dhembja. Me një dorë duk e e shtyrë butësisht; Nusja e dëbon Murgeshën të cilës as i vë veshin as e sheh. Por, Murge ha nuk i shqepet, si mace e egër.
NUSJA
Nuk e jap të ma rrëmbejnë, jo ... joooo! Oh!
Ti atje lart: i patrajtë, i pafytyrë, i pamëshirshëm! Apollon! Apollon! 0, zgjohu, Apollon! O Hy i hij¬shëm! Pyll i ri i trupit tim!
MURGESHA
O, Zot! 0, Zot! lVIbylli sytë para kësaj pamje ferri! Kësi blasfemi bëjnë njerëzit me shpirt si uji, si ajri, si zjarri. E lanë mendtë, o Zot, u shkallua
kjo nuse! Merre në dorë, Zot, shpëtoje mëkati!
(Nuses)
Lëshoje, oj e zeza ti, e zeza! Lëshoje të vdeku¬rin në thellimën e tij. Mos ia prish paqen, e mjera ti, moj mëkatare; e mjera ti, e mjera! Lëshoje! Lëshoje!
NUSJA
Jo! Jo! Nuk të lë që toka të të marrë nga parz¬ma ime, as nuk të lë t'i bëhesh tokës hi, jo! Merrmë, Apollon, si ngahera! E zgjohu! E, zgjohu!
MURGESHA
(Nuses)
Lëshoje, oj e mjerë! A nuk po e dëgjon atje thellë korin e të sakrifikuarve?! Nanat atje po çirren, po bërtasin ... Po ... po të luten: jepja fëmijën e vet tokës t'i japë gji, se foshnja do tambël,