Forumi Letėrisi pėr fėmijė
Pages: 12
Pėrralla pėr Fėmijė By: Zemra Date: Mars 03, 2010, 11:02:56 MD
   Rosaku i shemtuar

Rosa meme nxori jashte per here te pare bibat e saj.
Kur vuri re qe njera nga vezet,ajo me e madhja nuk kishte qelur akoma.
Po e provoj ta ngroh dhe nje dite-mendoi ,dhe ashtu beri.
Te nesermen nga veza e madhe doli nje rosak qe ishte ndryshe nga te tjeret.
Ai ishte me i madh ,me qafe me te gjate ,pothuajse pa pupla fare,shkurt shemti e gjalle.
Rosa deshi ta largonte nga qerdhja e saj por perseri nderroi mendje se i erdhi keq.
Diten kalonin dhe rosaku haste ne veshitresi per shkak te paraqitjes te tij ngdryshe nga rosaket e tjere.
Per kete shkak asnje nga vellezrit dhe motrat e tij nuk pranonin te luanin me te.
E tallnin sa here e shikonin
I iii sa qafe te gjate qe ka.
iiiii sa bisht te madh.
iiii sa pak pupla.
Rosaku e ndejnte veten shume fatkeq dhe perpiqej qe te mos e shikonin te tjeret.
Gjithmone pyeste veten pse ishte ndryshe nga rosaket e tjere.
Ai luante vete ,hante vete dhe sa here qe shikonte dike tjeter ne liqen ai fshihej.
Pas disa kohesh ai gjeti dhe nje fole te braktisur dhe nisi te jetonte aty duke ju qendruar larg shpendeve te tjere te liqenit ,qe te shpetonte nga talljet e tyre.
Kaluan dite ,jave,muaj .
Nje dite rosaku del nga foleja pasi e kish mare urija, kur sheh ne liqen disa mjelma .
OOO sa shpende te bukur -tha rosaku dhe per momentin harroi te fshihej siq bente gjithnje.
U nis drejt tyre me nje deshire te madhe per tu folur.
Njera nga mjelmat ju foli te tjerave:Shikoni,shikoni qenka nje mjelme e re ne liqen.
Rosaku pa qe u drejtuan atij ,uli syte ne ujin e liqenit si pasqyre dhe aty pa qe ai ishte shnderruar ne nje mjelme te re dhe te bukur.
Tani e kuptoi pse ishte ndryshe te tjereve.


Pėrralla pėr Fėmijė By: Zemra Date: Prill 09, 2010, 12:07:34 MD
Dielli i Dashuruar

Nje here dielli u dashurua me nje lulke qe i rrinte perballe.
E shikonte qdo mengjes kur nxirrte suratken dhe bente muhabet me kete apo ate. Perplaste syqkat,shikohej ne pikat e shiut dhe ishte gjithmone gati te kapte rrezen e pare te diellit per te ndriquar me shume se te tjerat.
Dielli duke e pare qdo dite,u dashurua kaq shume me te saqe nje dite nuk mundi me te kontrollonte dashurine e tij sekrete.
Zgjati nje rreze,keputi nga nje re nje fjongo te bardhe dhe ja dhuroi lulkes.
Por lulka mendjemadhe qeshi me xhestin e tij dhe Dielli nga turpi u be i gjithi i kuq dhe u hodh ne det qe askush te mos e vinte re...

Pėrralla pėr Fėmijė By: Zemra Date: Prill 29, 2010, 12:01:01 MD
Djemte e fshatit

Djemte e nje fshatari nuk shkonin mire me njeri-tjetrin. Meqenese i ati, edhe pas shume verejtjesh qe u beri, nuk mundi t'ua mbushe mendjen qe te shkojne mire, i ra ne mend dhe u dha urdher t'i bijne nje tube thuprash.
Kur ata e quan ne vend urdherin e te atit, ua dha te tereve me radhe tuben e u tha qe ta thyejne. Pasi ata nuk munden ta thyejne megjithese perdoren tere fuqine e tyre, i ati e zgjidhi tuben e ua dha t'i thyenin thuprat nje nga nje.
Meqenese tani i thyen fare lehte, ai u tha:
Keshtu edhe ju, femijet e mi, do te jeni te pamposhtur per armiqte, ne qofte se jeni te bashkuar per gjithmone. Ne qofte se ngrindeni, do tė mposhteni lehte prej armikut.
Perralleza tregon se njerezit, te bashkuar, jane te forte, kurse te ndare, mposhten lehte...

Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Shtator 16, 2010, 07:11:07 PD
Mimoza Llastica

