Shenimi i Fundit - Shkruajtur nga: Deēani - Mėrkur, 30 Shtator 2015 17:13
Lajmet

mergimtari.ch LajmeRisi nė Mergimtari.ch   
“Pyesni zemrėn”, njė vėllimi i ri poetik nga Emine S. Hoti

Nga Viron Kona


“Pyesni zemrėn” ėshtė vėllimi mė i ri poetik i poeteshės shqiptare – norvegjeze Emine S. Hoti. Nga titulli lexuesi kupton se libri ėshtė njė rrėfim i sinqertė, qė ka burim zemrėn e njė gruaje tė emancipuar, e cila ka kaluar njė jetė personale tė vėshtirė dhe plotė privime, ndėrkohė qė ėshtė shfaqur kurdoherė si njė luftėtare e sė resė pėrparimtare, kundėr dogmave dhe zakoneve tė vjetra patriarkale tė lėna trashėgim nga e kaluara e herrėt. Duke lexuar vėllimin nė dorėshkrim, krijova bindjen se autorja pėrfaqėson njė grua simbol tė pėrparimit, ajo ėshtė njė flamurtare dhe njė dritė orientuese pėr tė drejtat dhe liritė e femrave shqiptare nė radhė tė parė, por edhe nė pėrgjithėsi, pasi mendimet qė ajo shfaq, ndjenjat, mesazhet, ėndrrat, gėzimet e dhembjet, janė thellėsisht njerėzore dhe tė realizuara me njė gjuhė tė vėrtetė artistike, tė thjeshtė nė dukje, por tė shprehura me figuracion tė pasur dhe me njė mendim tė qartė e tė pėrparuar, i cili rrjedh nga njė shpirt i pastėr e i dėlirė, nga njė zemėr e bukur, e lėnduar dikur nė ndjenjat dhe jetėn e saj, por kurdoherė kurajoze, e guximshme dhe krenare. Ndaj mendoj se lexuesit nė pėrgjithėsi dhe, veēanėrisht vajzat dhe gratė qė kanė provuar nė jetė pėrvoja tė hidhura e tė dhembshme, marrin nga kėto krijime poetike mė shumė guxim dhe kurajė, pasi poezitė kanė forcėn e njė zjarri tė dėshiruar nė njė kohė tė ftohtė dimri; ato tė ngrohin trupin dhe shpirtin, tė japin jetė dhe gjallėri, tė ēlirojnė nga ngėrēet dhe gjendjet e rėnda qė krijon jeta me ngricat dhe me dallgėt e pandėrprera.



Gjithēka e shkruar nė vargje, shpreh rrahjet e njė zemre tė pastėr dhe tė bukur, tė thjeshtė dhe krenare, qė nuk pajtohet me tė keqen, por lufton me tė, pa mllefe dhe urrejtje personale. Duke njohur peshėn e rėndė tė mentalitetit tė prapambetur, me anė tė vargjeve, poetesha Hoti ia arrin tė ēelė pėrpara lexuesit vizione tė reja, ajo bėnė qė lexueset vajza dhe gra, duke lexuar kėtė libėr tė marrin mė shumė guxim, kurajė dhe forcė qė tė mos pėrulen e tė mos gjunjėzohen pėrpara tė keqes, por ta kundėrshtojnė hapur atė, sepse, pėrndryshe, do tė dėmtojnė veten, jetėn e tyre. Autorja na rrėfen me vargje tė ndjerė se mjedisi ku lindi, u rrit dhe jetoi rininė, krahas bukurive dhe madhėshtisė qė ka vendlindja dhe marrėdhėnia me njerėzit mė tė dashur, bartte edhe ndonjė pėrvojė tė hidhur. Fati e solli qė ajo vetė tė bjerė viktimė e asaj prapambetje e, si rrjedhojė, zjarri i dashurisė sė saj u shua ende pa nisur mirė, sepse mbi tė veproi detyrimi zakonor. Ėndrrat qė ajo kishte ngritur, si njė aureolė lumturie pėr jetėn dhe tė ardhmen me djalin qė donte, u shkatėrruan menjėherė, siē pret njė sėpatė njė dru tė bukur e tė gjelbėr qė porsa ka nisur rritjen drejt qiellit dhe diellit.



Ndonėse kanė kaluar shumė vite tė jetės, pėrsėri, edhe sot, ndjenjat e ndrydhura dhe tė shtypura tė poeteshės, qėndrojnė ende si thėngjij tė ndezur nė zemrėn e saj tė bukur, ato janė brengė qė dhemb, por edhe prush qė ngrohė shpirtrat e dashuruar, ndėrkohė qė djeg dogmat dhe mendimet e prapambetura tė atyre njerėzve qė, edhe sot nė kėtė botė tė qytetėruar, mbajnė ende qėndrime tė errėta sunduese ndaj vajzave dhe grave, deri dhe dėnojnė bijat e tyre tė shtrenjta pse ato shfaqin kurajėn tė dashurojnė dhe ta shprehin hapur mendimin apo dashurinė e tyre tė ēiltėr. Dihet qė nė shekujt e sundimit osman, edhe shqiptarėt kaluan kėtė kalavar errėsire dhe zakonesh tė egra e barbare ndaj vajzave dhe grave, tė cilat aso kohe ishin tė skllavėruara dhe tė detyruara t`i bindeshin verbėrish mentalitetit tė egėr tė burrave patriarkalė. Por, le t`i shohim kėto mendime dhe mesazhe njerėzore, duke shfletuar faqet e kėtij libri poetik, mbresėlėnės, emocionues dhe tė vėrtetė:

