet gjithçka. Ne kemi kërkuar pozitën e kryeministrit dhe disa ministri, por në PDK ka hezitim. Nëse Hashim Thaçi nuk lëshon pe, atëherë do të vazhdojmë të mbesim në opozitë”, sqaron ai.


Ky burim tregon se përveç postit të kryeministrit, AAK-ja kërkon gjithashtu edhe disa ministri, shumica e të cilave kanë të bëjnë me forcimin e ligjit dhe ndryshimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


“E kemi kërkuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe kemi kërkuar që të themelohet një ministri e re, përkatësisht, Ministria e Energjetikës”, ka treguar ai...




Nga Albin, Premte, 07 Dhjetor 2012 08:51, Komentet(0), Lexo tė gjithė
3 Faqe 1 2 3 


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.03393 sekonda me 49 veprime