Shenimi i Fundit - Shkruajtur nga: Deēani - Mėrkur, 30 Shtator 2015 17:13
Lajmet

mergimtari.ch LajmeLajme Nga Bota   
Flet Carla del Ponte



Carla del Ponte: Haradinaj nuk e meriton tė maltretohet nė Francė, kur dy herė ka dalė i pastėr nga Haga
Flet Carla del Ponte, Gjykata Speciale fillon me “peshqit e vegjėl”


Lugano, 25 shkurt -Zonja Del Ponte ėshtė njė prokurore zvicerane dhe ndėrkombėtare, tashme njė hetuese dhe diplomate. Nė kuadėr tė sistemit tė Kombeve tė Bashkuara, ajo ishte njė ish-kryeprokurore e Kombeve tė Bashkuara e dy gjykatave penale ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė dhe Ruandėn.







Del Ponte: Tribunali special i Hagės pėr krime nė Kosovė do te ketė suksese, ndryshe nuk do tė ishte themeluar

Si njė gjyqtare hetues dhe kryeprokurore e Ministrisė Publik nė Zvicėr, Del Ponte ka hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e terrorizmit ndėrkombėtar, mafies ruse, kontrabandėn e armėve dhe tė spiunazhit, pastrimit tė parave, si dhe aspektet e tjera tė krimit tė organizuar transnacional pėrfshirė kėtu edhe njė zviceran me orgjinė shqiptare.

Pasi shėrbeu si Kryeprokurore e Pėrgjithshme e Zvicrės, ajo u emėrua kryeprokurore pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare pėr ish Jugosllavinė (ICTY) nė gusht tė vitit 1999. Ajo u gjend ne ketė ICTY deri nė vitin 2008. Misioni i saj pėrfundoi me njė bilanc te suksesshme duke arrestuar e burgosur kriminele kryesisht serbe, me je total prej 91 aktakuzash, duke pėrfshirė kėtu edhe njė kryetar shteti Sllobodan Milloshevic si dhe njė numėr i madh i gjeneralėve dhe poltikajve tė rangut tė lartė te arrestuar dhe dėnuar pėr njė sėrė krimesh. Qė nga shtatori i vitit 2012, ajo shėrbyen si njė Komisionere e Komisionit Ndėrkombėtar tė Pavarur Hetimor pėr Sirinė.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės e cila u gjend ne krye te TPI-sė pėr krime nė ish-Jugosllavinė pėr gati njė decenie rresht, pas disa vitesh paraqitet serish, kėsaj radhe nė njė intervistė “Presheva Jonė” nė Zvicėr e cila flet pėr rolin e ICTY e cila sivjet mbyll dyert e veta ne Hagė, pėr arrestimin dhe izolimin e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt nė Francė, pėr specialen dhe “peshqit e mėdhenj”…Ju pėrkujtojmė se raporti i zviceranit Dick Marty, ne te cilin pėrmendet edhe emri i Del Pontes referuar librit te saj “Gjuetia..” lidhur me akuza kundėr ish-komandanteve te UCK-sė ka bėrė jehonė te madhe nė mediat ashtu edhe nė qarqet ndėrkombėtare.

E pyetur rreth asaj se Gjykata e Hagės pėr ish-Jugosllavinė e cila mbylle sivjet dyert, se a ka kompletuar misionin e saj si duhet ne Ballkan, znj.Del Ponte pėrgjigjet se “Unė, siē e dini edhe pe juve disa herė e kam thėnė se Gjykata e Hagės pėr ish-Jugosllavinė nuk do tė mbyll dyert pa arrestuar dhe dėnuar peshqit e mėdhenj tė krimeve ne Ballkan. Njė president i Serbisė me emrin Slobodan Miloshevic, Karagjic, Mladic te arrestuar dhe dėrguar nė Hage, a nuk dolėn fjalėt mia ?..”