Te vjersha “Nėnės sime” qė ēel vėllimin, poetesha Emine Hoti, me njė gjuhė tė thjeshtė shkruan: “Ėndrrat e mija, perėnduan,/Mė dėrguat nuse, pa dashur unė,/Por dhe atje nuk u dorėzova,/Fėmijėve tė mi, ju pėrkushtova”. Thjesht dhe bukur, nė pak vargje, lexuesi zhytet e pėrfshihet i tėri nė vorbullat e fatit tė njė vajze tė re, e cila na lajmėron me dhembjen e zemrės pėr njė jetė qė nis me privimin e dhunshėm tė ndjenjave tė saj, por qė artistikisht pėrmban nė vetvete vlerėn e njė romani tė tėrė. Ndėrkohė qė, pėr jetėn e vajzave dhe tė grave shqiptare tė Kosovės, krahas mentaliteteve tė errėta tė trashėguara, ishte edhe mė i egėr sundimi sllavo-serb, i cili me konceptin e mė tė fuqishmit e tė pushtuesit, pėr dekada tė tėra i trajtoi si skllevėr shqiptarėt, duke i persekutuar, duke i dhunuar e vrarė, burrat, por deri dhe vajzat e gratė shqiptare me fėmijė nė djep apo dhe nė bark. Nė kushtet e njė shtypje tė rėndė e mizore, duke mos duruar skllavėrimin, disa, mes tyre edhe heroina e librit, njėherazi autore, u detyruan tė braktisin vendlindjen dhe tė merrnin udhėt tragjike tė mėrgimit. Poetesha shprehet dhembshėm me vargje, duke iu drejtuar fatit tė zi tė nėnės sė saj: “Vetėm ti e di ēfarė pėrjetove nė shtėpi,/Barbarėt e egėr duke tė torturuar,/Tė rrahėn pėr vdekje pėr tė tė ēmendur,/Kėtė, mė mirė tė mos ma kishe treguar!” Kurse nė vijim, ajo krahas dhembjes qė ndjen si mėrgimtare, shpreh emocionin, mallėngjimin dhe dashurinė e madhe pėr nėnėn e saj tė shtrenjtė, qė ndodhet larg saj, qė nuk e braktisi atdheun me gjithė situatat e rėnda nėn pushtimin e egėr e barbar: “Me shumė mall po ju shkruaj,/Deri nė vdekje pėr ju po vuaj,/Nga mėrgimi, me mallėngjime,/Tė pėrqafoj, oj nėna ime!” Kurse te vjersha” Vendlindja ime”, poetesha Hoti rrėfen shpirtin saj tė madh e tė dėlirė, zemrėn e saj tė dhembshur: ”Tė shkruaj nga larg, se s`tė harroj,/Pėrherė me ty, dua tė jetoj,/Gėzimin e hidhėrimin qė pata me ty,/Unė i shndėrrova vetėm nė dashuri.”

Vjershat rrjedhin njėra pas tjetrės si ujėvara me ujė tė freskėt e transparente, ku lexuesi ndjen dėshirėn tė zhytet dhe tė ndjejė, bashkė me freskinė dhe bukurinė, edhe vlerėn e ujit tė rrjedhshėm e jetėdhėnės, qė zbret me rrėmbim nga malet e lartė e tė bardhė, ku dėbora shkrinė nėn rrezet e ngrohta tė diellit. Te vjersha “I vetmi nė kėtė botė”, poetesha zbraz gjithė ēka nė zemėr pėr njeriun qė dashuron, por, e pėrfshirė nga pengesa tė shumta, qė nuk ia mundėsuan realizimin e dashurisė sė saj, ajo e rrėfen kėtė ndjenjė si pengė tė jetės, duke bėrė njėherazi njė vetėqortim, sepse duhej tė ishte treguar edhe mė guximtare dhe e panėnshtruar, tė kishte dėgjuar zėrin e zemrės, tė kishte vepruar siē i thoshte ajo me rrahjet e saj dhe ta zgjidhte dilemėn qė e mundon edhe sot e kėsaj dite: ”Kurrė nė jetė mos mendo,/Qė unė do ta dua njė tjetėr,/Vetėm ty tė mendoj,/Por nuk dijė si tė veprojė”. Duke u ndjerė e vonuar dhe e pafuqishme pėr tė jetėsuar ndjenjat dashurore, poetesha i drejtohet pėr ndihmė Perėndisė tek e cila ka besim tė plotė. Nė vėllim, poezitė, si nė njė “stacion” shpirtėror, ndalen pėrherė te brenga qė fsheh zemra pėr dėshirėn e penguar, pėr ėndrrėn e ndėrprerė nė mes, por, qė, me gjithė kėtė pezmatim, siē ndodh me njerėzit e dashuruar fort, herė-herė shpresa dhe besim vagėllojnė nė mendjen e poetes si njė flakėrimė vetėtime, qė shfaqet befasisht nė errėsirėn e njė nate dimri, duke i dhėnė shpresė se, mbase, kushedi, ndoshta, ėndrra e saj do tė marrė drejtimin e duhur, do tė ndodh mrekullia e dėshiruar e, kėsisoj, jeta do ta gėzojė, ajo do tė lumturohet, ėndrrat e saj tė ndritshme do tė marrin udhė, do tė gjallėrohen dhe do tė bėhen tė prekshme si vetė jeta. Por, shpejt ėndrra shuhet, nė vend tė saj dhe tė dritės, te shpirti i poeteshės heroinė, zė vend errėsira, zemrėn e saj e shpon si shigjetė e mprehtė dhembja pėr ėndrrėn e shuar dhunshėm e, si pasojė, asaj asgjė nuk i hynė nė sy: “Ajo errėsirė mua mė treti,/Nė njė kėnd ku dielli nuk bėnte dritė,/Mungonte Ylli e trėndafili,/Pėr mua ferr mbretėronte ēdo ditė”. Kurse te poezia “Kjo botė e verbėr ishte pėr mua”, poetesha Hoti, me njė figuracion tė gjetur e tė rrallė e qė shumė poetė do ta kishin zili, shkruan:”Errėsira ēdo herė mua mė shoqėroj,/Duke vuajtur e lotuar e strukur nė vetmi,/Pėrherė qielli mė shikonte i trishtuar,/Duke ngrohur shpirtin tim me yjet e tij”.

