Shėnimi i Fundit - padukėshėm
Shėnimet shikohen vetėm nga Anėtarėt.
Forum
Prill 21, 2021, 10:30:55 MD *
Mirė se vini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalėkalimin dhe kohėn e identifikimit
 
   Forumi   Ndihmė Chat Identifikohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshtė
  Printo  
Autor Temė: VjosaVjosa fitoi betejėn kundėr tė gjithėve fitoi betejėn kundėr tė gjithėve  (Lexuar 86 herė)
0 Anėtarė dhe 1 Vizitor po shikojnė kėtė temė.
Deēani
Administrator
*
Prill 21, 2021, 10:30:55 MD

Popullariteti: 30
Jo Nė Linjė Jo Nė Linjė

Gjinia: Mashkull
Zvicėrr Zvicėrr

  • Data e Regjistrimit:Mars 02, 2010, 10:01:59 PD
  • Identifikimi i fundit:Sot nė 09:11:27 PD
  • Vendndodhja: Luzern
    Postime: 5710

    Aty ku je ti, jam edhe unė!


    test test test
    WWW Email
    « : Mars 26, 2021, 04:33:01 MD »

    Vjosa fitoi betejėn kundėr tė gjithėve
    NGA IDRIZ ZEQIRAJ MĖ 26 MARS 2021 NĖ ORA: 11:48



    "Faktet janė kokėforta",- ka thėnė njė klasik, i sistemit utopik komunist. Andaj, Dr. Vjosė Osmani nuk ka asnjė ngjashmėri me Hashim dallaverėn president. Ajo, duke qenė Nėnkryetare e LDK-sė, nė kulmin e karrierės politike, me perspektivėn e qartė, pėr tė qenė e parė e partisė, mori vendimin e prerė tė rebelimit, edhe pse i dinte rrjedhojat goditėse, tė klanit Mustafa, uzurpator e mujshor tė LDK-sė:



    "Zotėrinj tė lidershipit klanor: Jeni pa fije legjimiteti, drejtues tė partisė tė Presidentit Rugova. Pėr shumė vite me radhė, nuk jeni provuar me votėn e fshehtė demokratike, as ju dhe as strukturat vendimmarrėse tė partisė!" Denoncimi i Vjosė Osmanit, pėr kolegėt e saj, vlente edhe pėr subjektet tjera politike tė Kosovės, qė nuk kanė fare demokraci tė brendshme partiake. Dhe, krerėt me strukturat e tyre vendimmarrėse, janė po aq tė pligjshme, sa edhe ato tė LDK-sė.
    Kuadrot partiakė tė PDK-sė, Xhevahire Izmaku, Lirak Ēelaj me shokė, kėrkojnė reforma nė parti. Provimin me votė tė fshehtė tė kryesisė. Kryetari recitues, si cicėron, Enver Hoxhaj, iu frikėsua votimit tė fshehtė dhe pėrdori aklamacionin fiktiv, tė rrejshėm, alla komunist!

    Uragani popull, mundi cinizmin e presidentit

    Shqiptarėt e Kosovės, por, edhe tė botės, e kanė parė protestėn masive, numerike, ndoshta edhe 60 mijė qytetarė, nė verėn e vitit 2018, tė organizuar nga Lėvizja Vetėvendosje, por, me pjesėmarrje tė qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht pėrkatėsisė partiake, me moton "NJĖ POPULL S`I NĖNSHTROHET NJĖ NJERIU!" Populli thėrriste e brohoriste: Tradhtarėt nė burg! Kriminelėt nė burg! Hajnat nė burg!
    Aludimi ishte pėr presidentin Thaēi, me shokė, i cili, atė ditė, shetiste e shullehej, rrezitej me "Jaht", nė - Liqenin e Ujėmanit -, nėn kujdestarinė e policisė serbe tė Veriut tė Mitrovicės. Hashimi, cinikisht e poshtėrsisht, kishte zgjedhur, pikėrisht, atė ditė, tė protestimit tė madh, kundėr Presidentit tė vendit, i cili ngulmonte nė shkėmbimin e territoreve, pėrkatėsisht, ndarjen e Kosovės!
    Viti 2019. Nė fushatat e ndara e rivale, tė udhėhequra, pėrkatėsisht, nga Albin Kurti e Vjosė Osmani, i kishin shpallur luftė tė hapur partive-banda tė PAN-it, me akuzėn bazė pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant.