Specialja pėr krimet nga Kosova do t’ia nis tė mbledh nga “peshqit e vegjėl” ndėrsa kah fundi…

Se ēfarė mendon pėr arrestimin dhe izolimin e liderit tė AAK-sė Ramush Haradinaj ne Francė nė vazhdim znj.Del Ponte nė kėtė bisedė ėshtė pėrgjigjur se “ish-kryeministrit kosovar Haradinaj mendoj se nuk e meriton tė malltrrtohet nė Francė i cili dy herė ka hyrė dhe ka dalur i pastėr nga dyert e Hagės . Me duket e pakuptueshme arrestimi dhe mbajtja e tij nė Francė nga autoritetet e atjeshme, sipas njė fletearresti nga Serbia. Se ēfarė ėshtė duke u zier pas kėsaj, nuk di ēfarė t’ju them, se a ėshtė fjala pėr akuza tė mėparshme pėr tė cilat ai ėshtė pėrgjigjur dy herė, apo pėr ndonjė akuzė te fundit. Sa i pėrket te fundit, duket se qė kur Haradinaj doli i lirė pėr tė dytėn herė nga Haga deri tash nė rajon me sa di unė s’ka pasur luftė?!..Veē n ‘paq shku ai n ‘Serbi me pas ba diēka nja tė zezė, qė ne nuk e dimė. Nėse dikush shpreh dilema se Haradinaj do te dėrgohet ne Beograd apo Hagė, pėr kėtė tė fundit unė po ju heq, se Haga s ka ēfarė te bėje mė me tė. Ashtu kėshtu Haga edhe pak muaj e mbyll dyert e veta. Ēka po ndodhė vėrtetė me Ramush Haradinaj mund tė dijė vetėm Beogradi, Parisi apo edhe Prishtina, nėse nuk ėshtė far biznesi apo lojė politike..”

Duke folur pėr Tribunalin e ri te Hagės pėr krime nė Kosovė se a do tė ketė sukses nė misionin e tij, prokuroja zvicerane del Ponte nė vazhdim te kesaj bisede per agjncine e agjemeve “Presheva Jonė” pohon se “po, po do tė ketė sukses, ndryshe nuk do te ishte themeluar. Por megjithatė unė kam njė dyshim mbi tė. Njė, sepse ėshtė themeluar tepėr vone, sepse shume dėshmitarė janė vrarė nė terren. Dhe kam pėrshtypjen se nuk ka njė vullnet politik pėr te hetuar “peshqit e mėdhenj” tė krimit nė Kosovė…”

Nė mediat kosovare shpesh flitet se specialja pėr Kosovėn do tė mbledh “peshqit e mėdhenj” tė krimit ne Kosovė duke pėrmendur kėtu emrin e Hashim Thaēit, Xhavit Halitit dhe te Kadri Veselit? Se ēka mendon ajo pėr kėta personazhe qe kishin role tė caktuara nė Shqipėri gjatė luftės nė Kosovė? Zvicerania del Ponte pohon se “kėta persona tė njohur tashme nė opinion, madje edhe nė mediat amerikane si tė dyshuar, por nuk mendoj se do tė kapen fillimisht, sepse mungon vullneti politik. Kur atėherė s’ka pasur vullnet politik pėr tė arrestuar, tash hiq e me hiq, mendoj unė. Se di ndoshta specialja mund te sjelle surpriza. Ēka mund tė them se pėr dallim nga gjykata e Hagės pėr ish-Jugosllavinė, kjo pėr Kosovėn duket se do t’ia nis tė mbledh nga “peshqit e vegjėl..”.



Nga Deēani, Hėnė, 27 Shkurt 2017 10:43, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Shqiptarėt e plagusur rrėfejnė terrorin nė Maqedoni

18 vjeçari Burim Veliu nga Haraçina vazhdon të gjendet në spital për shkak të plagëve që mori mbrëmë nga rrahja e huliganëve në sheshin e qytetit.


Siç rrëfeu Burimi, një grup të rinjsh e goditën atë me tulla, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Ekipi i ALSAT arriti të vizitonte Burimin nga afër, për të kuptuar incidentit të djeshëm, por pamjet janë filmuar me celularë për shkak të mos lejimit të kamerave në këto ambiente.


