Krijo Faqen tėnde tek MKPortal | HOME
PRANVERA E LIBRAVE

PRANVERA E LIBRAVE

Chi Sono

Anni:
Cittą:Lucern
Zodiaco:Peshku

PRANVERA E LIBRAVE•TEKI DERVISHI
Personat
ARI PRESPARI
ARBEN TETOVA
SHEGA
NARRATORI
LIRIA
JERMILOVI - XHUXH
DESA MASTILOVA
SLATKI ALEKSIJEVIĒI
DUNJA UJKANI
OGLlQI I MAĒVĖS
MARIA ALEKĒIEVA
OGAV BULATI
DOBRI MANDAREVIQI
SEKRETARI I KOMITETIT
IJA
LEJLA
NUSJA
CIVIL - POLICI I
CIVIL - POLICI II
MURGESHA
INSTRUMENTALISTĖT
TRI NUSET
KUARTETI

Amo et Odio

AMO
e mira
ODIO
Padrejtesija

Memoria

ditėt e fundit
Tetor 2019
Mars 2016
Shkurt 2016

Link

mergimtari.ch

Enjte, 11 Shkurt 2016

ej! Lëshoje dore të vdekurin ... se nuk bën më ky: mashkull për dashnor, oj e mallkuar!

(Hyjnë dy Policë - civilë)

POLIC - CIVILI I

(Shokut)

Ngjitja krahëve, të marrës! Pushtojë!

POLIC - CIVILI II

(Duke u përpjekur ta shkoqë Nusen nga i vdekuri)
Po, kjo - or - paska shkalluar fare!

POLIC - CIVILI I

E paskan lënë mendtë nga dhembja.

POLIC - CIVILI II

Pa i rënë me grushta nuk e shkoq dot nga i vdekuri, se fuqia e të çmendurve i bën ballë edhe rëndesës së tokës; ns prangat nuk bëjnë punë. ve¬ tëm muri, koleg; vetëm muri.

POLIC - CIVILI I

Muri dhe grushtet.

POIC-CIVILI II

Bjeri pra, bjeri! Mos ki mëshirë!

NUSJA

(Alivanoset)

Ah! O Zot!
(Përmbyset mbi të vdekurin)

Mėrkur, 10 Shkurt 2016

dhembja. Me një dorë duk e e shtyrë butësisht; Nusja e dëbon Murgeshën të cilës as i vë veshin as e sheh. Por, Murge ha nuk i shqepet, si mace e egër.

NUSJA

Nuk e jap të ma rrëmbejnë, jo ... joooo! Oh!
Ti atje lart: i patrajtë, i pafytyrë, i pamëshirshëm! Apollon! Apollon! 0, zgjohu, Apollon! O Hy i hij¬shëm! Pyll i ri i trupit tim!

MURGESHA

O, Zot! 0, Zot! lVIbylli sytë para kësaj pamje ferri! Kësi blasfemi bëjnë njerëzit me shpirt si uji, si ajri, si zjarri. E lanë mendtë, o Zot, u shkallua
kjo nuse! Merre në dorë, Zot, shpëtoje mëkati!

(Nuses)

Lëshoje, oj e zeza ti, e zeza! Lëshoje të vdeku¬rin në thellimën e tij. Mos ia prish paqen, e mjera ti, moj mëkatare; e mjera ti, e mjera! Lëshoje! Lëshoje!

NUSJA

Jo! Jo! Nuk të lë që toka të të marrë nga parz¬ma ime, as nuk të lë t'i bëhesh tokës hi, jo! Merrmë, Apollon, si ngahera! E zgjohu! E, zgjohu!

MURGESHA

(Nuses)

Lëshoje, oj e mjerë! A nuk po e dëgjon atje thellë korin e të sakrifikuarve?! Nanat atje po çirren, po bërtasin ... Po ... po të luten: jepja fëmijën e vet tokës t'i japë gji, se foshnja do tambël,

Martė, 09 Shkurt 2016

1.

E shoh Urën e Ylberit, larg atje në horizont, si një hark të skuqur, ngarkuar me yjtë e lodhur të agut, duket si krah mjellme kur del nga lumi e shkel borën në breg, duket si vetull me grimin pembe të Tanushës.
Tri dritare-pikiurë-kristale, në vezullimin vjollcë të tyre, herë-herë pasqyrojnë pamje që më kujtojnë ngjarjen e shfaqjes.
Nuk po e shoh nga po bie ky shuk drite, si shkretëtirës natën kur hëna i bën rrezëllim, duke u pas¬qyruar në ndonjë pus oaze, dhe ky nur i përshpirtshëm po derdhet mbi qivurin e shpluar, ku shihet ushtari i vdekur.
Po më afrohet Jermlovi-xhuxh. duke mbajtur bigat e një talike njërrotëshe, veshur me kosturne të zeza futë dhe me një cilindër të bardhë mbi kokë.
Një dorë e shqetësuar dhe e dridhur nga terri, ne një shkreptimë stikrepëseje ndezi tri drita drithëruese të qirinjve. Në topin e dritës melankolikë që u bë hark rreth dorës tiritëdhënëse, u zbulua [urura e gruas veshur me petkun e zi të murçeshës.
Nusja hedh valle, si mjellmë, afrohet duke ecur si mbi re, se terri e mbulon shokë-e-teposhtë, kështu që nuk mund të shihet si çapëlon. Ajo e nxjerr nga qivuri ushtarin e vdekur, e rrëmben duar-e-qajë duke e pushur kështu, duke e përkëdhelur. Ajo do që i vdekuri në duart e saj të ngrihet më këmbë.
Dëgjoj dënesjen e saj, psherëtima nçastiëruese, de risa i shpërtheu vaji. Qan e këlthet me lutjet dhe mallkimet e veta.
E pashë murgeshën si iu sul e shastisur nuses që po e zhvoarroste ushtarin e vdekur. Përpëlitej ta shqepte nga kufoma të shastisurën nga malli e

Passioni

Ho Letto
1. LUFTA E DRENICES
2. Tropoja ne Breza
3. Djenocidi serbo-madh dhe qendresa SHQIPTARE

Ho Visto
Mechanick

Ascolto
Folklorike, popullore dhe e leht

Pensieri

Leni kujtimet te ecin ne rrugen e tyre,
se rende eshte kur kujtimi te len
para se ti ta kesh harrue kujtimin!

Amici

001784 vizitor me kan vizituar