Duke lexuar poezitė dhe duke kryer detyrėn e redaktorit, herė-herė mė rrėmbente mendimi se vargjet e Emine S. Hotit janė njė himn origjinal i dashurisė, ajo i kėndon asaj me fjalėt mė tė sinqerta dhe mė tė pastra, duke i thurur vargjet me transparencėn dhe ndriēimin qė pėrcjellin deri tek ne yjet dhe hėna. Janė vargje qė na tronditin dhe na vėnė nė mendime, duke na rrėfyer se zemrat e dashuruara fshehin dhe mbajnė brenda tyre prush tė zjarrtė e tė nxehtė, tė mbuluar nga njė shtresė e hollė hiri, e qė, mund tė zbulohet, vetėm nė mėnyrė metaforike dhe tė figurshme, me gjuhė poetike tė vėrtetė: “Nė brendėsi tė shpirtrave tanė,/Patėm tė shtrenjtėn dashuri,/Dashurinė e pastėr si floriri,/Qė heshtja jonė e mbuloj pėrgjithnjė”.(Nė kėtė rast, nė mėnyrė tė figurshme, dashuria ėshtė prushi i zjarrtė, kurse heshtja ėshtė hiri qė e mbulon).
Poetja dhe stilistja Emine S. Hoti me njė grup shqiptarėsh nė

Norvegji tė veshur me kostume tradicionale shqiptare tė qepura

dhe te dizenjuara nga vet Eminja.

Nė vėllim lexuesi do tė ndjejė dallgėt e mallit pėr vendlindjen, atė mall qė e kanė vetėm mėrgimtarėt e detyruar tė zvarriten rrugėve tė botės pėr mbijetesė, por qė zemra u vlon nga dėshira qė t`i gjenden pranė atdheut dhe njerėzve tė tyre tė shtrenjtė; aty e kanė mendjen, pėr atė u rreh zemra, duke ndjerė si detyrė tė brendshme qė tė bėjnė edhe ata diēka, tė kontribuojnė pėr atdheun. Ndėrkaq, poetesha, duke e lėnė tė lirė, si njė shqiponjė nė fluturim, ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun dhe tė nderimit pėr luftėtarėt e lirisė, u thur vargje tė ngjyer me nektar zemre dėshmorėve, qė sakrifikuan jetėn e tyre pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Kanė njė tingėllimė tė veēantė vargjet qė shprehin respekt tė thellė pėr sakrificat ndaj atdheut, njė tingėllimė qė ndez mė shumė flakėt e zjarrit poetik, teksa ai zjarr pėrcjell nderim dhe mirėnjohje pėr dėshmorėt qė mbetėn tė shenjtė nė piedestalin vezullues tė lirisė: ”Ju lumtė o trima, ju nuk vdiqėt kot,/Gjithė kombi ynė me ju mburret sot,/Vendi ynė sot me krenari,/Pėrjetė do t`ju shkruaj juve histori”. Kurse poezia “Shkove pa lamtumirė”, i kushtohet dėshmorit Hafir Shala, tė cilin poetesha e ka pasur shokė shkolle: “Kam ca fjalė, pėr t`i thėnė TY,/Pusho i qetė, me gjithė shoqėri,/Nė ēdo kėnd, jeni me ne,/S`keni vdekur, por keni le!” Kombi dhe atdheu janė pėr poeteshėn njė simbolikė e bukur dhe njė lajtmotiv udhėheqės nė jetė. Ajo, sa herė shkruan, vendlindjen, atdheun dhe kombin nuk i largon kurrė nga mendja, pėrkundrazi u kėndon me zjarr dhe me shpirt, me zemėr dhe me hove tė larta shpirtėrore. Kjo duket shumė qartė dhe te vjersha “Krenohemi me ty”, kur poetesha shkruan: ”Sa ndihem krenare vendlindje me ty,/Pėr ty ēdo herė ndiej vetėm dashuri,/Kah do qė shkoj, kudo qė shkova,/Kurrė me askėnd ty nuk tė ndėrrova”. Dhe mė tej: ”Lotėt faqeve mė rrjedhin,/Vėrshojnė pa u ndalur si pėrrua,/Qaj me mall dhe rėnkoj,/Pėr vendlindjen qė me shpirt e dua”. Ėshtė origjinale dhe interesante poezia ”Libri”, e ku, autorja shpreh dashurinė e saj pėr librin dhe leximin, rrėfen vlerat e librit dhe sesa ka mėsuar dhe mėson prej tij, e konsideron atė njė shokė tė dashur dhe tė menēur, qė ndriēon errėsirėn dhe i jep zemėr e krahė. Kurse nė pėrfundim ajo e mbyll kėtė poezi me vargjet kėshilluese: “Pėr tė gjithė kam njė kėshillim,/Duajeni librin deri nė amshim”.