Ah, ēfarė llastice ka qėnė ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atėherė, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herė qė zbriste shkallėt e pallatit dhe na gjente duke luajtur nė oborr, kėrkonte tė hynte patjetėr nė lojė.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojėn! - i bėrtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhė. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte pėrqark pallatit. Ne luanim kukamēeftas, ajo kallėzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rėnė ne hall tė madh.
-Rri moj Moza sa tė mbarojė loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhėmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, qė zemėrohej kollaj, - po tė zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qėndruar larg. - Pa provoje njėherė!
Sava kafshonte buzėn e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallėt e jashtme tė pallatit dhe thėrriste si me tė qarė :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bėhej gati t'i hiqte ndonjė tė mirė apo ta tėrhiqte pėr flokėsh, dilte nė dritare koka e mamit tė Mozės:
-U, ē'bėn ashtu, moj Sava? Me Mozėn merresh ti? Po ajo ėshtė e vogėl!
Po mė shpesh nė dritare dilte koka e gjyshes, qė i mbante flokėt lidhur prapa.
-T'i kėput veshėt, dėgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotėt e pengonin tė fliste. Atėherė flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojėn.
-Hė, se nuk u bė qameti! E vogel ėshtė Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozėn pėrdore dhe e fuste brėnda. Ajo nuk rrinte fėre tė na dėgjonte qė t'i tregonim fajin e Mozės.
Po Moza nuk ishte e vogėl. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticė e madhe. Veē ta shikoje!
Dhe vėrtetė, ta shikoje, ishte e bukur, e pastėr, si ato kukullat e mėdha qe i vėnė nė vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumė mirė, gjithnjė me rroba tė reja.
E pse tė mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Pėr Mozėn kujdeseshin tė gjithė njerėzit e shtėpisė: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Nė shtėpinė e Mozės degjohet vetėm emri i saj.
Ju nuk i keni parė ndonjėherė lodrat e Mozės; tė gjitha lodrat e pazarit ia kanė blerė dhe ia kane prurė nė shtėpi: kukulla lloj-lloj, topa tė vegjėl e tė mėdhenj, kuti me qėndisma, enė guzhine... Moza ka edhe njė biēikletė, ka edhe makinė tė vogėl, me tė cilėn i bie rreth e pėrqark pallatit.
Ne, tė tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janė aq tė bukura si na duken ato tė Mozės.
Dhe, tė themi tė drejtėn, lodrat e Mozės na prishin gjithmonė mėndjen, sepse nė tė vėrtetė nuk na pėlqente Moza llasticė, por lodrat dhe sendet e saj na tėhiqnin.
Gjithmonė ndodhte kėshtu: Mozėn e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brėnda nė shtėpi, ne ktheheshim tė mėrzitura dhe vazhdonim lojėn. Na vinte inat qė gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrė tė drejtė. Vetėm Sava thoshte e zemėruar:
-Do ta shohė ajo, do ta shohė! Llastica!
Po nuk kalonte shumė dhe Moza zbriste prapė ne oborr me ndonjė kukull tė madhe nė duar ose me makinėn qė ia mbante gjyshja. Ah, sa tė bukura na dukeshin ato! Nė fillim ne bėnim sikur nuk e shikonim, po dalėngadalė na ikte inati, dhe duke parė lodrat e Mozės, harronim lojėn. E para e linte lojėn Eva. Ajo thoshte :
-Unė nuk loz mė, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozės. Moza ia jepte menjėherė kukullėn ose ēdo gjė tjetėr qė kishte nė dorė dhe, si pėr inat, shikonte nga ne. Ne tė tjerat, tani nuk kishim mė mėndjen tek loja dhe njė nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetėm unė dhe Sava. Ne tė dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozės, na pelqenin shumė, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, nė vend qė tė vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtė kjo? Nuk ishte hiē e drejtė, po hajde t'ua mbushje mendjėn Evės, Klarės, Editės, Tinės. Ato zemėroheshin kur Moza na prishte lojėn, po kur dilte nė oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemėrimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjė.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unė e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savėn si behej. Donte tė shkonte t'u prishte lojėn, t'i shante, biles nganjėherė i hipte ne kokė t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punė e madhe!
Ah, ēfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa tė na prishte lojėn, e t'u merrte mėndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetė ajo. Sepse gjithnjė ndodhte kėshtu: Ua linte pak lodrėn nė dorė dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se mė flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dėbonte. Po i dėbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz mė!, Ikni se do loz vetė!, Ikni se u mėrzita!"
Kėshtu na kishte dėbuar njėherė edhe mua me Savėn dhe ne qė atė ditė nuk shkelnim mė nė shtėpinė e saj. Pse, ē'ishim ne, shėrbėtoret e Mozės?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen tė gjitha shoqeve tė pallatit, qė i venin Mozės. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozėn, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bėhej vonė.
Kaloi kėshtu njė javė, njė muaj, dy, kur njė ditė Klara na u zemėrua aq keq me Mozėn, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukėn e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biēikletė dhe pastaj i kishte thėnė:
"Pse ma ke lėpire gjalpin?"
Njė ditė tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikėn me rradhė dhe tė tjerat. E fundit iku Eva. Tė gjitha nuk i flitnin mė Mozės. Ajo ishte llasticė, qe s'i gjėndej shoqja!
Kėshtu, Moza mbeti vetėm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallėt e dilte nė oborr; ngarkohej me gjithė ato lodrat, merrte edhe biēikletėn dhe makinėn e vogėl, por asnjė nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojėn. Asaj i vinte plasje.
Nė fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa qė asnje nuk i vajti, zuri tė na thėrriste me emėr:
-Eva do tė lozėsh? Na.
Zbriste nga biēikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vėndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi njė ditė qė Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertėn, qė ju s'e njihni, me njė vajze tė vogėl, qė s'ka mėsuar akoma tė flasė. Ne kjo na gėzonte.
Por Moza u mėrzit shumė dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozėn?
Ne nuk folėm njėherė, por Sava, qė ėshtė brisk nga goja, i tha:
-Moza ėshtė llasticė!
-I marrsh tė keqen Mozės, - u degjua zėri i gjyshes nga dritarja, - llasticė je vetė!
Mami i Mozės u zemėrua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli mė. Mori Mozėn dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qė Moza tė ishte llasticė.
Tani Moza rri fare vetėm. Nuk i zbret mė lodrat. Na shikon ne qė lozim dhe as na flet, as na nget.
Herėn e fundit ndodhi kėshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut nė mes Moza dhe deshi tė hidhej. Sava, qė rretullonte njė anė tė litarit, sapo e pa, ndaloi lojėn. Anėn tjetėr tė litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysėm zeri Moza.
Por edhe Eva e lėshoi litarin.
-Ti je llasticė! - tha njė nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumė Mozen nė mes. Ajo mbante kokėn ngritur, po sytė i kishte ulur poshtė.
-Ti nuk je shoqja jonė, - tha Sava. - ti ke shoqe vetėm veten.
Ajo uli menjėherė kokėn.
-Llasticė! - thirri Eva
-Llasticė! - thirrėm edhe ne tė tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrėn dhe menjėherė ia plasi tė qarit. Ne nuk folėm fare, as unė, as Sava, asnjė. Ajo qante pa zė, por i gjithė trupi i dridhej. Ne kishim bėrė njė rreth pėrqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmė lojėn! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpėrndamė dhe, kur filluam tė lėviznim litarin, ajo iku me vrap pėr nė shtėpi.
Qysh atė ditė, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bėrė llasticė dhe llasticat nuk kanė shoqe.
Ajo vėrtetė kishte shumė lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me tė cilat rri dhe loz gjithė ditėn. Ajo nuk ishte e gėzuar si vajzat e tjera tė pallatit tonė.
Nje ditė ajo po zbriste shkallėt e pallatit. Dalėngadalė ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A tė loz edhe unė?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamė sytė me lotė tė Mozės.
-Mirė, - tha Sava.
Ajo e gėzuar u fut nė lojė, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thėrrisnim mė llasticė.
__________________
Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla 
     

Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Shtator 16, 2010, 07:12:20 PD
Plaku me plaken

Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.
*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin
edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…
kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu
ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu
kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)
ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…
nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…
edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…
O kaposh
urdhero i thot kaposhi.
i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.
e mire i thot kaposhi…
edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…
ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.
i thot ujku kaposhit.
ku po vete o kaposh?
ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…
oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?
po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.
jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.
epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.
ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…
ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.
kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kur e degjon mbreti.
hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?
kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.
del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.
del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…
Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…
u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…
e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…
e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken…
ndihme…ndihme…po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme…ndihme…therriste plaka.
e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon…dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….
dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…..

P.s Per sot besoje se mjaftojn. Po deshe perrallat e Andersen, me thuaje se kam disa.
     

Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Shtator 16, 2010, 07:12:44 PD
E bija e henes dhe e diellit

Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.

Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.

Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.

Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur


Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Shtator 16, 2010, 07:14:04 PD
PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ

Na ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq ...

Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Tetor 06, 2010, 02:55:16 MD
                                      B o r b a r d h a



B o r b a r d h a

Na ishte njė herė njė mbret dhe njė mbretreshė, ata e donin shum njėri tjetrin. Por ishin tė zemėruar sepse nuk kishin fėmijė.
Njė ditė tė bukur dimri mbretresha ishte ulur pran dritares sė hapur dhe qepte, kur papritur qe therur nė gjilpėr dhe tri pika gjaku ranė nė dėborė. Mbretresha ofshau:
- O sikur tė lindja njė vashė tė bardhė si dėborė, me buzė tė kuqe sikur gjaku e flokė tė zeza sikur korbi.
Disa muaj mė vonė ajo lindi njė vajzė. Vasha ishte e bardhė sikur dėborė, buzėt i kishte kuq si gjaku dhe flokėt e zeza si korbi. Mbretresha u gėzua shum pėr lindjen e vajzės dhe e bardhė si ajo ishte e quajtėn Borbardha. Mirpo pas pak kohe mbretresha u sėmuar dhe vdiq. Borbardha kishte nevojė pėr njė nėnė kėshtu qė mbreti u martua. Mirpo mbretresha e re kishte vetėm njė gjė pėr vehte: Tė jetė mė e bukura nė botė.
Ajo kishte njė pasqyre magjike, tė cilėn ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyre nė murė qė je, kushė ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
- Ti mbretresh, ti je mė e bukura mbi kėtė dhe! Iu pėrgjigjej pasqyrja magjike.
Kėshtu pasqyrja u pėrgjigjte mbretreshės sa herė qė ajo bėnte pyetje.
Mirpo njė ditė plotsisht pasqyra u pėrgjegj:
- Ti mbretreshė je mė e bukura mirpo Borbardha ėshtė njėmijė herė mė e bukur!
Kur dėgjoi kėt mbretresha u hidhėrua shum dhe urdhėroi njė gjyetarė qė tė merė Borbardhėn nė pyell qė ta mbytė dhe i tha atijė:
- Dua tė mė biesh zemrėn e saj, tė mė vėrtetosh se ke zbatua urdhėrin.
Gjuetari e mori Borbardhėn nė pyllė dhe kur dashi ta mbysė ajo iu lut qė tia fali jetėn. Gjuetarit iu dhimb Borbardha kėshtu qė ai e lėshoi ate dhe nė vendė tė saj vrau njė dren dhe mori zemrėn e tijė qė tė i tregojė mretreshės.
Borbardha mori rrugėn thell nė pyell, pasi i premtoi gjuetarit qė mos tė kthehet kur mė nė kėshtjellėn mbretrore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa njė kasollė tė vogėl, mbrenda tė gjitha gjėrat ishin shum tė vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga njė kafshat ushqim nga ē“do pjatė dhe njė gėrqamė lėngu nga ē“do gotė dhe pastaj ra nė shtratin mė tė madh nga shtata shtret qė ishin aty.

Pronarė tė kasollės ishin shtat shkurtabiqa. Ata u kthyen nė shtėpi pasi kishin pėrfunduar punėn, mirpo kur hyrėn nė shtėpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenė aty.
I pari tha:
- Karriga ime nuk qėndron ashtu sikur se unė e kam lanė.
I dyti :
- Dikush paska ngrėnė nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirė nga gota ime.
Duke folur mes veti, panė Borbardhėn tė shtrier nė shtrat. Ajo ishte shum e bukur, menduan ata dhe nuk donin tė ia prishin gjumin por vetėm qėndruan aty dhe shiqonin Borbardhėn e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqėve se pėr qfarė arsye ajo kishte ardhur aty.

Shkurtabiqėt i than Borbardhės se ajo mund tė rijė me ta por kur shkurtabiqėt nuk jan nė shtėpi Qė mos tė e lėshojė askend mbrenda nė kasollė.

