Forum

Ēėshtja Kombėtare => Ēėshtja Kombėtare => Topic started by: Deēani on October 23, 2016, 08:10:16 AM



Title: Si u konvertuan shqiptarėt e krishterė nė myslimanė?
Post by: Deēani on October 23, 2016, 08:10:16 AM
(http://www.mergimtari.ch/foto/skenderbeu.jpg)

Lexojeni mė vėmendje pėrmbledhjen e kronikave tė mėposhtme pastaj mendoni mirė. Kronikat janė tė historianėve e kronistėve turq. Ata shėnojnė “lavdinė e ushtrisė turke” qė vrau mijėra shqiptarė. Me sa urrejtje shkruajnė historianėt e kronistėt turq kundėr grave e fėmijė qė u kapen robėr, u masakruan, ndėrsa kufomat e tyre ua hodhėn ujqėrve, sa lavde u bėnin historianėt turq ushtarėve tė tyre mizor qė trimėrinė e dėshmonin duke vrarė shqiptarė tė lidhur me zinxhir, gra e fėmijė tė pafuqishėm. G. Mehmetaj

Kronikat turke:

            “Pėr tė pafetė meshkuj tė rritur u dha urdhri qė ti jepeshin belikut. Pėr kėtė arsye nė ēdo qendėr kalimi sillnin kolona robėrish tė lidhur me zinxhirė, i kalonin para padishahut ngadhėnjimtar dhe aty tė rinjtė dhe pleqtė i kaluan nė shpatė dhe i copėtuan. Pati raste kur ranė nė shpatė tremijė, katėrmijė, dhe shtatėmijė tė pafe. Luginat e thella pėr shkak tė kufomave morėn pamjen e kodrave. Gjaku rridhte nė fushat e gjėra si lumi Amur-Darja”. Kėtė histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesėmarrės gjatė pushtimit tė Shqipėrisė.
 Kronikani Kemal Pashė-Zade shkruan, se: “Me urdhėr tė Padishahut u vra pa mėshirė, cilido qė u zu gjallė, vendi u plaēkit tmerrėsisht, gratė dhe fėmijėt u morėn robėr. Dhe vazhdon me vargje: I theri tė panėnshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bėri ushqim ujqėrve dhe shpezėve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fėmijė, tė gjithė u bėnė robėr.” po aty f.194.
            Kevami, shkronjės i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit tė II shkroi rreth vitit 1489, mjaft tė dhėna qė pėrputhen edhe me ato ēfarė shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijėra tė pafe i gjuajtėn, i kapėn dhe i prunė pėrpara sulltanit tė botės. Padishahu i botės , disave prej tyre ua preu kokat, ndėrsa disa tė tjerė i ēau nė dysh. . tė gjithė tė tjerėt urdhėroi dhe i shkuan nė shpatė para tij. Po aty f.112
 Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, qė e vėzhgoi sė afėrmi kėtė luftė, thotė, se: “Shqiptarėt preferonin mė mirė vdekjen, se sa tė binin nė duart e turqve. Disa Ilirianė, duke parė se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetėn asnjė vend pėr t’u strehuar, u hodhėn poshtė qė nga shkėmbinjtė, nė hapėsirėn e pėrrenjve dhe u vranė.”
            I zemėruar pėr disfatėn, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatė rrugės prej Elbasanit nė Dibėr, ai rrethon qytetin e Ēidhnės, afėr Drinit, ku janė strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fėmijė, tė larguar nga krahinat fushore pėr t’i shpėtuar masakrave islamike. Nėn thirrjet “Vdekje shqiptarėve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikėt sulmojnė qytetin. Pasi e pushtojnė atė, kalifi islamik Fatihu i masakron tė gjithė barbarisht ” Vetėm nė kėtė qytet humbėn 20.000 mijė shpirtra tė pafajshėm.
            Shkodėr. Viti 1478. Kėshtjella e Shkodrės rrethohet nga ushtritė osmane. Turqit sulmojnė pareshtur por mbrojtėsit nuk dorėzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarėve. Sulltan Mehmet Fatihu qė e drejtonte vetė fushatėn, vendos zbatimin e njė tjetėr taktike pėr tė terrorizuar mbrojtėsit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kėshtjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorėt e marrė robėr i sjell pėrpara mureve tė Shkodrės. Disa mijėra gra, burra, pleq e fėmijė masakrohen nė mėnyrėn mė mizore pranė mureve tė kėshtjellės. Me kėto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qėllim tė ligėshtojė mbrojtėsit e kėshtjellės, dhe t’i detyrojė ato tė dorėzohen. Kjo taktikė dėshton. Kėshtjellarėt e Shkodrės nuk epeshin. Mė vonė qyteti dorėzohet sipas njė traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorėt e qytetit largohen drejt Italisė, dhe nė vend tė tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabė tė ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
 Nė pėrshkrimin e skenave makabėr qė bėnė turqit nė Lezhė e Shėngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e kėtyre keqbėrėsve, tė prera qė nė zverk nga shpatat dhe qė ishin si pjeprit e kopshtit tė sheshit tė luftės, notonin nė sipėrfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre tė brishtė lėviznin si flluska uji dhe sa herė qė dallga i prekte si njė shpatė…”
            Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 nė pushtimin e Krujės: “Ah botė plot vuajtje dhe rėnkime! Vaj! Thirrjet qė nga krahėrorėt e tyre tė dėrrmuar arritėn deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtė rreth pesėmijė tė pafe, qė ishte secili njė djall nafthėdhės dhe vetėtimlėshues, u bėnė kėshtu pre e shpatės sė mprehtė dhe qoke e shigjetės goditėse. Kafkat e kėtyre do tė jenė pėr shumė vjet ushqim pėr shpezėt e kėtyre viseve. Nė kėtė mėnyrė u arrit fitorja; thyerja e tė pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftėtarėve u kėnaq dhe u gėzua me plaēkė tė shumėllojshme dhe tė panumėrt. Ata qė mbetėn nga armiku, gratė dhe fėmijėt, i vunė nė pranga poshtėruese tė robėrimit dhe i lidhen me zinxhirėt e mjerimit. Pastaj do tė fillojė shkatėrrimi i kishave, ndėrtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”


Marr nga faqet elektronike