Forum

Kultura => Letėrsia Shqiptare => Temė e nisur nga: Deēani ne Prill 29, 2013, 04:19:25 MD



Titulli: Ė – PAZANE…
Postuar nga: Deēani ne Prill 29, 2013, 04:19:25 MD
Ė – PAZANE…

Nga Fritz Radovani

(http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2013/04/at_fishta-233x300.jpg)
Ishte koha kur shkrimtarėt e Veriut po fillonin pėrpjekjet e tyne edhe pėr njė gjuhė letrare shqipe. Kjo vrehet edhe nder shkrimet e tė gjithė kolosėve t’ asaj kohė.

 Sigurisht nė tė parėt qė ka mendue pėr kėte gjuhė dhe pse sot ka “mbetė jashta saj”, asht kenė edhe At Gjergj Fishta.

Kjo dokumentohet me pėrpjekjet e Tija nė tė gjitha fushat e punės sė palodhun qė Ai ka ba pėr kėte qellim tė naltė atdhetar, tue fillue nga alfabeti…

Per fat ruhen edhe dokumenta tjera qė vazhdojnė me u lanė nė heshtje, ndoshta, kjo asht ma mirė se me u rreshtue me dokumentat fallco e tė pavlerė tė sotmet!

 Kishte njė mik me tė cilin edhe rrahnin mendime pėr shumė ēeshtje, po Ai, nuk ishte nė Shkoder…kėshtu, At Fishta, u detyronte me i shkrue edhe letra.

At Fishta merr pendėn dhe fillon e i shkruen njė letėr…

Kujtohet se ai asht ma shumė pėr me formue gjuhėn letrare (si sot) mbi bazėn e tosknishtės, kėshtu qė, At Fishta, pėr mos me i ra ndesh mikut, fillon e ban disa “ndryshime” nė letėr tue pėrdorė disa trajta tė Shqipnisė sė Mesme, po edhe tue u largue paksa nga gegnishtja e “theksueme” e vetja…Nė letėr kur asht rasa pėr trajtat e Veriut, Fishta e pėrdorė "ė” – pazane, ndėrsa, kur pėrdorė fjalėt e marruna nga Shqipnia e Mesme dhe Jugu, nuk e shkruen aspak “ė” pazane… kėshtu shumė fjalė qė shkruen mbesin tė “cungueme” nė atė letėr, gja e cila, me siguri “lexuesin” duhet ta kenė ēuditė, “si asht e mujtun me gabue kaq shumė At Fishta!?”…

Me kenė se At Fishta njihej edhe si piktor, kur pėrfundon letrėn dhe mbasi ka vue edhe emnin e vet nė fund, krejt poshtė vizaton njė piskėrr dhe afėr saj ven rreth 15 – 20 “ė”pazane dhe i shkruen mikut tė vet: “p.s. Mos prito e merri ti vetė kėto ė ė ė ė ė ė ė ė ė ė ė ė ė ė ….dhe tė lutem veni ku e kanė vendin!…”.



Shenim F.R. Kjo letėr asht kenė e ruejtun nė Arkivin e Shtetit Tiranė. (2009).



Melbourne, 2013.