Nė kėshtjellė mbretresha zemėrkeqe vazhdoi tė pyes pasqyrėn magjike:
-Pasqyre, pasqyre nė murrqė je, kush ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
E pasqyra iu pėrgjegjė:
-Mbretreshė, ti mė e bukura je kėtu por Borbardha qė jeton nė anėn tjetėr pylli, nė kasollėn e shkurtabiqėve, ajo dhe njėmijė herė mė e bukur ėshtė!Nė kėshtjellė mbretresha zemėrkeqe vazhdoi tė pyes pasqyrėn magjike:
-Pasqyre, pasqyre nė murrqė je, kush ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
E pasqyra iu pėrgjegjė:
-Mbretreshė, ti mė e bukura je kėtu por Borbardha qė jeton nė anėn tjetėr pylli, nė kasollėn e shkurtabiqėve, ajo dhe njėmijė herė mė e bukur ėshtė!
Kur dėgjoi kėt, mretresha veshi disa rrobe tė vjetra e u bė tė dukej sikur njė plakė e keqe dhe u nis pėr nė rrugė tė gjejė Borbardhėn.
Pas ak ajo gjeti kasollėn e shtat shkurtabiqėve. E veshur sikur plakė ajo trokiti nė e dritare, kur Borbardha u paraqit nė dritare, plaka nxori mollėn mė tė bukur nga shporta dhe i shtreu Borbardhės. Molla ishte aq tėrheqėse sa qė Borbardha nuk mundi tė rrefuzoj e mos tė e mer. Ajo kafshoi mollėn mirpo molla kishte qenė e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur nė tokė.

Kur skurtabiqėt erdhėn nė kasollė,gjetėn Borbardhėn tė shtrirė nė tokė. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan tė e zgjonin mirpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumė e bukur sa qė iu dhimbsej shkurtabiqėve tė vorrosin, por nė vendė ndėrtuan njė sandek nga qelqi dhe e vendosėn ate nė pyllė qė tė mundė tė vinė e tė e vizitonin pėr ē“do ditė.

Shkuan shum ditė, javė e muaj. Borbardha dhe mė tutje ishte shum e bukur.
Njė ditė kaloi njė princ aty pranė dhe pa Borbardhėn. Ai qe habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkutabiqėt qė t e lejojnė ate tė e merė Borbardhėn me veti nė kėshtjellėn e tijė. Shkurtabiqėt pranuan dhe lejuan princin tė mer Borbardhėn me vete.
Shėrbėtorėt e princit morėn sandekun mbi shpinė dhe u nisėn nė drejtim tė kØshtjellės sė princit. Mirpo rrugės njeri nga shėrbėtorėt mori thua nė njė rrėnjė tė drurit dhe u rrėzua sė bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhės i ra kafshata e mollės nga fyti dhe ajo hapi sytė. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gėzua shumė dhe e mori ate me veti nė kėshtjellė ku sė shpejti ata u martuan me njė darsėm madhėshtore.
Mretresha zemėrkeqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallė u zemrua aq shumė sa qė vdiq.
E Borbardja qe dhe mbeti mė e bukura mbi dhe.

Pėrralla pėr Fėmijė By: Mergimtarja Date: Tetor 06, 2010, 02:56:09 MD
                                                    E p ė r h i t u r a   
   





E p ė r h i t u r a

Na ishte njė herė njė vajzė e bukur e cila jetonte sė bashku me babain e vet pasi qė nėna i kishte vdekur. A jo shkonte pėr ē“do ditė tek vari i nėnės dhe qante, dhe nuk kishte shokė tjerė pos zogjėve.



Njė ditė u martua babai i saj me njė grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjėra nuk e donin tė pėrhiturėn ashtu siq ato e quanin sepse ajo ishte mė e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa qė e detyronin nė punė tė ndryshme, poashtu tė veshė rrobe tė vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte pėrfunduar punėt e ditės, ajo ulej pran hirit tė zjarrit dhe qante, pėr kėtė arsye dhe filluan tė e quajn e Pėrhitura.
Njė ditė u pėrhap lajmi se mbreti do bėnte njė fest ku gjitha vajzat e mbretėris do tė ftoheshin. Puna ishte se princi donte tė zgjedh njė vajzė qė tė fejohej mė tė. Kur dy motrat morėn vesh se si ishte puna u gėzuan shum dhe nuk mund tė mendonin nė asgjė tjetėr pos se qfar fustani se do tė veshin dhe se si do rregullonin flokėt.

E Pėrhitura dhe ajo kishte dėshirė qė tė e takonte princin...
Mė nė fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrėn rrugėn pėr nė kėshtjellė tė mbretit derisa e Pėhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur mė ato humbėn nga pamja, e Pėrhitura filloi tė qanė me zė. Njė zanė qė ishte pranė ndjeu ate dhe u bė e dukshme e tha:
- Ti dėshiron tė shkosh nė festė, apo jo?! Unė do tė ndihmoj.
Po moj zanė por unė as fustan tė veshi e as kėpucė tė mbathi, qė tė mund tė shkoj tek princi...
- Shko nė kopsht dhe kėpute njė kungull dhe mė bjer mua! Shko nė tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nėn guri zbuloi gjasht zhapinjė...

E pėrhitura pyeste vehten se ē“far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bėri mu ashtu siq i tha zana e cila me ndihmė tė shkopit tė saj magjik e shėndroi kungullin nė karrocė tė zbukuruar me ari, minakėn i shėndroi nė kuaj e nga zhapinjėt bėri gjashtė shėrbėtorė pėr tė Pėrhiturėn. E mė nė fund lėvizi shkopin magjik dhe veshi tė pėrhiturėn mė njė fustan tė bukur punuar me ari e argjent e nė kėmbė i mbathi njė palė kėpucė tė bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana tė sė Pėrhiturės. Por tė keshė kujdesė e tė kthehesh para se tė bie ora dymbėdhjetė. Pas orės sė mesnatės ajo do tė shėndrohej mu ashtu siq kishte qenė mė parė, me rrobat tė vjetra dhe kėmbė zbathur. E pėrhitura i premtoi zanės se do kthehej para se ora tė tregojė mesnatė.