“Isha duke ardhur në shtëpi, ishim duke kaluar nga qendra. Disa persona erdhën dhe më pyetën mua, a je shqiptarë apo maqedonas. Unë ju thashë se jam shqiptar, edhe mandej më sulmuan mua, më ranë me një tullë. Ma nuk di asgjë, kam ra pa vetëdije veç kur e kam pa vetën që jam në spital. Kam dhimbje koke, edhe krahu me dhemb dhe trupi mbas, edhe syri. Kanë qenë 30-40 vetëm ndoshta më tepër. Në atë moment nuk kam mundur t’i shihja se sa ishin. A janë kanë të maskuar, çka kanë pas me vete? Ka pas të maskuar, ka pas pa maska, kanë pas dru me veti”, deklaroi Burim Veliu, i rrahur, transmeton Alsat- M.
Ndërkohë babai i Burimit, Sabit Veliu i bën apel ndaj autoriteteve të bëjnë të pamundurën për qetësimin e gjendjes së krijuar.


“Mbrëmë, djalin ma kanë rrah brutalisht edhe është i rrahur shumë dhe tërë natën ka ndejtë në shok dhomë. Tash nuk ndjehet mirë. Mjekët thanë ta ndalin prapë për shërimin e mëtutjeshëm që të shihet se çka. Unë nuk e di me këtë qeveri, me këtë shtet, ne shtet tjetër nuk kemi , ne e kemi këtë shtet tjetër nuk kemi, nuk di pse nuk ndërmarrin diçka bile këto huliganë mi ndal edhe mos me ndodhë kësi raste jo vetëm djalit tim po këtu ka raste edhe tjera me shumicë që po ndodhin. Për atë ju lus Qeverisë, ju lus edhe zotëri Ali Ahmetit që të ndërmarrin diçka, të ndalojnë këto raste që nuk i mban as toka e jo ti mbaj qelia njerëzore”, tha Sabit Veliu, prind.


“Unë bëj apel deri te Stojanco Angellov, në qoftë se ka ai diçka me UCK, me komandantët mos të dale të keqtrajtojë gratë shqiptare dhe fëmijët, po le të na kërkoje neve, unë jam ish pjesëtar i UCK-së i 2001, në qoftë se ka diçka le të dalë le të më kërkoje mu, le ti kërkojë komandantët, në qoftë se ai do me nxjerrë hakun e vet që ka qenë i plagosur ne 2001 ….”, u shpreh një familjar.


Mbrëmë në spitalin e qytetit, 5 qytetarë shqiptarë kërkuan ndihmë mjekësore. Dy prej tyre u mbajtën në spital ndërkohë që të tjerët u lëshuan për kurim në shtëpi.


“Kemi qenë në stacionin e autobusëve në rrugën “Jugodërvo”. Për njëherë ka ndodhur ngjarja, më shumë se 100-200 vetë kanë qenë dhe kanë goditur nga kanë mundur. Kjo nuk është në rregull. Del ashtu siç duhet, nuk kthehesh normal”, tha një qytetarë.


Drejtoresha e spitalit të qytetit Jasmina Cabukovska nuk pranoi të prononcohej lidhur me gjendjen shëndetësore të qytetarëve të plagosur. Përmes linjës telefonike ajo tha se në spital është pranuar vetëm një i plagosur, i cili do të lëshohet kurim në shtëpi. Drejtoresha Cabukovska mohoi se 5 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.



 


 




Nga Albin, Diele, 03 Mars 2013 09:16, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Nadin zbulon Flamurin e Skėnderbeut nė afresket e njė kishe nė Venecia