Vjershat e Emine S. Hotit, herė-herė kanė edhe karakter filozofik. Poetesha vlerėson dhe analizon jetėn e njeriut, e respekton atė, tė drejtat dhe liritė e tij, kėrkon qė njeriu pavarėsisht kushteve e rrethanave, tė nderohet dhe tė respektohet, si qenie qė ka lindur i lirė. Nėpėrmjet vargjeve ajo kundėrshton me forcė padrejtėsitė, qė shpesh u bėhen individėve, grupeve shoqėrore e deri popujve e kombeve, duke iu mohuar atyre tė drejtat dhe liritė, pėr tė jetuar dhe pėr tė gėzuar jetėn tė qetė dhe tė lumtur. Duke jetuar dhe punuar nė njė vend me demokraci tė zhvilluar siē ėshtė Norvegjia, poetesha ka fituar koncepte tė reja dhe tė bukura pėr jetėn e njeriut. Ajo kėrkon qė njeriu tė lihet nė liritė, nė tė drejtat e tij, ai as tė mos dhunohet nga mė tė fortėt dhe mė tė fuqishmit, por tė respektohet, madje nė jetėn e tij nuk ka pse tė tjerėt tė ndėrhyjnė, pėrkundrazi duhet tė tregojnė respekt. Tė tjerėt, le tė pėrmirėsojnė nė radhė tė parė veten e tyre dhe tė mos mbajnė vėshtrimin vetėm tek tjetri, duke parė “qimen te tjetri dhe jo traun tek vetja”. Ja se si shprehet poetesha: “Njeriu vjen vetėm njėherė nė kėtė botė,/Jetėn e tij pėr ta jetuar,/Lirinė e jetės sė tij pėr ta gėzuar,/Nuk vjen nė kėtė botė pėr t`u mallkuar”. Dhe e mbyll vjershėn me vargjet aforistike: “Njė lindje, njė jetė, njė dashuri,/ Njė vdekje pėr ēdo njeri”. Kurse te vjersha “Pyesni zemrėn” e cila pagėzon dhe titullin kuptimplotė tė vėllimit, autorja shpalos kulturė intelektuale tė vėrtetė, nga e cila lexuesi kupton se poetesha vetė ka parė e provuar shumė nė jetė, ka arritur tė nxjerrė konkluzione tė thella nga jeta dhe, qė, doemos ato nuk i lė djerr e nė shkretėtirė, por u jep gjallėri me vargjet dhe kėshillat e saj poetike, tė cilat janė njėherazi edhe aforizma tė ndjera: ”Mos pyetni njeriun ēfarė ka ndodhur,/Pyetni zemrėn e tij ēfarė ka pėrjetuar,/Ēfarė ka parė me sy, ēfarė ka dėgjuar,/Pastaj mundemi atė me e gjykuar”. Kurse te vjersha “Ndodhitė duhen shkruar”, poetesha pėrcjell me modesti pėrvojėn e saj, por edhe nėnvizon pėrkushtimin e sinqertė nė udhėn e shkrimeve: ” Nė momentet kur shpirti qetėsi gjen,/Lapsin dhe fletėt gati dua t`i kem,/Gjithė ndodhitė duke i shkruar,/Qė tė di se si kam vepruar”. Kjo kėshillė e vyer e poeteshės, vlen pėr kėdo, sepse siē thoshin tė vjetrit: “Fjalėt i merr era, ajo qė shkruhet mbetet.”(“Verbavolant, scriptamanent”). Dhe e shkruara ne na kujton hapat e jetės, episodet dhe ndodhitė e shumta, qė, nėse nuk shkruhen, ato “shkrihen si kripa nė ujė”, harrohen dhe, kėshtu, njeriu humbet shumė gjėra tė ēmuara e me shumė vlerė, qė kanė tė bėjnė me rrugėt e tij tė jetės, me shpirtin e tij dikur tė ri dhe tė zjarrtė, me ėndrrat dhe pasionet, por edhe me pėrvojat qė i vlejnė atij vet e qė mund dhe duhet t`ua pėrcjellė brezave tė rinj, fėmijėve, nipėrve dhe mbesave, qė edhe ata tė ecin sa mė drejtė dhe nė mėnyrė tė ndershme nė rrugėt e jetės.

Ėshtė njė simbolikė e vėrtetė dhe himn i gjallė poezia “Nėna Terezė”, e cila tė frymėzon dhe tė befason me vargjet e bukur plot figuracion artistikė, e ku poetesha jonė shpreh ndjenja tė sinqerta respekti, dashurie dhe mirėnjohje pėr Nėnėn e Madhe Shqiptare, e cila i dha emėr dhe nder tė veēantė kombit shqiptar, zgjoi tek ne ndjenja tė reja krenarie pėr emrin e madh shqiptar: “O nėna jonė e shenjtė,/Mburrja jonė kombėtare,/Na bėre tė jemi kokėlartė,/O NĖNĖ TEREZA – NĖNA JONĖ E MADHE!” Sikurse, vargje qė dalin nga zemra, poetesha thur edhe pėr pajtimtarin e madh Anton Ēeta; kujton kontributet e tij pėr pajtimin e shumė shqiptarėve qė ishin nė hasmėri me njėri-tjetrin, por ajo e kėrkon edhe sot atė njeri dhe burrė tė menēur, qė tė ngrihet edhe njė herė dhe tė ndihmojė shqiptarinė, tė qetėsojė mendjet e nxehta, tė qartėsojė disa situata tė turbullta e marrėdhėnie jo vėllazėrore midis politikanėve shqiptarė, t`i shėrojė ata nga ndjenjat e urrejtjes e tė hakmarrjes dhe t`i bashkojė mė shumė e mė fort pėr t`i bėrė ballė jetės, vėshtirėsive, intrigave dhe kurtheve qė ngrenė armiqtė e kombit, tė cilėt herė duket sikur humbasin diku dhe, papritmas ngjallen dhe shfaqen pėrsėri me ligėsitė e tyre, duke na kujtuar proverbin e lashtė se “Ujku qimen e ndėrron, por zakonin se harron!” Ja se si e portretizon poetesha Hoti pajtimtarin e shquar:”Ishe njeri i madh,/O burrė i bujarisė,/ O Baci Anton,/Po tė thėrrasin tė gjithė./Ah!, sikur tė jetė gjallė bacė Antoni,/T’i bashkojė kėta shqiptarė tė pėrēarė,/Qė s’ka kush qė i bashkon”.