Kur e Pėrhitura mbrini nė festėn e mbretit dhe u paraqit nė hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Tė gjithė qenė habitur me bukurin e sė Pėrhiturės. Princi kur pa ate, u drejtua menjėherė nė drejtim tė saj dhe tėrė mbrėmjen nuk u largua nga e Pėrhitura. Mirpo kur e Pėrhitura dėgjoi se ora filloi tė shenjoj mesnatėn iu kujtua se ēka i kishte thėn zana. Ajo iu pėrkul princit dhe me hapa tė shpejtė iku nga aty.

Ditėn e ardhme e pėrhitura ishte prap nė festė dhe prap princi kaloi tėrė mbrėmjen pran tė sė Pėrhiturės. Ditėn e tretė e Pėrhitura ishte e habitur nga lumturia sa qė nuk ndėgjoi orėn e cila biente dymbdhjetė. Nė qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet tė ik nga aty. Ajo nuk mbrini tė pėrshėndes princin ashtu siq duhej dhe ai nuk mbrini tė ndalė tė Pėrhiturėn tė qėndroj pranė tijė. Duke vrapuar njė kėpucė ra nga kėmba e tė sė pėrhiturės dhe princi mori ate dhe afroi pranė zemrės.

Princi ishte dashuruar nė tė Pėrhiturėn dhe kishte vendosur fellė tė gjejė ate gjithsesi. Sė shpejti u pėrhap lajmi se asaj cilės i pėrshtatet kėpuca nga qelqi atė do e fejojė princi.
vajzat e njerkės u ngutėn tė provojnė kėpucėn edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha tė vajzat e njerkės sė Pėrhiturės me grimasa tė mėdha dhe mund donin tė shtinin kėmbėn nė kėpucė, por ajo ishte e pamundur dhe asnerės nuk i pėrshtatej mu ashtu sikur nuk i pėrshtatej asnjė vajze tjetėr nė mretėri.
E Pėrhitura u afrua tė mbathė kėpucėn dhe atė e bėri pa problem si dhe njėkohėsisht nxori kėpucėn tjetėr qelqi nga xhepi i pėrparsės dhe pasi mbathi ate ajo u shėndruan nė bukurushen mė tė bukur nė mbretėri.

Ditė mė pasė u bė dasmė e madhe:
Princi dhe e Pėrhitura martoheshin


F u n d




Pėrralla pėr Fėmijė By: Agim Date: Tetor 14, 2010, 07:13:46 MD
Tetė "gėnjeshtrat" e nėnės sime!

Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalė i vetėm nė njė familje tejet tė varfėr... aq tė varfėr saqė nuk kishim ushqimin e mjaftueshėm. Nė raste tė rralla ndodhte qė tė kishim pak oriz nė shtėpi... Nėna pėrgatiste shujtėn e thjeshtė dhe gjithmonė pjesėn e saj tė pjatės e hudhte nė pjatėn time duke thėnė: "Ha biri im, unė nuk jam e uritur"...
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PARĖ

Kur u rrita pak, nėna ime pasi pėrfundonte punėt e shtėpisė, shkonte te lumi qė gjendej afėr shtėpisė, duke shpresuar se do tė zinte ndonjė peshk, qė unė tė kisha ushqim tė shėndetshėm dhe tė zhvillohesha sikur fėmijėt tjerė. Arriti t'i zė dy peshqi. Nxitoi nė shtėpi dhe i pėrgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parė se unė me shije e ngrėna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj nė pjatėn time duke thėnė: "Biri im, ja edhe kėtė peshk timin, sepse ti e di qė unė nuk e dua peshkun"...
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E DYTĖ

Koha kalonte dhe erdhi momenti qė unė tė hyja nė shkollė. Meqė nuk kishim pasuri qė unė tė shkollohem, nėna hyri si shitėse te njė tregtar i pasur. Njė natė tė ftohtė dhe me shi, nėna u vonua mė tepėr nė punė. I brengosur dola nga shtėpia ta kėrkoja. E vėrejta duke ardhur me njė torbė tė rėndė tė rrobave nė dorė. E thirra: "Nėnė, eja nė shtėpi, ėshtė vonė dhe ftohtė." Ajo buzėqeshi dhe tha: "Biri im, unė nuk jam e lodhur"...
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TRETĖ

Erdhi koha e provimeve tė shkollės. Edhe pse ishte vapė e madhe, ajo dėshiroi tė vinte me mua nė shkollė. Dielli pėrcėllonte tokėn, ndėrsa sipėrfaqja e rėrės avullonte nga nxehtėsia. Hyra nė shkollė, ndėrsa ajo mbeti duke pritur nė oborrin e shkollės. Kur pėrfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo mė priti me pėrqafim amėnor, mbushur me dashuri dhe mėshirė. Nė dorė mbante njė lėng tė ftohtė qė e kishte blerė pėr mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokėn dhe vėrejta atė, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotėn duke thėnė: "Nėnė, pi edhe ti pak", ndėrsa ajo tha: "Biri im, vetėm ti pije, unė nuk kam etje"
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E KATĖRT

Pas vdekjes sė babait tim, nėna jetoi njė jetė tė vėshtirė si e vejė. Mbi supet e saj mbajti tėrė pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e shtėpisė, thjeshtė duhej tė kujdesej pėr ēdo gjė. Jeta ishte vėshtirėsuar, dhe shumė shpesh ishim tė uritur. Pranė shtėpisė sonė jetonte xhaxhai im, njeri i mirė, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfėr. Fqinjėt kur panė qė gjendja jonė ishte e papėrballueshme, kėshilluan nėnėn, e cila ishte ende e re, tė martohej pėr dikė qė do ta ndihmonte. Mirėpo, nėna ime refuzoi kėtė kėshillė duke thėnė: "Unė nuk kam nevojė pėr dashuri"
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PESTĖ

