POLIC - CIVILI I
Ah, u alivanos!
POLIC - CIVILI II
Grua e fëlliqur!
[b]POLIC - CIVILI I[/b]
[b][i](E merr Nusen para duarsh) [/i][/b]
Në spital, hë?
[b]POLIC - CIVILI II[/b]
Në spital! Në çmendinë!
[b]POLIC - CIVILI I[/b]
Do ta dërgojmë në shtëpinë e lutjeve. Në spital!
Në çmendinë!
[b][i](Dalin)[/i][/b]
[b]JERMILOVI - XHUXH[/b]
(Merr karrocën e vogël njërrotëshe, i afrohet ushtarit të vdekur në qivur dhe e hedh mbi karrocën dyrrotëshe, duke u nisur lart, drejt andej nga ajo vetull ure, atje ku duket si një kontur i gjallë që merr frymë. Duket përsëri se del Nusja duke u shpëtuar duarsh Policë - civilëve dhe merr vrap duke i dalë përpara Jermilovi - Xhuxh. Nuses i ka rënë velloja ndaj e mban në dorë copën e pëlhurës së bardhë që valon pas saj kur nget. lermilovi - Xhuxh tashmë është ngritur me karrocën e tij në majë të asaj vetulle ure.
Duket tek derdh barrën. e karrocës së tij sikur të flakte mbeturinat në ndonjë greminë. Shihet e dëgjohet një rrokullimë, si të binte në hon një trup i padukshëm. Lart, atje, në atë vetull ure du-