Respektin pėr gruan, poetesha e shpreh nė mėnyrė magjike te vjersha “Urim pėr 8 Marsin!” njė urim qė del nga zemra e njė gruaje qė ka kaluar mundime tė shumta nė jetė dhe qė uron gjininė e saj, gratė dhe vajzat me fjalėt mė tė ėmbla, mė tė ngrohta, mė tė sinqerta, tė mbushura me figuracion tė lakmuar artistikė, me figura si perlat qė gjenden duke i kėrkuar gjatė dhe pa u lodhur: “Nė zemrat tuaja mbretėroftė ēdo herė,/Gėzimi, hareja e lumturia,/Tė pa vdekshme jeni, ju fali Perėndia,/Me ju krenohet e mbarė njerėzia/ Kudo qė jeni nė kėtė planet,/Tė bukurat e natyrės, burime tė jetės,/Pasardhėsit tuaj Zoti ju bekoftė,/Gjitha tė mirat juve ju dhuroftė!/Burim i pa shterur jeni nė kėtė botė,/Gjini e bukur natyra ju krijoj,/Nga ju rrjedh mjalti e pasuria,/Me ju gjithnjė bota do t`pėrparojė.” Kurse vargje tė tjera plot zjarr, poetesha derdh edhe te poezia “E dashura nėna ime”. Nga dėshira e mirė dhe emocioni qė mė krijoj kjo poezi, s`po rri dot pa i pėrmendur disa vargje: “Nga larg e tretur nė mėrgim,/Tė pėrqafoj o nėnė, me mallėngjim,/Ti je nė mendjen e zemrėn time,/O e shtrenjta,e dashura nėna ime!/Na ndajnė mijėra kilometra,/Por dije o nėnė, unė ēdo ditė tė kujtoj TY,/Nipėrit dhe mbesat tė duan shumė,/Tė pėrshėndesin me shumė dashuri./Fati e deshi tė marr rrugėn e mėrgimit,/Tė ndahem nga ti e dashura nėnė,/Ti rrezja e diellit nė ditėt e vėshtira pėr mua,/Ti ngushėllimi im nė netėt e gjata pa hėnė,/E di se tė ka marr malli pėr mua,/Ēdo here zemra me qanė, syri loton,/Vajza jote mėrgimtare tė pėrqafon./Nipat dhe mbesat tuaja,/Janė krenare me TY,/Tė pėrshėndesin dhe tė urojnė 8 Marsin,/Nėna e gjyshja jonė e dashur,/qofsh e lumtur gjithnjė”.

Nuk po zbuloj nė kėtė fjalė parathėnė-se gjithė bukuritė poetike qė pėrcjell zemra e madhe dhe shpirti i bukur i poetes shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti, por dėshiroj tė shpreh respektin e thellė ndaj saj dhe ndjenjave tė ngrohta poetike e me bukuri tronditėse, e, gjithashtu, dėshiroj t`i them lexuesit qė t`i lexojė poezitė e kėtij vėllimi, tė cilat zhvillojnė ēiltėrsisht pėrgjigjen e titullit: “Pyesni zemrėn”. Ėshtė njė zemėr qė rrėfen pa reshtur dhe me ndjenjė, qė shfaq lirshėm bukuritė e shpirtit njerėzor, mirėsitė dhe dashuritė e pastra si kristali dhe gurgullimėn e shėndetshme tė jetės, ashtu siē e urojmė dhe e dėshirojmė tė gjithė.


Nga Deēani, Enjte, 20 Dhjetor 2018 11:03, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Zogu i kėrkon Titos 8000 kosovarė tė armatosur pėr rrėzimin e Hoxhės

Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.

Dokumenti, siē shkruan “Gazeta shqiptare” ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante.

Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė.

Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito.

Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė.

Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave.

Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t’i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri.

Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn.

Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t’u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar.

Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa.

Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet.

Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės.

Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses.

Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t’u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės.

Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt.

Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave.

Dokumenti
Memorandum pėr: Zv.Drejtorin e Koordinimit tė Politikave, SE
Lėnda: Progres-raporti ditor pėr tė mėrkurėn, 28 maj 1952
BGFIEND: Njė kabull nga ( ) na kėshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi nė Romė nė 27 maj pėr tė bashkėbiseduar me ( ) pėr shkėmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418
Njė kabull prej ( ) raporton informacionin e mėposhtėm nga Tozani nėpėrmjet njė burimi turk: Takimi midis pėrfaqėsuesve tė Mbretit Zog dhe atyre jugosllavė, do tė mbahet jo mė shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak mė vonė.
Pėrfaqėsuesit e Zogut janė Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Anvi Dėrhalla. Ata janė instruktuar qė tė pėrpiqen qė tė marrin nga Tito premtimin pėr tė armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarė nė Jugosllavi.
Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėrfaqėsuesit e Zogut duhet t’i sugjerojnė Titos nėse ėshtė e mundur qė kėta shqiptarė tė armatosen dhe trajnohen nga amerikanėt jashtė Jugosllavisė.
Pėrfaqėsuesit e Zogut janė tė autorizuar qė t’i garantojnė Titos se nėse kėta shqiptarė nė Jugosllavi do tė armatosen dhe trajnohen sa mė shpejt, regjimi shqiptar do tė rrėzohet nė shtator tė 1952-it.

Nga, Auron Tare



Nga Deēani, Martė, 01 Maj 2018 08:46, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Unė po t’mallkoj sa herė po ma luan gurin, por Gjuriqin e arrestuan ta rriste namin Presidenti, e t’ia thyente kurrizin Kryeministrit

]


… e unė po ta them, se ndėrskamcat i pate nga “komandantat e Bllacės” e kurrė s’e hetove lum miku,…
Shnet e rrnoftė Rugova qė kurrė s’do t’pranoj kufi tjetėr pos Ēakorrit.

Ēun Lajēi

Miku im Ramush

Mora vesh se “ Lista Serbe” u largua nga qeveria. Zoti na lasht shnosh, se boll jam gėzua e besoj edhe shumė tė tjerė. Andaj gėzohu edhe ti lum miku.
Me anmiqtė s’kan mujt t’bahen miq as t’parėt tonė para qinda vitėsh.
Qeverisje me ata qė kokat i kanė n’Beograd e baglat i bajnė n’Kosovė, nuk ka.
Por as me krentė e shitun shqiptar nuk mund tė ecėsh drejt lum vllau.