Pasi pėrfundova fakultetin, hyra nė njė punė me pagė tė mirė nė njė firmė dhe vendosa ta marr pėrsipėr kujdesin e shtėpisė. Meqė shėndeti i nėnės ishte dobėsuar, nuk mund tė punonte si shitėse rrobash, filloi tė shesė perime nė treg. Kur nuk mundi mė tej tė punonte, unė ndava pjesėn nga paga ime dhe ia dhashė asaj, ndėrsa ajo i refuzoi duke thėnė: "Biri im, ruaji tė hollat, unė kam mjaft pėr vete"
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E GJASHTĖ

Vazhdova shkollimin e mėtejmė dhe shumė shpejtė u bėra magjistėr. Paga ime u rrit edhe mė shumė. Firma gjermane mė ofroi njė punė tė mirė nė Gjermani. U gėzova pa masė dhe fillova tė ėndėrroja pėr jetėn e re tė lumtur. E ftova nėnėn tė vinte tė jetojė me mua, por ajo refuzoi duke mė thėnė: "Biri im, unė nuk jam mėsuar me jetė luksoze"
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E SHTATĖ

Koha kalonte, nėna ishte plakur dhe shumė shpejtė u sėmur nga karcinomi malinj. Nė ato momente nė mes meje dhe nėnės sime tė dashur ishin shumė shtete. I nevojitej pėrkujdesja e dikujt. I lashė tė gjitha dhe u ktheva nė shtėpi. Nėnėn e gjeta nė shtrat. Kur mė pa, u mundua tė buzėqesh. Zemra m'u copėtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte mė ajo nėna qė e kam njohur... Lotėt mė shkonin rrėke nėpėr fytyrėn time, por edhe tani ajo u mundua tė mė ngushėllojė duke thėnė: "Biri im, mos qaj, unė nuk kam dhembje!"
KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TETĖ

 

Pasi qė tha kėto fjalė, mbylli sytė dhe mė nuk i hapi kurrė.
Secili qė kėnaqet me begatinė e prindėrve tė gjallė, u kėshilloj: Ruani kėtė begati para se tė pikėlloheni pėr humbjen e saj. Secilit qė ka humbur nėnėn e tij tė dashur, e kėshilloj: Gjithmonė kujto se sa ka sakrifikuar ajo pėr ty.

 
 
 
 

Pėrralla pėr Fėmijė By: Durim Date: Dhjetor 08, 2010, 10:00:18 MD
U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba une >> <<korba une>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?-Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>


Pėrralla pėr Fėmijė By: Durim Date: Dhjetor 08, 2010, 10:06:31 MD
Kur njė zog filloj tė cicėroj
~ TREGIM PĖR FĖMIJĖ ~

Genci i vogėl ėshtė njė fėmij qė sapo ka mbushur gjashtė vjeē. Nėna e zgjon pėrditė herėt sapo agon dielli, e mėson qė tani t'i veshi vetė rrobat, dhe e thėrret kur e ka mėngjesin gati nė tavolinė qė Genci tė vij e t'ulet pėr tė ngrėnė. Ai gėzohet duke parė kukllat tek televizori, dhe herėpas here pyet nėnėn e tij se pse ka fėmij tė kėqinj tek pėrrallat e televizorit. Nėna e tij e sheh duke buzėqeshur, e i thotė Gencit tė vogėl, "Njė ditė kur tė rritesh e tė bėhesh mė i madh do tė mėsosh biri im. Bota kėshtu ėshtė e ka gjithnjė njėrėz tė kėqinj, po nėse do dėgjosh mamin ti ji gjithnjė djal i mirė." Genci i vogėl tund kokėn nė shėnjė pohimi se ai e dėgjon nėnėn, dhe sepse ai e do shumė atė. Ajo e merr pasi ai mbaron mėngjesin me vete, dhe duke ecur ata tė dy shkojnė pėrdore bashkė pėr te kopshti ku Genci kalon paraditen me fėmij tė tjerė, tek njė shtėpi e vogėl me oborr, tek rruga e Elbasanit nė Tiranė. Genci e pėrqafon nėnėn kur ata arrijnė tek dera e kopshtit, e mė pas ajo shkon pėr nė punė. Genci gjithnjė hyn me vrap pėr tek kopshti qė tė shoh se kush nga shokėt e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thėnė se kush vjen i pari, mund tė zgjedhi lojrat qė ata do tė luajnė gjatė ditės. Genci gėzohet shumė kur luan me shokėt e tij, dhe tė gjithė ata e shohin Gencin si njė shok tė mirė. Brisilda ėshtė gjithnjė ajo qė flet me zė tė lart, e teta edukatorja gjithnjė e qorton atė tė parėn. Pastaj vjen Shkėlqimi qė nuk di tė pėrmbahet dot tek karrikja duke i rėnė me bryl atyre qė i ulen afėr. Asnjė nga fėmijet e tjerė nuk duan t'i ulen pranė tek tavolina katrore, por megjithatė ai ėshtė djali qė i bėn tė gjithė tė qeshin, e prapseprap fėmijėt e dėgjojnė me gjithė vėmėndje atė kur bėn shakatė e tij. Iliri ėshtė ēuni mė i ēuditshėm e qė me zorr flet, saqė nganjėherė fėmijėt harrojnė fare se ėshtė edhe ai nė loj me ta. Fėmijėt ndahen nė katėr grupe tė vogla, secili tek tavolina e tyre qė i cakton teta edukatorja nė mėngjes. Teuta gjithnjė i buzėqesh Gencit, ajo i buzėqesh tė gjithėve, prandaj gjithė fėmijėt e thėrrasin "Buzėqeshja" nė vėnd se Teuta. Genci i do shumė shokėt e shoqet e tij qė pėrmėndėm, Adelėn, Ermalin, Valbonėn me kaēurrela, Gjergjin e gjithė fėmijėt e tjerė.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nėna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thėrret dy-tre herė "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parė prej dritares. Ai i thotė edukatores kur ajo ėshtė aty, dhe ajo e pėrqafon dhe e lė tė shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorėn nėnės, e ata tė dy shkojnė pėrdore nė shtėpi.