Flamuri i kuq me shqiponjë, pikturuar nga Veronese, është shquar në Kishën e Shën Sebastianit.
Kush ka pasur rastin të vizitojë Venecian dhe mrekullitë e saj të artit dhe të kulturës me famë botërore, dhe i ka rastisur të vizitojë Kishën e Shën Sebastianit, -sipas sugjerimit të ndonjë miku italian, njohës i veprave monumentale të Rilindjes Italiane, zor se ka vërejtur një gjë të rrallë, tejet emocionuese: flamuri që valëvitet në një nga tri hapësirat ovale të tavanit të kësaj kishe,- që tregojnë historitë biblike të Esterit dhe të Mardokut-paraqet një shqiponjë të zezë në një sfond të kuq; në ditët tona, deri para pak muajsh, ky flamur është konsideruar si flamur i Asburgëve. Në fakt, flamuri asburgas nuk dëshmohet të ketë pasur kurrë një sfond të kuq, por të çelur. Themi deri para pak muajsh, kur Lucia Nadin dha “lajmin” e madh dhe tronditës; jo vetëm për historinë dhe kritikën e artit venencian, por dhe për lidhjen e tyre me historinë, kulturën, me jetën spirituale të Shqipërisë, në bregun përballë, me të cilat ka dhënë e marrë në shekuj...


 



 




Nga Albin, Mėrkur, 20 Shkurt 2013 07:33, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Sulmi i parė kamikaz nga al-Kaida nė Mali

Dita e premte solli në Mali sulmin e parë vetëvrasës, që prej nisjes së ndërhyrjes franceze në janar, me qëllim zmbrapsjen e militantëve islamikë nga pjesa veriore e vendit.


Kamikazi iu afrua një grupi ushtarësh me motoçikletë përpara se të shpërthente rripin me dinamit që e mbante të vendosur rreth shtatit, duke vrarë veten dhe plagosur një prej ushtarëve francezë.


Al-Kaida mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm të ndodhur në Gao, qytetin më të populluar në veri të Malit.


Sipas analistëve, ky mund të jetë fillimi i një taktike të destabilizimit të vendit dhe luftës guerile, pas pamundësisë për të rivalizuar një fuqi të madhe si Franca.


Mediumet e huaja raportuan se fraksione rivale brenda ushtrisë shkëmbyen zjarr në kryeqytetin Bamako, në një tjetër zhvillim shqetësues brenda vendit të varfër afrikan me 15 milionë banorë.


Franca, ish-zotëruesi kolonial i Malit, pranoi më 10 janar thirrjen e qeverisë vendase për ndihmë, pas avancimit të militantëve islamikë në veri.


Falë ndërhyrjes së Parisit, aktualisht është rikthyer kontrolli i qeverisë mbi të gjitha qendrat e mëdha të banuara në vend, por ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e vendit, pas tërheqjes së paralajmëruar të francezëve dhe zëvendësimit të tyre me një koalicion trupash afrikane në muajin mars.


Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë së bashku.


 




Nga Albin, Premte, 08 Shkurt 2013 18:53, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Gjenevė: Arrihet marrėveshja pėr ndaljen e emisionit tė zhivės

Gjenevë: Arrihet marrëveshja për ndaljen e emisionit të zhivës


Më se 140 vende të botës janë pajtuar për marrëveshjen ndërkombëtare juridikisht obliguese për reduktimin e emisionit të dëmshëm të zhivës.


Në fund të tubimit pesëditësh të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, të dërguarit e shteteve pjesëmarrëse, sot herët në mëngjes, i miratuan masat për kontrollin e përdorimit të zhivës, me qëllim që të ulet sasia e metalit me helmim të lartë, që lirohet në ambient.
Marrëveshja do të nënshkruhet më vonë këtë vit në Minamata të Japonisë, ku mijëra njerëz kanë vuajtur nga helmimi me zhivë në vitet e 50-ta.
Zhiva mund të prodhoj efekte të padëshiruara në shëndetin e njerëzve, përfshirë edhe dëmtime të përhershme në sistemin nervor.


 




Nga Albin, Diele, 20 Janar 2013 12:49, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Jemen: Nga sulmet ajrore amerikane – 9 militantė tė vrarė

Jemen: Nga sulmet ajrore amerikane – 9 militantė tė vrarė


Raportohet se nga sulmet ajrore tė aeroplanėve pa ekuipazh tė Shteteve tė Bashkuara, janė vrarė nėntė militantė tė dyshuar pėr lidhje me al-Kkaidėn.


Mediat lokale kanė raportuar sot se tri sulme tė ndara ajrore ishin ndėrmarrė mbrėmė vonė, nė provincėn qendrore Marib.