    E vėrteta triumfoi, pėballė skuthizmit PAN-ist

    Viti 2021. Tashmė, Albin Kurti dhe Vjosė Osmani kanė marrėveshje: bashkudhėtarė nė luftimin e krimit tė organizuar, korrupsionin, pra, ēkapjen e shtetit tė Kosovės. Njė fushatė ndryshe. Shėtitje masive rrugėve dhe bulevardeve tė qyteteve tė Kosovės. Pandemia, plus hijeshia, me thirrjet e shpenguara: Kriminelėt nė burg! Hajnat nė burg! Thirrje korale: Albini, Albini! Vjosa, Vjosa! Nė krahėt e tyre Donikė Gėrvalla, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Faton Peci, Arbėrije Nagavci, Haxhi Avdyli dhe shumė qindra tė tjerė...
    E gjithė kjo pėrcillej nga mediet, populli, ambasadat, ndėrkombėtarėt... Atėherė, ēfarė tė fshehte nxori Vjosė Osmani pėr Kosovėn?! A nuk ishte edhe atėherė presidente?! Llomotitjet e kundėrshtarėve politikė, por, edhe tė disa analistėve banalistė, tė paguar, se "Presidentja na bėri pėrrallė, na bėri kriminelė dhe hajna, i tregoi botės se ne kemi vjedhur Kosovėn",- siē thonė edhe Enver Hoxhaj e Ardian Kastrati, tė PDK-sė, me shokė e shoqe!" Sikur nuk e ditėkan se Kosova ėshtė nėn monotorimin ndėrkombėtar tė pėrhershėm. Dhe, statisikat monitoruese e matėse ndėrkombėtare, e vėnė Kosovėn, gjithėherė, nė krye tė listave negative, kriminale e korruptive.
    Vacllav Havel, dramaturg, krijues letrar, i burgosuri politik, luftėtar pėr demokraci dhe dinjitet kombėtar, shtetari i parė i vendit tė tij, Ēekosllovakisė, nė vitėt `90-a, duke qenė nė cilėsinė e Presidentit, deklaronte: "Unė kurrė nuk e kam gėnjyer popullin tim. Dhe, as qė do ta gėnjej ndonjėherė. Kam thėnė tė vėrtetėn, edhe atėherė, kur e vėrteta mund tė kushtonte me jetė." Dhe, vėrtet, e kujtoj atė kohė, nė vitet `60-a, kur Havel kundėrshtoi pushtimin politik, mė parė, pastaj, edhe atė ushtarak sovjetik (rus), mė vonė, nė gusht 1968, tė Ēekosllovakisė.
    Citova Njeriun Havel, pėr ta personifikuar dhe krahasuar Vjosė Osmanin me atė, edhe pse nė kohė e rrethana krejt tė tjera, por, me parime e konsistencė, vendosmėri tė njėjtė, nė deklarimin dhe mbrojtjen e sė vėrtetės, qoftė ajo edhe e hidhur, siē ėshtė krimi, korrupsioni, mė qartė, hajnia zyrtare, kapja e shtetit, tėrėsishėm, tė Kosovės tonė.

    Tendenca pėrēarėse e PAN me SHIK-un e tij dhe argatėt e tyre

    Mbllaēitja e emrave pėr president nga PAN, ėshtė provokim cinik i lexueshėm. Nga ata qė pėrgjakėn Kosovėn, gjatė dhe pas luftės, nuk pritėt asgjė e mirė pėr vendin. Por, habia ėshtė me disa deputetė nga radhėt e LDK-sė, tė cilėt hezitojnė ta bashkojnė votėn me kolegėt e tyre, tė cilėt duan ta kalojnė krizėn artificiale, pėr zgjedhjen e presidentit. Hezituesit po bien ndesh me popullin dhe miqtė ndėrkombėtarė.
    Deputetėt, me armėn e tyre - votė, bllokues tė institucionit tė presidentit, sot janė - dikushi -. Por, nesėr mund tė jenė - - askushi-! Sepse, populli ėshtė syēelė dhe mund t`i ndėshkojė. 300 mijė votat pėr Vjosė Osmanin, janė domėthėnėse dhe, faktikisht, populli ka zgjedhur presidentin e Kosovės.
    Rrjeshtimi i gabuar e bllokues, i disa ish-ministrave tė qeverisė Hoti, thellon fajin qė ata pranuan ta rehabilitojnė dhe bashkėqeverisin me bandėn PAN dhe Listėn Serbe, pėrkundėr vullnetit tė popullit, i cili e kishte ndėshkuar nė zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Distancimi i tyre nga tandemi Thaēi-Mustafa, si zbritės e ngritės arbitrarė tė qeverive, do tė ishte i shėndetshėm. Sa mė parė, aq mė mirė. Kujtojmė faktin se ata kanė votuar apo bėrė kourumin, Hashimit president dhe Kadriut kryetar Kuvendi! Dhe, krahasoni kandidaturat, gjykoni, vendosni!
    Dr. Vjosė Osmani, me pėrgaditje e saj akademike solide, pjekurinė politike, atdhetarizmin e lindur, ndjenjen e demokracinė tė nivelit amerikan, parimėsinė unike, tashmė, tė dėshmuar, se plotėson, kushtet pėr postin e Presidentit-es, mė mirė se askush tjetėr, jo vetėm nė Kosovė, por, edhe mė gjerė nė Shqiptari.
    Dr. Vjosė Osmani, me dashje apo padashje, sė afėrmi, do tė kurorėzohet Presidente e Republikės tė Kosovės. Kundėrshtarėt xhuxhėr tė saj, pėrfshi edhe Ganėn tonė, lė tė bėhen gadi, pėr ta ushtruar "zanatin e bėrberit!"
    Identifikuar

    Pėr ndonjė pyetje apo problem rreth forumit shkruaj nė forumin duke klikuar Kėtu

    __________________________________
    Leni kujtimet tė ecin nė rrugėn e tyre,
    se rėndė ėshtė kur kujtimi tė len
    para se ti ta kesh harrue kujtimin!
    Faqe: [1]   Shko Lart
      Printo  
     
    Shko te:  

    Mundėsuar nga MySQL Mundėsuar nga PHP Powered by SMF 1.1.21 |SMF © 2013, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!
    Faqja u krijua nė 0.039 sekonda me 18 veprime.


    MKPortal C1.2 rc2 ©2003-2008 mkportal.it
    Faqe e krijuar nė 0.31364 sekonda me 28 query