Forum

Shtypi dhe Politika => Problematika Shqiptare => Temė e nisur nga: Deēani ne Shkurt 05, 2020, 08:36:25 MD



Titulli: Pėrmenden miliardat qė i dėrguan nė banka jashtė Kosovės, kush janė milionerėt e
Postuar nga: Deēani ne Shkurt 05, 2020, 08:36:25 MD
 
Pėrmenden miliardat qė i dėrguan nė banka jashtė Kosovės, kush janė milionerėt e politikės qė pėrfituan? (Emrat)

Nga: N.Sh Mė: 1 shkurt 2020 Nė ora: 19:46


Ish-eprori i lartė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Policisė dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur nė lidhje me njė intervistė tė ish-guvernatorit Hashim Rexhepi.

Ish-guvernatori kishte treguar pėr ndėrhyrjet direket nė punėn e BQK-sė, nga njerėzit e PDK-sė.

Qė nga Presidenti aktual Hashim Thaēi dhe njerėzit e tij tė afėrt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe ish komandanti i pėrgjithshėm i UĒK-sė Azem Syla.

“Arie (Ariel Raubvogel) po e priste nė njė hotel nė Londėr  guvernatorin e atėhershėm tė Bankės Qendrore tė Kosovės pėr t’i dhėnė njė mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaēi, tani President i Kosovės. Tė gjithė do tė ndahemi tė kėnaqur, mė tha, po ti investoja paratė e buxhetit tė shtetit nė bankat qė i propozonte kėshilltari i atėhershėm nė emėr tė ish-kryeministrit  Hashim Thaēi”, rrėfen pėr herė tė parė ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi nė detaje, pėr takimin qė thotė se ia pa sherrin.

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka nė Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me tė cilat menaxhonte BQK-ja.

Pėr kėtė ēėshtje, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i quan paratė e Kosovės pronė private e PRONTO-s.

Ai pyet se ku ėshtė Prokurori i shtetit tė Kosovės dhe pse nuk po i thėrret nė Prokurori, Hashim Thaēin, Sami Lushtakun, Azem Sylėn, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Baton Haxhiun e tė tjerė.

Miftari ka akuzuar edhe Bedri Hamzėn e PDK-sė dhe fton qė tė flet pėr milionėt e Kosovės, para kėto qė u dėrguan jashtė Kosovės.

Pasardhėsin e Rexhepit thotė se e larguan pasi nuk vodhėn mė shumė.

“Sa qet me shkelma Bedri Hamza nga korneri pėr “Syrin e Popullit”, (Syrin e PDK-sė), le tė tregon pėr qindra miliona e miliarda euro pasuri e Kosovės qė u transportuan me metoda korruptive jashtė Kosovės, nė Londėr, Bruksel e deri nė Amerikėn Latine. Bedri, kush merr tall pėr gati 3 miliard qė Kosova i ka jashtė shtetit, “Syri i Popullit” i PDK-sė, e ka plagosur vetėm Azem Sylėn, por Hashim Thaēi, PDK-ja, Pronto... i ka plagosur dy milionė qytetarė tė Kosovės duke i plaēkitur dhe duke i gėnjyer e tradhtuar interesat e dy milionė qytetarėve, si dhe duke ua vjedhur edhe ardhmėrinė e tyre”, thotė Miftari pėr gazetėn “Bota sot”.

Miftari tutje akuzon me emra disa liderė politik.

“Paratė e Kosovės tė cilat janė pronė private e PRONTO-s, qė pėr kėtė rast ėshtė dashur Prokurori i Shtetit tė i thėrret nė Prokurori presidentin Hashim Thaēi, Ahmet Shala, Sami Lushtakun, Azem Sylėn, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Besim Beqaj, Baton Haxhiun e tjerė”, thotė ai.

Nė kėtė intervistė ish-guvernatori tregon pėr ndėrhyrjet direkte nė punėn e BQK-sė. Sipas tij, ata kanė gjithēka nėn kontroll dhe vendosin se ēfarė duhet bėrė me paratė e taksave, e pensioneve tė qytetarėve dhe kush duhet tė pėrfitoj nga investimi i tyre. Nė pothuajse tė gjitha kėto raste pėrmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave tė Kosovės Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atėherė  Kryesues i Bordit tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės.
Shala madje del tė jetė iniciator i takimit nė Londėr mes Rexhepit dhe kėshilltarit izraelit tė Hashim Thaēit, nė vitin 2010 pak ditė para se Rexhepi tė arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unė merrnim pjesė nė konferencėn vjetore tė EBRD-se nė Londėr. Ditėn e parė tė punimeve tė konferencės ministri mė thotė se nesėr nė mbrėmje do ta kemi njė takim me disa investitorė dhe mos planifiko asgjė nė agjendė”, rrėfen Rexhepi.

Tė nesėrmen  thotė se doli para hotelit nė kohėn e caktuar duke pritur ministrin Shala pėr nė takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe mė thotė se i ka dalė njė punė urgjente dhe tė shkoi unė nė atė takim. E morra adresėn e vendit ku duhet tė mbahej takimi. Pėr habi kur arrita te hoteli ku duhej tė mbahej takimi, me del pėrpara kėshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u pėrshėndetėm e pyeta se ku janė investitorėt, ai buzėqeshi dhe tha se do e kem takimin me tė”.

Kėtu gjithēka, sipas tij, ishte e planifikuar nė prapaskenė.

“Pasi morėm nga njė pije, ai filloi bisedėn. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do tė ishte mirė qė t’i investoni nė bankat qė ti propozoi unė, duke bėrė me shenjė se tė gjithė do tė ndahemi tė kėnaqur, nė kuptim tė pėrfitimeve materiale”.

Njė javė mė vonė kryeministri kishte organizuar njė takim nė zyrėn e tij rreth investimit tė mjeteve tė Trustit.

“Nė takim ishin Kryeministri Hashim Thaēi, zėvendės kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit tė Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unė”, tregon Rexhepi i cili kėtė takim e ndėrlidh me atė paraprak me kėshilltarin e Thaēit nė Londėr.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaēi ishte shfaqur i pezmatuar nė tė pas refuzimit tė tij pėr tė miratuar propozimet qė kishte dhėnė pėr modelin e investimeve tė trustit, pėr ēfarė po diskutohej aty.

Nė kėtė takim, Rexhepi kishte propozuar qė Trusti tė investoj edhe nė bankat komerciale tė Kosovės nė pajtim me ligjin, deri ne 5% tė mjeteve nė njė entitet tė vetėm, duke arsyetuar se kjo nė kėtė kohė te krizės globale financiare do tė kishte impakt pozitiv dhe do tė mundėsonte rritjen e kreditimit tė bankave.

“Kryeministri nė mėnyrė cinike e kundėrshtoi propozimin tim, duke thėnė se kėto janė banka private etj., ai filloi te mė sulmoi gjėja pėr keqmenaxhim ne bankė etj. Kjo me beri tė kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim qė t’i pranoi kėrkesat e kėshilltarit tė tij Ari”, tregonte Rexhepi.

Ndryshe, kjo intervistė e Rexhepit, nė rrjetin social Facebook, ėshtė duke u shpėrndarė dhe komentuar edhe tani. Pėr kėtė ka folur edhe Halil Geci i cili e ka shpėrnda pėr lexuesit.