Nga sulmet ajrore amerikane me aeroplanėt pa ekuipazh, gjatė njė muaji nė Jemen, janė vrarė gjithsej 23 vetė.


Uashingtoni e ka intensifikuar bashkėpunimin e tij me qeverinė sė Jemenit nė fushatėn e sulmeve kundėr degės sė al-Kaidės nė Jemen, qė shihet si njėsia mė aktive e kėtij rrjeti nė botė.


 




Nga Albin, Diele, 20 Janar 2013 12:46, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Blater mbėshtet Kosovėn


Presidenti i FIFA-s konfirmon lejimin e ndeshjeve ndërkombëtare

Në fund të Kongresit të FIFA-s të zhvilluar në Budapest, Sep Blater ka folur sërish për çështjen e Kosovës dhe lejimin e përfaqësueses dhe klubeve të këtij vendi që të zhvillojnë miqësore ndërkombëtare. Ai ka konfirmuar se për “dritën jeshile” të dhënë nga Komiteti Ekzekutiv vetëm pak ditë më parë nuk ka kthim mbrapa.


Presidenti i federatës botërore reagoi pas spekulimeve të mediave serbe, sipas të cilave FIFA kishte pezulluar përkohësisht vendimin e marrë vetëm pak ditë më parë, për t’i hapur rrugën ndërkombëtarizimit dhe njohjes globale të futbollit kosovar.


Sipas mediave të Beogradit, “Blic” dhe “B92”, pezullimi i përkohëshëm i lejimit të përfaqësueses kosovare që të zhvillojë ndeshje miqësore me anëtarët e tjerë të FIFA-s ka ardhur pas presioneve nga Serbia dhe kundërshtimit të UEFA-s, me në krye presidentin Mishel Platini.


Nga Hungaria, Blater deklaroi se “vendimi për Kosovën nuk do të kthehet, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë modaliteti i implementimit”.


Ndërkohë, FIFA ka ftuar në dialog zyrtarët e UEFA-s, të cilët ishin kundër vendimit që Kosova të luajë miqësore ndërkombëtare, duke e cilësuar atë sit ë ndikuar nga politika. Takimi do të zhvillohet më 31 maj në Zyrih, ndërsa i pranishëm aty do të jetë edhe delegacioni serb. Raportimet më të fundit thonë se në të njëjtën ditë, UEFA do të mbajë një mbledhje urgjente në selinë e saj në Nion të Zvicrës.




Nga Albin, Premte, 25 Maj 2012 21:52, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Vdes Christopher Hitchens, pėrkrahės i madh i Kosovės

 





Ka vdekur në moshën 62 vjeçare shkrimtari, gazetari dhe kritiku letrar Christopher Hitchens. AI vdiq në Texas të SHBA-së nga pneumonia. Vanity Fair që dha lajmin për vdekjen e tij ka thënë se kurrë nuk do të ketë një person si Christopheri.

Ai e nisi karrierën e tij gazetareske në vitet 70 e më pas u bartë në SHBA për t’u bërë redactor në Vanity Fair në vitin 1992. Në studimet dhe paraqitjet e tij ai ka mbrojtur gjithmonë vendin tonë dhe të drejtën për pavarësi.

Së fundi kishte shkruar për vendimin e GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë duke e quajtur vendim të drejtë dhe impresiv.

“Ne humbasim dicka të rëndësishme nëse e harrojmë Kosovën dhe ngjarjet e tmerrshme që çuan në vetëvendosjen e 2 milionë banorëve. Të privuar një kohë të gjatë nga të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare, pastaj të deportuar nëpërmjet trenave e me armë drejtuar në ta e të kërcënuar me vrasje massive, këta njerëz janë shpëtuar nga një intervenim, thënë thjesht, ka një kufi përtej ligjit që është ndërgjegja”, shkruante

 


 









Nga Albin, Premte, 16 Dhjetor 2011 17:14, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Skandal: Churkin provon ta ndalė fjalimin e Hoxhajt, por dėshton

I padurueshėm dhe skandaloz ambasadori rus nė OKB, Vitaly Churkin.