Ata shpirtin ia kan shitė dreqit para se t’bahen bashkė me ty. N’fakt, Hashimi e Kadria kan qenė e janė e zeza jote dhe e jona. Gjithēka qė po bahet pėr “shkelqim” n’media kėtyre ditėve, pra edhe arrestimi i Gjuriqit, ishte nji regji amatoreske e nji regjizori nga Broja, pėr rrėzimin tand, sepse andrrėn pėr ratifikimin e Demarkacionit e realizuan pėrmes teje, e tani s’iu duhesh ma, prandaj e xhiruan nji film ku kryepėrsonazhi vdiq (u lirua) n’fillim tė filmit, dhe aty u krye edhe filmi se Gjuriqin e ēuan n’Merdare. Ēfarė budallakie more Zot!
Ramush vllau. Ky film do t’ishte bindės pėr shikuesin, sikur kryepersonazhi (Gjuriqi) tė burgosej dhe tė gjykohej. Por nuk ndodhi, sepse inskenimi i diletantit ishte ta rriste namin e Presidentit, e t’ia thyente kurrizin Kryeministrit.
Sepse kjo maskaradė e Hashimit ndodhi para 6 vitesh e sa, kur u vra nji polic n’Veri! Apo?
Tani s’di ē’tė them, pos fjalės plakut:-biro ruaju samarit qė vret n’shpatulla, se t’len pa kamė!
Ramush vllau

Unė nji trohė po t’mallkoj sa herė po ma luan gurin, e po t’bekoj sa herė po e ēon n’Ēakorr. Nejse.
Mendoj se miku s’asht mik nėse nuk ta thot t’vėrtetėn n’sy, e unė po ta them, se ndėrskamcat i pate nga “komandantat e Bllacės” e kurrė s’e hetove lum miku, e unė kot qė tė dua, e kot qė tė mbeshtes, se hajėr prej meje kurrė s’pate!
Shnet e rrnoftė Rugova qė kurrė s’do t’pranoj kufi tjetėr pos Ēakorrit.



Nga Deēani, Enjte, 29 Mars 2018 15:56, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Trojka qė po e shkatėrron Kosovėn

http://oobir.xyz/wp-content/uploads/2018/02/trio-730x440-730x420.jpg

Deputeti Korab Sejdiu gjatė njė interviste pėr gazetėn “Zėri” ka deklaruar se tre liderėt kryesorė tė vendit: presidenti Thaēi, kryeministri Haradinaj,

si dhe kryeparlamentari Veseli, me veprimet e tyre tė fundit pėr shfuqizimin e Ligjit pėr Gjykatėn Speciale po e shkatėrrojnė Kosovėn. Sipas tij, njė blof i tillė ishte pėr ta shpėtuar veten nga Specialja, si dhe pėr t’i rritur pazaret nė prag tė arrestimeve tė para.
Deputeti i Parlamentit tė Kosovės, Korab Sejdiu, i cili njėherėsh ėshtė jurist me profesion, thotė se tentativa e presidentit Hashim Thaēi, e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe e kryeparlamentarit Kadri Veseli pėr ta shfuqizuar Ligjin pėr Gjykatėn Speciale ishte pėr ta shpėtuar veten nga kjo e fundit dhe pėr t’i rritur, siē thotė ai, pazaret nė prag tė fillimit tė arrestimeve.
Kėto komente Sejdiu i ka bėrė gjatė njė interviste pėr gazetėn “Zėri”, duke shtuar se tė premten u pa qartė njė blof i tillė i trojkės (Thaēi, Haradinaj dhe Veseli), qė, sipas tij, po e shkatėrron Kosovėn.

Juristi Sejdiu thotė se nė lidhje me iniciativėn e fundit nuk bėhet fjalė pėr njė ligj tė rėndomtė, por, siē thotė ai, pėr njė pėrpjekje pak mė tė madhe nė kontekst tė votave qė nevojiten pėr ta bėrė njė ndryshim tė tillė, i cili ka edhe implikime kushtetuese dhe njė investim shumė tė madh nga partnerėt ndėrkombėtarė, nė veēanti nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Pra, nė rastet si kėto kur ne hyjmė nė obligime qė kanė edhe implikime ndėrkombėtare nuk mund pastaj tė luajmė me ata tė cilėt janė pjesė e procesit, sepse, siē edhe po shihet, kėtė ata nuk e tolerojnė”, ka pohuar Sejdiu.

Ky i fundit madje ėshtė shprehur i gatshėm qė ta japė votėn e tij pro mocionit pėr rrėzimin e qeverisė “Haradinaj” nėse opozita punon nė kėtė drejtim, siē ka deklaruar sė fundi.



Nga Deēani, Enjte, 22 Shkurt 2018 18:29, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Njė lėmsh i zjarrtė shqiptaro-serb!

