Forum

Kultura => Poezi => Temė e nisur nga: Besa ne Maj 22, 2010, 06:42:02 MD



Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 22, 2010, 06:42:02 MD
Parathenie

Krijuesi letrar, Altin Ziberi si duket tani ka bere perpjekje e pare te provuar ta thote vargun ashtu si din vete, me origjinalitetin e tij me pretendim per te perdorur fjalen deri ne ate mase sa per te thene shume gjera.
Po te lexosh ca strofe te ketij krijuesi kujton se nuk do te ndheni te lodhur, perkundrazi nga ajo rrahje kohe e momenti, ai ka thene pak per te kumtuar edhe me shume. Per te shprehur ca fjale kritike, fjalen e gudulis me mendjen, eshte aty afer per te kuptuar realitetin e asaj qe trajton ne kete liber me poezi.
Ne secilen poezi te tij ka nje moral, nese do te quhej moral, nese do te quhej i tille, se eshte nje keshille e vleshme e dhene me menyren e vete te perkushtrimit per dashurin, per jeten...
Strofa mire eshte pergjigjur dhe eshte perpunuar brenda te gjitha rregullave te poezise: figurat letrare shpjegojn goditje emocioni, cdo poezi eshte e qarte dhe me vlera te pamohushme emocionale.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 22, 2010, 07:24:03 MD
Kur dashuria
arratiset


Kur shpirtrat lodhen,
Atehere nis rrugetimi

Tani nuk eshte kohe uratash

Te genjesh dashurine
ke genjyer veten

Edhe po te jete e heshtur
e arratisur
Ate duhet mbajtur ne shpirt
ani se shpirti eshte i lodhur
s'do te thote se eshte e braktisur
!


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 24, 2010, 05:48:11 MD
Kush jam

Te jesh skllav i kesaj bote
te jetosh nen kthetrat e padrejtesive te
shpirtit
ne hapsire yjesh
e te ecesh erresires
pa drite
te mallengjehesh e te mos gezohesh
nuk do te thote
se je i tepert i kesaj bote

Me nje deshire
edhe heshtja denohet
dhe shporet nga ketu vetvetja

Boll me me ndjellje
mu erren syte
perpara fatit te fikur!

Nuk di kush jam
dhe nuk di se ke pres
!


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 24, 2010, 05:51:24 MD
Ku je

Syte me jane venitur
Lodhja me kap per fyti
Derisa pres
Nata vazhdon te shqetsohet

Zemra eshte ne pritje
enderrat vijne dhe me braktisin
Zbehje
Mungese
Dehje
Kujtime plot
Pritja me shkel me dy kembe
Ku je...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 21, 2011, 08:05:37 MD
Buzet dridhen

Syte e perlotur kapen horizonteve
Fjalet humbin kuptimin
Dashurine e mbulon pluhuri
Buzet dridhen
Koha nuk can koken me ne...!


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 21, 2011, 08:11:31 MD
Fytyra s'eshte opinge

Dita e re
Me huqe te vjetra
Opinge nuk eshte fytyra
Derisa une behen mjegull
Ti behesh shi
Hapat shkelin njeri-tjetrin
Largohesh si vale deti
Pa be ze
Harron se vijne nje dite tjeter...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 22, 2011, 12:41:18 MD
Njohje

Ne cast te njoha
Te dashurova gjithe diten
Edhe ne gjume te njoha
Aroma yte
Eshte njohje
Vera
Dhe yjet
Ndjejne e mungese tende.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 22, 2011, 12:44:22 MD
Pa mua

Eshte o s'eshte veshtire
Buzeqeshjet te braktisen.

Tani
Si eshte pa lotet e pritjes
pa prushin dhe pa hirin.

Keq ose mire...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 25, 2011, 05:06:08 MD
Sikur te jesh zemer

Te jesh buzqeshje
Kalimtare
Te vish
Tinez
Pa hile ne pragun e zemres
Dhe kanarin te dukesh
Me krah te shkruar
Te krijosh fllad natyre
E te ndalesh ne cept te strehes
O ne dritare
Tani ti besh ndere
Vetem kesaj zemer ziliqare.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Janar 25, 2011, 05:13:40 MD
Nje rruge qe s'din
ku te con


Te jem jasteku yt nen koke
Do beja gjume te perjeteshem
pafajsia krijon gjume dhe endrra
imagjinare

