Forum

Shkenca => Filozofi-Psikologji-Sociologji => Temė e nisur nga: Mergimtarja ne Shtator 17, 2010, 03:01:55 MD



Titulli: Psikologjia si shkencė
Postuar nga: Mergimtarja ne Shtator 17, 2010, 03:01:55 MD
Psikologjia si shkencė definohet nė mėnyra ndryshme si definicion,dhe e gjithė kjo mund tė krahasohet nė bazė tė periudhave qė ėshtė zhvilluar kjo shkencė, por duke u mbėshtetur nė literaturėn shkollore psikologjia ėshtė studim shkencor i sjelljes dhe proceseve mentale. Pajstaj psikologjia konsiderohet shkencė e sjelljes dhe e kognicionit dhe nė fund pėrkufizimi apo definicioni i tretė ėshtė studimi shkencor i sjelljes, pėrvojės dhe proceseve mentale.

Nga kėto pėrkufizime tė psikologjis dallohen tre koncepte kryesore: pėrvoja, proceset mentale dhe sjellja, dhe parashtrohet pyetja se nė ēka mendohet kur flitet pėr kėto tre koncepte, atėher mund tė themi: Mendohet nė atė qė individi pėrjeton dhe bėn, p.sh: ai mendon, pėrkujton diēka, shikon njė pikturė nė ekspozitė, dėgjon njė koncert (kėto janė procese mentale); nėse frikėsohet, xhelozon, shpreson, dashuron, urren ( kėto janė pėrjetime personale); ndėrsa kur shkruan poezi, vallėzon, kompozon, luan tennis, pikturon (atėherė bėhet fjalė pėr sjelljen).


Titulli: Psikologjia si shkencė
Postuar nga: Mergimtarja ne Shtator 17, 2010, 03:03:41 MD
Historiku i shkurtėr i zhvillimit tė psikologjisė
Daton qė nė mesjetė por e pėrfshirė nė shkencat filozofike nga filozof tė njohur qė ishin nė atė kohė, kohė pė tė cilėn u bė e famshme nga pėrndjekjet, masakrimet dhe vrasjet e shkencėtarėve (Xhordano Bruno, Galile Galilei etj), arsye qė nuk lejoi te vazhdonte te zhvillohej kjo shkencė ishte pra kisha katolike nė Greqin antike. Pra kjo vėrteton se njeriu qė moti ėshtė orovatur ta shpjegojė nė ndonjė mėnyrė veten dhe jetėn e tij tė brendshme.

Ndėr pikpamjet e para dhe mė tė njohura mbi fenomenet psikologjike janė ato tė Sokrati, Platonit dhe Aristotelit, ku shtruan ēėshtje fundamentale lidhur me jetėn mentale: ēėshtė vetėdija? A janė njerėzit qė nga lindja racionalė apo irracionalė? Kėto ēėshtje janė elemente kyēe tė pikėpamjes kognetive nė psikologji.
Disa ēėshtje tė tjera tė shtruara nga filozofė janė nėlidhje me natyrėn e trupit dhe sjelljen njerzore.”Babai i medicinės” – Hipokrati ishte interesuar fuqishėm dhe thellėsisht pėr studimin e funksioneve tė organizmit dhe pjesėve tė tij, studimet dhe konstatimet u ndėrtuan mė vonė nė pikėpamje bilogjike nė psikologji.

Pikpamjet psikologjike deri nga gjysma e shek.XIX kryesisht jepeshin nga filozofėt. Ndėr tė tjerash kemi dhe pikpamjen e filozofėve nativistė dhe empiristė.
Sipas pikamjes nativiste qenia njerėzore vjen nė jetė me njė grumbull njohurish dhe aftėsish tė kuptimit tė realitetit. Dekarti pėrkrahte kėtė pikėpamje qė njihej me iden mbi trupin makinė, ku pohonte se trupi mund tė studiohet sikurse edhe makinat. Kėtu i ka*rėnjėt pikėpamja e pėrpunimit tė informacionit.

Pikėpamja empiriste pohon se njohurit arrihen permes pėrvojės dhe kontaktit apo bashkėveprimit me mjedisin. Xhon Lloku, ku sipas tij me rastin e lindjes, mendja ėshtė si njė letėr e bardhė – tabula rasa, mbi tė gjitha pėrvoja shkruan njohuritė dhe kuptimet, krahas pjekuris sė individit. Kjo pikpamje bėri qė tė lindė psikologjia asociacioniste.
Njė ngritje e rėndėsishme cilėsore nė zhvillimin e psikologjisė bėhet nga mesi i shek.XIX, kur fillon intensivisht zbatimi i hulumtimeve eksperimentale edhe ne psikologji, pas themelimit tė laburatorit tė pare psikologjik nė Lajpcing tė Gjermanisė, mė 1879 nga filozofi gjerman V.Vunt. Pastaj u hapen laboratore tė tilla nė Francė, Angli, Itali, Rusi dhe SHBA. Prej kėsaj date psikologjia konsiderohet shkencė e pavarur.


Titulli: Psikologjia si shkencė
Postuar nga: Mergimtarja ne Shtator 17, 2010, 03:04:01 MD
Drejtimet ose shkollat psikologjike

Shkolla ose drejtimi mė i vjetėr ėshtė strukturalizimi, I cili u shfaq nė psikologji nėn ndikimin e shkencave ekzakte, veēmas tė kimisė e biologjisė. Pra ashtu sikurse kimia qė sqaronte materien tė pėrbėr nga pjesėzat mė tė vogla -atomet dhe molekulat dhe sikurse biologjia qė sqaronte organizmin tė pėrbėr nga qelizat dhe indet ashtu edhe psikologjia duhet tė sqaroj fenomenet e saj si tė pėrbėra nga elementet e veqanta, p.sh: elemente tė tilla tė tė menduarit janė pėrftyrimet, kurse pėr pėrceptimet janė ndijimet ose sensacioni dhe quhen ligje tė asociacionit.

Shkollė tjetėr me ndikim tė madhė nė shkencėn e psikologjisė ėshtė edhe biheviorizmi, I cili u paraqit nė SHBA. Bihevioristėt e kritikonin shumė ashpėr psikologjinė strukturaliste pėr shkak tė metodės sė introspeksionit, tė cilėn nuk e pranonin si metodė shkencore tė psikologjisė. Sipas tyre, metodė shkencore mund tė jetė vetėm tė vrejturit objektiv.
Psikoanaliza e Sigmund Frojdit ėshtė njė shkoll tjetėr. Ai thekson rolin e nxitėsve tė pavetėdijshėm nė veprimtarin e njeriut,sipas Frojdit epshi seksual, vepron nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Ide tjetėr e kėsaj shkolle ėshtė ajo se fėmijėria e hershme ka*ėndesi shumė tė madhe pėr formimin e mėvonshėm tė personalitetit.


Kjo ėshtė njė lloj ese qe kam bėrė me heret,,,ndaloher plagjiatura)  vazhdon