Mbasdite vjen edhe babi nė shtėpi nga puna, e nganjėherė ata luajnė bashkė tė dy, ndėrsa nėna bėn ndonjė punė nė shtėpi. Babi njė ditė solli njė zog nė shtėpi, dhe kur Genci e pa u gėzua shumė. Ai rrinte gjithnjė nė kafaz, dhe nėna i patė thėnė Gencit qė meqė e donte aq shumė, ai tė pėrkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhėnė ushqimin pėrditė. Genci ēdo mbasdite kontrollonte dy kutitė brėnda kafazit dhe nuk harronte qė t'i linte gjithnjė plotė. Shumė ditė kaluan, mirėpo Genci nuk e dėgjoj asnjėherė tė kėndoj zogun. Njė ditė kur babi e mami ishin tė zėnė me punė, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalė:
"Zogu vogėl pse nuk kėndon asnjėherė ti?"
Zogu lėvizi vetėm qėpallat por nuk bėri asnjė zė. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogėl ēfarė tė mungon, mos do tė fluturosh i lirė?"
Zogu bėri vetėm njė "ciu" por nuk lėvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogėl i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derėn e kafazit, dhe u largua pak qė zogu mos tė kishte frikė. Zogu sapo pa qė dera ishte e hapur, ai shkundi krahėt e filloj tė fluturoj i lirė. Menjėherė ai ishte duke fluturuar e me shpejtėsi rreth e qark dhomės, e filloj tė bėj njė cicėrim shumė tė bukur. Genci i vogėl filloj tė hidhej lart e poshtė nga gėzimi se po e dėgjonte mė nė fund zogun, e se cicėrima e tij ishte njė tingull shumė i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit nė dhomė kur dėgjoj se aty po bėhej shumė zhurmė. Ai pa zogun tė cicėroj e tė fluturoj me shpejtėsi gjithandej, dhe vėshtroj tek sytė e Gencit njė gėzim shumė tė madh. Prandaj ai vendosi qė mos ta zėrė prap zogun, por nė vėnd ai shkoj tė ēeli dritaren e dhomės sė Gencit. Zogu menjėherė e gjeti rrugėn dhe fluturoj i lirė.

Qė atė ditė tek dritarja e Gencit jashtė ku duket pema, ēdo mėngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon tė cicėroj. Tani ai nuk vjen mė vetėm, por ai sjellė edhe zogj tė tjerė me vete qė ta zgjojnė Gencin e vogėl ēdo mėngjes duke cicėruar tingujt e gėzimit qė zogjtė ndjejnė kur ata janė tė lirė nė fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gėzuar kur dėgjon cicėrimat nė mėngjes se zogu mė nė fund cicėron, e bėn njė tingull tė bukur, dhe Gencit nuk i duhet mė ta ushqej e tė kujdeset pėr tė. Megjithatė Gencit i duket sikur zogun e ka nė dhomė.

~ ~ ~

Mbrapa tregimit tė shkurtėr: Zogu nė kafaz pėrfaqson mua, ndėrsa Genci i vogėl ēfarė unė nuk pata kur isha fėmij. Kjo pėr arsye se jam rritur nė "vetmi" pa fėmij tė tjerė, dhe nė fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vė dot faj prindėrve tė mij sepse ata nė fakt nuk kanė faj, kėshtu ishin kushtet e atėhershme tė Shqipėrisė. Fillimisht mė bėri pėr tė qeshur kur pėrshkruaja fėmijėt tek kopshti, dhe unė nuk e dija pse po dilte kėshtu ky shkrim. Unė dija vetėm se nė fund zogu ēlirohej i lirė. Kur e rimendova prap fillova tė qaj, sepse unė kuptova se ishte jeta ime qė unė po pėrshkruaja. Prandaj iu lutem juve qė keni fėmijė t'i jepni sa mė shumė gėzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumė, e ata kanė shumė nevoj pėr kėto ndjenja. Ata janė e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mėsuar gėzimi e dashuria, prandaj nėse dėshironi mund t'i lexoni kėtė tregim atyre para se tė flenė.

"Vetmia ėshtė vrasėsi nr.1 i dashurisė dhe gėzimit

 
 
 

Pėrralla pėr Fėmijė By: Durim Date: Dhjetor 08, 2010, 10:19:21 MD
Arbereshi i Vogel