Kush jam une
Jam ere
Fortune
dic qe shkateron
Dhimbje
Dhurate
Dretsi e falur
Mekate jete
Plage sheruese
Lote dhembje o gezimi
Gjak i ngrire
Pika shiu ne asfalt
Koverte postieri
Adrese pa numer
Vule qe s'lexohet
O rruge qe s'din ku tr con...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:11:08 PD
Ngazellim dashurie

Te ishe lot
Do te rija ne nen valet e lotve
Ky kot
S'do te dinte per vaj
Po lot do ishte

Pse-
Do ishte dhurate
Kesaj s'do i thonin shqetesim
Por lote gezimi
Buze e ngrohte mallegjimi
Prekje
qeshje
ngazellimi dashurie



Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:13:38 PD
A ndalen akrepat e zemres

Dhe zemra ndine dhembje
ndin dhe ofshamen
e shpirtit
Ku shpirti dhe zemra bejne nje
Jane te pandashem.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:16:36 PD
E veshtire

Zi e me zi
kthim shpine
Ikje ne horizont
Fikje fati
Zemra s'di per ndarje
Por s'pyet kush
pafajsine
po e coptojne m'dyshe
ajo po pret epilogun e fundit
sa e veshtire.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:22:56 PD
Pritja qe te m'plak

Cfare coroditjee
Rruge te boshadisura
Shpirti
dhe ky i zbrazet
Ketu
as qiriri s'ben drite
As gezimi
As lendimi
As era
As shpresa s'te benet mbeshtetje
As buzet s'kame motiv gazi
As lulet nuk bulojne
Stuhi te fuqishme
Gure te plasur
Streh frike
Deshtim
dhe jeta
Nje pritje qe te m'plak.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:26:26 PD
Kujtime

Shpresa
Lulet
Marezia
Kane kuptim dashurie

Fjala
veshtrimi
Se bashku ngrisin kala

Kjo bote e lige
shtrige
befas kenge bilbili
Vetem ne ty rend kujtimi.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Maj 08, 2011, 06:31:11 PD
Lule behari

Plote lule
Me e mira mungon

Lule
Plote lule
Me e mira ne enderr me vjen

Lule
Plote lule
Te lutem fol me emer
Fol me shpirt
Kush te nxorri nga kjo zemer

Lule
Tufe lulesh
Ndihem keq
jam ne torture
ne thellesi i sfilitur
lule, lule...
po vdes ne ethe.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 12:39:26 MD
Me e bukura ishe

Te pashe me keta sy
Me dukeshe sikur vaze
Lule...lule
Ti dhe vetem Ti
Me e bukura ishe

balluket ndryshe ndryshe
bukuri ne balle kishe
Te pashe me keta dy sy
Ti dhe vetem Ti
Drite ne mes erresire
trendeline plot hijeshi
Me the se jam i krisur
Jeta vazhdon
Ti dhe vetem Ti
Me e bukura ishe...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 12:46:40 MD
Sa me prane

Prane teje eshte ngrohte
Ne syte e tu drite shume
Ne zerin tend emocion melodishe

Gjumi me erdhi tek qerpiku
Perkedhelja ne balle flet
Endrra me zhduket parasysh
Te kerceja me ty yjevallen
S'ka me mire

Ledhatime floke mendafshi
Te leshuara i kishe mbi supe
Fjalet tua jane te shenjta
dhe puthjet veshtrim
bota pa ty eshte pa kuptim.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 12:48:44 MD
Kur binte shi

Sa here binte shi
Me mire te shihja ne sy
Lot ne toke
Lot ne faqe
Lum qe s'kalohej
ate dite kur binte shi...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 12:52:22 MD
Bote e prishur

Genjeshtra jete e qendisur
Fjala me s'ka vlere
Kjo bote e prishur
Po troket ne dere

Eshte kjo bote shtrige
Eshte mashtruese
Ose intrige

Pse keshtu o Zot
pa sy, pa vesh, pa goje
boten e bejne te mjeret...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 12:56:32 MD
Loti

Loti sa here pyet
syrin-
Pse...,
lotet kane ndjenja
qe perplasen si vale deti
dhe pse...,
njera tjetren se kuptojne
po vec lotojne...lotojne...

Si do qe te jete
Dikur ndjehesha yll
Ndjeja perkedhelje
-sherim
Fat o gezim
ndjehesha dhe lote...
loti nuk luan lojen e syve...


