Forum

Kultura => Letėrsia Shqiptare => Temė e nisur nga: Deēani ne Mars 30, 2015, 04:34:42 MD



Titulli: Ismail Kadare -Biografija
Postuar nga: Deēani ne Mars 30, 2015, 04:34:42 MD
(http://www.mergimtari.ch/foto/IsmailKadare.jpg)
Biografia


Ismail Kadare lindi mė 28 janar 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e Gjuhės e tė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin "Gorki". Ismail Kadare ėshtė shkrimtari mė i madh i letėrsisė shqipe dhe njė nga shkrimtaret mė tė mėdhenj tė letėrsise botėrore bashkėkohore. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e ka bere te njohur Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore.
            Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.
            Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e ka*akterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e
romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Pallati i ėndrrave (1981). Shumica e veprave tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.


Titulli: Ismail Kadare -Biografija
Postuar nga: Deēani ne Prill 01, 2015, 08:53:06 MD
(http://www.mergimtari.ch/foto/ikadare.jpg)
Libri qė botoi Kadare nė vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarėve - sprovė"[1] pjesė e tė cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar njė polemikė nė mes tė tij dhe Rexhep Qosjes. Kėshtu pėrderisa Kadare e ka*akterizon identitetin shqiptarė si perėndimorė, Qosja nė librin e tij tė quajtur "Realiteti i shpėrfillur"[2], thotė se identiteti shqiptar ėshtė njė miks i atij perėndimor dhe lindor, krishterė dhe mysliman.

Tituj tė veprave

• Shih edhe Pėrkthimi i veprės sė Ismail Kadaresė
• Frymėzime djaloshare - 1954
• Shekulli im - (1961)
•  - roman- 1963
• Pėrse mendohen kėto male - 1964
• Dasma - 1968
• Motive me diell - (1968)
• Kėshtjella - roman - 1970
• Kronikė nė gur - roman - 1971
• Koha (1976)
• Dimri i madh - roman - 1977
• Ura me tri harqe - 1978
• Prilli i thyer - 1980
• Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
• Nata me hėnė - 1985
• Koha e shkrimeve - 1986
• Koncert nė fund tė dimrit - 1988
• Vepra Letrare - 1981-1989
• Dosja H - 1990
• Piramida - 1992
• Shqipėri - 1995
• Pallati i ėndrrave - 1996
• Dialog me Alain Bosquet - 1996
• Spiritus - roman- 1996
• Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
• Poezi - 1997
• Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė. Tiranė: Onufri. ISBN 9992730161, ISBN 9789992730164. (scribd.com) - ese - 1998
• Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
• Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
• Qorrfermani - roman - 1999
• Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
• Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
• Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
• Breznitė e Hankonatėve - 2000
• Vajza e Agamemnonit - 2000
• Bisedė pėrmes hekurash - 2000
• Elegji pėr Kosovėn - 2000
• Lulet e ftofta tė marsit - Roman - 2000


Titulli: Ismail Kadare -Biografija
Postuar nga: Deēani ne Prill 06, 2015, 07:24:50 MD
• Unaza nė kthetra - 2001
• Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
• Qyteti pa reklama - roman - 2001
• Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
• Pasardhėsi - roman - 2004
• Shkaba - 2004
• Dantja i pashmangshėm - 2005
• Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
• Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
• Spiritus - 2007
• Ēėshtje tė marrėzisė -
• Poshtėrimi nė Ballkan -
• Muzgu i perėndive tė stepės -
• Darka e gabuar - roman - 2008


Titulli: Ismail Kadare -Biografija
Postuar nga: Deēani ne Prill 19, 2015, 06:41:26 MD
Nderime

            Ismail Kadare mė 23.06.2009 u nderua me Ēmimin e madh spanjoll, "Princi i
Asturias per Letersi", nje nga ēmimet me prestigjoze letrare nė botė. Ai doli fitues
mes 31 kandidateve nga 25 vende tė ndryshme tė botės ku dallohet emri i Milan
Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.
            Ky ēmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kerkimore e te
cileve perfaqeson nje kontribut te madh ne kulturen universale ne fushat e letėrsise
apo gjuhėsisė.
            Fituesja e ēmimit "Princi i Asturias per Letersi" nė vitin 2008 ishte kanadezja,
Margaret Atwod, tė cilėn juria e nderoi per vepren e saj te shkėlqyer, nė mbrojtjen e
dinjitetit tė grave.