Kur ministri i jashtėm Enver Hoxhaj ishte nė mesin e adresimit para mediave (pas orės 03:00 sipas kohės sonė), Churkin u afrua tek vendi i press konferencave.


“Nuk ke tė drejtė tė jesh aty dhe tė flasėsh pa prezencėn e UNMIK-ut”, tha ai nga korneri. “Nuk mendoj kėshtu”, u pėrgjigj ministri Hoxhaj dhe vazhdoi tė marrė pyetje tė gazetarėve.


Kur pėrfundoi ēfarė pati pėr tė thėnė, Hoxhaj u nis tė largohet andej nga ishte Churkini. Ia zgjati dorėn e qeshi me aktin e tij. Ai i tregoi prapė se nuk ishte mirė ēfarė bėri dhe pastaj foli vetė.


Churkin tha se i respekton pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe gjithmonė i dėgjon me vėmendje kur vijnė e flasin nė OKB, por ata nė ndėrtesėn e OKB-sė nuk mund tė flasin pa prezencėn e UNMIK-ut. Sipas tij, askush nuk u tregon ēfarė tė bėjnė nė restoranet apo parqet e New Yorkut, por nė OKB ka rregulla.


Pas pyetjeve tė vazhdueshme tė gazetarėve kosovarė, Churkin u nervozua. “Ishte thjesht kėshilliė miqėsore. Nuk ėshtė se e grushtova zotin Hoxhaj”, tha ai. Churkin pranoi se ėshtė i shqetėsuar sepse nuk mori pėrkahjen pėr Serbinė tė anėtarėve tė tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit. /indeksonline/




Nga Albin, Premte, 16 Shtator 2011 07:49, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Nenad Canak: Serbia udhėhiqet nga mitomanėt dhe kuazipatriotėt

Kryetari i Ligës Socialdemorate të Vojvodinës (LSV) dhe deputet i kuvendit serb, Nenad Canak, ka thënë se e ka të paqartë dilemën rreth zgjedhjes mes Kosovës dhe BE-së. Sipas tij, është e rrezikshme edhe ideja e ndarjes së Kosovë, sepse do të ishte “shkaktar i proceseve të rrezikshme në Maqedoni, Mal të Zi, e edhe më gjerë.


“Nuk po e kuptoj çfarë zgjedhje është kjo, çka ka me u zgjedh!? Sepse, kur flasim për BE kjo nënkupton një varg detyrimesh që marrim, por edhe mundësinë që me kusht që për këtë të ekzistoj vullneti politik, të shpejtohet zhvillimi i Serbisë dhe zgjidhja e shumë mosmarrëveshjeve në Ballkanin juglindor. Në anën tjetër, kur përmendet heqja dorë nga Kosovë, duhet t’ju kujtojë se në këtë moment Beogradi nuk ka kurrfarë pushteti në Kosovë, e as që atje zbatohen ligjet e Serbisë. Prandaj, nuk e di se çka nënkupton tërheqja. Nga çka? Nuk mendoj se këtu mund të ketë ndonjë heqje dore”, ka thënë Canak për ditoren e Novi Sadit, “Dnevnik”.


Lideri i LSV-së edhe më tutje mendon se rreth Kosovës luhet lojë kuazipatriotike që sillet rreth formës e jo përmbajtjes dhe e cila shpie “në riciklimin e mallkimit të Lazarit dhe miteve tjera historike”.


“Nëse me rastin e hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në BE, standardet duhet të jenë të njëjta dhe kufijtë nuk duhet të ekzistojnë, shtrohet pyetja se a nuk është kjo më e mira për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës. Prandaj procesi i kyçjes në BE duhet të përshpejtohet që ky problem të zgjidhet”.


Ai thotë se kjo zgjedhje nuk bëhet sipas masave të mitomanëve e as atyre të cilët në vitet ’90 të shekullit të kaluar ishin “dhurues bujar të gjakut të huaj”, e as sipas kuazipatriotëve të cilët patriotizmin e tyre e kanë paguar mirë me derivate dhe mallra të akcizës.




Nga Albin, Martė, 16 Gusht 2011 17:52, Komentet(0), Lexo tė gjithė


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.1946 sekonda me 49 veprime