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:01:03 MD
Porosi

E di
te kam vene ne hall
te lutem ma ben hallall

E di
Te jesh e lenduar
Do te thote te jesh e vrarre

Mos u merzit
krijo qetesi shpirti
kisha nderin qe te njoha
-bukuri


Porosi

Dashuria nuk ka kufi
Dhe kur s'eshte e shkruar
Largimi
Eshte palce dhembje
eshte dhe rruge e uruar


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:12:03 MD
Mallengjim

Ate nate qe dola ne mal
Rruga mbare te kesh o djal
Po mbete gjalle
do te kemi gezim
po ike ne boten tjeter
do kemi mallengjim

Vaji eshte kob
Loti dhemb

Mos me nxirrni
Ne harrese te lendines
Vendi bosh ne sofer eshte i imi

Dhe ti nene
Mos merzitesh
Atdheut trim i rrite
nuk kam rene
Per hall te vajit
Jam flijuar per liri
Librat
Do jene thesar kujtimesh.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:16:38 MD
Gjaku symbol lirie

Ketu jam une lapidari
Jam dhe nikoqir
Te fala keni nga Gostivari

Forca dhe gezimi
Jane nje

Te jetosh ne amshim
Kurre s'ke vdekur
Vepra yte eshte clirim.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:28:55 MD
Atdheu

Si femije
Zbathur
Rrugice plot pluhur
Kenaqesi e duhur

Zogu
Ka cerdhe atdheun
bujku ne are
Token ka atdhe
Dallendyshja
pranvere eshte atdheu
bleta
Qengji
Dielli
Shqiponja
E bukura fole
Bejne ATDHE
Cameria
Dardania e gjithe Malesia
Vlora
Peje dhe prizreni

Flisni me nje ze
Kudo qe jeni

Korabi dhe Sharri
Tetova Gostivari

Jemi vellezer
Te nje gjaku
Drini Zi
Drini i Bardhe
Trima te kesaj ane
Pjelle te nje nene

Ne Shkoder
Ne gjithe Kosoven
Kane nje kushtrim
Tash o kurre
Erdhi koha per bashkim

Iliride na thone ne
S'te le vellai te fundosesh
Mua me thirin Dukagjin.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:51:09 MD
Kaloresi

Linda majve plot bore
Ika o..., u enda
S'di
Jam vetvetja
O jam kalores

Per pendim nuk te pyet njeri
A te ngroh dielli
A te zbardh drits
A te mun gon perqafimi
a te mungon ngrohtesia
i huaj je o kalores.

Femijeria
Shoqeria
Me thane ik pak
Ndrto fole
Shkeli rruget e botes
Horizonte metropole
Dhe kthehu
Sot o neser
O i huaj
O kalores.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Korrik 20, 2011, 01:56:55 MD
E kujtoj Migjenin

Thoshte
Te kem Nje grusht te forte
Une them
Ti pastroj keto pyje
Ti shtrij pal per toke
Drunjte pa shije

Respekte migjeni yne
Te kem dhe une
Nje grusht te forte
Te jem fuqi lirie
Dhe frike
Per cdo koprac pasurie

Te vizitoj cdo krahine
Gjithandej ku ka shqiptare
Me grushtin e Migjenit
Te bashkoj cdo atdhetare.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Tetor 21, 2013, 09:38:14 MD
Kure te ndjek qetsia

Qetsia me ndjek
ne drite
ne erresire
Fjale s'ka
E flet per mua
Sy ka
Por ec symbyllur
Kacafytet me ndenjat
Pelcet shqetsimi ne qetesi
dhe une
i qete,
i qete
-deri ne pakufi.


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Nėntor 05, 2013, 06:32:27 MD
Perjetimi

Eshte varferia
tehu i thikes
erresira e nates
gjurmet e frikes

Rrahje e shpeshta te zemres
ret e dendura,
rreshqitja e loteve
qe fytyren vazhdimisht
po ma gdhendin
fytyra ndjenje plasaritje
drejtesi e dashuri,

perjetimi me ndjek pas!


Titulli: Kur Pritja tė Shkel Poezi Nga Altin Ziberi
Postuar nga: Besa ne Shtator 15, 2014, 12:00:46 MD
Jemi-o s'jemi

Oh, jemi si vale lumi,
Secili merr ane ne vete
Asnjerin se merr gjumi

Jemi
O s'jemi si dy brigje
Qe nuk afrohen

Jemi
O s'jemi si dy valixhe
qe paragjikojne buzeqeshjet!

Vetem i sjellim ditet e veshtira
Nuk e dime c'na gjen e mira

Jemi o s'jemi
kodin e saj as une se di...