A u pėrgatit nga BIA arrestimi i Ramush Haradinajt, kush ishte figura enigmatike, qė erdhi tė pėr kėshillim tė strukturave shtetėrore, mediale dhe publicistike, tė cilat mė pas do tė sillnin arrestimin.
Njė lėmsh i zjarrtė shqiptaro-serb, qė tė kall tmerrin. Burime tė besueshme i deklaruan shqiptarit, se nė arrestimin e Haradinajt mund tė jetė i pėrzier presidenti i vendit Hashim Thaēi, nėpėrmjet lidhjeve franceze dhe bashkėpunimit tė detyruar me Serbinė.
Nė argumentim tė kėsaj teze vijnė edhe disa informacione tė publikuara javė mė parė, dhe madje edhe njė analizė e mbėshtetur nė informacione, e cila paralajmėronte goditjen e Ramush Haradinajt nga Hashim Thaēi.
Edhe ngutia e Thaēit pėr tė ikur sa mė shpejt drejt Amerikės, madje nė ditėt e inaugurimit tė presidentit tė 45 tė SHBA-ve Donald Tramp, kundėr tė cilit kishte lobuar nė SHBA, sikurse edhe Edi Rama, rrisin dyshimet se ai po pėrshpejton, qė tė dal nga hendeku ku ka rėnė vetė ai, pasi skandali me Haradinajn mund ti kthehet nė bumerang, pasi mund ti shpėrthejnė disa nga skandalet e pėrfolura, por tanimė tė argumentuara, dhe tė tjera, pėr tė cilat opinioni nuk ka info.
Thaēi dhe i gjithė klani “Pronto” nuk e kanė pritur njė reagim kaq tė fuqishėm dhe sensibilizues tė shqiptarėve ndaj arrestimit tė Haradinajt, dhe njė mobilizim kaq tė fuqishėm pėr ta pėrkrahur.
Interpretimet e atyre ditėve, kur nė Kosovė u zbulua (tek nė dhjetor) se kishte qėndruar (nė nėntor) shefi i televizionit serb “B92”, Veran Matiē, dukeshin thuaja paranoike. Por, tashmė pas arrestimit tė Ramush Haradinajt, nė kohėn qė veē ka filluar punėn Gjykata speciale, me njė urdhėrarrest nga Franca, gjithėēka fillon e merr kuptim.
Matiē nuk ėshtė thjesht njė bos mediesh. Ai pėrshkruhet si njė zbatues i pėrpiktė i planeve tė sigurimit inteligjent serb, dikur UDB e sot BIA, madje edhe sipas fotove duket i fuqishėm, ku ia tėrheq veshin ish-kryeministrit dhe ministrit aktual serb, Ivica Daēiqit.
Matiē ishte takuar pėr mė shumė se njė orė me presidentin e Republikės, Hashim Thaēi, gjė pėr tė cilėn kishte raportuar Indeksonline, dhe sipas tij, ky guru i shėrbimit sekret serb ishte takuar edhe me ministrin e Punėve tė Jashtme Enver Hoxhajn, me gazetarin e KTV-sė, Adriatik Kelmendin, ndėrsa nė njė restorant ishte takuar me Veton Surroin. Po ky medium kishte siguruar edhe disa foto tė cilat janė risjellur kėtu.
Bahri Gashi, njė ekspert i sigurisė, kishte paralajmėruar se Hashim Thaēi, pėr shkak tė shantazheve dhe kėrcėnimeve me publikimin e incizimeve tė tij nga BIA, do ta cilin ka thėnė se pėrgjimet nga BIA nxisin ish-liderin e PDK-sė pėr tė goditur Ramush Haradinajn.
“Takimet e fundit me shefin e TV “B92” Veran Matiē, njė pararojė mediatike e BIA-sė, tregon qartė se i inkriminuari, z.Thaēi me tė tilla veprime shantazuese, i zėnė peng sipas BIA- sė, duket se ka nisur njė fushatė tė ultė dhe antikombėtare kundėr dhe nė drejtim tė figurės sė pastėr tė z. Ramush Haradinaj, duke i aktivizuar vartėsit e tij nė Prishtinė Maliqėt dhe nė Beograd Matiēėt”, ka shkruar Gashi.
Ndėrsa, tashmė goditja erdhi, me arrestimin e Ramush Haradinajt.
Por, shantazhet e shėrbimeve sekrete serbe kishin filluar mė herėt ndaj Hashim Thaēit.
Kėshtu muaj mė parė mediumi serb “Alo”, kishte botuar artikullin me titull: “Taći vara ženu sa lepojkom iz Amerike”!, “Thaēi e mashtron gruan me bukuroshen nga Amerika”, ku zbulon bisedat e Presidentit Hashim Thaēi me ish ministren dhe tash ambasadoren nė SHBA Vlora Ēitaku, shfaqjen e intimitetit, ndjeshmėrisė mes tyre nė periudha tė caktuara, derisa sipas kėtij mediumi ajo u detyrua tė emėrohet Ambasadore nė ShBA, dhe nė tė njėjtėn kohė Thaēi do tė detyrohet tė dal me bashkėshorten e tij tė tregtoj nė njė nga marketet e Prishtinės, rikujtonte Gashi.
“Fakti, sipas “Alo”, qė bukuroshja Ēitaku, lė Kosovėn, pėr tu bėrė ambasadore nė ShBA, komunikimet gjatė fazave tė ndryshme pėr rėndėsinė e karrierės sė z. Thaēi, sikurse bisedat e mundshme qė mund ti ketė Agjencia e Zbulimit tė Serbisė BIA lidhur me bisedat intime tė dashurisė mes tyre, pėrbėnė lajm shumė tė keq pėr pasigurinė e zyrtarėve tė lartė tė shtetit nė komunikimet e tyre”.
“I zėnė peng nga ndjeshmėria e interceptimeve tė bisedave me tyre, mund tė jenė kushtetuese nė mes palėve pėr sa i pėrket ndryshimit tė formatit tė dialogut pėrgjithėsisht dhe Asociacionit tė Komunave me shumicė Serbe, nė ēka z. Thaqi mund tė jetė i atakuar me kushtėzim nga pėrgjimet e mundshme nga BIA Serbe, madje duke tentuar sė atakuari sė fundi edhe figurėn e pastėr tė z.Ramush Haradianaj pėrmes njė tjetėr mediumi serb, duke u vėnė i tėri nė shėrbim tė djallit”.
“Supozimi i bazuar se BIA mund tė ketė instaluar pajisje me aftėsi pėrgjimi nė distancė, apo edhe nga ndėrhyrja nė sistemin e tė dhėnave pėrmes VALA dhe IPKO, lė shumė pėr tu shqetėsuar me sistemin e pambrojtur tė komunikimit pėr tė gjithė qytetarėt e nė veēanti inkriptimin e bisedave pėr zyrtarė tė lartė tė shtetit, ndaj tė cilėve nė situata tė ndryshme do tė mund tė shantazhoheshin apo tė kushtėzohen me tė tilla pėrgjime tė ndjeshme”, ka shkruar Gashi. SHQIPTARI.eu





Nga Deēani, Diele, 08 Janar 2017 19:01, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Haradinaj: Unė kryeministėr, Thaēi president

Haradinaj e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale, pavarësisht se këtë e elaboron kujdesshëm.

Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund ta marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e Shefit të Shtetit duhet të merret Lideri i PDK-së.

Këtë punë dy aktorët politikë e kanë diskutuar të mërkurën e kaluar gjatë një darke.

“Në rast se ka implikim që unë për me marrë udhëheqjen e Qeverisë, atëherë duhet me ba edhe ndërhyrje të tjera institucionale sikur rasti i institucionit të Presidentit, atëherë duhet me e rishqyrtu se a mundë të bëhet, si bëhet dhe çka vjen”, ka thënë Haradinaj në intervistë për Express

Gjatë intervistës, ai përmend 43 herë fjalën “me punu” dhe asnjëherë ndonjë akuzë për krim e korrupsion.