Ditėn kur Gjergji shkoi pėr herė tė parė nė shkollė, nuk ndjehu asnjė gėzim. Mėsuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjė. Ai fliste nė njė gjuhe qė Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte nė bankė, me kokėn e mbėshtetur nė te dy duart dhe s'dinte ē'tė bėnte. Shikonte muret, vėrente dritaret, ndiqte lėvizjet e mėsuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor nė klasė.
Mezi priti sa tė mbaronte mėsimi i ditės sė parė. Doli nga shkolla dhe, i mėrzitur, u kthye nė shtėpi. te porta e vjetėr me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i pėrkėdheli kokėn dhe e pyeti :
- Hė, Gjergj, si shkove sot nė shkollė?
Djali u vrenjt nė fytyrė dhe uli sytė. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ē'mė rri kėshtu? - ngriti zėrin gjyshi - Mos tė ka rrahur njeri?
-Jo, - u pėrgjigj djali dhe me sy tė pėrlotur mbėshteti kokėn pas trupit tė gjyshit.
Plaku e vėshtroi nipin e dėshpėruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj mė nė shkollė. Mėsuesi flet vetėm Italisht e unė s'kuptoj gjė. Pse, nuk ka shkollė arbėrisht?
Gjyshi u mundua tė buzėqeshte.
-Dalėngadalė do ta kuptosh ēfarė thotė mėsuesi. Mos u mėrzit, - i tha tė nipit - Po mė thuaj ēfarė mėsove sot?
- Thash qė unė nuk kuptova asgjė, o gjysh - i tha Gjergji me sy tė pėrlotur - Pse nuk flasim nė shkollė siē flasim nė shtėpi, siē flet mami, babi, ti gjysh, nėna, dhe xhaxhai?
-Ke tė drejtė Gjergj, nė shkollė kėtu flasin gjuhėn e tyre, dhe jo gjuhėn tonė. Gjuha jonė ėshtė gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianėt? - pyeti Gjergji.
-Po ata janė nė vendin e tyre o Gjergj, ne jemi tė ardhur kėtu - ia priti gjyshi.
-Nuk tė kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vėshtruar nė sy.
Gjyshi e mori djalin pėrdore, dhe bashkė filluan tė ecnin nė njė rrugice tė ngushtė, e mė pas, drejt njė kodre tė lartė. Atje lart ishte njė lis i gjatė degėshumė. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Kėtu do rrimė dhe do bisedojmė pak. Si thua?
-Mirė. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot nė majė tė lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gėzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi njė shami tė kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte kėtė shami nė majėn e kėtij lisi tė gjatė. Djali u nis gjithė gėzim.Pasi Gjergji arriti majėn e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminė, dhe ta lidhte fortė. Gjyshi pyeti:
-ē'po bėn shamia?
-Asgjė, gjysh.
-A po e valėvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valėvit, nga lindja apo nga perėndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumė mirė, shiko mirė andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirė?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjė. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtė lisit. Kur u afrua afėr gjyshit, gjyshi i tha:
-Dėgjo tė thotė njė fjalė gjyshi sot, qė tė mbash mėnd deri sa tė rrosh. Andej nga deti, ku valėviste shamia e kuqe, ėshtė Arbėria. Atje ėshtė dheu ynė. Kėtu, nė Itali, nė jemi nė vėnd tė huaj. Para shumė vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skėndėrbeun, kundra turqėve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi kėtu. Kur erdhėn, ata ndėrtuan vendin e tyre. Ne kėndojme dhe qajmė Arbėrisht, ate kemi folur tė gjithė, prandaj ti nuk kuptove gjė nė shkollė sot. Do kuptosh mė vonė, se kėtu do jetosh. Por mba mėnd "Ta kesh pėr nder qė jė arbėresh dhe kėtė emėr ta mbash lart". A ma jep fjalėn?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallėngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zėrin dhe tha:
- Pėr gjakun e arbėrit, do tė rroj dhe do tė vdes arbėresh...
Gjyshi e puthi nė ball, fshiu sytė, dhe ia tha tė shkonin nė shtėpi tani. Djali shikoi dhė njėherė shaminė e kuqe dhe tha:
-Shamia valėvitet nga Arbėria, qė ėshtė nė anėn tjetėr tė detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.
 
   
 
 
 
 
 
 
 

Pėrralla pėr Fėmijė By: Albin Date: Dhjetor 19, 2010, 06:31:19 MD
MARIMANGA DHE BRUMBULLI


   Njė ditė marimanga vajti pėr darkė tek brambulli.
   Brambulli e priti marimangėn me nderime dhe e gostiti me tė  mirat.

   

Kur erdhi koha  e gjumit, marimanga i tha brumbullit:
-   Brumbull, mbrumbull! Unė kam frikė tė fle vetėm se jam e huaj, tė flejmė bashkė!
Brumbulli ia bėri qejfin mikeshės dhe ra e fjeti bashkė me marimangėn.
Por kur fjetėn, marimanga, simbas zakonit tė saj, filloi ta mbėshtjellė tė zonjėn e shtėpisė me pėlhurėn e vet gjer se e bėri kruspull.
Brumbulli u zgjua natėn vonė dhe i foli marimangės:
-   Ē’ke bėrė kėshtu, moj marimangė? Eja mė zgjidh tani!
Por marimanga dinake iu pėrgjegj:
-   Unė di vetem tė lidh, kurse tė zgjidh nuk di.


Pėrralla pėr Fėmijė By: Albin Date: Dhjetor 20, 2010, 07:32:43 MD
LEPURI  DHE  IRIQI


   Ka qenė njė kohė kur lepuri mbahej si trim i madh.
   Atėhere lepuri i binte shumė nė qafė iriqit gjėmba-gjėmba. Kudo qė ta takonte, nėpėr livadhe apo buzė gardhiqeve, e ngacmonte, e mėrziste dhe nuk e linte rehat.
   Iriqit tė shkretė i kishte hyrė tmerri. Sapo shikonte lepurin mblidhej rumbullak ose ikte e fshihej mė ndonjė ferrė.
   Njė ditė prej ditėsh, pa pritur dhe pa kujtuar, lepuri dhe iriqi u gjetėn ballė pėr ballė me njėri tjetrin.
   Iriqi i shkretė, nga frika i foli lepurit me nderime tė mėdha:
   ─ Ah, sa tė butė qė ma paske leshin, more lepur efendi!
   ─ Ēudi! ─  iu pėrgjigj lepuri ─ kaq shpejt u binde pėr leshin qė e kam tė butė? Po, nuk e di qė zemrėn unė  e kam edhe mė tė butė?
   ─ Aaaa(!) kėshtu qenka?! ─ i tha iriqi. ─ Tashti s’do tė ta kem mė frikėn!
   Dhe qė atė ditė, iriqi filloi t’ia ndukė lepurit leshin dhe ta shpojė me gjėmbat e vet.
   Lepuri s’guxoi mė ta ngacmojė.

       Siē e shihni, dukja e jashtme nuk vlen, por vlen zemra.