E për krejt këto zhvillime jo fort demokratike që mund të përsëriten me ndërrime në udhëheqjen e shtetit sikur kishte ndodhur në vitin 2006, Haradinaj ka një përgjigje.

“Është një realpolitikë e imja për gjendjen e tashme”, ka theksuar Haradinaj. (Express) po mirë



Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president


Ish – Kryeministri, Ramush Haradinaj shfaqet i kursyer, teksa elaboron skenarin për të udhëhequr një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së. Thotë se e ka planin se si do të bëhet Kryeministër.” Hashim Thaçi e ka dëgjuar me korrektësi idenë time dhe do të ulemi sërish për të biseduar. Nëse marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PDK-së e përfshin postin e Presidentit, ne do ta shqyrtojmë atë”, ka thënë lideri i AAK-së.Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president


 




Nga Albin, Diele, 23 Dhjetor 2012 09:51, Komentet(1), Lexo tė gjithė
Veshjet mė skandaloze tė 2012-s nga VIP-at

Wipa-t


 


Ata janë njerëzit më të famshëm në botë dhe natyrisht që të gjithë i kanë sytë mbi ta për çdo gjë, duke nisur që nga veshja. Por, VIP-at jo gjithmonë vishen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi shpesh herë gabojnë. Më poshtë janë disa prej veshjeve më skandaloze për këtë vit.




Nga Albin, Martė, 11 Dhjetor 2012 16:48, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Roli i Woodrow Wilson nė pavarėsinė e Shqipėrisė

Roli i Woodrow Wilson në pavarësinë e Shqipërisë


Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Siç thekson kolegia Keida Kostreci në materialin e mëposhtëm, vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë.


Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.


“Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Evropë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”.
Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Wilson u nis për në Evropë ku kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut. Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por synimet e fqinjëve nuk ishin ndalur aty.


“Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915”.
Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.


“Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Wilson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku ish-presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti".


Për historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i fqinjëve por edhe dobësia e qeverisjes së vendit. Profesor Pano thotë se në fillim të negociatave, Presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime.
“Por ajo që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese”.


Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara - arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë.


“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.


“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.


Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan.
"Faktori tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur si Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako”.


Kështu mendon edhe zoti Enholm i Shtëpisë Woodrow Wilson.
“Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht edhe nga kontaktet me shqiptaro-amerikanët”.
Zoti Pano thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale.


Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.


Trashëgimia e Woodrow Wilsonit është e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990. Por siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot.


Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.




Nga Albin, Martė, 27 Nėntor 2012 18:11, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Majlinda nuk lejohet tė merr pjesė nė “Londra 2012”!

Bordit Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të enjten, në esencë bëri një shkelje të të drejtave të njeriut, duke mos e lejuar xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi, që të përfaqësojë shtetin e vet në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.


Madje asaj nuk iu lejua as paraqitja si sportiste e pavarur, që ka qenë një dëshirë e dytë dhe kërkesë zyrtare e saj, nëse përfaqësimi si shtet nuk do të ishte i mundshëm.


Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vendosi që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ të jetë si sportiste nga Shqipëria.


Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se me këtë akt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po ua humb edhe më shumë shpresat dhjetëra mijëra sportistëve, talentëve nga Kosova. “Është jashtëzakonisht johumane ndaj një sportisteje si Majlinda Kelmendi, që përkundër sfidave dhe intrigave politike ka arritur suksese kulminante, duke siguruar edhe normën olimpike, të mos i mundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike”.


Krasniqi tha se Vendimi i KON-it është po ashtu një thyerje e parimeve olimpike dhe mbi të gjitha një konfirmim i padrejtësisë shumëvjeçare që po i bëhet Kosovës në sport. “Është shumë dëshpëruese se si vlerat sportive, respekti dhe pasioni për gara, vazhdojnë të ndikohen nga politika në rastin e Kosovës. Është një mesazh i keq që i jepet rreth dy milionë qytetarëve, gjithë atyre të rinjve dhe prindërve”.


“Përkundër kësaj padrejtësie, këtij veprimi josportiv dhe jonjerëzor ne nuk do të ndalim përpjekjet tona që Majlinda të jetë në Lojërat Olimpike ashtu siç dëshiron ajo, ashtu siç dëshiron ajo, siç dëshiron i gjithë komuniteti sportiv dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne nuk do të kërkojmë asgjë më shumë, vetëm trajtim të barabartë njerëzor e sportiv”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrit Krasniqi. /Telegrafi/




Nga Albin, Enjte, 24 Maj 2012 19:36, Komentet(0), Lexo tė gjithė
Nervozohet ambasadori rus nė Beograd: A ka serbė kėtu?

Nė njė diskutim lidhur me ēėshtje tė sigurisė, qė u mbahet nė Beograd, duke shprehur pakėnaqėsinė e tij, ambasadori rus Konuzin iu drejtua tė pranishmėve “A thua nuk ka serbė nė kėtė sallė?”.

Mediat serbe raportojnė se bėhet fjalė pėr njė paraqitje “emotive”, dhe me “ton tė ngritur”.
Ne diskutimin ku morėn pjesė, pėrveē presidentit serb Tadiq, edhe ministra tė jashtėm tė disa vendeve evropiane, ekspertė pėr politikė tė jashtme dhe gazetarė, ambasadori rus nė Beograd, Aleksandėr Konuzin, akuzoi NATO-n dhe KFOR-in se po shkelin rezolutėn 1244, duke lejuar qė ushtarė dhe doganierė tė Kosovės tė vendosen ne kufi tė Serbisė - raporton b92.



Nga Albin, Premte, 16 Shtator 2011 08:25, Komentet(0), Lexo tė gjithė
2 Faqe 1 2 


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 

MKPortal ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar nė 0.03903 sekonda me 49 veprime